SHKRIMI
e diel, 09 gusht 2020

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1919

Durrës, 16 Maj 2020:

PJESË NGA LIBRI “GENOCIDI SËRBOMADH DHE QËNDRESA SHQIPTARE” I AUTORIT SHABAN BRAHA - Faqe 259-272. / Nr.8.

Viti 1919 / Faqe 259-272.

“Më 4 janar 1919 jepej njoftimi se në rajone të Podgoricës u vranë, u therën dhe u mbytën 9 shqiptarë. (Jepen edhe emrat. Gj.D.) (f.259)


“70 gratë e Akovës i kanë çuar në kishën ortodokse duke i shtërnguar të ndërrojnë besë, ua kanë copëtuar fëmijët me bajoneta dhe (të 70 gravet) ua kanë derdhur gjakun pa të drejtë.” (f.259)

“Në krahinat e Pejës e të Gjakovës: në Tergovishtë u vranë më se 100 shqiptarë pa kurrfarë shkaku dhe iu grabit pasuria… Në Akovë më se 800 vetë u vranë barbarisht, iu plaçkitën pajisjet e shtëpivet dhe bagëtia. Nga familjet e para të vendit u morën 46 vajza, prej të cilavet 6 u dhunuan në nder. Të tjerat, për të pasur të njëjtin fat, i çuan në tokat e Malit të Zi… Në fshatrat Koshutan, Koshuticë, Bukel e Bisirnicë, sërbët vranë 21 vetë dhe grabitën 1390 krerë bagëti.” (f.261)

“Në rajonet e Rozhajës, Sjenicës e Jenipazarit, pasonin vrasjes, vjedhjet dhe përdhunimet e gravet. “ (f.261)

“Në fshatin Carallukë janë vrarë 9 vetë.” (f.261)

“Në një raport tjetër jepen të dhëna të tjera se në Plavë, Guci e Rugovë, nga 17 deri 25 shkurt 1919, u masakruan 344 vetë, ndërsa nga 8 deri 25 shkurt numërohen 844 të masakruar.” (f.262)

“Në katundin Keqekollë në njëherë të vetme kanë vrarë 11 meshkuj dhe i kanë bërë grumbull njërin mbi tjetrin. (f.262)



“Më 20 shkurt 1919 në katundin Kërninë të Istogut janë vrarë 17 persona, janë djegur 30 shtëpi, janë grabitur 20000 bagëti, janë grabitur rroba, grurë, misër e sende të tjerë, me vlerë 3000 napolona flori.” (f.262)

“Në fshatin Çellopek të Pejës, më 22 mars 1919 janë vrarë 16 persona, gra, fëmijë, pleq e plaka, janë plaçkitur 12 shtëpi, janë grabitur 500 krerë bagëti.” (f.262)

“Në Beran të Pejës janë plaçkitur 40 shtëpi e janë grabitur 1000 krerë bagëti.” (f.262)

“Më 20 mars 1919 në Plavë e Guci sërbët masakruan me mitroloza 356 fëmijë, pleq, plaka dhe burra sakatë, i dogjën në një zjarr duke kërcyer si bisha rreth e rrotull zjarrit vallen e ‘vëllazërimit ballkanik’.” (f.263)

“Shembujt janë të pafund. Më 22 shkurt 1919… në Rozhajë numri i viktimavet arrin 700 vetë.” (f.263)

“Më 24 shkurt 1919 njoftohej Komanda Aleate se vandalët sërbë e malazezë kanë djegur Rugovën, Plavën, Gucinë dhe i kanë detyruar të marrin malin nëpër borë më se 15000 vetë me kalamaj e me gra. Pleqtë, grate e fëmijët që s’kanë mujtë me ikë, i kanë masakruar dhe plaçkitë pasurinë e të gjithëvet.” (f.263)

“Më 1919. Në dhjetë fshatra të Mitrovicës u masakruan 190 vetë. Në 105 fshatra të Vushtrrisë u masakruan 1007 vetë, shtëpi të djegura 1174, shtëpi të plaçkitura 2430. Në Tristeniq u masakruan 23 vetë, u dogjën 50 shtëpi, u plaçkitën 55 shtëpi. (f.269)

„1919. Shovinistët malazezë dogjën 598 shtëpi në fshatrat Jabllanicë, Raushiq, Strellc, Stiniq, Deçan, Carabreg, Llukë, Beleg, Përlep.“ (f.270)

„Në një burim tjetër thuhet se në Prishtinë ushtria sërbe ka therur më se 4800 foshnja, gra e pleq, nën pretekstin e ndjekjes së banditëvet. Ndër tre katundet prej 250 shtëpishë, janë vrarë 1400 vetë e kanë shpëtuar pa u vrarë vetëm 17 vetë.“ (f.270)

„Në 17 fshatra të Prizrernit sërbët vranë 376 vetë, dogjën 85 shtëpi e plaçkitën 602 shtëpi.“ (f.270)

„Në Tetovë vranë mbi 160 vetë dhe i lanë 7 ditë pa shtirë në dhe deri sa zunë të qelben në fushë.“ (f.270)

„Në Radishevë të Mitrovicës plaçkitën e dogjën dhe, shumë kalamaj i kanë hedhur në zjarr që të piqen dhe sërbët thoshin: ‚Ja se si po shfaroset rrënja e shqiptarit!‘ Më tej raportohej se ushtria sërbe shuajti në Drenicë 30-35 katunde.“ (f.270)

„Në krahinën e Përdrinit, siç del nga shtypi, përveç vrasjevet, pati raste edhe më të dhimbshëm. Në fshatin Qypevë burrat u pushkatuan, gra e fëmijë i kanë futur në zjarr dhe i kanë djegur të gjallë. Vetëm një djalë arriti të shpëtojë, nga të gjithë banorët që u gjetën aty. Djegur 212 shtëpi, grabitur 38600 bagëti, 19645 kuintalë drithëra dhe 2600 lira flori.“ (f.270)

„Më 20 maj 1919, naçallniku i Gjakovës, Miro Prodo, dogji fshatin Batushë, e bëri hi, lidhi në trungjet e shelgjevet 11 burra dhe, kur flaka ndriste natën, i bëri shoshë. Mori, me atë rast, 9000 krerë bagëti.“ (f.270)

„Në Jabllanicë të Pejës, në atë kohë, viti 1919, vranë njëherë 78 burra e pastaj edhe 6 të tjerë.“ (f.271)

„Në lugun e Zllakuçanit, ku janë më se 30 katunde katolikë, janë bërë plaçkitje e vrasje dhe shumë vetë i kanë hedhur të gjallë në flakë të zjarrit.“ (f.271)

„Viti 1919 është ndër vitet e përgjakshëm nën robërinë sërbe. Vetëm gjatë dy muajvet, janar e shkurt të këtij viti, në vilajetin e Kosovës u vranë 12370 vetë dhe u dogjën 6100 shtëpi.“ (f.271) (Dymbëdhjetë mijë e treqind e shtatëdhjetë! Gj.D.)

„Në rrethin e Plavës e të Gucisë numri i burravet të mbytur është 942, i gravet 399, i fëmijëvet 360, i shtëpivet të plaçkitura 2073, i shtëpivet të djegura 945.“ (f.271) (Gjithsej njëmijë e shtatëdhjetë e një viktima, vetëm në Plavë e Guci!Gj.D.)

„Në Radavc të Istogut forcat sërbe në një familje vranë 15 vetë dhe e rrafshuan shtëpinë.“ (f.271)

„Në Jabllanicë të Pejës sërbët hynë brenda në faltore, i lidhën që të gjithë besimtarët, bashkë me hoxhën, me një litar dhe i vunë zjarrin faltores, duke i djegur për së gjalli... Dogjën 32 shtëpi, plaçkitën katundin duke rrëmbyer 30000 krerë bagëti të imëta dhe drithë, bulmet e sende shtëpiakë me vlerë 40000 napolona flori.“ (f.271)

„Nën pretekstin se janë nacionalistë, gjenden të burgosur: 800 shqiptarë në Prizren, 300 shqiptarë në Tetovë, 700 shqiptarë në Prishtinë.“ (f.271)

„Grabitjet dhe marrjet ryshfet ishin pjesë e skenavet tragjike, ashtu si edhe përdhunimet. Është arritur deri aty sa u kanë marrë gravet unazat me dhunë, duke ua thyer gishtat, u kanë marrë vathët, duke ua shqyer veshët dhe deri fëmijëvet në djep ua kanë grabitur teshat, duke i qitur këta me bajonetë prej djepash..“ (f.272)

„Brenda muajit qershor (1919) u kanë rënë tri herë bjeshkëvet të Rekës, duke filluar nga mali i Staniqit dhe kanë grabitur 10000 krerë bagëti dhe nëpër male janë gjetur fëmijë të prerë copa-copa.“ (f.272)

***

Mbas gjithë këtyre që i lexuam, nuk mbetet më për të ngarkuar me PËRGJEGJËSI as sërbët, as malazezët, as sllavomaqedonët, as grekët, as turqit. FAJET janë të tyret dhe gjeneratat e tyre duhet t’i dinë FAJET e të parëvet të vet, por PËRGJEGJËSITË, edhe për të atëhershmen, edhe për të ardhshmen duhet t’i mbajnë vetë shqiptarët.

Secili kryefunksionar i ardhshëm shqiptar, lokal ose qendror, kryetar bashkie (komune), kryetar qeverie, kryetar parlamenti, president republike, në ditët para se të betohet, duhet të japë PROVIM, ME GOJË E ME SHKRIM, këtë libër të Shaban Brahës dhe libra të tjerë si ky. Dhe, në ditën e betimit, duhet të thotë: „Në i nënvleftësofsha këto që kam mësuar në këta libra, zgjedhësit e mi le të më ndëshkojnë!“ Kombit shqiptar nuk i lejohet më të jetë joserioz në jetën e tij! As fëmijëvet tanë nuk u lejohet të jenë joseriozë!

Gjokë Dabaj, Durrës - 16 maj 2020.

***



Personi i vrarë mund të jetë Kadri Reka ose Shaqir Rrustem Kuka? I vrarë nga serbët, dhe nuk mjafton me kaq ata e mbajtën të lidhur një javë në një dru , kështu që nëna, gruaja dhe fëmijët e tij duhet të shikonin çdo ditë. / Ilustrimet © Pashtriku.org

____________________

GJOKË DABAJ: NGA SËRBIA DUHET TË RUHEMI! E VËRTETA MBI GJENOCIDIN SERB NË SHQIPËRI, 1912 - 1915

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=9978

***

GJOKË DABAJ: SËRBIA E KA VRARË EDHE EKONOMINË E SHQIPËRISË!

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=9991

***

GOKË DABAJ: SËRBËT E SOTËM, A E DINË Ç‘I KA BËRË SËRBIA SHQIPËRISË?

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10000

***

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH NË SANXHAKUN E NISHIT, 1878 - 1879

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10002

***

GJOKË DABAJ: 'GENOCIDI SËRBOMADH...', 1878 - 1886

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10003

***

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, TETOR -NËNTOR 1912!

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10009

***

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1913

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10017

***

GJOKË DABAJ: GERNOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1914

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10021

***

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1918!

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10026


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks