SHKRIMI
e premte, 26 maj 2017

SHERADIN BERISHA: KRIMI SERB DHE ZHDUKJA E DËSHMIVE NGA PROKURORËT DHE HETUESIT E TRIBUNALIT TË HAGËS (QERSHOR 1999)! FOTO+VIDEO

Pashtriku.org, 26 prill 2017: Pas përfundimit të luftës (në qershor 1999), gjurmët e krimit serbë, u gjetën pothuajse në çdo vendbanim të Kosovës. Shqiptarët e shpërngulur nga zonat e luftës, kur janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre, kanë gjetur qindra dokumente madje edhe fotografi, në të cilat shihen qartë kriminelët serbë, duke buzëqeshur mistershëm me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapluar zjarri, duke plaçkitur pasuritë e shqiptarëve etj. Edhe trupat e NATO-s (KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosovë, kanë gjetur dhjetra varreza masive dhe shumë objekte publike dhe private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët.

Në këtë kuadër, me këtë rast vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të Krimit në Prishtinë, nga KFOR-i anglezë.

Njësitë parashutiste të KFOR-it anglezë, gjatë kontrollimit të objekteve publike në Prishtinë, në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer torturë dhe pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.

* * *

Në dhomat e krimit janë gjetur shumë dëshmi rrënqethëse!

Aty janë gjetur:

- shpata të gjata,

- thika e maska të zeza dhe mjete tjera të metalta,

si:

- shufra dhe boksa të metalit,

- sopata,

- shkopinj bejzbolli të thyer,

- drogë dhe shiringa për marrjen e saj,

- litarë të përgjakur për ngulfatje etj.

Në dhomat e krimit janë gjetur edhe krevate ku shqiptarët të lidhur këmbë e duar janë mbytur me torturë!

Aty, mbi një tavolinë është gjetur edhe një motorsharrë me shenja gjaku, dhe kjo dëshmon se aty janë prerë shumë koka e gjymtyrë të shqiptarëve!

Për më tepër në një dhomë tjertër është gjetur edhe një akumulator, që është përdorur për mbytje me elektroshok!

Përveç mjeteve të shumta të torturës dhe ekzekutimit të shqiptarëve, aty janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri gjatë luftës së dytë botërore në llogoret e vdekjes!

Në dhomat e krimit, janë gjetur edhe shume uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion si dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), të cilat dëshmojnë qartë për krimin monstruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit.

* * *

Pas zbulimit, këtë qendër të krimit për herë të parë atë e ka vizituar një ekip i prokurorëve dhe hetuesve të Tribunalit të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar një për një të gjitha provat e gjetura aty.

Dhe tani me të drejtë shtrohet pyetja:

- Ku kanë përfunduar këto dëshmi nga Tribunali i Hagës?

sepse edhe pas 18 vjetësh…,nga përfundimi i luftës, askush nga kryesit e këtij krimi të pashembullt në historinë e njerëzimit, nuk është arrestuar për t'u përballur me drejtësinë! Për më tepër, duket se kjo qendër e Krimit është harruar nga të gjithë (!!!) për faktin se deri më sot askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë:

- as policia, prokuroria dhe gjyqtarët e UNMIK-ut (1999-2008),

- as ato të EULEX’it (2008-2017),

- madje për fat të keq as policia, prokuroria, gjyqësia dhe institucionet tjera shtetërore të Kosovës (1999-2017) nuk e kanë hetuar këtë krimë të tmerrshëm, kundër shqiptarëve, madje edhe kundër fëmijëve, për të cilët nuk dihet, as numri i saktë i tyre dhe në ç'vend kanë përfunduar, mbetjet e tyre mortore!

***

Është i tmerrshëm edhe një fakt tjetër!

Edhe pas 18 vjetësh akoma nuk dihet numri i saktë i të vrarëve, gjatë luftës në Kosovë (1998-1999). Në shumë prezentime, politikanët, historianët, publicistët, analistët, shoqatat për të drejtat e njeriut etj.etj, përdorin shifra të ndryshme!

Thuhet se gjatë luftës në Kosovë janë vrarë:

- 10 000,

- 11 000,

- 13 000 apo

- 15 000 shqiptarë!

Kjo shpërfaqje e shifrave flet, se sa të papërgjegjshëm jemi si shtet e shoqëri, karshi njerëzve tanë që u flijuan për këtë vend!

* * *

Kur bëhet fjalë për qendrën e krimit serbë në Prishtinë, më shumë se fjalët flasin fotodëshmitë, të cilat po i prezentoj në vijim:

NJË FOTO FLET MË SHUMË SE 1000 FJALË!


Serbian chamber of terror-Dhoma e terrorit dhe masakrave serbe


......................................................












 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks