SHKRIMI
e premte, 19 korrik 2019

ARIF EJUPI: A KA KRIMI EMËR?!

Gjenevë, 11. 04. 2014 - Winston Churchil, Kryeministër i Britanisë së Madhe gjatë viteve të dyzeta e pati quajtur gjenocidin “krim pa emër” , kurse termin gjenocid në shkencën juridike e futi më 1944 dijetari amerikan me origjinë polake, Raphael Lemkin. Kjo shprehje e re apo ky neologjizëm për herë të parë u përmend më 17 dhjetor 1946 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Dy vjet më vonë Asambleja e Përgjithshme kompletoi vënien e standardeve, duke miratuar Konventën e Gjenevës, e cila parashihte pengimin dhe ndëshkimin e krimit të gjenocidit. Me këtë rast gjenocidi u përkufizua si shfarosje e plotë ose e pjesshme e grupeve të popullsisë për motive raciale, etnike e fetare. Serbia dekada me radhë me politikën e saj fashiste ushtroi gjenocid të paparë mbi shqiptarët, duke i privuar ata edhe nga e drejta mbi jetën. Kryerësit e krimit edhe pse të identifikuar asnjëherë nuk i mori askush në pyetje. Sipas të Drejtës Penale, Instituti i parashkrimit apo i vjetërsisë së veprave penale nuk vlen për ata persona që kanë bërë krim pa marrë parasysh kohën e kaluar apo vjetërsinë e veprës së cilësuar si krim. Kryerësit e gjenocidit dhe krimit të luftës si dhe kryerësit e veprave tjera penale kundër të Drejtës Ndërkombëtare ndiqen penalisht dhe dënohen derisa të jenë gjallë. Nëse është kështu shtrohet pyetja pse lihen të lirë ata që bënë masakër pas masakre në Kosovë? Të gjithë këta vrasës dhe kriminelë janë të identifikuar me emër e mbiemër. Por, përgjegjësia dhe ndëshkimi i tyre s’erdhi kurrë në konsiderim.



Pa koment!!!!


KËSHILLI PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE DHE TË LIRIVE TË NJERIUT NË PRISHTINË, edhe pse në rrethana jashtëzakonisht të rënda ka vazhduar evidentimin e krimeve dhe të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës edhe gjatë luftës. Që nga mesi i nëntorit 1997 e deri më 10 qershor 1999 pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë serbe të ndihmuar edhe nga formacione të ndryshme paramilitare, vranë dhe masakruan mbi njëmbëdhjetëmijë shqiptarë etnikë të Kosovës. Kurse të zhdukur rezultojnë 3.709 persona. Të plagosur rëndë me armë zjarri janë regjistruar 5.778 veta. Ndërkaq peng nga forcat serbe janë marrë rreth 8 mijë njerëz. Janë rrahur dhe keqtrajtuar në forma të ndryshme mbi njëzetëmijë shqiptarë.

Gjithashtu gjatë periudhës shkurt 1998 - qershor 1999 nga hordhitë serbe në mënyrë sistematike u dhunuan edhe shumë femra shqiptare. Disa raste të dhunimit edhe nuk janë paraqitur për shkak të dokeve gjegjësisht të paragjykimeve.

Më gjithë këto vështirësi KMDLNJ ka zbuluar dhe regjistruar shumicën e këtyre krimeve makabër. Por, në punën e organeve të jurisprudencës janë vërejtur ngecje dhe pengesa të mëdha, edhe pse vendndodhja e kryesve të krimit është e njohur. Faktori ndërkombëtar nuk ka bërë kurrfarë trysnie dhe kushtëzimi ndaj Serbisë, në mënyrë që këta kriminelë të nxirren para drejtësisë. Përpos kësaj për të dhunuarat nuk është ofruar ndonjë projekti konkret nëpërmjet të cilit do të ndihmohej rintegrimi i tyre social dhe shoqëror. Kjo kategori si më e ndjeshmja dhe me përjetimet më të tmerrshme, me disa përjashtime të vogla është lënë “seker-anh” e” varrosur për se gjalli” sepse as institucionet e Kosovës, nuk kane ofruar ndihmë të vërtetë profesionale me qëllim të lehtësimit të gjendjes së këtyre nënave dhe motrave tona. Mbase këto femra së bashku me familjet e tyre është dashur të sistemohen në vendet e Evropës Perëndimore. Atyre deri në rehabilitim të plotë ekipet e specializuara në këtë fushë do t, ju ofronin kushte më të volitshme dhe tretman të veçantë.

***

Tjetër brengë është edhe numri i të depërtuarve me dhunë jashtë Kosovës, që përfshin gati një milion shqiptarë. Dëmet materiale janë të pakapshme dhe është e pamundur të numërohen.

Nga publikimet dhe statistikat e KMLDNJ-së del se ushtria dhe bandat kriminale të Serbisë në qytete e fshatra të Kosovës, shkatërruan dhe dogjën 230 xhami dhe tempuj tjerë të kultit.

Piromanët serbë me sjellje psikopate ua dhanë zjarrin 120 ambulancave shëndetësore të cilat i bënë rrafsh me tokë.

Kullat si sinonim i rezistencës dhe qëndresës shqiptare nëpër shekuj mbi nëntëdhjetë për qind janë rrënuar nga granatimet dhe të shtënat e tjera të armëve artilerike.

Urrejtja dhe sadizmi serb ndaj shqiptarëve kaloi në shkalle çmendurie. Këtë e dëshmon rrënimi deri në themele nga ana e kriminelëve serbë i njëqindmijë shtëpive, dyqind shkollave dhe bibliotekave.

Po ashtu uzinat dhe fabrikat u demoluan dhe u plaçkitën duke u lënë tamam sikur rrënoja pas tërmeti. Për të gjitha këto krime dhe masakra Tribunali i Hagës ngriti akuzën kundër Millosheviqit dhe kundër një grupi të vogël të ndihmëseve të tij.

Kjo gjykatë e krijuar enkas për ndëshkimin e krimit ndërkombëtar ka pasur argumente të mjaftueshme që Millosheviqin dhe rrjetin e bashkëpunëtoreve të tij të ngushtë t’i çojë në bankë të zezë shumë më herët për gjenocidin e kryer ndaj njerëzimit në Kroaci dhe në Bosnjë e Hercegovinë.

Njerëzit human, vullnetmirë dhe kontribuues të paqes do ta kujtojnë gjatë dhe me mjaft dhimbje Srebrenicën, e cila u shndërrua në varrë kolektiv të boshnjakëve myslimanë. Millosheviq iluzionist dhe epshndjellës duke ëndërruar krijimin e Serbisë së Madhe ripërsëriti Aushvicin i papenguar nga askush më 28 shkurt dhe 1 e 5-7 mars 1998 në regjionin e Drenicës, duke kryer masakra të shumta mbi popullatën duar thatë e të pambrojtur. Terrori serb ndaj popullit shqiptar të Kosovës, vazhdoi të intensifikohet edhe më 15 janar 1999, kur forcat ushtarako-policore të Serbisë, masakruan në Reçak të Shtimes egërsisht 48 shqiptarë. Në Hallaq të Vogël të Lipjanit vriten e masakrohen 23 shqiptarë, kryesisht të rinj dhe pleq. Po ashtu në Krushë të Vogël u masakruan 112 shqiptarë. Kriminelët serbë në përpjekje për t,i humbur gjurmët e krimit të tyre i dogjën kufomat e të vrarëve dhe të masakruarve. Masakra pati edhe në Gjakovë, Pejë, Deçan, Rahovec, Therandë, Vushtrri, Mitrovicë e Podujevë. Në çdo pjesë të Kosovës u ushtrua gjenocid i paparë ndaj shqiptarëve.

***

Edhe pas gjithë kësaj llahtarie disa qarqe pro serbe po bëjnë përpjekje që në krim të participojnë si bashkëfajtorë edhe shqiptarët e masakruar dhe të viktimizuar nga regjimi fashist i Serbisë. Tendencat për themelimin e një të ashtuquajture Gjykatë për “krimet” e UCK-së janë ogurzeza dhe qëllim të vetëm kanë devalvimin e vlerave të mirëfillta të luftës çlirimtare të popullit shqiptar. Spekulimet për ekzistimin e të ashtuquajturës “Shtëpi e verdhë” i pati demantuar haptas, Administratori i parë i Kosovës Dr.Bernard Kouchner, i cili edhe botërisht është i njohur si ekspert i mjekësisë.


Për më shumë informacion shihni reagimin e tij në këtë videokasetë.





Po ashtu edhe regjisorja e guximshme norvegjeze Maria Farglevog Warsinski ka realizuar në Kosovë mbi treqind orë pamje filmike të krimeve të kryera nga ana e serbëve. Nëpërmjet këtyre imazheve rrëqethëse vërtetohet më së miri se kush janë kryerësit e krimit dhe gjenocidit



Kriminel serb me gjakftohtësi e arrogancë duke u shëtitur nëpër trupat e 26 kufomave të civilëve shqiptarë në fshatin Rogovë të Gjakovës (më 29 janar 1999) (Edhe kjo fotografi është eksponat i KMDLNJ-së në Prishtinë)

Nga kjo shihet se adresë e krimit është vetëm Serbia e askush tjetër. Në një raport të KMDLJN-së me seli në Prishtinë, që mbanë datë 6 prill 2000, thuhet se në ekzekutimin e 147 shqiptarëve të Izbicës janë përfshirë edhe 103 serbë lokalë të fshatrave të Drenicës dhe të Burimit(ish-Istogut) Këtë listë me emrat e këtyre krimineleve serbë e posedojnë në UNMIK dhe EULEX, por asnjëherë deri me sot nuk është treguar vullnet e gatishmëri që kryerësit e krimit të qitën para gjyqit. Në Kosove falangat serbe vranë burra, gra, pleq dhe fëmijë edhe para luftës së armatosur. Por, shqiptarët asnjëherë nuk patën mundësi të bëjnë autopsinë mjeko-ligjore të të vrarëve dhe të masakruarve sepse spitalet dhe gjykatat ishin të pushtuara nga serbët. I vetmi institucion që plot dy dekaka u mor me ndriçimin e keqtrajtimeve, vrasjeve dhe masakrave ishte KMDLNJ. Ky Këshill bëri punë me vlerë të shumëfishtë sepse Delegacionet e tij ishin të pranishme në të gjitha Sesionet e Nen-komisionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë. Më këtë rast këto Delegacione përveç Buletinit në gjuhën angleze e frënge të gjitha vendeve pjesëmarrëse nga mbarë bota ua prezantuan edhe dosjet me tekste e fotografi nga tmerret që i ka shkaktuar Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës. Prandaj krimin dhe gjenocidin serb në Kosovë, e njohin të gjithë deri në detaje. Pas kësaj me të drejtë shtrohet pyetja se kush po mundohet ta baraspeshoi krimin serbë me luftën vetëmbrojtëse të UCK-së ?

Serbia pati shfaqur egërsinë e saj në Kosovë, edhe para shpërthimit të konfliktit të armatosur. Ajo duke ushtruar dhunë e terror shtetëror më, 13 shtator të vitit 1990 në Pollatë të Podujevës, ka vrarë të rinjtë Skënder Monolli dhe Besim Latifi. Më, 7 gusht 1994 ekspedita të shumta të Serbisë, gjatë natës sulmuan me terë arsenalin e tyre shtëpinë e Hasan Ramadanit në fshatin Shajkoc të Podujevës. Gjatë kësaj përballje të pabarabartë bije heroikisht në mbrojtje të pragut të shtëpisë Hasan Ramadani. Të pezmatuar nga qëndresa e tij, kriminelët serbë i dogjën Hasanit shtëpinë dhe çdo që kishte. Më, 4 korrik 1995 pas torturave tmerruese në stacionin e policisë në Podujevë, vdes veprimtari i Këshillit Për Financim në këtë komunë Shefki Mursel Latifi. Po këtë ditë keqtrajtohet rëndë Atdhetari i njohur dhe krye organizatori i demonstratave të 68-ës Xheladin Rekaliu, i cili vdiq më, 17 janar 1999. Si pasoje e keqtrajtimit Z. Rekaliu një kohë të gjatë pati qëndruar për kurim në Shqipëri e Zvicër.

Më, 22 shkurt 1997 në burgun e Prishtinës me metodat më të tmerrshme të torturës u masakrua inxhinieri nga Podujeva, Besnik Muharrem Restelica, (1967) Më, 16 tetor 1997 si pasojë e torturave të hatashme në burgun Qendror të Beogradit pati vdekur Jonuz Zeneli(1942) nga Ballabani i Prishtinës.

Më 26 nëntor 1997 në stacionin e policisë në Irzniq të Deçanit u masakrua Ismet Çaush Gjocaj (1962) nga fshati Gjocaj. Atij policia serbe të dy sytë ia pati nxjerrë me thikë, kurse pjesën e djathtë të kafkës ia ndanë në dysh duke ia shtypur. Ismeti krahun e djathtë e kishte të thyer copë-copë. Dy këmbët, në gjunjë i kishte të shkatërruara. Po ashtu në gjoks kishte plot plagë dhe hematome.



Nga këto pamje trishtuese shihet se i ndjeri Ismet Gjocaj iu nënshtrua një masakrimi të paparë (këto fotografi janë eksponate të KMLDNJ-së në Prishtinë)

Para fillimit të luftës frontale Serbia vrau dhe masakroi mbi dyqind shqiptarë të Kosovës. Nga e gjithë kjo konstatohet se regjimi serb, çdoherë ndaj shqiptarëve ka ushtruar dhunë dhe tortura të tmerrshme e çnjerëzore, duke pasur qëllim të vetëm poshtërimin dhe nënshtrimin e tyre.


- Kontakti me autorin: arif-ejupi@hotmail.com.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks