SHKRIMI
e hënë, 21 gusht 2017

ENVER DUGOLLI: KRIMINELI IVKOVIQ KTHEHET NË VENDIN E KRIMIT!

Prishtinë, 28. 06. 2015 - Do kisha qenë shumë kureshtar të di; kush, ku dhe kur u përdor kjo thënie së pari! Shkas i kësaj kureshtje, ja që u bë një intervistë që po qarkullon në gazeta dhe portale e një drejtori tepër famëkeq dhe kriminel të Burgut të Mitrovicës së Sremit, Trivun Ivkoviq. Shpeshherë e kam menduar zhdukjen e të madhit Ukshin Hoti, dhe për çudi intuita ime sikur më çonte aty ku krimineli Ivkoviq u kthye vet! E kam biseduar edhe me disa shokë ish të burgosur këtë gjë, por mjerisht nuk e qova deri në fund hulumtimin apo shpalosjen e kësaj intuite.

Duke u nisur nga thënia që e nisa këtë shkrim, po bindem se kjo thënie është konstatimi me i saktë që kam hasur ndonjëherë, prandaj mirë kam bërë që nuk e kam shpalosur më gjatë intuitën për t’i lënë hapësirë këtij krimineli të kthehet me herët aty ku bëri krimin. Pra, qenka në pyetje vetëm koha, dhe krimineli shfaqet vet te vendi i krimit. Duke lexuar dhe analizuar intervistën e tij, po bindem plotësisht se ky është njëri nga ata kryesorët që organizuan vrasjen dhe zhdukjen e Ukshin Hotit.

Broçkullat e kriminelit Trivun Ivkoviq që gjoja vrasjen e Ukshin Hotit e realizuan kundërshtarët politikë të tij që të mos bëhet president i Kosovës, nuk i beson askush, e aq më pak ne të burgosurit politikë që patëm fatin të rrimë dhe të njihemi me të madhin Ukshin Hoti, në Burgun e Mitrovicës së Sremit dhe në kampin e instaluar të përqendrimit në Dubravë.



Duke lexuar intervistën e këtij krimineli (edhe pse nuk dua që ti kujtoj, janë shumë, shumë të hidhura), u riktheva në ato vite të tmerrshme të vuajtjeve të shumta, të torturave sistematike dhe të poshtërimeve që ky kriminel zbatonte ndaj nesh.

Personalisht për këtë drejtor tepër të fuqishëm në atë kohë, nuk kishte orar të rregullt të punës, ai vinte (me gjasë edhe flinte aty) me “surpriza” të ndryshme për ne në çdo kohë! Natë apo ditë, mëngjes apo mbrëmje nuk kishte rëndësi! Ai kujdesej personalisht që torturat, shtazarake të gardianëve që i komandonte dhe instruktonte, të zbatoheshin sipas planit dhe qejfit të tij! Kishte gardian (një zeshkan që emrin ja kam harruar por që ishte me përkatësi hungareze) që nuk kënaqeshin dhe nuk donin të na torturonin, por në një moment ai gardian vjen në qeli time dhe me thotë: “Dugolli, e di që është e padrejtë, nuk ke bërë asgjë në kundërshtim me rregullat e burgut, por kam urdhër të të torturoj”!

E shohë nga pamja se nuk kishte dëshirë të me torturonte dhe me keqardhje më thotë: “Më beso, që në mbrëmje vjen drejtori dhe do të të vizitojë, dhe po nuk ta pa trupin tënd të ënjtur dhe të nxirë nga torturat, mua do me pushoj nga puna. Më fal Dugolli, kam fëmijë dhe më mbesin pa bukë”, u shpreh djaloshi me pak mustaqe dhe filloj “punën”! Dhe ashtu ndodhi, në mbrëmje vjen drejtori Ivkoviq dhe më urdhëron që të heq të gjitha rrobat e trupit dhe shikon trupin tim të dërmuar! I kënaqur me atë që pa, u drejtohet gardianëve dhe kolegeve të vet “nishta” (asgjë), ke rënë nga krevati, je rrëzuar dhe ke lënduar trupin! Këtë ua thoshte aktivistëve të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar që na vizitonin kohë pas kohe e të cilët kur na shihnin të mavijosur, ai u thoshte se janë rrëzuar nga krevati!

Kjo që po shpalos është vetëm një pjesëz shumë e vogël e gjërave të tmerrshme që dizajnonte dhe zbatonte ky njeri i çmendur!

Nuk dua me shumë të rëndoj lexuesit me këto përjetime të tmerrshme të mijat dhe të të gjithë të burgosurave që ishim aty nga prilli i vitit 1998 deri kah mesi i prillit 1999, po dua të kthehem aty ku e nisa, te rasti i Ukshin Hotit! Baca Ukë, ashtu e quanim ne, është trajtuar tepër keq nga po ky drejtor, që tani gjoja flet me një ndjenjë miradije ndaj tij!! Ky kriminel që ende shëtit i lirë, kurrë, ama kurrë, nuk ka pas një komunikim normal me Bacën Ukë! Po flas gjatë kohës që kanë filluar bombardimet, se vetëm atëherë e kanë bashkuar me ne të tjerët Bacën Ukë, sepse para fillimit të bombardimeve Bacën Ukë e kanë mbajtur të ngujuar dhe veçuar diku aty, por nuk e kanë lënë fare të kontaktojë me ne të tjerët që kemi qenë rreth 45 veta! Momenti kur e kanë sjellë profesor Ukshin Hotin në dhomën ku kemi qenë ne (ishte një dhomë e madhe që nxinte rreth 50 veta), Baca Ukë ka qenë shumë i tmerruar nga ato që kishte përjetuar atë kohë që mbahej i ndarë nga të burgosurit tjerë. Tmerri që kishte përjetuar shihej nga qëndrimi, heshtja dhe sjelljet e para të Bacës Ukë!

Drejtori Kriminel Ivkoviq, kishte zbatuar lloj-lloj torturash dhe poshtërimesh ndaj Ukshin Hotit! Ai e urrente Bacën Ukë për vdekje! Vizitat që na i bënte ky drejtor kriminel me kriminelin e luftës Arkanin, ishin sinjale të këqija për ne! Ato sinjale na përcollën gjithkund, të gjithëve, por me theks të veçantë Bacën Ukë! Tani po e kuptoj me shumë prapavijën e torturave që na i bënin me arsyen që ne UҪK-ja nuk e paskemi dëgjuar Rugovën, dhe ja tani çka ju pret! Shpeshherë kur e rrihnin me mjete të ndryshme dhune, gardianët bisha të instruktuar, çirreshin duke thënë: ti je ai që po don me ja nxënë vendin Rugovës etj...! Maksima “përçaj dhe sundo” ka përfunduar, ne të gjithë duhet të punojmë fort dhe t’i demaskojmë qëllimet e armiqve tanë që natën na vrasin dhe ditën na vajtojnë duke synuar që krimet e tyre të ushtruar ndaj nesh t’i adresojnë sikurse qërim hesapesh!

Dhe për fund, pa dashur që t’ju mërzis më shumë, i bëj thirrje drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, të kapet ky njeri-kriminel dhe të dënohet për krimet e kryera ndaj të burgosurve shqiptar, por me theks të veçantë ndaj rastit të Ukshin Hotit! E them me përgjegjësi të lartë njerëzore dhe ligjore se, ky njeri për të fshehur gjurmët e krimeve dhe torturave ndaj Ukshin Hotit, ka organizuar edhe likuidimin e tij jo shumë larg nga dalja nga Kampi i Dubravës! Unë jam i bindur se drejtësia vonon por del në shesh, prandaj po besoj shumë ka ardhur koha e zbardhjes së vrasjes dhe zhdukjes së Ukshin Hotit! Kapja e këtij krimineli që sot mundohet të shpifë teza rreth vrasjes së Ukshin Hotit do ndihmonte shumë, jo vetëm me rastin Hoti, por edhe me shumë krime shtetërore serbe që kanë ndodhur në burgjet dhe kampet serbe! Krimineli gjithmonë kthehet te vendi i krimit, Trifun Ivkoviq u kthye! Drejtësi bëje punën, krimineli po pret!

- Autori është ish i burgosur politik në Burgun e Mitrovicës së Sermit dhe i shumë burgjeve tjera…

***

Në videon e mëposhtme, nga minuta e 19:00, mund të dëgjoni pjesë të intervistës, të vitit 2014, ku Ivkovic flet për Ukshin Hotin:



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks