SHKRIMI
e diel, 09 gusht 2020

GJOKË DABAJ: GERNOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1914

Prishtinë, 13 Maj 2020:

PJESË NGA LIBRI “GERNOCIDI SËRBOMADH DHE QËNDRESA SHQITARE” I AUTORIT SHABAN BRAHA. Nr.6.

Viti 1914.

“Gazeta sërbe ‘Radniçke novine’ e marsit 1914 ngrinte zërin kundër qeverisë sërbe që kryengritjen e parë shqiptare e shtypi me gjakun të pafajshmëvet, ndërsa të dytën, me gjakun e të revoltuarvet. (f.211)


Po në faqen 211 jepet një pasqyrë e shkatërrimit të njërës nga vatrat e kryengritjes shqiptare në krahinën e Përdrinit, mbasi shumica e popullsisë kishte kaluar në zonën e Hasit: Në Ostrozup digjen 98 shtëpi dhe vriten 20 njerëz. Në Banjë digjen 117 shtëpi e vriten 50 njerëz. Në Belanicë digjen 146 shtëpi dhe vriten 42 njerëz. Në Ladrovicë digjen 100 shtëpi dhe vriten 20 njerëz. Në Gumcat digjen 80 shtëpi dhe vriten 10 njerëz. Në Senik digjen 30 shtëpi. Në Ladroc digjen 45 shtëpi. Në Javor digjen 40 shtëpi dhe vriten 3 njerëz. Në Lloshicë digjen 50 shtëpi dhe vriten 14 njerëz. Në Novoselë digjen 18 shtëpi dhe vriten 4 njerëz. Në Tërpezë digjen 40 shtëpi e vriten 25 njerëz. Në Carallukë digjen 33 shtëpi e vriten 15 njerëz. Në Skoroshnik digjen 62 shtëpi dhe vriten 3 njerëz. Në Mirushë digjen 25 shtëpi e vrien 4 njerëz. Në Domenik digjen 10 shtëpi e vriten 5 njerëz. Në Lubishtë digjen 25 shtëpi dhe vriten 6 njerëz. Në Kavaser digjen 10 shtëpi dhe vriten 6 njerëz. Gjithsej njerëz të vrarë 227, shtëpi të djegura 1034, shtëpi që nuk u dogjën 346. (Krs.f.211)



Ilustrimi © Pashtriku.org


(Të mos ishin larguar qysh më parë banorët e këtyre fshatrave, numri i të vrarëvet me siguri do të ishte shumëfish më i madh.Gj:D.)

Në fshatin Banjë të plagosurit i kanë varrosur të gjallë. (f.212)

Në Rahovec u pushkatuan 40 vetë. (f.212)

“E gjora Shqipëri, por edhe më e gjora Sërbi! Shkruante në atë kohë gazeta ‘Radniçke novine’. (f.212)

Në vitin 1914, në Shkup banonin vetëm 3000 sërbë, në Tetovë 1200 sërbë, në Dibër 604 sërbë. (f.215)

Nga Manastiri u shpërngulën 20000 vetë. (f.227)

Nga Dibra, deri në janar të vitit 1914, u shpëngulën afër 3000 banorë, që lanë shtëpitë e tyre të djegura dhe arat të shkretuara. (f.227)

Në Mat, në Çermenikë, në Tiranë e në Elbasan, më 1914-n, kishte 80000 të ikur, gra e burra, zhveshur e pa strehë. (f.227)

***

Më 28 qershor 1914 Gavrillo Principi, një djalë i ri sërb, do t’i bënte atentat arqidukës Franc Ferdinand, i cili, siç u tha më vonë, do t’i shkaktonte botës më shumë se 8 milionë jetë njerëzore. Atentat, sepse “Bosnja nuk duhej të ishte e aneksuar prej Austro-Hungarisë” (që ish e arsyeshme), “por duhej të ishte pjesë e Sërbisë” (që s’ish e arsyeshme). Përse i duhshin boshnjakët Sërbisë?! Apo për t’i vrarë disa mijëra, siç edhe i vrau në fund të shekullit 20, në Sarajevë, në Srebrenicë e kudo ku mundi?!

Në vjeshtën e vitit 1915 me mijëra sërbëvet do t’u duhej të tërhiqeshin nëpër tokat e Shqipërisë. A s’do të ish më mirë që sërbët të ishin të miq me shqiptarët, se sa armiq të urrejtur, për shkaqet që i kemi parë, të paktën që nga viti 1877 e këndej?! Gavrillo Principi dhe Çabrinoviqi mund të ishin heronj, por bashkëkombësit e tyre, të asaj kohe dhe të kohëvet të mëvonshme, ishin kriminelë dhe të tillë do të mbeten sa të ekztistojë njerëzimi.

Kjo dukuri nuk është aspak e lehtë për t’u analizuar. Me atentatin në Sarajevë, Sërbia i kish dhënë Austro-Hungarisë një casus belli, një shkak për ta sulmuar ushtarakisht. Në shkallë botërore tensionet midis shetevet ishin aq të nderë, sa sulmi i Austro-Hungarisë ndaj Sërbisë shkaktoi reaksion zinxhir dhe shpërtheu Lufta e Parë Botërore.

Ne shqiptarët, krejt natyrshëm, u ndodhëm kundër Sërbisë dhe në krahun e Austro-Hungarisë. Edhe sikur Meksika ta kish sulmuar Sërbinë, ne do të ishim në krah të Meksikës. Sepse Sërbia, edhe i kish pushtuar tokat tona, edhe ish sjellë ndaj nesh si një barbar i egër, pa fije qytetërimi. Lexuesi i nderuar mund të kthehet edhe njëherë për t’i rilexuar shifrat rrënqethëse dhe shpirtshkatërruese, edhe të vitit 1913, vit tepër i përgjakshëm për kombin tonë!

Pikërisht te një i këtillë barbarizëm duhet kërkuar edhe filli i arsyetimit: Pse sillet Sërbia në këtë mënyrë jofqinjësore dhe jonjerëzore ndaj shqiptarëvet, ende edhe sot, 15 shekuj mbas vendosjes së sllavëvet në këto hapësira?! Sërbia sillet kështu ndaj nesh ende edhe sot, 15 shekuj mbas vendosjes së sllavëvet në këto hapësira, sepse, sa kohë që ne ekzistojmë, ajo e ndien veten të pasigurtë! E ndien veten të pasigurtë, sepse e di që jeton në toka të huaja!

Në shekullin 12 Stefan Nemanja, një sërb i fuqizuar me ndihmën e pushtetit qendror bizantin, një feudal ushtarak, qendrën e principatës së vet, të zhupanisë së vet, e pat krijuar në një mjedis tërësisht arbëror. Vetë qyteti ku Stefan Nemaja e kish selinë, quhej RRASË. Vetëkuptohet që krejt hapësirat përreth RRASËS nuk ishin sllave. Ato ishin iliro-arbërore dhe Stefan Nemanja, bashkë me të birin Rastkon (Savën), e dinin që, krahas barbarisë që e kishin të trashëguar dhe të kultivuar, duhej të krijonin edhe institucionin e tyre përbashkues ideologjik. Dhe kjo ishte Kisha Pravosllave Sërbe, të cilën Rastko Nemanjiqi (Sava Nemanjiqi) e themeloi në vitin 1219.

Pra, sërbët, tashmë tradicionalisht, kanë dy mjete kryesorë kundër nesh që jemi vendës: zhdukjen fizike dhe konvertimin në sërbë pravosllavë. Të dy këta mjete, kombi sërb, i udhëhequr prej Kisës së tij Pravosllave, çuditërisht edhe në kohën e komunizmit, i ka përdorur në të gjithë shekujt, aq sa sot, më një anë, toka ku jetojnë sërbët është e mbrujtur me mish e gjak iliro-arbëror dhe është plot me eshtra ilirësh dhe arbërish, nga ana tjetër, nëse do t’u bëhet sërbëvet të sotëm analiza e plotë e ADN-së, ata do të dalin shumica me gen iliro-arbëror. Përfshirë aty edhe arumunët, të cilët, përveç tjerash, popullojnë sot pothuaj krejt luginën e Timokut. Dhe kjo është ironia më e hidhur: Një komb, të cilin një kishë pravosllave mezi e ka sajuar, sillet kaq egër ndaj atyre kombeve që nuk duan t’i nënshtrohen asaj kishe.

Cila është zgjidhja që, sërbët e sotëm dhe ata që do të lindin më vonë, të mos sillen më ndaj të tjerëvet ashtu siç janë sjellë të parët e tyre? Zgjidhja është: Të njihet katërcipërisht e vërteta! Të hartohet historia e Sërbisë, jo si fantazi, por shkencërisht e përpunuar, të botohen, të pasqyrohen në gjuhën sërbe krimet që të parët e tyre i kanë kryer, jo vetëm ndaj nesh shqiptarëvet, por edhe ndaj popujvet të tjerë, psh, ndaj hungarezëvet të Vojvodinës, ndaj kroatëvet, ndaj myslimanëvet sllavishtfolës... dhe të mësohen këto të vërteta, në radhë të parë, në shkollat dhe në universitetet e Sërbisë.

Prandaj edhe po ngul këmbë (dhe mendoj se nuk jam vetëm unë), që, NË BISEDIMET E SOTËM MIDIS REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE REPUBLIKËS SË SËRBISË, po nuk u shtruan këto gjëra hapur, themelisht edhe gjërësisht, fqinjësia e mirë midis këtyre dy kombeve asnjëherë nuk do të jetë e çtensionuar. Po nuk u shtruan këto punë kështu, paqe midis dy kombevet tanë nuk do të ketë. Pa katarsis nuk ka normalizim marrëdhëniesh.

Sigurisht, edhe pala sërbe është e lirë të shtrojë, në të njëjtën tavolinë, rastet, nëse ka, kur të parët tanë mund t’u kenë rënë në qafë të parëvet të tyre.

Përndryshe, nëse nuk do të veprohet kështu, edhe një luftë e tretë botërore mund të fillojë pikërisht këtu dhe atëherë sërbët, jo vetëm nuk do të krijojnë dot një Jugosllavi të Tretë, por edhe vetë, bashkë me ne, pale a do të ekzistojnë më apo do të jenë shuar tërësisht, me gjithë ambicjet e tyre për të shuar shqiptarët.

Gjokë Dabaj, Durrës - 12 maj 2020

_______________


GJOKË DABAJ: NGA SËRBIA DUHET TË RUHEMI! E VËRTETA MBI GJENOCIDIN SERB NË SHQIPËRI, 1912 - 1915


http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=9978


***


GJOKË DABAJ: SËRBIA E KA VRARË EDHE EKONOMINË E SHQIPËRISË!


http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=9991


***


GJOKË DABAJ: SËRBËT E SOTËM, A E DINË Ç‘I KA BËRË SËRBIA SHQIPËRISË?


http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10000


***


GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH NË SANXHAKUN E NISHIT, 1878 - 1879


http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10002


***


GJOKË DABAJ: 'GENOCIDI SËRBOMADH...', 1878 - 1886


http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10003


***


GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, TETOR -NËNTOR 1912!


http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10009

***

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1913

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10017


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks