SHKRIMI
e shtunë, 19 shtator 2020

L’ÉCHO DE PARIS (1912) / ROLI I ISMAIL QEMALIT NË MARRËDHËNIET MIDIS ANGLISË DHE SHQIPTARËVE

Francë, 18 shkurt 2020: “L’Écho de Paris” ka botuar, të dielën e 29 dhjetorit 1912, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me rolin e Ismail Qemalit në marrëdheniet midis Anglisë dhe shqiptarëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Anglia dhe shqiptarët

(Nga korrespondenti ynë i veçantë) Vjenë, 25 dhjetor.


Ditën e kaluar, Ismail Qemali i telegrafoi Sir Edward Grey-t falënderimet e Qeverisë së Përkohshme, për mbështetjen që ky burrë i shquar dha për çështjen shqiptare në njohjen e autonomisë së saj.

Në të njëjtën kohë, kreu i qeverisë së përkohshme vizitoi konsujt e Austro-Hungarisë dhe Italisë në Vlorë.

Tashmë mund të themi se çështja e Shqipërisë ka gjetur një terren të gatshëm në Angli dhe ka dëmtuar kështu simpatitë serbe.

Këto marrëdhënie midis Anglisë dhe shqiptarëve ka kohë që ekzistojnë.

Ismail Qemali filloi në karrierën konsullore dhe ishte, rreth 1876, konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Galatz. Ai lidhi një miqësi të ngushtë me kolegun e tij anglez. Atëherë Anglia përfaqësohej në Galatz nga askush tjetër përveç Sir Arthur Nicholson.

Deputeti i Beratit krijoi më vonë marrëdhënie të tjera angleze. Deri kohët e fundit, ai hante në të njëjtën tavolinë me Sir Edward Grey-n, një fakt i jashtëzakonshëm kur e dimë se kreu i Zyrës së Jashtme (Foreign Office) ka reputacionin e njeriut që preferon jetën e thjeshtë sesa atë mondane.

Agjitatori shqiptar pritej prej kohësh nga Sir Edward Grey që kur u pranua në Ballplatz. Konti Berchtold u kthye posaçërsisht nga Pesti për ta pritur. Ai darkoi tek ambasadori turk, Mavrogeni Bej, me Xhahid Hysenin, ish-redaktorin e Taninit.

Deri atëherë, ne e kishim parë atë vetëm në Vjenë në shoqërinë e korrespondentit të Times, Z. Munz, atë të çështjes Cartwright, i cili kishte shoqëruar anglezin Sir Max Woechter në turneun e tij në favor të çarmatimit pranë Mbretërve të Ballkanit dhe ishte bërë ndërmjetësi i tij pranë ambasadorëve. Ismail Qemali u nis menjëherë për në Trieste me një avullore të Lloyd-it, e cila e transportoi atë në Durrës. Ai solli me vete të gjithë flamujt shqiptarë, të bërë në Vjenë, të cilët ne i kemi parë të valviten që prej asaj kohe.

Personazhi i çuditshëm dhe misterioz, i cili kishte mbërritur disa javë më parë nga Kostandinopoja pa asnjë qindarkë dhe pak nga pak figuroi si punonjës administrate, politikan, gazetar, aventurier, përmbushi ëndrrën e tij për t’u bërë gjithashtu një ditë themelues Shteti.

Krejt ndryshe nga Ismail Qemal Pasha shfaqet mistikja zonja Durham, e cila, me një zell apostolik, ka dëshmuar se ishte një nënë për shqiptarët. Herë si ambulanciere dhe herë si gazetare, ajo mbështeti çështjen e tyre para Evropës dhe u siguroi gjithashtu ndihma dhe kujdes. Po ashtu, ndikimi i saj është i madh në zonat malore, veçanërisht te malesorët.

Nga Aurenc Bebja, Francë - (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).



Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks