SHKRIMI
e martë, 07 korrik 2020

LE MONDE ILLUSTRÉ (1876) / PASHKO VASA, GUVERNATORI I HERCEGOVINËS, NJË NGA PERSONAZHET MË TË DALLUARA TË PERANDORISË OSMANE

Francë, 24 Maj 2020: “Le Monde illustré” ka botuar, më 29 prill 1876, në faqen n°6, një shkrim për liderin, atdhetarin dhe shkrimtarin e njohur shqiptar Pashko Vasën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Vasa Efendiu, guvernatori i Hercegovinës

Vasa Efendiu, portretin e të cilit sjellim këtu, është një nga personazhet më të dalluara dhe energjike.

Edhe pse i krishterë, ai ka zënë, disa herë, funksionet e drejtorit të përgjithshëm të duhaneve, të ardhurat e të cilit janë një nga burimet kryesore të Perandorisë Osmane. Më vonë, ai u gradua në gjykatën e lartë, një dallim që rrallë u akordohet personaliteteve të krishtera turke, pavarësisht krerëve të shumtë perandorakë që deklarojnë të kundërtën.

Kur Mahmud Nedim Pasha, veziri i madh aktual, erdhi në pushtet vitin e kaluar, punët e perandorisë ishin në gjendjen më të mëshirshme. Nuk kishte para për të paguar kuponat e borxhit dhe nevojitej shtypja e kryengritjes së krahinave të Bosnjes. Ai e kuptoi menjëherë se ishte e nevojshme të braktiste zakonet e vjetra turke dhe të rrethohej me njerëz inteligjentë, të aftë dhe energjikë, myslimanë apo të krishterë.

Megjithëse ishte armiku personal i Vasë Efendiut, ai hoqi dorë nga zemërimi (inati) i tij i vjetër dhe e emëroi guvernator të Hercegovinës. Me këtë emërim, ai shpresonte të bënte për vete kryengritësit duke u dërguar atyre një guvernator të krishterë, të racës sllave (këtu është gabuar gazeta), shumë të njohur dhe me shumë ndikim në veriun e Shqipërisë.

Vasa Efendiu është rreth pesëdhjetë apo pesëdhjetë e pesë vjeç, dhe ka njohuritë më të mëdha të frengjishtes, italishtes dhe turqishtes. Ai është gjithashtu autor i një skice (vepre) mbi banorët e Malit të Zi dhe të Shqipërisë, një vepër shumë e vlerësuar në Lindje.


Nga Aurenc Bebja, Francë - (Blogu © Dars (Klos), Mat - Albania).



Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks