SHKRIMI
e mërkurë, 08 korrik 2020

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E TEUTA BEKTESHIT (57)

Pashtriku, 23 qershor 2020:

7.35 Teuta Bekteshi

E lindur më 16.11.1957 në Kumanovë të Maqedonisë.

Është mjeke e praksës së përgjithshme.

E martuar, jeton në Kumanovë.

Punon në ambulancën ”Dr.Teuta” dhe është aktive në shoqërinë civile.


Është kryetare e Lidhjes së Gruas Shqiptare në Maqedoni, dega Kumanovë, koordinatore e Programit për fuqizimin politik të gruas në Iniciativën qytetare të gruas “Antico”.

Në edukimin e hershëm të saj patriotik kanë ndikuar familja shkolla dhe literatura e lexuar.

Është organizuar në GMLK në shtator të vitit 1978 dhe ka vepruar në celula me veprimtarët: Hasan Malaj, Remzie Limani, Teuta Hadri, Sami Pireva, Naime Maqestena, Bujar Zeneli, Fatime Pllashniku, Naxhije Pllashniku, Flora Ramadani, Ziza Ramadani, Bajram Bahtiri, tani dëshmor dhe me Shemsije Elshanin nga Theranda (Suhareka).



Teuta Bekteshi - Ajeti


Në lidhje me të ishin edhe simpatizantët e Organizatës, si Remzije Maxhuni, Memnune Ushtelenca, Gonxhe Ushtelenca, Mejreme Krasniqi, Rexhep Ajeti, Bajram Limani dhe Fatmir Bekteshi.

Gjatë veprimtarisë së saj mori pjesë në shumë aksione të Organizatës, si

- shqyerja e fotografisë së Titos në sallën e ligjëratave të Entit Epidemiologjik më l979, bashkë me Teuta Hadrin,

- shlyerja e panos me moton e Titos, në shkollën e fshatit Llopat të Kumanovës,

- shkrimi i parullave në konviktet 1 dhe 2 para demonstratave të 11 marsit l981, bashkë me Remzije Limanin, Teuta Hadrin dhe Lumnije Musën,

- pjesëmarrja dhe mobilizimi në demonstratën e 11 marsit l98l,

- organizimi për vazhdimin e tyre më 26 mars dhe 1 e 2 prill,

- pjesëmarrja aktive në to dhe sigurimi i materialit sanitar për të plagosurit,

- shkruarja e parullave ”Kosova Repuplikë” në muret e Shkollës Fillore “ J.B. Tito” në Prishtinë dhe në rrugë, në gjatësi rreth 50 metra,

- përpilimi dhe shpërndarja e traktit me rastin e 8 marsit 1982,

- shkruarja e parullave ”Kosova Repuplikë” bashkë me Bajram Bahtirin në Shkollën Fillore “1 Maji” në Prishtinë,

- përgatitja dhe vendosja (bashkë me Shemsije Elshanin më 26 tetor 1982) e panos mbi tetë metra të gjatë në ndërtesën më të lartë në qendër të Suharekës (Therandë), në mes të ditës së tregut, ku shkruante “ Kosova-Republikë” etj.

Kishte kontakte dhe me përfaqësues të Frontit të Kuq.

Është arrestuar së pari më 30.5.1982, kur e kanë dënuar një muaj, së dyti më 26.10.1982, kur dënohet me dy vite burg dhe herën e tretë më 9 nëntor 1984 dhe e dënuar me një vit burg.

Pas lirimit nga burgu ka vazhduar veprimtarinë atdhetare.

VIJON…

______________

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E TEUTA HADRIT (56)

http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=10206


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks