SHKRIMI
e enjte, 02 prill 2020

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: DEKLARATA E SHOKUT RAJKO VIDAQIQIT (17)

Prishtinë, 1 mars 2020:

1. DEKLARATA E SHOKUT RAJKO VIDAQIQIT

Komisioni i formuar e kishte praktikuar që personat që i merrnin në pyetje fillimisht të jepnin deklarata me shkrim. Kryesisht kërkonin që ata të përqendrohen se si kanë vepruar dhe kush ka pasur ndikimin më të madh në punën e SHSSH. Kështu edhe nga Rajko Vidaqiqi u kërkua deklarata. Në vazhdim po e japim pa asnjë ndërhyrje deklaratën e tij. Për të debatuar rrethë deklaratës dhe në prani të Rajko Vidaqiqit nga ana e komisionit merrnin pjesë: Ilija Vakiqi, Sait Zatriqi, dhe Bllazho Ljutica.


Angazhimet e Vidaqiqit

Në Shërbimin e Sigurimit të Shtetit punoi pandërprerë nga dhjetori 1944, e sidomos nga shtatori 1955 e deri në janar 1957. Për këtë kohë kam qenë në këto pozita, naçallnik i shërbimit të kriminalistikës pran UDB-es krahinor në Prishtinë. Nga shkurti 1945 deri në shkurt të vitit 1946 kam qenë në detyrë i autorizuar i OZN-es për rrethin e Kaçanikut. Nga 1946, e deri në mes të vitit 1948 kam punuar në zyrën e UDB-es dhe i autorizuar i UDB-es në Ferizaj. Nga gjysma e vitit 1948 deri në shtator 1955 kam qenë i autorizuar UDB-es për Ferizaj. Nga 1 janari 1957 e deri në qershor 1965 kam qenë naqallnik i SUP-it në Pejë. Nga qershori i vitit 1965 deri në korrik 1966, kam qenë me detyrë naqallnik i UDB-es në seksionin e punëve të brendshme të Krahinës në Prishtinë.

Po theksoi se në detyrën e fundit kam qenë naqallnik i drejtorisë së S.SH., ndërsa ndihmës sekretar i UDB-es ka qenë shoku Stanisllav Gërkoviqi, kështu që të dy kemi qenë përgjegjës dhe të angazhuar për të njëjtat punë.



Pas zbulimit të deformimeve e devijimeve në shërbimin e SSH, për të cilat qartë u dëshmua në Plenumin e IV të KQ të LKJ-së në Brione, për dukurit e ngjashme dhe me sa unë e kam të ditur deri sa unë kam punua në atë shërbim mundem me thënë sa vijon:

Çdo here ishte aktual shërbimi i përgjimit

Pse përgjohej Miftar Hyseni

Kur e kam pranuar detyrën nga shoku Çeda Topalloviqi, në qershor 1965, nuk më është thënë për teknikën operative dhe shërbimin përgjues. Shumë më vonë kam dëgjuar se pran UDB-es në Prishtinë punojnë edhe dy veta në shërbimin e përgjimit dhe ata ishin: Raif Spaiqi dhe njëfarë Simoviqi (nuk ia di emrin), për të cilët më kanë thënë se ishin problematik për shërbimin. Ishin më të këqijtë dhe më të pa disciplinuerit ndër punëtor. Ata ishin dehur në qytet, ndërsa “zaifi” (kështu e quanin Simoviqin për shkak se ishte tej mase i dobët në shëndet, shënim S.K-B), jashtë mase kishte hy në borxh tek njerëzit në Podujevë, duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare, duke mos i kthyer njerëzve më vonë borxhin, për të cilën komiteti komunal në Podujevë ashpër e kishte dënua. Ata nuk kishin ditur se çfarë të bënin me këta dy koleg, andaj i kishin angazhua në shërbimin e përgjimit në operativën teknike, për ti lidhur me vendin e punës nga e cila nuk guxojnë të largohen për asnjë moment, që mos të dalin nëpër qytet dhe të shkaktojn probleme. Këtë që ata kanë punua në shërbimin e përgjimeve nuk ka asnjë lidhje me drejtorin e SSH në Krahinë, Republikë dhe Federatë. Ata ekskluzivisht kanë punuar për repartin e SSH të UDB-es të komitetit komunal në Prishtinë. Kanë marr kërkesa me shkrim nga ky repart dhe lejet për përgjimin të disa bisedave telefonike të cilët janë kyçur nëpër mes postës. Asnjë kërkesë dhe asnjë leje nuk kanë marr dhe nuk kanë kërkua as nga UDB-eja Krahinore, as nga UDB-eja Republikane dhe as ajo Federativ, dhe as që kanë qenë asnjëra nga këto instanca të interesuar se çfarë punojnë, as që kanë pranuar ndonjëherë ndonjë raport apo informatë për punën e tyre dhe rezultateve të përgjimit. Këtu mund të veçohet vetëm një rast, për të cilën është kërkuar leje dhe pëlqimi nga UDB-a e Republikës, për të cilën edhe kishin dhënë leje për atë kishin qenë të interesuar, që të vejnë mikrofonin për qëllim të përgjimit të njëfarë Miftar Hysenit (nuk e dijë se a quhej bash ashtu) nëpunës i një sekretariati të KAKM, për të cilin ekzistojnë materialet që ai ishte në krye të një organizate ilegale. Ajo ishte organizuar nga ana e shërbimit sekret të Shqipërisë. E cila kishte për qëllim rrënimin e sistemit aktual në RSFJ. Pasi se më së shumti flitej për këtë organizatë dhe gjëja se për punën armiqësore të këtij Miftari, fliste një bashkëpunëtor i quajtur me pseudonimin “Junak”, të cilin unë nuk e njoh personalisht dhe nuk e dijë emrin e vërtet të tij, dhe numrin më të madh të marrëveshjeve për veprimtari armiqësore e zhvillonte në zyrën e tij, ku gjëja se në të punonte edhe një nëpunës tjetër, por kur ai nuk është i pranishëm, ai atëherë bisedon me telefon dhe i merr detyrat për veprimtari të mëtutjeshme armiqësore. Sipas të gjitha raporteve këtu është bë fjalë gjerësisht për një organizatë mirë të organizuar armiqësore, për të cilën janë shkruar informata me shkrim UDB-es republikane. E di se UDB-eja republikane gjithnjë ka kërkua që të verifikohen dhe të përcillet kjo çështje, që të merren masa. Që ajo organizatë mos të marri ndonjë aktivitet kundër shtetit tonë, dhe si masë është marr që të përgjohet zyra e këtij Miftari. Kështu që nëpër mes përgjimit të dihet se me kënd flet, çka fletë me bashkëpunëtorët, dhe të vërtetohet se bashkëpunëtori a flet të vërtetën apo ai me qëllim po i rrit gjerat dhe po i ekzagjeron. Për këtë qëllim kishin ardhur dy teknik nga Beogradi, por në fund kishin ardhur në përfundime nga ato mjete asgjë nuk mund të dëgjohej, se pengonte radiostacioni i Prishtinës, se për këtë ata kishin njohuri. E dijë se më vonë këta dy teknik kishin ardhur që të largonin këtë pengesë, por me sa jam unë në dijen përsëri nuk u bë asgjë nga kjo, se përsëri u paraqitën disa pengesa dhe asgjë nuk doli nga kjo. Megjithatë pas zbulimit të këtyre dukurive puna u shty dhe ngeli ashtu qysh ishte. Sekretari Mijushkoviqi dhe unë urdhëruam që asgjë mos të preket, dhe puna të qëndroi ashtu në qetësi derisa të sqarohen dhe të pastrohen punët me deformimet.

Përgjohej telefoni i Mark Krasniqit

Sa i përket përgjimeve të bisedave telefonike, për këto kam dëgjuar tek në muajin mars të këtij viti edhe atë kur u krijua tollovia rreth Mark Krasniqit dhe punimeve të tij dhe polarizimeve në rrethet intelektuale në baza nacionaliste për veprat e Mark Krasniqit. Atëher Ilija Deniqi naqallnik i SSH të UDB-es në Prishtinë më tha, se ata e inqizojnë Mark Krasniqin në biseda telefonike nga telefoni i tij, dhe nëpër mes bisedës kishin zbulua se me të solidarizohen një numër i madh i intelektualëve shqiptarë në Prishtinë. Ata mendojnë se në mënyrë tendencioze ai sulmohet nga ana e intelektualëve shovinistë serbë, të cilët kanë përkrahjen e udhëheqjes serbe dhe ata duhet që si shqiptarë të jenë të bashkuar kundër atyre serbëve. Unë edhe për këtë kam shkruar, respektivisht jam angazhuar që të shkruhet një informatë për Komitetin Krahinor dhe ia kam dërguar Asllan Fazlijes. Ky është rast i vetëm që unë respektivisht UDB-eja krahinore që kanë qenë të njoftuar me rezultatin e hulumtimit dhe të përgjimit. Tek pas Plenumit të IV të KQ të LKJ-së i kam thirrur shokët të cilët punonin në shërbimin e përgjimit që të më japin listën, kërkesat dhe lejet për përgjimin e bisedave telefonike. Ata më kanë sjell tërë dokumentacionin me kërkesat për përgjimin e bisedave telefonike, më duket se kanë qenë rreth 30 numra gjithsej për persona të veçantë dhe të disa organizatave... Nga të gjitha ato shkresa dhe dokumentacioni duket se nuk është përgjua asnjë telefon nga udhëheqësit e lartë partiak të LKS-së dhe të pushtetit. I kam pyetur për disa persona, që shumicën nga ata nuk i kam njohur dhe as dëgjuar për ta, më është dhënë përgjigjja se për disa ka materiale që dëshmojnë se janë spiun të jashtëm, ndërsa disa veprojnë armiqësisht ndaj vendit tonë. Prej të gjithë listës më tërhoqi emri i Enver Gjergjekut, të cilin personalisht nuk e njoh, por Miqa Mijushkoviqi më ka thënë se është punëtor politiko-shoqëror, shumë aktiv dhe njeri shumë i mirë. E kam parë emrin e Hasan Mekulit, kur e kam pyetur Bogdanoviqin pse telefonat e tyre janë përgjua, më ka thënë se këtë e ka kërkua Deniqi se me siguri këta kanë qenë në anën e Mark Krasniqit, në pozitat e njëjta se duhet të jenë të bashkuar në baza nacionale dhe duhet të mbrohet qëndrimi nacionalist i Mark Krasniqit.

Kjo është e tëra që di për përgjimet dhe kjo është e tërë e vërteta. Për këtë munden me fol më shumë shokët Bogdanoviqi e Deniqi, të cilët edhe i kanë dorëzuar kërkesat për përgjim. Përsëri po e them se këtij shërbimi nuk i kemi dhënë shumë rëndësi dhe se aty janë caktuar dy nëpunës për të cilët nuk kemi ditë se çfarë të bëjmë me ta dhe se shërbimi i krahinës, republikës dhe i federatës nuk kanë pasur kërkesa të posaçme se kënd duhet përgjuar. Ndërsa sa i përket përgjimit të udhëheqësve me përgjegjësi në Lidhjen Komuniste dhe të personave në pushtet, për këtë askujt as nuk i ka shkua ndërmend një gjë e tillë. Këta dy shokët që i kam përmendur (Gjergjeku dhe Mekuli) e dhashë arsyetimin tim, se si tek këta kanë ndikua rrethanat që janë përzier në rastin e Mark Krasniqit. Për këtë shokët që i përmenda dinë më mirë për këtë. Personalisht mendoi se është gabim i madh që edhe ata janë përgjuar se më parë është dashur që me ta të bisedohet dhe partia ti sqarojë punët, por ne në krahinë këto gjëra i kemi zbulua pas Plenumit të IV, dhe mu për këtë nuk kemi mundur të intervenojmë. Këtë iu them dhe këtë mundem me iu verifikua dhe dokumentua në bazë të njerëzve që kanë punua në këtë punë.

Ndërsa sa i përket përcjelljes pa marr parasysh se për cilin udhëheqës partiak apo të pushtetit bëhet fjalë duke filluar që nga komuna e deri tek Federata, mund të them dhe t’iu garantojë prej se unë ndodhem në pozitën e naqallnikut UDB-es pran UDB-es të KAKM, se asnjë nuk është përcjell, dhe ndaj askujt nuk është ngrit ndonjë dyshim nga ana e operativistëve. Këtë mundem me iu thënë se nuk është në praktikën tim 22 vjeçare në Shërbimin e Sigurimit të Shtetit. Me sa e di unë në Kosmet nuk ka ekzistua ndonjë aparat përcjellës, edhe pse shumë armiq të cilët edhe pse është dashur të përcillen, nuk janë përcjell, përveç se kur kanë ardhur disa informator të përfaqësive diplomatike kryesisht të Shqipërisë, amerikan, turq e anglez. Por kjo ka qenë sipërfaqësore dhe minimale. Gjithmonë ka ekzistua rreziku se mos po zbulohemi, se njerëzit tanë nuk ishin mësuar me këtë dhe kjo mundë të na sillte telashe të mëdha. Nga kjo e përjashtoi sigurimin e udhëheqësve, se sigurimi i shtetit gjerë më tani ka qenë përgjegjëse për ti sigurua të gjithë udhëheqësit tanë të cilët me rregullore ishin paraparë që ti siguronim. Që armiku mos të tentoi të bëjë atentat apo ndonjë diversion ndaj tyre. Cilët persona kanë qenë të paraparë që të mbrohen kjo është veç e ditur, po ashtu edhe mënyra e mbrojtjes ka qenë e njohur.

Pse hapet dosja për Ymer Pulen

Lidhur me dosjet për udhëheqës të veçan në krahinë, dhe ai ka përcjell UDB-eja apo jo. Mund të përgjigjem duke thënë se me sa e dijë unë ekziston vetëm dosja për Imer Pulën për të cilën me gojë iu ka tregua dhe kam dhënë mendimin për të. Ajo dosje është krijuar me gjasë në kohën e IB-es. Se njëfarë Cufë Sokoli nga Rugova, ish-polic, i cili ishte nën ndikimin e përfaqësisë shqiptare në Beograd kishte deklaruar se përfaqësuesi shqiptar, në atë kohë i kishte dhënë një letër për shokun Pula, të cilën ai e kishte sjell në Kosovë, pasi se gjëja nuk kishte mundur ta gjente Imer Pulën. Letrën ia kishte dhënë njëfarë Sules, i cili në atë kohë kishte qenë sekretar në Mbrojtje popullore në Rugovë që ai t’ia dorëzonte Imerit, gjëja se ai më herët e kishte njohur. Pse kjo nuk është spastruar me Pulën është puna më e vogël për mua., se unë për lëndën, respektivisht për dosjen kam dëgjuar tek këto ditë, dhe sinqerisht deklarojë edhe të kisha ditur më herët nuk kisha ndërmerr asgjë, ngase për të shumë të tjerë kanë ditur qysh para 18 vitesh dhe nuk kanë ndërmarr asgjë, pse unë të bëhem më i madh se papa.

Gjatë këtij viti prej se jam unë në detyrë, por edhe më herët kur isha në Pejë, nuk kam njohuri se ne kemi dhënë vlerësime për punën e forumeve, organeve ose të individëve, që ndodheshin në vende udhëheqëse. Ajo çka është shkruar, kjo mund edhe të verifikohet, se gjithçka është regjistruar, për të gjitha ekziston kopja, dhe askush asgjë nuk ka prekur. E dijë se kemi shkruar për disa ngjarje dhe masa. Për shembull se si manifestohen qëndrimet e kongreseve, plenumeve. Masat që merren për shtrenjtimin e mallit, reformat e ndryshme etj. Kjo ka shkua edhe vijës vertikale të komitetit, por ka pasur edhe kërkesa të veçanta dhe reagime të ngjashme në mënyrë zyrtare. E tërë kjo mund të vërtetohet me anën e shkresave të cilat kanë ardhur por edhe me depeshe. Po them se e tëra ka shkua rrugëve normale të rrugës së sistemit. Asgjë asnjëherë nuk kemi shkruar anash, që ajo nuk ka gjurmë në arkiv, se atë që e kam ditur unë këtë edhe e paraqes në emrin tim.

Ardhja e udhëheqësve serbe në Kosovë, gjithmonë ishte e dyshimtë

Në pyetjen se pse në kohën sa zgjati Plenumi ose diku para tij në Kosovë kanë ardhur Çeda Mijoviqi, Vujo Vojvodiqi, Ljubo Shotra dhe Jovo Bajata. Unë mundem me e thanë këtë. Çedo Mijoviqi kishte qenë zyrtarisht në Mal të Zi me disa oficer të vet të drejtorisë së Policisë Popullore të Jugosllavisë dhe një ditë, bash në vigjilje të Plenumit të IV kishte kërkua nga Ivangradi që ti dërgohen veturat në Pejë ose në Çakorr se i duheshin për të shkuar me vizituar Republikën e Maqedonisë. Me sa mendoi unë ai në Kosovë ishte kalimthi. Ndërsa sa i përket Vuja Vojvodiqit, kam dëgjuar se është në pushim vjetor, ku ai rregullisht i kalon në Deçan dhe Streoc tek “miqtë” e vet. Ai ka veç disa muaj që është largua nga UDB-eja, dhe personalisht mendoi se nuk ka ardhur me ndonjë qëllim. Për Bajaten e dijë se ishte në Gjakovë, por për çka nuk e di. Për këtë di Enveri, por me sa më ka thënë Miqo Mijushkoviqi ka ardhur lidhur me diversantin nga Shqipëria, i cili është zënë para një kohe, se për këtë është mendua në disa kombinime dhe për këtë ishte e rëndësishme, poqese mundemi ti besojmë, por këtë është dashtë të tregojë Jova, se ai më herët gjëja se paska qenë mik i tij.. Nuk e di se a është kthyer në Mitrovicë, por e dijë se atje e ka pasur një fëmijë tek kunata, ndoshta edhe është kthyer për këtë. Për këtë mund ta din shokët atje për Ljuba Shotrën e dijë se ka ardhur diku para Plenumit, por ai shumë shpesh është kthyer lidhur me organizatat armiqësore, të cilat tani në mënyrë grupore veprojnë në Kosovë, dhe ka disa. Parliqi i cili është naqallnik i drejtorisë së II dhe është i udhëzuar për këtë, për këtë edhe i ka referuar edhe Shotra dhe i ka thënë se çka duhet të ndërmarr për qëllimin e zbardhjes dhe argumentimit të punëve armiqësore, që ato të thyhen. Në ndërkohë ai edhe i ka kërkua lëndët apo siç i quajnë dosjet për disa persona që atij i interesonin. E dijë që e ka kërkua dosjen e Cufë Sokolit nga Peja, Sadik Tafarshikut nga Ferizaj dhe më duket të Qamil Luzhës edhe të njëfarë Fahriut apo të ngjashme, i cili diku pas çlirimit kishte qenë kryetar ose sekretar i rrethit të Vushtrrisë. Nga këto lëndë ka lexuar disa deklarata ose biseda hetimore, edhe pse të gjithë këta persona kishin kaluar nëpër burgje dhe mori disa shënime. Se pse iu kanë dashur, as nuk e kemi pyetur edhe ai nuk na tregoi.

Të gjithë mohonin se dinin diçka për aksionin e armëve

Sa i përket aksionit të mbledhjes së armëve. Unë atëherë kam qenë në shërbimin e kriminalitetit. Dhe për këtë nuk di t’iu them asgjë, nga ajo që dinë të tjerët, të cilët kanë qenë në resorët jashtë UDB-es. Për atë janë shkruar raporte dhe disa informata, se si është manifestua tek ne dhe të ngjashme. E dijë se në Pejë kam hasur një raport të tillë, por tani nuk e di se ku është. Poqese më kujtohet atëherë do të mundohem të iu paraqes, se ajo ka qenë e dobishme për qëllimin e grumbullimit të madh të armëve të cilat kanë mundur me u keqpërdor, se pas kësaj ka pasur më pak krime, se ajo masë ka ndikuar mirë tek popullata.Për gabimet subjektive, dobësitë dhe keqpërdorimet lidhur me të me sa e di nuk janë dhënë vlerësimet, këtyre iu kanë larguar. Por, megjithatë unë për këtë nuk mundem me thanë asgjë, se unë nuk kam qenë personalisht i këqyr, dhe sigurisht të gjitha gjinden në arkiva.

Procesi i Prizrenit ishte “temë e ndaluar”

Për procesin e Prizrenit nuk mundem me thanë asgjë, se po ashtu kam qenë në shërbimin e kriminalitetit. E di se në atë kohë kam diskutua me Çeda Topalleviqin e Gojko Medenicën, dhe të gjithë ne kemi shprehur dyshimin në të. Për këtë munden me u pyet që të dy, dhe sigurisht ata do e vërtetojn.

Sa i përket obligimeve ndaj rrjetit, ato janë marrë rregullisht nga viti 1955, sipas sistemit rusë dhe për njerëzit që angazhoheshin që të punonin në bazë të patriotizmit dhe për ata nga meset negative, vetëm se në forma të ndryshme. Të parët janë thirrur në patriotizëm, të bashkëpunojnë kundër armikut të vendit. Të dytët janë angazhuar që të bashkëpunojnë ose do të përgjigjen për gabimet dhe veprimet armiqësore që para kësaj i kishin kryer. Kjo respektivisht ka qenë një lloj shantazhi ndaj tyre. Edhe të parët dhe të dytët janë betuar se askujt nuk guxojnë ti flasin që bashkëpunojnë me UDB-en. Pas vitit 1955, sistemi së tepërmi u liberalizua, dhe ka shkua deri aty që njeriu lirisht mund të flas se çka di për veprimtarin armiqësore, dhe nuk është e thanë që patjetër të nënshkruaj, as nuk ka asnjë obligim, dhe as informata që i sjell aty. Këtu e aty disa operativistë ndoshta kanë aplikuar sistemin e vjetër në punë, krejt është varur se si njerëzit kanë ditur që të adaptohen në vende e situata të ndryshme.

Betimi i UDB-ashve

Sa i përket dhënies së betimit nga ana e nëpunësve. Unë me sa e di askund nuk kam dhënë betimin se jam që nga viti 1944 në këtë shërbim. E dijë se nëpunësit e rinj i kanë nënshkruar disa deklarata në formë të betimit, që do të kryejnë punët me besnikëri dhe do ti ruajnë fshehtësitë e saj. Format e këtyre deklaratave mund të shihen tek shërbimi personal. Unë mendoi se aty thirren në një ligj të kushtetutës, se e di që ka një nen që nëpunësi i punëve të brendshme duhet të marri leje se a mundet si dëshmitar në gjyq të dëshmoi për fshehtësitë e shërbimit, kjo vlen edhe për nëpunësit e UDB-es, policisë dhe të tjera.

Për punën time në Pejë mundem te ju them se atje kam punua si mbikëqyrës i shërbimit mbi 8 vjet e 6 muaj. Për punën time ne të, mund të jep vlerësim vetëm komiteti i atjeshëm dhe unë atë e pranoi, se si kam qenë si udhëheqës i shërbimit, se si kam qenë si punëtor politiko-shoqëror, dhe a kam pasur keqpërdorime në pushtet. Kur jam nisur për atje më kanë thënë se po shkoi me qetësua situatën se ka pasur shumë ikje për shkak të ndjekjes së kriminelëve të luftës, dhe për armëmbajtje. Se sa kam pasur sukses në këtë le ta thonë shokët. Unë kam shkua në një situatë të veçantë, shumë njerëz ishin të suspenduar, iu kishin dorëzuar pijes, kishin harrua në jetën partiake e të ngjashme. Unë jam munduar që në mënyrë taktike të veproi, që njerëzit mos ta kuptojnë se unë isha aty për të rregulluar situatën, por në vazhdimësi dhe me mund jam munduar që ti bindi njerëzit që para së gjithash duhet të respektojnë ligjin. Duhet si anëtar të partisë të bëjnë jetë partiake, që ti largohen pijes. Mendoi se kam pasur sukses në këtë drejtim., por si e vlerësojnë të tjerët këtë nuk e di.

Kokëçarjet ne Komitetin e Pejës

Sa i përket tollovisë në komitet më 1962 në Pejë, mundem me e thanë këtë: Unë në atë kohë kam qenë në një situatë të rëndë pas një ndeshjeje në komunikacion. Kur është përpunua letra e KQ për dukuri negative nuk kam qenë këtu dhe skam mundur të diskutoi. Kur diskutimi kaloi në organizatat bazë në Pejë filluan shumë diskutime me të cilat u sulmua edhe Mehmet Shoshi, e sidomos sekretari organizativ Gajo Vuleviqi i cili kishte bërë disa keqpërdorime. Shoshi i kishte disa gabime rreth thyerjes së shtëpive e këtë e kishte vërtetuar edhe komisioni, ekziston materiali, a këtë më së miri e di shoku Duqe. Është e vërtet se në këto diskutime kanë qenë shumë të zëshëm disa nëpunës të UDB-es. Ata ato i paraqiten si komunist por jo si punëtor të UDB-es, dhe unë në këtë nuk kam dashur që të përzihem. E pranoi se më vonë këta njerëz deri diku i kam mbrojtur, dhe kam menduar se këta si komunist kanë të drejt të flasin atë çfarë mendojnë dhe për këtë nuk duhet të përflitet. Atëherë edhe unë e edhe Shoshi jemi dënua me nga një vërejtje por që mori përmasa të mëdha. Mendoi se tjera gabime në Pejë nuk ka pasur. Ndërsa sa i përket përjashtimit nga partia të Cenë Zherkës dhe Sallko Muderrizit, që sigurisht ata do të fillojnë procedurën. Rastet e tyre i ka zgjidhur komisioni partiak në bazë të verifikimit të materialeve për gabimet e tyre. Unë mendoi se në atë kohë është veprua plotësisht drejt për të cilën është pajtua i tërë aktivi politik dhe vetë shoku Duqe i cili ka qenë për të dy rastet në terren dhe detaisht është njoftuar me gabimet e tyre.

Në fund mundem me thanë se për 22 vjet që kisha punuar, në Kryqin e Kuq kishin me u gjetur shumë gabime e lëshime e mos të flasim për SHSSH në të cilën çdoherë kam kryer punë me përgjegjësi. Por jam i gatshëm si komunist që e tërë puna ime të vihet nën llup dhe objektivisht të hulumtohet, dhe poqese gjendet se kam gabuar jam i gatshëm të jap përgjegjësi. Paraprakisht iu them se poqese dikush më thotë se kam gabua në aspektin nacional dhe se kam sharrua në ujërat e shovinizmit, këtë më së miri e demanton vet puna ime e madhe dhe masat popullore në Ferizaj dhe Pejë. Bile munden edhe të theksohen disa shembuj, në të cilat dëshmohet pa kurrfarë modestie të rreme për të kundërtën, të cilat janë të rralla në krahinën tonë. Këtë mundem me e dokumentua.

16.07.1966.

Deklaratën e ka dhënë Rajko Vidaqiqi

VIJON ...

_____________________

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: PROCESVERBAL NGA BISEDA E KSKK ME SHOKUN SHABAN KAJTAZIN, TË MBAJTUR MË 27.09.1966 (16)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9668


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks