SHKRIMI
e enjte, 05 dhjetor 2019

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: DEKLARATA E SEKRETARIT KRAHINOR PËR PUNË TË BRENDSHME TË KOSOVËS, MIQA MISHKOVIQIT, MË 18 KORRIK 1966 (2)

Prishtinë, 16 nëntor 2019: Deklaratat e udhëheqësve të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit që kishin keqpërdorur pozitën dhe bërë keqpërdorime ndaj shqiptarëve

Deklaratën e parë me shkrime e kishte dhënë Miqa Mishkoviqi, në mes tjerash ai kishte deklarua sa vijon (deklarata e tij është e shkruar, e më vonë anëtarët e komisionit zhvillojnë një bisedë në stilin e marrjes ne pyetje duke i bërë pyetje dhe duke marrë përgjigjie nga ai).

Deklarata e Miqa Mishkoviqit e dhënë me 18 korrik 1966

Në fillim të deklaratës ai thekson me një lloj arrogance se atë (deklaratën) e jepte me kërkesën e anëtarëve të Komisionit që e kishte formua Komitetit Krahinor i Lidhjes së Komunistëve të Serbisë për Kosovë e Metohi (kështu atëherë e quanin Kosovën). Me një fjalë, ai thoshte se ai nuk kishte nevojë të jap deklaratë, ngase çdo gjë që është bërë dhe ka ndodhur në Kosovë, ajo ishte urdhëruar nga lart, nga udhëheqësit dhe nga vet organet federative e republikane të Serbisë. Anëtarët e komisionit e kishin këshilluar që në deklaratë të shkruaj çdo gjë, ama bash çdo gjë që i kujtohej dhe ka të bëjë me deformimet dhe keqpërdorimet që kishin ndodhur në Kosovë dhe lidhur me Kosovën e popullin e saj. Miqa Mishkoviqi ishte betua se do e thoshte të vërtetën, dhe vetëm të vërtetën. Por në deklaratën në vijim nuk dukej ashtu, po kështu mendonin edhe anëtarët e komisionit. Andaj edhe kërkohej deklarata e dytë e e tretë... e te tjera me radhë.

Mijushkoviqi, që në fillim shkruan për ecurinë e veprimtarisë dhe të punës së tij që nga dita që ishte punësuar në SHSSH duke thënë se : “Në detyrën e Sekretarit Krahinor për Punë të Brendshme kam ardhur më 1 gusht të vitit 1960. Atëherë më është thënë se edhe Komiteti Krahinor ka kërkuar që unë të vij në këtë detyrë. Për periudhën 6 vjeçare të cilat i kam kalua në këtë detyrë, jam munduar të bëjë çdo gjë që është në mundësin time që ky shërbim si shërbim sa më mirë dhe më drejtë të punoi dhe të ketë lidhje të forta me komitetet dhe organizatat shoqëroro politike. Unë mendoi se për këtë periudhë mjaft është bë dhe bashkëpunimi ka qenë i kënaqshëm. Këtë e them se për 6 vite nga ana e Komitetit Krahinor dhe organeve të tjera nuk kemi pasur ndonjë vërejtje për punën tonë.



Primare për SHSSH, “hulumtoje armikun, shpike edhe atëherë kur nuk është”

Nga biseda e Mishkoviqit del se veprimtaria më profitabile për ta ishte që të hulumtojnë, të ndjekin dhe të dënojnë armikun. Por, poçese nuk ka armiq, porosia nga organet republikane ishte atëherë, shpike armikun. Për të dëshmuar këtë në vazhdim ai deklaronte se “Ne jemi munduar që për të gjitha çështjet kruciale, për aktivitetin armiqësor në krahinë si dhe për dukurit tjera, nëpër mes të kontakteve të drejtpërdrejta dhe bisedave, të informatave me shkrim dhe raporteve, e kemi informuar Komitetin Krahinor. Një bashkëpunim të tillë kemi arritur ta kemi edhe me mbikëqyrësit tanë më të lartë si dhe me organet komunale. Dhe për një bashkëpunim të tillë nuk ka pasur asnjëherë asnjë vërejtje nga ana e komiteteve komunale. Vlerësimi lidhur me bashkëpunimin ishte edhe arsyeja për të gjitha çështjet që ishin trajtuar në organet ekzekutive të krahinës dhe të komunave si dhe komiteteve. Mijushkoviqi thotë se gjithmonë kishin hasur në përkrahje të plotë në aspektin material për zgjidhjen e problemeve në këtë shërbim.

Mijushkoviqi pajtohet me vendimet e Plenumit të IV të KQ të LKJ-së

Mishkoviqi, vetëm pas vendimeve të Plenumit të IV të KQ të LKJ-së, duke i analizuar ato, ai e vëren se ishte e domosdoshme të konkludonte se tërë ai bashkëpunim nuk ka qenë i plotë ashtu siç është dashur. Por, në tërë politikën dhe qëndrimet të cilat i kishin marrë nga ana e Sekretariatit Republikan dhe ai Federativ për punën në këtë shërbim, është shumë e vështirë që të quhej bashkëpunim i mirë dhe i ndërsjellë. Megjithatë udhëheqësi shumëvjeçar i SHSSH ishte i mendimit se kur bëhet fjalë për vet devijimet dhe dobësitë të cilat janë theksuar në punët e këtij shërbimi, është normale që edhe shërbimi në krahinë nuk ka qenë imun, kur dihej se e tërë puna ishte e centralizuar. Gjë që mund të konkludohet se i tërë faji ishte tek vet sistemi dhe tek deformimet shtetërore.

Mijushkoviqi me çdo kusht mundohet të arsyetojë veprimet e veta dhe të shokëve apo të vet shërbimit, gjëja se ata nuk ishin fajtor, por fajtor ishin organet më të larta duke shtuar se “Unë nuk e kam për qëllim që këtu të numëroi se me çka është dashur të merren të gjitha shërbimet, por mendoi se është mirë që të merren vetëm tezat të cilat i kanë dhënë vet sekretariatet republikane e federative në vijën e dukurive antisocialiste, dhe të shihej çart se punëtorët e shërbimit të sigurimit të shtetit kanë qenë të detyruar që të merren me gjithçka, respektivisht më së paku të bëjnë punën që është dashur ta bëjnë. Pa marr parasysh orientimet patjetër se është dashtë me ardhur deri te këto deformime dhe dobësi se, prej këtyre njerëzve është kërkua më tepër se sa ata që kanë mundur fizikisht dhe intelektualisht me ofrua. Lidhur me këtë rast ai na sjell një të dhënë domethënëse për kohën se me çfarë janë marr UDB-ashët. Vetëm sa për të ilustrua këtë, ai sjell shembullin se nga njerëzit e sigurimit është kërkuar që të japin vlerësime për disa punime shkencore e studime për të cilat ata, punëtorët nuk kishin kualifikime për të bërë një gjë të tillë, mu për këtë ka ardhur edhe deri te disa kualifikime që nuk ishin adekuate me vlerësimin e tyre për çështjet e caktuara.

Nëpër mes të deklaratës së tij, mendoi se vërtet kishte për qëllim që të mbronte dobësitë e tyre të cilat ishin paraqitur e manifestuar gjithandej Kosovës e trojeve tjera shqiptare në ish-Jugosllavi. Ai tentonte të bënte një vlerësim “real” në metodat e tyre të punës, e cila ishte futur në sistem gati për të gjithë punëtorët e shërbimit të sigurimit shtetëror, që kishte bërë këtë shërbim të mbyllur dhe të izoluar nga sistemi i përgjithshëm shoqëror. Ky shërbim asnjëherë nuk kishte shkua me një hap me zhvillimin e shoqërisë që trumbetonte barazi kombëtare për të gjithë.

Me aplikimin e masave vetëqeverisëse në Shërbimin e Sigurimit të Shtetit, njëri ndër hapat e mundshëm që është mendua të bëhet kishte qenë që shërbimi të hapet dhe të jetë sa më afër popullatës. Të gjitha këto ishin vetëm fjalë ndërsa e vërteta ishte krejt ndryshe. Duhet thënë se që nga fillimi kishte keqpërdorime, puna shkonte ngadalë dhe me shumë vështirësi ngase udhëheqja antishqiptare për shkak të shumë koncepteve dhe mendimeve antishqiptare, mendonte se ky shërbim duhet të punoi edhe më shumë se gjerë atëherë nuk kishte zgjidhur ndonjë problem jetik për popullin serbë. Mijushkoviqi thoshte se kishte njohuri se në Sekretariatin Federativ në kohët e fundit dominonte mendimi se SHSSH duhet të ngushtoi volumin e punëve të veta dhe të orientohet në punën e veprimtarisë armiqësore që zhvillohej në Kosovë. Këtë koncept për Shërbimin në Republikë nuk e kishin pranuar në tërësi, nga e cila edhe erdhi deri te një keqkuptim se si shërbimi duhet të veproi dhe të punoi. Shumë shpesh ka ndodhur që edhe ne që kemi punuar aty, shumë herë kemi diskutua dhe kemi ardhur në përfundim, se të gjithë jemi bërë ekspert për gjithçka, dhe se jemi marr me punët e shërbimeve të tjera dhe mu për këtë kemi arsyetuar se duhet të kemi një aparat të zgjeruar i cili do të plotësonte të gjitha kërkesat që u paraqitnin para nesh.



- Fadil Hoxha, 1978 - 


Shërbimi i Përgjimit

Sipas deklaratës së Miqa Mishkoviqit, “diku para dy apo tri viteve (1963-1964), ishte formuar Shërbimi i Përgjimit, me qendër në Prishtinë. Qëllimi i formimit ishte që të plotësohet puna në operativë për zbulimin e elementit armiqësor, që ishte me interes për këtë shërbim. Për këtë qëllim ishin siguruar edhe mjetet teknike që ishin sjellë enkas nga Shërbimi Republikan i Serbisë. Me rastin e themelimit të këtij shërbimi ishin dhënë edhe udhëzimet detaje të cilat i kishte shkruar dhe dërguar Sekretariati Federativ i Punëve te Brendshme, respektivisht ai Republikan, kur dhe në cilat kushte mund të bëhet përgjimi i personave të caktuar. Është thënë se përgjimi mund të bëhet vetëm me pëlqimin, në rastin e shërbimit të SSH, duhet të jetë naçallniku (term i njohur për popullatën shqiptare) i UDB-ës për Kosovë, respektivisht edhe naçallniku i rrethit, kështu pa një leje të tillë, të shkruar, askush nuk ka të drejtë dhe nuk ka mundur të bëjë përgjimin e askujt dhe në asnjë kohë.

Shërbim i përgjimit, që nga koha kur është formuar ka përgjuar një numër të caktuar të personave që ishin evidentuar si element armiqësor ose ishin lidhje e armiqve, për këtë dëshmon Mishkoviqi se “mund të them me përgjegjësi se askush nga njerëzit në pozita si në Komitetin Krahinor, njashtu edhe në Këshillin Ekzekutiv e Kryesi nuk është përgjuar. Kjo është e mundur edhe të verifikohet ngase ekziston dokumentacioni i shërbimit. Me këtë deklaratë timen, nuk e kam për qëllim që veten ta largoi nga përgjegjësia për punën e këtij shërbimi, por një gjë është e sigurt se pak jam interesua, për arsye se kur ishte naçellnik i UDB-ës Çedo Topalloviqi, e më vonë Rajko Vidaqiqi, të cilët edhe e kanë pasur për detyrë të përcjellin dhe të kontrollojnë punën e shërbimit, pa marr parasysh se ajo para dy muajve ka qenë në përbërjen e përfaqësisë në Prishtinë, unë kam pasur besim të plotë në ta. Asnjëherë nuk kam kërkuar raporte me shkrim për punën e këtij shërbimi, çka mendoi se ky është një lëshim i imi dhe që asnjëherë nuk kam kontrolluar në zyrat e tyre ku kanë punua.



Shërbimi për kontrollimin e letrave dhe të dërgesave

Për formimin e shërbimit të letrave e të dërgesave postare, Mishkoviqit nuk i kujtohet se kur ishte themelua, por megjithatë shtonë se ka një kohë të gjatë që punon ky shërbim në Kosovë, dhe me sa i kujtohej ai thoshte se është i vendosur në Postën kryesore në Prishtinë. Në të, tani për tani punonin katër nënpunës. Detyrë e këtij shërbimi ishte që në bazë të kërkesës së SUP-it, duhet të kontrollohet posta e personave të caktuar për të cilën shërbimi ka qenë i interesuar. Duke pasur parasysh se një numër i madh i letrave dërgohej dhe pranohej nga shtetet e jashtme, sidomos nga Turqia e Shqipëria, ky shërbim ka bërë kontroll të shume letrave e dërgesave tjera duke iu vënë në dukje ato që ishin më interesante për shërbimin e sekretariatit të punëve të brendshme. Për formimin e kësaj qendre ka qenë i njoftuar edhe drejtori gjeneral i postave dhe një numër i caktuar i nënpunësve, respektivisht i atyre që kanë punua në këtë shërbim. Kjo ishte një praktik e përgjithshme në tërë vendin, por mendoi se edhe aty është dashur të merren masa për zvogëlimin e punëve në këtë shërbim. Por me rastin e një vizite që i bënë një komision nga Sekretariati Federativ për të parë sistemimin e vendeve të punës në sekretariatin krahinor, ata kishin propozua që në vend të 4 nënpunësve që kishte shërbimi i jonë të rritet në 7 sosh, çka do të thotë se shërbimi duhej të zgjerohej.

Mishkoviqi deklaronte se ai nuk kishte njohuri se aty ka pasur ndonjë keqpërdorim, apo ndonjë kontroll i dërgesave nga jashtë e që nuk ka pasur lejen e shërbimit. Por, në bisedë me shokët është thënë se disa qytetar janë ankuar bile edhe disa koleg tanë kanë thënë se posta iu është kontrolluar. Tek unë deri tani askush nuk ka ardhur me u ankua lidhur me hapjen dhe marrjen e letrave, çka do të thotë se nuk ka pasur edhe raste të tilla.



“Isha në shkollën e mesme në gjimnazin “9 Maji” në Kamenicë, ndërsa një shoqe e imja e fëmijërisë, Ferdeze Muja, tani farmaciste e njohur në Kosovë, në do vite të liga kishte ikur dhe kishte kalua kufirin për në Shqipëri. Edhe pse ajo kishte shkua, unë me të asnjëherë nuk e ndërpreva korrespondencën me anën e letrave, derisa një ditë për habinë time të madhe, letrat filluan të vinin të hapura, pastaj filluan të vinin të grisura pjesë-pjesë, pastaj një ditë më thirrën në polici dhe mu kërcënuan fortë. E çfarë të bëja, për të mos pasur telashe më të mëdha, familjarët më këshilluan që të ndërpres korrespodencën me shoqen time të fëmijërisë.”

Këtë që e thashë me lart, desha vetëm që të dëshmoi se shërbimi i hapjes së letrave në Kosovë edhe pas Plenumit të IV asnjëherë nuk e kishte ndërprerë punën e pistë që kishte pasur. Veç këtij shërbimi në Kosovë ka ekzistuar edhe shërbimi për kontrollimin e letrave dhe të dërgesave tjera nga shtetet e jashtme.

Dosja për Imer Pulën e Ali Shukrijen

Në kohën e Rankoviqit me të madhe aplikohej që për personalitetet shqiptare të asaj kohe, SHSSH hapte dosje për ta. Duke e ditur se në Kosovë për shumë persona ishin hapur dosjet, anëtarët e komisionit, Mishkoviqit, i kishin bërë edhe këtë pyetja se a ekziston ndonjë dosje apo ndonjë dokumentacion për ndonjë shokë që është në pozitë?

Pas debateve të shumta, dhe insistimeve të anëtarëve të komisionit, Mishkoviqi kishte pohuar se të gjitha materialet që nga formimi i këtij shërbimi, të cilët në bazë të hetimit ose të rekonstruimit të rasteve të veçanta janë dhënë edhe vlerësimet, unë nuk kam njohuri se krejt çfarë ka atje kur çdo dokument është dashur të jetë i regjistruar. Se çfarë ka në materialet që janë dhënë nga terreni unë nuk e di, por mund të vërtetohet se a ka diçka për ndonjë person udhëheqës dhe se si ka ardhur deri te këto materiale. Për kohën që unë kam qenë në këtë shërbim dhe detyrë asnjë dokument nuk është formua me lejen time. Megjithatë, më është e njohur se ka ekzistua dosja për Imer Pulën, e cila është formua për të, që nga koha e Informbyrosë nga ana e Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Pejë. E dijë me saktësi se në atë lëndë më vonë asgjë nuk është punua. Pas ardhjes sime për sekretar të sekretariatit të PB, e kam ditur se ekziston edhe lënda për shokun Ali Shukrija, i cili duhet të jetë në SPB në Mitrovicën e Kosovës. Lënda për Ali Shukriun daton që nga koha e luftës (1945), këtë e dijë ngase më kishte tregua Çedo Topalloviqi, i cili kishte punua në atë dosje me direktivën e shokut Vladan Bojaniqit. Për përmbajtjen e lëndës mund të thotë më së shumti shoku Çeda Topalloviqi.



Shërbimi i Sigurimit të Shtetit “vlerësonte” për kuadrin politik të Kosovës

Nga viti 1945, për të emëruar dikë në ndonjë postë politik, apo kudo tjetër, SHSSH në një mënyrë ose tjetër bënte “notimin” e tyre, ose jepte me shumë “kompetencë” vlerësimet lidhur me kuadrin politik sidomos të Kosovës. Andaj, jo rastësisht anëtarët pas Plenumit të Brioneve e kishin hetuar këtë deformim të organeve të Sigurimit dhe nisur nga ky fakt i shtrojnë edhe pyetjen Mishkoviqit: A thua ju si shërbim keni dhënë vlerësime për kuadrin politik të Komitetit Krahinor dhe organeve të tjera, si dhe vlerësime politike për situatën në krahinë?

Mishkoviqi kishte reagua por më vonë kishte pohuar se kishin pasur edhe aso rastesh. Kishte pranuar se ka qenë praktik e rregullt që në periudha të caktuara të jepen vlerësimet për situatën politike në terren, për aktivitetin e veprimtarisë armiqësore etj. Këto raporte dhe informata janë dërguar me kërkesën e sekretariatit federativ e republikan. Të gjitha këto raporte dhe informacione janë të evidentuara ku janë përcjell dhe nga kanë ardhur.

Deri vonë kishte qenë praktik që raportet vjetore dhe të dhënat e tjera të dërgohen direkt në sekretariatin Federativ e republikan me kërkesën e tyre, por kishte raste kur edhe vet SHSSH i kishte kërkuar për shërbimet e veta. Mishkoviqi kishte deklaruar se para 5 muajve kjo praktik ishte ndërprerë, kështu që njoftimet nuk ishin përcjell në mënyrë direkt sekretariatit republikan, por iu kanë përcjell shërbimit (udhëheqësve), kështu që ata kishin pasqyrën e plotë në ato dokumente.

“Procesi i Prizrenit” sipas Mishkoviqit

Gjatë “Procesit të Prizrenit”, Mishkoviqi nuk kishte punua në Kosovë, por pranon se për procesin kishte dëgjua shumë, ishte folur me te madhe se si një numër i madh i njerëzve tanë kishte ngritur dyshime lidhur me sinqeritetin e kësaj pune. Pas ardhjes së tij në Kosovë, në biseda me shokët, thotë se kishte ardhur deri te të dhënat se aty diçka nuk ka qenë në rregull dhe ai kishte shkua te Vojkan Llukiqi për të kërkua që njëherë e përgjithmonë të sqarohet çështja e kolegut të tyre- Enver Hoxha. Ai kishte thënë se Enver Hoxha është i pafajshëm dhe se duhet të rehabilitohej respektivisht të kthehej në Shërbimin e Sigurimit të Shtetit. Llukiq ishte pajtuar me mendimin e tij dhe se Enveri ishte kthye në Shërbimin e Sigurimit të Shtetit. Lënda për “Procesin e Prizrenit”, ishte në Shërbimin e Sigurimit në Prizren. Këtu, kishte shtua Mishkoviqi “dua të përmendi se për një numër të udhëheqësve që janë përmendur në proces, në një mënyrë edhe ishte dhënë gjykimi për punën e tyre si për shokun Disha Kolkoviqin, se gjatë hetuesisë ishin përmendur dhe ishin arrestuar njerëzit me të cilët ne kishim punuar e bashkëpunuar. Disha dhe unë në bazë të vlerësimit që kishin dhënë Serba Saviq, Milisav Lukiq dhe Çira Matijasheviq, të cilët në atë kohë punonin në sekretariatin republikan, u ndërruan dhe u dërguan për Beograd, në vendin tonë erdhën Maksim Sikimiqi, Dragan Gjuriqi dhe Sava Qiriqi”.



- Aleksander Rankovici -


Aksioni i mbledhjes së armëve

Për çështjen e aksionit të mbledhjes së armëve, Mishkoviqi pohonte se ai nuk kishte marr pjesë direkt në të, se ai nuk kishte qenë në Kosovë në atë kohë. Por, për organizimin e procesit, mendon se, procesi është udhëhequr mjaftë keq dhe se ka ardhur deri tek qërimi i hesapeve personale dhe shoviniste të personave gjë që ka komprometuar tërë Shërbimin e Sigurimit të Shtetit. Ndërsa për keqpërdorime materiale, ai pohonte se, “Kur bëhet fjalë për ndërtimin e disa objekteve për nevojat e shërbimit si dhe i objekteve të banimit dhe të rekreacionit, mund të them se unë personalisht dhe një numër i udhëheqësve të shërbimit veçanërisht jemi angazhuar që nga një fond modest, të ndërtojmë sa më shumë objekte dhe të krijojmë sa më shumë hapësirë për shërbimin tonë. Për këtë kemi formuar edhe këshillin i cili ka udhëheqë me të gjitha punët për ngritjen e këtyre objekteve. Në bazë të disa kursimeve, të disa objekteve, kemi arritur të ndërtojmë një objekt në Lipovicë që të shërbente si pushimore për punëtorët tanë por që do ta shfrytëzonin edhe anëtarët e komitetit krahinor. Prej të njëjtave mjete u adaptua edhe ndërtesa në Vërmicë. Në Gjakovë, Enver Hoxha në bashkëpunim me komitetin komunal e ngritën një objekt më të vogël për pushim dhe rekreacion. Rreth objektit në Gjakovë, këshilli qendror nuk kishte kurrfarë pjesëmarrje. Lidhur me këto harxhime, organet financiare të sekretariatit republikan si dhe kontrollit shoqëror nga Prishtina, bënë revizionimin e tërë shërbimit financiar të sekretariatit dhe nuk dhanë asnjë vërejtje në tërë punën e shërbimit çka edhe mund të vërtetohet nëpër mes të dokumentacionit ekzistues. Përveç mjeteve që janë fitua nga buxheti i sekretariati krahinor, republikan e federativ për veprimtari të rregullt të shërbimit, nuk ekzistojnë kurrfarë mjete të tjera për ndonjë veprimtari tjetër, përveç mjeteve që jepen nga buxheti federativ në emër të punëve speciale të cilat janë të shërbimeve shtetërore, për t’i përdor deri në 3 milion (nuk jam i sigurt se sa), të cilat shërbejnë për shpërblime për disa bashkëpunëtor për shërbime të veçanta për zbulimin e veprimtarisë armiqësore dhe diversantëve. Këto mjete munden me u dhanë vetëm me lejen e naçallnikut të UDB-ës dhe me raportin e operativistit. Kjo formë e shpërblimit shumë pak është shfrytëzuar dhe mjetet e grumbulluara në fund të vitit kanë ngelur të pa harxhuara.



Aksioni i armëve, 1955/56


Ndërsa për organizimin dhe qëndrimin e shërbimit për kryerjen e detyrave në krahinë ai thoshte se ne jemi munduar që organizimi të jetë në konditat e normales në raport me nevojat dhe detyrat e krahinës. Kemi pasur parasysh që gjatë riorganizimit të mos vije deri tek rritja e numrit të punëtorëve në disa shërbime të veçanta. Sa për ilustrim, ai kishte sjellë këtë shembull: Sipas sistemimit të vendeve të punës ishin të parapara 216 vende pune, ndërsa në punë ishin 190 punëtor, çka do të thotë se në republikën e Maqedonisë e cila kishte gjithsej 300.000 mijë banorë më shumë se në Kosovë, ata kishin 720 nënpunës të sigurimit të shtetit, ose në Vojvodinë 380 nënpunës. Nga kjo del se ne, në Kosovë kishim parasysh dhe bënim kujdes për numrin e nevojshëm të punëtorëve në këtë shërbim që mos të rrisnim kërkesat e mjeteve në disa shërbime të caktuara. Me rastin e një komisioni të sekretariatit federativ para dy muajve kishin konstatuar se ne më së miri kishim organizua dhe sistemua punët në tërë republikën 1.

VIJON ...

______________

Referenca:

1. Më 18 korrik 1966, Miça Mishkoviqi e kishte dhënë këtë deklaratë.

***

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: DËSHMI PËR KEQPËRDORIMET DHE DEFORMIMET E SHËRBIMIT TË SIGURIMIT SHTETËROR NË KOSOVËS (1945-1966) (1)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9237


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks