SHKRIMI
e enjte, 21 shtator 2017

THE GUARDIAN: SHBA'të, BRITANIA DHE FRANCA 'FLIJUAN' SREBRENICËN!

Pashtriku.org, 19 korrik 2017: Hulumtimi i ri tregon se Britania e Madhe dhe Shtetet e bashkuara të Amerikës e dinin gjashtë javë më herët për masakrën e Srebrenicës, por “e flijuan” atë, shkruan "The Guardian".

Në tekstin e titulluar "Si Britania dhe Shtetet e Bashkuara vendosën ta lënë Srebrenicën në dorë të fatit”, thuhet se “sot ekziston një masë e provave se rënia e Srebrenicës ishte pjesë e politikës së tri fuqive të mëdha, Britanisë, Francës dhe SHBA-ve, dhe udhëheqjes së Kombeve të Bashkuara në kërkim të paqes me çdo çmim, paqe në kurriz të Srebrenicës".

Në artikull jepet një kronologji e ngjarjeve që lidhen me Srebrenicën dhe deklaratat e akterëve që janë në favor të faktit se krimi në Srebrenicë pritej.



Autorët shkruajnë se në prill të vitit 1993, Këshilli i Sigurimit i OKB-së paraqiti një raport në të cilën paralajmëronte për një masakër të mundshme në qoftë se forcat serbe hyjnë në Srebrenicë .

Autorët e tekstit në "The Guardian" shpjegojnë se si fuqitë e mëdha kanë pasur për qëllim për të shfuqizuar ekzistimin e enklavave, se ishin në dijeni se do të ndodhte spastrimi etnik i Srebrenicë, por edhe se anëtarët e UNPROFOR-it do t’i lënë civilët e pambrojtur dhe do të refuzojnë për t'i ndihmuar ata .

"Sipas njoftimeve amerikane të cilat janë klasifikuar si sekrete, detajet e krimit erdhën deri te shërbimet e inteligjencës perëndimore shumë para se të fillojë 13 korriku dhe operativët e CIA-s e kanë shikuar pothuajse 'live' transmetimin në një vend në Vjenë", shkruan The Guardian .

Në artikull përshkruhen edhe takimet e zyrtarëve perëndimorë me përfaqësuesit e myslimanëve, por edhe me Sllobodan Millosheviqin, Radovan Karaxhiqin dhe Ratko Mlladiqin.

"Asnjë politikan, diplomat apo ushtarak i lartë nuk e pa të nevojshme të japë dorëheqjen për shkak të tradhtisë së Srebrenicës . Do të jetë interesante për të dëgjuar ndonjë kërkim falje në javën e ardhshme (në përkujtimin në Potoçari ) nga Britania, Amerika dhe Franca", thuhet në shkrim.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks