SHKRIMI
e enjte, 02 prill 2020

LA GAZETTE DE FRANCE (NËNTOR 1913) / TELEGRAMI I ESAT PASHËS DREJTUAR ISMAIL QEMALIT - 'MOS E SULMO SERBINË!'

 Francë, 29 janar 2020:: “La Gazette de France” ka botuar, të enjten e 20 nëntorit 1913, në ballinë, telegramin ekskluziv të Esat Pashës dërguar asokohe Ismail Qemalit në lidhje me një sulm të organizuar nga krerët shqiptarë ndaj Serbisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Sulmi shqiptar ndaj serbëve

Dëshmia e ofensivës

La Stampa e Beogradit boton një dokument të rëndësishëm. Bëhet fjalë për një telegram të dërguar nga Esat Pasha për Ismail Qemal beun, kreut të qeverisë së përkohshme shqiptare, në prag të sulmit në territorin serb nga krerët shqiptarë.

Megjithëse dihet që agresioni i kohëve të fundit kundër Serbisë u paramendua dhe u organizua në detaje nga qeveria e përkohshme, dokumenti i botuar sot nga La Stampa sjell një provë vendimtare.

Ky telegram është përgjigjja e Esat Pashës ndaj shkresës së Ismail Qemal beut në të cilën i ofronte të merrte komandën e njëzet mijë shqiptarëve që ishin nisur për të sulmuar Serbinë.

Teksti nuk lë vend për asnjë dyshim :

“Ende nuk jemi bërë zotër në shtëpinë tonë, dhe ja ti po përgatit një sulm kundër fqinjit tonë, Serbisë, me të cilën interesi ynë do të ishte që të jetonim megjithatë në marrëdhënie të mira.

Unë të shoh me keqardhje të marrësh këtë përgjegjësi të rëndë.

Sa për mua, unë nuk pranoj të marr pjesë për veten time, dhe protestoj energjikisht kundër veprimeve që ti po planifikon dhe që do të kenë pasoja të rënda për ne.”

“Esati”

Austriakët dhe italianët ishin në dijeni për sulmin e planifikuar.

(Nga Aurenc Bebja, Francë - (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)



Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks