SHKRIMI
e martë, 28 mars 2017

SHERADIN BERISHA: GJENOCIDI NË SREBRENICË - NJË 'ENIGMË' MAKABRE! (FOTO+VIDEO)

Pashtriku.org, 12. 07. 2014 - Në 19 vjetorin e masakrës në Serbrenicë! - (Një popull që harron të kaluarën (historinë e vetë), mund t´i përsëritet ajo në përmasa edhe më të tmerrshme!) - 19 vjet më parë, saktësisht më 11 korrik 1995 - në Srebrenicë të Bosnjës u ekzekutuan dhe u masakruan barbarisht mbi 8000 civilë boshnjak - mysliman të paarmatosur. Kjo masakër bëhet akoma më e tmerrshme, kur kemi parasysh prezencën e trupave ndërkombëtare të UNPROFOR’it në këtë rajon ku u krye krimi!

Në Serbrenicë me rrethinë ishin të stacionuar trupat holandezë të UNPROFOR’it, dhe kishin për detyrë të mbronin këtë enklavë myslimane. Por, serbët nuk u trazuan fare nga prania e misionit paqeruajtës të helmetkaltërve. Ata morën Srebrenicën me forcën e armëve, ndërkohë që 450 ushtarët holandezë, nuk kanë vepruar fare për ta parandaluar më të keqen, ata vetëm e kanë vështruar këtë situatë të rëndë!



Henri van de Belt një ushtar i kontigjentit holandezë, (ish'pjesëtar i njësisë "Dutchbat"), nuk i ka parë skenat e vrasjes e të masakrave me sytë e tij, por sot (pas kaq vjetësh) atë e mundon shumë Serbrenica. "Unë kam parë deportimet e njerëzve, spastrimet etnike. Ajo që më rëndon më së shumti, është mungesa e forcës për të ndërmarrë diçka. Por, kur të janë lidhur duart nga të gjitha rregullat e mundshme dhe lejohesh vetëm të vështrosh dhe të njoftosh se çfarë ndodh... kjo gjendje është përvoja më e keqe, që kam pasur ndonjëherë”, - thotë ai, në një shënim të vitit 2009. "Masakra e Srebrenicës, dhimbja pas 14 vjetësh". “Të luftuarit, - thotë Henri van de Belt, - nuk ishte asnjëherë alternativë. Ushtarët kishin qenë të dobësuar. Nuk kishte ushqime, kishin pak karburant dhe batalioni ishte pakësuar. Dhe, ata nuk kishin mandat për të luftuar”, - tregon më tej Henri van de Belt. “Kampi ynë ishte i stërmbushur me refugjatë. Sikur të ishte marrë vendimi për të luftuar, atëherë për serbët do të kishte qenë e lehtë të na vrisnin të gjithë. Atëherë do të kishte pasur më shumë viktima, shumë më tepër, se sa janë vrarë”, - thotë më tej ai.





Pasi morën qytetin, serbët nën udhëheqjen e Ratko Mladiçit i ndanë myslimanët boshnjakë. Gratë, fëmijët dhe pleqtë në njërën anë, burrat dhe djemtë në anën tjetër. Gratë i larguan me autobusë të shoqëruar nga ushtarët helmetkaltër holandezë. Por këta, thotë ish-ushtari i helmetave blu Johan de Jonge, ishin të pafuqishëm. “Ne nuk kishim armë më. Megjithatë, ne jemi përpjekur t´i mbronim atje njerëzit, si të mundnim. Por, në gjysmën e rrugës djemtë tanë i nxorën nga autobusët, ata duhet të ktheheshin në këmbë në kamp. Në anën e majtë dhe të djathtë të rrugës u nxorën gratë më të bukura, nga mosha 14 deri 30 vjeçare. Ata i morën pastaj në pyll dhe pjesën tjetër mund ta marrësh me mend...”, - shprehet Johan de Jonge. Johan de Jonge ka qenë atëherë vetëm 20 vjeç. Srebrenica ishte për ushtarin profesionist, angazhimi i parë jashtë shteti. Ashtu si shokët e tij, ai nuk ishte i përgatitur për atë që do t´i priste në Ballkan: brutaliteti i serbëve dhe vrasja e tyre me plan. 8 000 djem dhe burra myslimanë u bënë pre e serbëve në ditët e para të korrikut të vitit 1995. Disa u përpoqën të iknin në pyje dhe u vranë nga minat. Por, shumica e tyre u ekzekutuan dhe u futën pastaj në varreza masive. Vrasja ishte e planifikuar mirë. Për të humbur gjurmët, kufomave në muajt më pas iu ndërrua vendi disa herë. Përreth Srebrenicës, vitet e fundit janë gjetur më shumë se 20 varreza masive.

***




Sot, ka shumë vido'materiale arkivore që shpërfaqin luftën e përgjakshme në Bosnje e veçanërisht masakrën e Srebrenicës, dhe përfshirjen e shumë faktorëve të brendshëm e të jashtëm në këtë ngjarje të tmerrshme, por megjithatë ato nuk pasqyrojnë gjithanshëm përmasat e këtij gjenocidi. Ka shumë fakte që nuk janë ndriçuar akoma deri në fund. Dhe duke qenë kështu, Serbrenica vazhdon të jetë një "enigmë" makabre. Në vijim ju ftojë t'i shikoni këto vido'materiale, të cilat pasqyrojnë një dimension të panjohur të kësaj - enigme makabre!


Srebrenica prodana od strane Alije Izetbegovica!



Më gjerësisht shikoni këtu:

Srebrenica - Izdani grad (A town betrayed)



SLLOBODAN MILLOSHEVIQI DHE RADOVAN KARAGJIQI ALEATË TË PERËNDIMIT!!!


Për të mësuar të vërtetën e prapaskenave lidhur me luftën e përgjakshme në Bosnje…, në vijim lexoni hulumtimin e studiuesit David Icke: "THE TRUTH ABOUT BOSNIA" (E VËRTETA RRETH BOSNJËS)

"- Më 19 Dhjetor të vitit 1994, shkrimtari Warren Hough deklaroi se Henry Kissinger ishte akuzuar nga presidenti francez Mitterand se ishte “kryemanipulatori” i konfliktit jugosllav. Thuhet se deklarata është bërë në një mbledhje të Konferencës Europiane të Sigurisë në Budapest, Hungari. Sipas Warren Hough: "Si pjesë e planeve të tyre të luftës, udhëheqësit serbë shpenzuan miliona dollarë për kontrata dhe pagesa në Shtetet e Bashkuara. Burime nga Wall Street theksojnë se shumica e këtyre marrëveshjeve jetëshkurtra, me sa duket u sajuan për të fituar para për firmën këshillimore të Kissinger "Shoqëria Kissinger“, drejtor themelues i së cilës ishte Lord Carrington, një ndërmjetësues për "paqe" në ish-Jugosllavi. Gjithashtu u fituan para edhe nga dy miqtë e Kissinger’it, Lawrence Eagleberger dhe Brent Scowcroft.

Një shqyrtim i dokumentave të bankës në Nju Jork (New York City) tregoi se që në fillim të vitit 1992, Eagleberger (ish Sekretari amerikan i Shtetit) dhe Scowcroft (Këshilltar i Xhorxh Bushit për sigurinë kombëtare në shtëpinë e bardhë), i fshehën serbëve një „lidhje/burim parash“, ndërsa ata me sa duket po formulonin „pozicionin asnjanës të SHBA-së“ ndaj fraksioneve etnike ndërluftuese të ish’Jugosllavisë.



- Radovan Karaxhiqi dhe Sllobodan Millosheviqi - 


„Është me interes fakti që Sir Alfred Sherman ka qenë këshilltar i udhëheqësit serb Radovan Karaxhiç, i cili vepronte nga një apartament ngjitur me zyrën e tij. Sipas kërkimit të publikuar, Sherman njihet si „shpikësi i Margaret Thaçer-it“, dhe ai ishte në ballë të manovrimeve të cilat sollën zgjedhjen e saj.

Serbët u sponsorizuan nga Elita e pushtetit në Beograd nëpërmjet bankave të përfshira në pastrimin e parave të pista, të cilat ishin para droge. Gjithashtu është mahnitës fakti se sa “fondacione” u ngritën në ish Jugosllavi nga spekullatori financiar George Soros. Ai i ngriti këto fronte në Bosnie, Kroaci, Shqipëri, Slloveni dhe Beograd. Sorosi është një mik i ngushtë i Lawrence Eagleberger i ‘Shoqërisë Kissinger’, ish ambasador amerikan në Beograd dhe një aleat i ngushtë i Sllobodan Millosheviçit.

Sipas shkrimtarit dhe studiuesit Ben Vidgen, i cili shkroi në revistën Nexus, në Shkurt të vitit 1996, Amerika, Gjermania dhe Izraeli po drejtonin një transport ajror sekret armësh për Kroacinë dhe Bosnien. Që në fillim të konfliktit, gazetarë francezë bënë të ditur në vitin 1994 që agjentët e CIA-s po i nxisnin Muslimanët e Bosnjes drejt kundërsulmeve kokëkrisura dhe të pashpresa kundër serbëve me premtimet e gënjeshtërta të mbështetjes nga amerikanët. Fakt ky i mbështetur dhe nga George Kenney, një zyrtar amerikan i ngarkuar me çështjet jugosllave në Departamentin e Shtetit Amerikan, derisa ai dha dorëheqjen i indinjuar me 14 Gusht të vitit 1992.

Warren Hough deklaron se ndërsa muslimanëve iu ngrit kurthi, rrjeti i Kissinger-it po luante lojën e „të mirit - të keqit“, të cilën e përdorin shpesh manipuluesit. Dy udhëheqësit serbë, Milloseviç dhe Karazhiç ishin pjesmarrës të kësaj loje. Sipas Hough-it: "Nën këtë skenar, Milloseviçi, klienti i Shoqërisë Kissinger, hodhi poshtë dhe dënoi publikisht sulmin e paligjshëm të trupave të Karaxhiçit kundër muslimanëve të Bosnjës. Por në mënyrë të maskuar qeveria e Millosheviçit furnizoi forcat “tradhëtare” të Karaxhiçit me të gjitha armët dhe mbështetjen që atyre u nevojitej për të zhvilluar një “luftë shfarosëse” e të paepur kundër fqinjëve të tyre muslimanë. Sigurisht, furnizimi i muslimanëve u bllokua nga konfiskimi i armëve nga OKB-së. Studimi gjithashtu pohon se Arabia Saudite, një tirani fashiste në vetvete, po futej në kurth nga ky plan.

Sipas disa burimeve, mbreti Fahd sigurohej vazhdimisht që SHBA-ja planifikonte të hiqte konfiskimin e armëve në kohë për të lejuar që armët të mbërrinin tek muslimanët. Rrjedhimisht, mbreti bindi udhëheqësit e tjerë islamikë të kishin besim tek Uashingtoni. Tani monarkia saudite denoncohet si tradhëtare e Islamit gjë e cila, sigurisht, iu vjen për shtat manipuluesve.

Duke marrë parasysh të gjitha këto, ka disa lidhje interesante mes “ndërmjetësuesve të paqes” në Bosnje. Lord Carrington anëtar i (Instituti Mbretëror i Çështjeve Ndërkombëtare, Bilderberger, Komisioni Trilateral, Comm 300), Lord Owen anëtar i ( Bilderberger, Komisioni Trilateral) dhe Karl Bildt i Suedisë ( Bilderberger ) ndoqën njëri-tjetrin si “ndërmjetësues paqeje”, zyrtarë për Bashkimin Europian në ish Jugosllavi. Cyrus Vance anëtar i (KMJ, KT, Bil, Comm 300) ishte “ndërmjetësuesi për paqe” i OKB-së, ndërsa në të njëjtën kohë ishte një drejtor i disa fabrikave të quajtura ‘Manufacturers Hanover Trust’. Kur Vance doli në pension, OKB-ja caktoi norvegjezin Thorvald Stoltenberg, anëtar i (KT, Bil) dhe kur Xhimi Karter anëtar i ( KT ) dështoi në mënyrë të kuptueshme “të arrijë paqe”, “fluturon” në Bosnje si një “negociator i pavarur”.

Më vonë erdhi Richard Holbrooke anëtar i (KT, KMJ, Bil), i dërguari i paqes së Bill Clinton anëtar i (KMJ, KT, Bil) dhe ambasadori amerikan në Jugosllavi ishte Warren Zimmerman anëtar i ( KT, KMJ), për të raportuar tek Warren Christopher anëtar i ( TC, CFR ). E mbani mend gjenocidin e tmerrshëm në Ruanda? Kush mbërriti në Ruanda pak ditë përpara se të arratiset në një “mision të fshehtë diplomatik”? Lord Carrington dhe Henry Kissinger. A mund të fluturojnë derrat?

Kështu, sajimi i “konfliktit boshnjak” solli krijimin e forcës më të madhe shumëkombëshe që nga lufta e dytë botërore, e cila u mundësua në saje të vuajtjeve çnjerëzore të shkaktuara me paramendim. Personi kryesor për këtë ushtri botërore të NATO-s ishte Bill Clinton (KMJ, KT, Bil), “njeriu lepe-peqe” për David Rockefeller dhe Elitën.

Në 6 Dhjetor 1995 ne pamë një reklamë (citim) prej një faqe (në gazetën e kontrolluar nga CIA, ‘Washington Post’) të afishuar nga një organizatë e cila e quante veten “Komiteti për Udhëheqje Amerikane në Bosnje”, firmosur nga Zbigniew Brzezinski (KMJ, themeluesi i KT, Bil), Kongresmeni Stephen Solarz (KMJ), Gorge Soros (Bil), Michael Armacost (KMJ dhe president i Elite Brookings Institute) dhe Leslie Gelb (KT, president i KMJ). “Ne kemi shtete një partiake brenda një bote një partiake, nën një ushtri një partiake. Sa të tjerë duhet të vuajnë përpara se lolot politikanë të ndalojnë së qënuri leshko? Sa tragjedi të tjera do të ndodhin përpara se raca njerëzore të marrë nën kontroll fatin e vet?"


(…)


Lexoni në vijim këtë hulumtim në origjinal:


THE TRUTH ABOUT BOSNIA ...

by David Icke



On December 19, 1994, writer Warren Hough claimed that Henry Kissinger was accused by French President Mitterand of being the "master manipulator" of the Yugoslav conflict. The allegation is said to have been made at a meeting of the European Security Conference in Budapest, Hungary. According to Warren Hough:

"As part of their war plans, the Serb leaders spent millions of dollars on contracts and payoffs in the United States. Wall Street sources say that most of these short-lived deals were apparently set up To Make Money for Kissingers consulting firm, Kissinger Associates, the founding director of which was Lord Carrington, a "peace" negotiator in the former Yugoslavia. Money was also made for two of Kissinger's cronies, Lawrence Eagleberger and Brent Scowcroft. A review of bank records in New York City revealed that as early as 1992 Eagleberger (former US Secretary of State) and Scowcroft (White House national security advisor for George Bush) concealed a compromising 'cash nexus' to the Serbs while they were supposedly formulating "impartial US positions" toward the warring ethnic factions of the former Yugoslavia."

It is a point of interest that an advisor to Serb leader Radovan Karadzic has been Sir Alfred Sherman, who has operated from an apartment next door to Karadzic's office. According to published research, Sherman is known as the "inventor of Margaret Thatcher", and he was at the forefront of the manuvering that led to her election. The Serbs were funded by the Elite via Belgrade banks involving in massive drug money laundering. It is also amazing how many "foundations" were set up in the former Yugoslavia by financial speculator George Soros. He has set up these fronts in Bosnia, Croatia, Slovenia and Belgrade. Soros is a close friend of Lawrence Eagleberger at Kissinger Associates, the former US ambassador to Belgrade and a close ally of Slobodon Milosevic. According to writer and researcher Ben Vidgen, writing in Nexus magazine in February 1996, America, Germany and Israel were running a secret airlift of arms to Croatia and Bosnia from the start of the conflict.

French journalists revealed in 1994 that CIA agents were luring Bosnian Muslims into reckless and hopeless counter-attacks against the Serbs on false promises of US support - a fact backed up by George Kenney, an American official in charge of Yugoslav affairs at the US State Department until he quit in disgust on August 14, 1992. Warren Hough states that while the Muslims were set up, the Kissinger network was playing the "good guy-bad guy" game, which manipulators use so often. It involved the two Serb leaders, Milosevic and Karadzic. According to Hough:

"Under this scenario, Milosevic, the client of Kissinger Associates, publicly repudiated and condemned the illegal onslaught of Karadzic's troops against Bosnian Muslims. But covertly the Milosevic government furnished the "renegade" forces of Karadzic with all the weapons and support they needed to wage an implacable " war of extermination" against their Muslim neighbors. Muslin resupply was, of course, blocked by the UN arms embargo."

The research also claims that Saudi Arabia, itself a fascist tyranny, was being set up by this plan. According to some sources, King Fahd was repeatedly assured that the US planned to lift the arms embargo in time to allow weapons to reach the Muslims. As a result, the King convinced other Islamic leaders to have faith in Washington. Now, the Saudi monarchy is renounced as a traitor to Islam which, of course, suits the manipulators well. In the light of all this, there are some interesting connections between the "peace negotiators" in Bosnia. Lord Carrington (Royal Institute of International Affairs, Bilderberger, Trilateral Commission, Comm 300), Lord Owen (Bilderberger, Trilaterial Commission) and Sweden's Carl Bildt (Bilderberger) followed each other as official "peace negotiators" for the European Union in the former Yugoslavia. Cyrus Vance (CFR,TC,Bil,Comm300) was the UN "peace negotiator", while at the same time a director of Manufacturers Hanover Trust. When Vance resigned, the UN appointed Norway's Thorvald Stoltenberg (TC,Bil). And, when the understandably failed to "achieve peace", Jimmy Carter (TC) flies to Bosnia as an "independent negotiator".

Later came Richard Holbrooke (TC,CFR,Bil), the peace envoy of Bill Clinton (CFR,TC,Bil) and the US ambassador to Yugoslavia was Warren Zimmerman (TC,CFR) to reported to Warren Christopher (TC,CFR). Remember the horrific genocide in Rwanda? Who arrived in Rwanda just days before it broke out on an undisclosed "diplomatic mission"? Lord Carrington and Henry Kissinger. Can pigs fly?

So, the contrived "Bosnian Conflict" has led to the creation of the biggest multinational force assembled since World War II, made possible by deliberately-caused human suffering. The main front man for this NATO world army was Bill Clinton (CFR,TC,Bil), the "yes man" for David Rockefeller and the Elite.

On December 6, 1995 we saw a full-page advertisement in the (CIA-controlled) Washington Post placed by an organization calling itself the "Committee for American leadership in Bosnia", signed by Zbigniew Brzezinski (CFR,TC founder, Bil), Congressman Stephen Solarz (CFR), George Soros (Bil), Michael Armacost (CFR and President of the Elite Brookings Institute) and Leslie Gelb (TC, president of CFR). We have one-party states within a one-party world under a one-party army. How many more have to suffer before the politcal stooges stop being duped? How many more tragedies before the human race takes control of its own destiny?


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks