SHKRIMI
e mërkurë, 21 nëntor 2018

DR.VAXHID SEJDIU: MASAKRA NË KRUSHËN E VOGËL DËSHMON GJENOCIDIN SERB!

 Aargau, 28 mars 2018: Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve shqiptarë “Naim Frashëri” në kantonin e Aargaut, para mërgimtarëve bëri prezantimin e librit kushtuar Krushës së Vogël “Fshati i vrarë” të autorëve Agron Limani dhe Qemajl Krasniqi.

Të shtunën, më 24 Mars 2018 në rezidencën e zonjës Merita Pinta, në Tegerfelden të Kantonit të Aargaut, para mërgimtarëve, të cilët kishin ardhur të dëgjojnë, dëshmitë dhe faktet, për masakrën në Krushë të vogël, u bë prezantimi i librit “Fshati i vrarë – Dëshmi dhe fakte për masakrën serbe në Krushë të vogël”.

Dy tri fjalë për librin...


Prezantimi filloi me himnin e flamurit dhe me një minutë heshtje kushtuar dëshmorëve të kombit dhe viktimave në Krushë të vogël, të cilët njëherit janë edhe themel i shtetit të Kosovës. Në fillim u tha se edhe ky prezantim bëhet në kuadër të aktiviteteve kombëtare, që sivjet janë titulluar me emrin “Viti i Skënderbeut”, që ndërlidhet me data të rëndësishme, si ajo e 550-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, dhe 20 – vjetorit të epopesë së lavdishme të UÇK-së apo siç i themi ndryshe edhe Epopeja e Jasharajve. Në emër të LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut të pranishmit i përshëndeti znj. Merita Pinta, e cila njëherit është edhe sekretare e Lidhjes, e cila falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje dhe autorit - Qemajl Krasniqit i dëshiroi mirëseardhje.



Në fillim u bë prezantimi i autorëve dhe pastaj Vaxhid Sejdiu i njoftoi të pranishmit me të dhënat rreth masakrës në Krushë të vogël, duke shtuar se: “Sa herë përmendim fjalën masakër, menjëherë para syve na dalin masakrat e njëpasnjëshme të forcave serbe mbi shqiptarët autoktonë. Na kujtohen, masakrat që nga viti 1913 dhe deri te masakrat e fundit: Masakra e Likoshanit, Qirezit, e Prekazit, Lybeniqit, Rahovecit, Abrisë së Epërme, Masakra e Reçakut,

Gjakovës, Izbicës, Masakra e Dubravës, Masakra e Krushës së Vogël etj., duke vazhduar pastaj me të dhënat nga libri: “Gjatë luftës në Kosovë vetëm gjatë dy viteve (1998-1999), forcat ushtarake dhe paramilitare serbe kanë vrarë e masakruar në formë më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, dhe 90% prej tyre ishin civilë të pa armatosur. Vetëm në fshatin Krushë e Vogël, që para luftës kishte 850 banorë shqiptarë, më 25/26 mars 1999, u vranë e u dogjën pamëshirë 112 meshkuj, ndërsa në tetor 1999 nga minat e këmbësorisë serbe u mbyt edhe një fëmijë 13 vjeçar. Nga kjo masakër gjenocidale rezulton se kanë humbur jetën rreth 70% e meshkujve, nga mosha 13 - 77 vjeç. Ndërkaq, sot në Krushë të Vogël jetojnë 82 gra të veja me 145 fëmijë jetimë, ndërsa 10 familje kanë mbetur pa asnjë mashkull në shtëpi! Në varrezat e fshatit prehen 26 martirë, ndërsa 87 të tjerë konsiderohen të zhdukur! Krusha e Vogël deri në vitin 1999 kishte 145 shtëpi banimi, dhe vetëm 8 prej tyre kanë shpëtuar pjesërisht nga djeg'ja dhe shkatërrimi. Këto janë disa të dhënë të evidentuar në raportin e Shoqatës për Hulumtimin e Personave të Rrëmbyer "26 Marsi 1999" - Krushë e Vogël. Edhe pse shoqata "26 Marsi 1999", pas përfundimit të luftës ka mbledhur dëshmi rreth masakrës së 25/26 marsit 1999 në Krushë të Vogël, dhe ato ia ka dorëzuar institucioneve ndërkombëtare dhe vendore të drejtësisë, por për fat të keq edhe pas 19 viteve drejtësia nuk ka vajtur në vend”.

Struktura e librit përfshinë fjalën e autorëve, një mori punimesh shkencore me temë: Krushën e vogël, duke sjellë një mori faktesh për gjenocidin e ushtruar mbi këtë vendbanim, një numër i konsiderueshëm dëshmitarësh të cilët dëshmojnë për masakrën në fjalë, dëshmi për masakrën mbi njerëzit e pafajshëm, ku pjesa më e madhe e veprimeve janë të kryera nga banorët lokalë serbë, të cilët identifikohen edhe me emra e mbiemra. Libri shoqërohet me një listë të të vrarëve duke identifikuar edhe moshën, një listë ku janë shënuar gratë që humbën më të dashurit e tyre, familjet krushjane që u strehuan në Shqipëri, serbët që kryen masakrën apo që ndihmuan në vrasjen dhe zhdukjen e kufomave, dëme materiale dhe në fund një album me fotografi, në të cilin shihet faqja e vërtetë e gjenocidit serb. Nga punimet e paraqitura në këtë libër u lexua recensioni prof. Dr. Sali Bytyçit me titull:”Në shërbim të kujtesës kolektive”, të cilën e lexoi z. Ramiz Dakaj.


 



Pas tij, fjalën e mori njëri nga autorët e librit z. Qemaj Krasniqi, i cili i njoftoi të pranishmit për masakrën e Krushës së vogël, të vrarët dhe të masakruarit, brutalitetin e forcave serbe mbi popullsinë e pafajshme shqiptare, të mbijetuarit, përpjekjet e tyre për ta mbijetuar këtë tragjedi dhe natyrisht u bë fjalë edhe për Shoqatën “26 Marsi 1999”, e cila pas përfundimit të luftës ka mbledhur dëshmi rreth masakrës së 25/26 marsit 1999 në Krushë të Vogël, dhe ato ua kanë dorëzuar institucioneve ndërkombëtare dhe vendore të drejtësisë, por për fat të keq edhe pas 19 viteve drejtësia ende nuk ka vajtur në vend.

Dhe në fund ishin të shumta pyetjet e mërgimtarëve pjesëmarrës, të cilët me një interesim të veçantë përcollën ligjëratat në fjalë.

Pas prezantimit të librit, znj. Merita Pinta për të gjithë pranishmit kishte organizuar një apero, gjatë së cikët pjesëmarrësit patën rastin të njihen edhe më për së afërmi me dëshmitë dhe faktet për Krushën e vogël.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks