SHKRIMI
e premte, 10 korrik 2020

XHEMAJL PLLANA: VEPRIMTARIA IME KOMBËTARE NË KUADËR TË LNÇKBVSHJ-së DHE LPRK & LPK-së (6)

Pashtriku, 1 Qershor 2020: Themelimi i Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ)

Pas shumë e shumë përpjekjeve në mes të përfaqësuesëve të organizatave politike si:Jusuf Gërvalla (LNÇKVSHJ-së), Kadri Zeka (OMLK), Ibrahim Kelmendi (Fronti i Kuq) dhe pas vrasjes së Jusuf, Bardhosh e Kadri Zekës në Shtutgart të Gjermanisë, kanë vazhduar takimet e niveleve tjera dhe më 17 shkurt 1982 në Turqi, përfaqësues të dy grupimeve patriotike të fshehta, Sabri Novosella dhe Abdullah Prapashtica, në prezencë dhe të ambasadorit të Shqipërisë në Turqi, z. Bujar Hoxha shpallin të formuar Lëvizjen për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ).Më 15 maj të vitit 1982 në Zvicër përfaqësuesi i grupit të tretë patriotik Xhafer Shatri deklaron hyrjen në LRSSHJ. Qëllimi i LRSSHJ ishte që të arrihet formimi i Republikës së Kosovës në kuadër të federatës jugosllave ku do të përfshiheshin viset e banuara me shumicë shqiptarë. Në vitet 1982 - 1984 LRSSHJ-në e drejton Komiteti Qendror i LRSSHJ-së i përbërë nga 15 anëtarë. Ndër të tjerë dhe Xhafer Shatri, Sabri Novosella, Ibrahim Kelmendi, Fahredin Tafallari, Hasan Mala, Kadri Abdullahu, etj.



Ferat Muja


Dënimi me vdekje i Ferat Mujës

(1 Grup autorësh: Vushtrria - Viciana me rrethinë (monografi) 2009)


Më 2 qershor të vitit 1982 ish-minatori invalid, Ferat Muja, ishte nisur për në qytetin e Vushtrri dhe derisa po kalonte rrugës këmbësore, të fshatit Gojbulë, në drejtim të tij ishte vërsulur i riu Danillo Milinçiq. “Po e mbys me shat një shqiptar!” i kishte thënë nënës së tij (Danicës). Ferati ishte pasardhës i atdhetarit Ukshin Kovaçica.Ai ishte burrë me dinjitet prandaj e mbante armën me të cilën e kishte qëlluar ate në gjoks.Pastaj ishte këthyer në shtëpi, kishte marr pushkën dhe ishte larguar nga shtëpia.Nuk kishte vonuar dhe policia e kishte rrethuar shtëpinë e tijë në Samadrexhë.Me premtime të rrejshme, i kishin kërkuar që të dorëzohej. Pas disa orësh, eprorët shqipfolës të kësaj policie kishin arritur që ta bindin familjen e Feratit se dorëzimi i tij nuk do të kishte pasoja. Madje një epror i kësaj policie, Ismet Tërstena,kishte garantuar se për vrasjen në vetëmbrojtjeje, Ferati nuk do të dënohej më shumë se shtatë vjet burg. Këto premtime bëjnë që Ferati të dorëzohet, mirëpo së shpejti bindet se e kishin mashtruar. Më 27 Korrik 1982 Ferat Muja (1936), nga fshati Samadrexhë i Vushtrrisë, dënohet me pushkatim sepse ai në vetëmbrojtje kishte vrarë Danillo Milinqiqin, serb nga fshati Gojbulë,i cili së bashku me të ëmën vite më parë kishte mbytur dhe babain e vet. Vrasja u kualifikua si vepër me motive nacionaliste e irredentiste kundër popullit serb. Procedura u përgatit brenda 36 ditësh, gjë që ishte rast unikat në praktikën e gjyqësisë së atëhershme jugosllave. Gjykimi u organizua në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë. Atij iu shqiptua dënimi me vdekje, nga Ismet Emra, gjykatës në shërbim të politikës serbomadhe, i cili për shumë kohë kishte qenë edhe kryetar i kësaj gjykate. Në mbrëmjen e 16 prillit të vitit 1984, policë, gardianë dhe zyrtarë të Gjykatës së Qarkut e të burgut në Mitrovicë, shkojnë te shtëpia e Ferat Mujës dhe e njoftuan familjen e tij se do të mund të shiheshin për herë të fundit me të. Fjalët e para të Feratit, drejtuar së ëmës ishin: “Nënë, mos qofsha djali yt, nëse derdh lot për mua!”. Sot e asaj dite nuk dihet asgjë për varrin e Ferat Mujës.

APJ i vriste të rinjtë shqiptarë gjatë shërbimit ushtarak

Vrasja e ushtarëve shqiptar në APJ dhe kthimi i tyre në arkivole hermetikisht të mbyllura.Gjatë periudhës 1981-1992 nga APJ me dhjetëra ushtarë shqiptarë nga Kosova dhe viset tjera shqiptare nën ish Jugosllavi janë kthyer në arkivole. Arsyetimet e APJ-së shpjegoheshin si vetëvrasje, gjë që ishte në kundërshtim dhe me traditat dhe zakonet tona shqiptare.Arkivolet e tyre kanë qenë hermetikisht të mbyllura dhe nuk është lejuar që të hapeshin nga familjet e tyre. Në mes viteve 1981-1992, gjatë shërbimit në APJ, nga komuna e Vushtrrisë, të vrarë janë kthyer këta ushtarë: Rasim (Ragip) Istrefi, Ali (Sinan) Rrustemi, Bedri (Niman) Bajgora dhe Gëzim (Sefer) Hasani.

Shpërndarja e organeve dhe revistave të fshehta

Organi i “Frontit të Kuq”, ”Bashkimi” është organi i parë i një organizate të ndaluar që e kemi pasur në dorë, diku në vitin 1980-të. Gjatë atij viti kemi marrë revistën ”Lajmëtari i Lirisë”, organin e “OMLK-ës ”Liria”, dhe në fillim të vitit 1982 organin e LNÇKVSHJ-së” Zëri i Kosovës”. Të gjitha organet i kemi shpërndarë nëpër shokë dhe shoqe. Ndonëse “Bashkimi” dhe” Liria” nuk ishin organe të organizatës tonë, ne i konsideronim ato organe të organizatave revolucionare dhe që luftonin për çlirimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nga pushtimi serbo-sllav. Gjatë kësaj periudhe kohore kemi pasur në dorë dhe i kemi shpërndarë organet “Bashkimi” (katër numra),”Liria” (pesë numra), revistën” Lajmëtari i Lirisë ” (tre numra), organin e LNÇKVSHJ-së “Zëri i Kosovës” (dy numra). Gjithashtu kemi shpërndarë dorë më dorë dhe “Këngët e Lirisë” etj.

Arrestimi i V.M. dhe dekonspirimi i Asllan Muharremit

Gjatë një takimi mes meje, Ferkiut dhe Asllanit, në mes të Reznikut dhe Bukoshit e kemi analizuar mirë e mire rastin e arrestimit të V.M. dhe se si duhej të veprohej nga ne, e posaçërisht lidhur me lëvizjet e Asllanit i cili ishte shumë i rrezikuar nga policia jugosllave, sepse ai kishte lidhje me personin që ishte burgosur. Kemi konstatuar se arrestimi i shokut të Asllanit mund të jetë me rreziqe për burgosjen tonë, sepse nga ai shok, ne e kishim marr makinën e shkrimit me të cilën kishin punuar edhe pjesëtarët e OMLK-së, pastaj ai shoku kishte marrë dhe kishte shpërndarë materialet tona. Prandaj jemi pajtuar që Asllani të vazhdonte me një sjellje taktike, gjatë ditës të dukej në fshat, ndërsa gjatë natës të flinte në ndonjë vend të sigurt. Duke vepruar kështu, ne mendonim se nëse V. M., gjatë hetimeve e pranon lidhjen dhe bashkëpunimin me Asllanin, UDB-a do të bënte përpjekje që të informohej saktë, për vendndodhjen e Asllanit dhe të planifikonte arrestimin e tij. Gjatë qëndrimit në shtëpi (ditën), Asllani njoftohej nga familjarët për njerëzit që ishin interesuar për atë, për qëllimin e të cilëve dhe mund të kishte rezerva, prandaj Asllani kështu dhe ka vepruar.

Rrethimi i shtëpisë së Asllan Muharremit dhe shpëtimi i tij nga arresti

Natën, mes 6 dhe 7 Prillit 1983, Asllanin e kishte tradhtuar lodhja dhe e kishte zënë gjumi. Atë natë i kishte pasur dy mysafirë, prandaj dhe kishte shkuar në odë, me qëllim që “mysafirëve” t’iu tregonte se ndodhej në shtëpi! “Nëse mysafirët janë informatorë të policisë, atëherë ata do ta lajmëronin policinë. Meqë ai do të largohej nga shtëpia, besonte se do ta vinte në lajthitje UDB-ën. Mirëpo, ndodhi e kundërta, Asllanin e kishte zënë gjumi nga lodhja! Shtëpia ishte rrethuar, ndërsa ai provon të kapërcej murin por më kot, sepse policia ishte pozicionuar në të gjitha pikat kyçe. Derisa policia po rrapëllonte dyert dhe po thërriste që të hapeshin, Asllani e shfrytëzon të vetmen mundësi që i kishte mbetur, hyn në pleme (plevicë), futet nën kashtë, afër qenit i cili po flinte rehat e rehat! Policia kishte hulumtuar në çdo skutë, kishte hyrë dhe në pleme, kishte shkelur deri afër vendit ku ndodhej Asllani i cili i kishte dëgjuar Zeqir Sadriun dhe Enver Maxhunin duke thënë: “Ku e lëshoj toka?” etj.

Të premten e parë pas tentim arrestimit të Asllanit, pa e patur idenë se çfarë i kishte ndodhur shokut tim, kam dalë në qytetin e Vushtrrisë, kam vërejtur rrotull si hije të dyshimta, mirëpo meqë nuk isha i informuar për rastin, mbase dhe nuk më kanë bërë shumë përshtypje, kam qëndruar i qetë dhe, si duket kjo ka ndikuar mirë duke krijuar dilemë dhe te sigurimi i tyre, lidhur me lidhjet tona.Unë dhe Ferkiu ishim njoftuar se Asllani, megjithatë, kishte arritur të arratisej dhe e dinim se ku strehohej. Megjithatë, ne për një kohë të caktuar nuk kemi bërë ndonjë lëvizje që do të binte në sy të UDB-së sepse ishim të sigurt se përcilleshim në çdo hap. Qëndrimi ynë e ka bërë më të sigurt dhe qëndrimin e Asllanit dhe vendstrehimit të tij, Sheremet Saraqin me familje. Dy javë pas arratisjes takohen Asllani dhe Ferkiu. Gjatë takimit ata bisedojnë edhe mundësinë e daljes së Asllanit jashtë Kosovës. Mirëpo dikush nga shokët duhej të udhëtonte për në Turqi me qëllim të konsultimit me Sabri Novoselën, lidhur me sigurimin e një pasaporte.Këtë udhëtim e bëri Behxhet Ahmeti, i cili atje i dërgoi dy fotografi të Asllanit.

Ilegaliteti i thellë dhe sëmurja e rëndë e Asllan Muharremit

Në ndërkohë dhe si për inat, ndodhi sëmurja e rëndë e Asllanit e cila na i vështirësoi tej mase mundësitë e intervenimit mjekësor. A. Muharremi qysh me herët kishte vërejtur një si kullim gjaku nga veshi i majtë, mirëpo rrethimi dhe arratisja e tij e kishin bërë që të harronte shëndetin e vet. Në një nga këto ditë të rënda, ai në konsultim me Sheremet Saraqin, vendosin që kontrollin ta bëjnë në ambulancën e punëtorëve afër Obiliqit. Me ndihmën e Mahmut Muratit e merr librezën e vëllaut, Shabanit, pastaj me veturën e Isuf Saraqit shkojnë në fshatin Hade te Isë dhe Hajrullah Mirena (dajë të Asllanit). Të nesërmen Isë Mirena së bashku me Qamil Grajqevcin e dërgojnë në atë ambulancë. Pas kontrollimit nga një mjek, udhëzohet për një kontroll në spitalin e Prishtinës. Meqë gjendja i ishte rënduar së tepërmi, ai për disa ditë ishte vendosur në shtëpinë e Riza Pllanës (bashkëshorti i motrës së Selvete Grajqevcit) në Prishtinë. Në këto rrethana,për shëndetin e Asllanit ka ndihmuar shumë dhe Selvete Grajçevci e cila kishte mbaruar shkollën e mesme të mjekësisë.Selvetja e ka furnizuar me barëra dhe i ka dhënë inxheksionet e duhura. Pastaj është kontrolluar në Klinikën Infektive të Spitalit të Prishtinës dhe është vendosur për qëndrim në spital. Aty qëndron për disa ditë, rehabilitohet paksa, por dhe rrezikohet ngase njerëz të ndryshëm mund ta njihnin, se nuk ishte Shabani por Asllani. Prandaj largohet për disa ditë dhe prapë detyrohet të këthehet sepse nuk po e merrte veten në tërësi. Pas disa ditësh operohet nga mjekët, Refik Ramku dhe Hasan Jakupi, të cilët ia nxjerrin një sasi jo të vogël të qelbit nga truri i vogël.

Pas operacionit vizitë kontrolli në spitalin e Beogradit

Pas një përmirësimi, atij i caktohet një kontroll në Shkup, pastaj dhe në spitalin e Beogradit. Në spitalin e Beogradit shkojnë së bashku me Isë Mirenën dhe me një shofer të spitalit. Mirëpo, pas një kontrolli detal ai lëshohet nga spitali si i shëruar. Gjatë qëndrimit në spital, Asllani është vizituar shpeshher nga Selvete Grajqevci,Isë Mirena, Qamil Grajqevci, Ferki Morina e Mirvete Haliti, Xhevat Durmishi, Behxhet Ahmeti, Burim Zagragja etj. Mirëpo më e rëndësishmja ishte se mjekët e lartëcekur u treguan shumë të aftë dhe shumë të suksesshëm, gjë që e kishin pranuar dhe mjekët nga Beogradi. Vlenë të cekët se këta mjekë e dinin se pacienti i tyre nuk ishte Shabani, se “Shabani”në të vërtetë ishte Asllan Muharremi i arratisur dhe i përndjekur.Prandaj të kalosh gjithë këto peripeci dhe para hundëve të shërbimit të sigurimit jugoserb,të shërosh dhe të shpëtosh jetën e një “ilegali” ishte vepër e guximshme. Pra, një vepër të tillë mund ta bënin vetëm njerëz humanë, patriotë dhe njerëz të popullit liridashës. Pastaj Asllani viziton dajallarët në Hade, familjen e Sheremet Saraqit, të cilët kishin bërë aq shumë për atë, shokët, miqtë e dashamirët e tijë. Në një natë të këtyre ditëve Asllani viziton dhe familjen e vet duke u ç’mallur dhe duke u përshëndetur me të gjithë.



Takimi para udhëtimit të Asllanit për në Turqi

Në një mbrëmje Korriku jemi takuar unë, Ferkiu dhe Asllani, si zakonisht, jemi takuar afër hekurudhës, në mes të fshatërave Vërnicë, Novolan dhe Bukosh. Jemi ç’mallur dhe kemi biseduar gjërë e gjatë lidhur me shëndetin dhe rehabilitimin e Asllanit, sepse edhe ky rast ishte një nga sukseset tona, kemi biseduar për aktivitetet dhe punët që na prisnin, për udhëtimin e shpejtë të Asllanit për në Turqi (meqë pasaporta tashmë i ishte siguruar). Ndërsa, si lidhje e Asllanit me ne ishte vendosur të ishte, Shaban Muharremi, (vëlla i Asllanit). Asllani më ka njohtuar dhe për bisedën me Selvete Grajqevcin, për të cilën kishte kohë që ma kishte propozuar mua për shoqe, mirëpo unë në ndërkohë kesha shkuar në APJ, pastaj arratisja, e më vonë dhe sëmurja e Asllanit sikur e kishte qitur në harresë këte qështje. Sido që të jetë unë i thashë se do të takohesha me te. Dhe erdhi momenti i ndarjes, sepse Asllani do të përballej me një sfidë të radhës, ai do të udhëtonte për në Turqi me pasaportën e rreme,me emër serb, e si banorë i Prijedorit. U përqafuam fortë duke i uruar rrugë të mbarë e suksese. Behgjet Ahmeti, herët pa gëdhirë, ka shkuar te ura e lumit Silnica (Plemetin), i ka marrë të dy (Asllanin dhe Ferkiun) dhe janë nisur për në Shkup. Për fat të mirë i gjithë udhëtimi për në Shkup, nëpër Bullgari e deri në Turqi kishte shkuar mirë. Edhe ky ishtë një sukses për neve, edhe pse Asllani do të na mungonte shumë në punët tona..

Ne kemi vazhduar aktivitetet pa u ndalur

Ne kemi vazhduar me veprimtarinë tonë,kemi kontaktuar me shokët, kemi shpërndarë shtypin ilegal dhe literaturë që na vinte përmes shokëve e miqëve nga Shqipëria. Me Ferkiun Morinën dhe Shaban Muharremin kemi shpërndarë pamflete në Vushtrri dhe nëpër fshatra, në Prishtinë,Mitrovicë,Obiliq e Fushë Kosovë e kudo që kishim ndonjë lidhje. Materialet janë shtypur dhe janë shpërndarë, pa u hetuar.Në vitin 1984 u lirua Sylejman Qyqalla, me të cilin kemi vazhduar punën në ngritjen e vetëdijes dhe përhapjen e frymës së luftës për Liri dhe për Republikën. Pas dy muajëve, Asllan Muharremi duhej ta lëshonteTurqinë. Ai së bashku me Ymer Berishën dalin në Gjermani. Kah mesi i Shtatorit ata arrijnë në Shtutgart, te Xhafer Durmishi. Pas disa ditësh Asllani vendoset në Munih te Muharrem Gjocaj. Prej aty krijon kontakte me miqë e me shokë. Asllani qysh kur ishte në Turqi ishte dakorduar me Sabri Novosellën për një bashkëpunim me Xhafer Shatrin, prandaj përmes telefonit kontakton dhe me “Ukën” (Xh.Shatrin). ”Uka” përmes telefonit i propozon Asllanit që të bashkëpunonte me një shok të OMLK-së, që po jetonte në Munih, i cili pastaj do të lidhej me “Gjonin” (Xh. Pllanën), mirëpo në ndërkohë Asllani merr informata se shoku që i kishte propozuar “Uka” si lidhje nuk ishte aq i besueshëm prandaj kjo kishte ndikuar që lidhja me “Gjonin” në Kosovë të shtyhej për më vonë.Ndërsa ne veç i kishim krijuar lidhjet dhe tashmë po vepronim me OMLK-në, nëpërmjet Sami Dermakut, të cilin e njihnim nga qëndrimi në burgun e Mitrovicës në vitin 1981. Ne në ndërkohë kemi vepruar së bashku me Sheremet Saraqin, Xhafer Durmishin, Rexhep Ahmetin, Bedri Selmanin, Shaban Muharremin, Sabit Kadriun,Mustafë Shytin, Skender Salihun, Shyqyri Imerin, Bahtir Haradinajn,Fadil Shytin,Asllan Avdiun, , Hysen Grajqevcin, Myrvete Halitin, Selvete Grajqevcin etj.

VIJON ...

___________

XHEMAJL PLLANA: VEPRIMTARIA IME KOMBËTARE NË KUADËR TË LNÇKBVSHJ-së DHE LPRK & LPK-së (5)

http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=10094


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks