SHKRIMI
e mërkurë, 05 gusht 2020

XHEMAJL PLLANA: VEPRIMTARIA IME KOMBËTARE NË KUADËR TË LNÇKBVSHJ-së DHE LPRK & LPK-së (10)

Pashtriku, 6 korrik 2020:

Punësimi në Gjimnazin “Muharrem Bekteshi të Vushtrrisë

Në vitin shkollor 1990/1991, me ndihmën e disa shokëve, unë dhe Dani punësohemi në Gjimnazin e Vushtrrisë. Në ndërkohë ndodhi pezullimi i arsimit shqip nga pushtuesi serb në Kosovë, u pushtuan lokalet e shkollave të mesme, ndërsa nxënësit shqiptarë u vendosën nëpër shtëpi private-shtëpi shkolla. Kemi udhëtuar nga 4 orë për të mbajtur mësim në Vushtrri, në Dubovc, Akrashticë, Ashlan e kudo.


Lirimi Adem Demës nga burgu

Më 21 Prill 1990, me vendimin e marrë me shumicë votash, në Kryesinë e RFSJ, lirohet nga burgu Adem Dema, pesë muaj e gjysmë pa e përfunduar burgun e plotë, edhe pse, nuk dëshironte kurrfarë faljeje nga regjimi antishqiptar jugosllav.

- Ju lutem mos me këndoni këngë për së gjalli, - na thoshte baca Adem!”

- E përse baca Adem?”- i thoshim ne!

- Sepse i gjalli ka kohë për t’u koritur bacë, - na thoshte baca!

Diplomacia dhe shteti sipas bacës Adem

- Ne kemi pasur diplomatë të kalibrit të Fan Nolit, i cili ka njohur 9 gjuhë botërore, mirëpo shtetin e kemi pasur të dobët, prandaj nuk i ka shkuar fjala. Ndërsa një shtet i fortë ekonomikisht e ushtarakisht, sado të dobët ta ketë diplomatin, atij i shkon fjala, - thoshte baca Adem.



Lirimi i Adem Demaçit nga burgu, 1990


Miratimi i Deklaratës Kushtetuese, më 2 korrik 1990

Pezullimi Autonomisë së Kosovës nga Kuvendi i Serbisë, më 23 mars 1989 ishte sinjal i qartë se shqiptarët e Kosovës do të përballen me dhunë e terror. Shqiptarët e Kosovës ishin të vendosur që ta vazhdonin rezistencën kundër okupatorit serb. Delegatët e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e nëntorit të vitit 1989, më 2 Korrik 1990 miratuan Deklaratën Kushtetuese të cilën e lexoi Muharrem Shabani, delegat nga Vushtrria dhe, Kosova u shpall njësi e pavarur në kuadër të Federatës-Konfederatës së ardhshme Jugosllave. Tekstin e kësaj deklarate e kishte hartuar akademik Gazmend Zajmi. Ky dokument i rëndësishëm historik për shqiptarët e Kosovës u nënshkrua nga 111 delegatë të Kuvendit të Kosovës dhe 3 delegatë shqiptarë, të cilët ishin të deleguar në Kuvendin Federativ. Pas miratimit të Deklaratës Kushtetuese nga delegatët e Kuvendit të Kosovës, administrata dhe policia serbe ndërmori masa të reja kundër shqiptarëve. U pezullua puna e veprimtaria në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP), pastaj u mbyll gazeta "Rilindja", institucionet e tjera arsimore-kulturore, ekonomike etj.

Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990

Delegatët e kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës, në një mbledhje të mbajtur më 7 shtator 1990,në Kaçanik, miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila ishte akti më i lartë juridik i shtet- ndërtimit dhe funksionalizimit të jetës institucionale në Republikën e Kosovës.

Lëvizja e pajtimit të gjaqeve dhe ngatërresave në Kosovë

Organizatorët kryesor në terren për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave në Kosovë ishin aktivistët e LPRK-së. Ndër më të dalluarit ishin: Adem Graboci, Hava Shala, Myrvete Dreshaj, Ibish Neziri, Naser Veliu, Nurie Zeka etj.

Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë iu bashkëngjitën edhe intelektualët, profesorët e Universitetit të Kosovës, shkrimtarët e në veçanti ish të burgosurit e ndërgjegjes kombëtare, që kishin dhënë porositë e qarta, nga qelitë e tmerrit serbo-sllav, që të gjithë shqiptarët kudo që janë të bashkohen. Me këmbënguljen e nismëtarëve në krye të kësaj lëvizje u vu intelektuali, krijuesi, plaku i urtë Anton Çetta i cili gjeti mbështetjen nga rinia intelektuale dhe masat të gjëra popullore e cila përfshiu Kosovën dhe trojet shqiptare në Luginën e Preshevës e në Maqedoni.Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve e viteve 1990-1992, bëri unifikimin e paparë dhe më të fuqishëm kombëtar, në të gjitha viset shqiptare nën Jugosllavi dhe kudo në mërgatën tonë.Hasmëritë disavjeçare morën fund, dikush fali gjakun e babait, dikush të djalit e dikush të vëllait.Tubimi në Verrat e Llukës, me rreth 100.000 pjesëmarrës do të mbetet si momenti bashkimit më të madh të shqiptarëve të Kosovës.



Kjo lëvizje gjithëkombëtare ishte si përgjigje Millosheviqit dhe të gjithë shovinizmit serbomadh që mbyllën shkollat, universitetin, gazetat e mjetet tjera të informimit, që bënë ndarjen dhe helmimin e nxënësve etj., duke i treguar se veprimet e tij vetëm sa po e bënin ngritjen dhe zgjimin e vetëdijes tonë kombëtare.

Në këto tubime madhështore, që organizoheshin anë e mbanë Kosovës, e trojeve tjera etnike, si në Rrafshin e Dukagjinit e në Verra të Llukës, Kaçanik e në Lug të Drinit, në Shalë e në Llap, Drenicë e në Gollak, në Has, Rekë, Podrime, Lapushë, Podgur e Rugovë, në Anamoravë, në Rrafshin e Kosovës dhe kudo, tregonte se për popullin dhe atdheun tonë kishte ardhur ora e madhe e historisë.Prandaj pajtimi i Gjaqeve në Kosovë e kudo ndër shqiptarë, me plot të drejtë mund të konsiderohet si një prej periudhave më të bardha të historisë shqiptare.

Korrik 1990. LPRK aprovon një rezolutë programore me të cilën përcaktohet për pavarësi të Kosovës. Këshilli i Përgjithshëm i LPRK-së merr vendim që pjesa “për” nga emërtimi i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës të shndërrohet në “e” pas shpalljes së Republikës, më 2 korrik dhe të quhet Lëvizja Popullore e Republikës së Ksovës.

Roli i Unionit Studentor të Universitetit të Prishtinës në vitet 90-ta në Kosovë

Pas vitit 1990 Serbia u vërsul me të gjitha mjetet dhe metodat për zhbërjen e arsimit, kulturës dhe shkencës në Kosovë, sidomos kundër Universitetit të Prishtinës. Këto qëndrime antishqiptare bënë që UP-së të shndërrohet në një qendër të fuqishme të arsimit, shkencës dhe kulturës.

Politika zyrtare serbe e Beogradit Universitetin e Prishtinës e shpalli qendër të “nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”. Kështu që vazhduan arrestimet e profesorëve, studentëve dhe nxënësve në mbarë Kosovën. Në Qershor të vitit 1991, pushteti serb pasi dëboi në mënyrë masive të gjithë studentët dhe profesorët shqiptarë nga objektet universitare ndërmori masa të dhunshme në të gjitha institucionet arsimore dhe shkencore në Kosovë.

Për mbrojtjen e Universitetit të Prishtinës dhe kundër masave të dhunshme administrative në të gjitha institucionet shkencore e kulturore të Kosovës, si dhe kërkesën për Kosovën Republikë studentët e UP-së organizuan protesta më 18, 25 dhe 27 Qershor 1990.Kërkesat e studentëve ishin për largimin nga Kosova të formacioneve speciale ushtarake dhe policore, të hiqen masat e dhunshme nga institucionet shkencore dhe kulturore të Kosovës, të lirohen të gjithë të burgosurit politik shqiptarë. Protesta është udhëhequr nga Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës, dhe profesor të Universitetit. Këto protesta bënë jehonë të madhe si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Me 2 shtator 1991, ditën kur duhej të fillonte procesi mësimor 1991/1992, forca të shumta policore dhe ushtarake serbe kishin bllokuar të gjitha objektet arsimore, shkollat, universitetet dhe nuk lejuan hyrjen e nxënësve dhe studentëve nëpër objektet shkollore. Ky vendim ishte në kundërshtim të plotë edhe me kushtetutën e vetë shtetit jugosllav dhe me të gjitha konventat ndërkombëtare.



Ramadan Pllana në krye të protestave për lirimin e objekteve shkollore në Vushtrri

Në Qershor të vitit 1991, pushteti serb pasi dëboi në mënyrë masive të gjithë studentët dhe profesorët shqiptarë nga objektet universitare ndërmori masa të dhunshme në të gjitha institucionet arsimore dhe shkencore në Kosovë. Më 2 shtator 1991, ditën kur duhej të fillonte procesi edukativ e mësimor 1991/1992, forcat të shumta p olicore dhe ushtarake serbe kishin bllokuar të gjitha objektet arsimore, shkollat, universitetet dhe nuk lejuan hyrjen e nxënësve dhe studentëve nëpër objektet shkollore. Pastaj, filloi aktiviteti për mësim në shtëpi shkolla, po edhe lufta për t’u kthyer në objektet shkollore.Në këtë kohë Ramadani së bashku me ne kolegët ka udhëhequr protestat, për lirimin e objekteve shkollore. Ramadani me kolegët e tij, filloi t’i udhëheq protestat e arsimtarëve dhe nxënësve për marrjen e objekteve shkollore, që ishin ndër më të mëdhatë në Kosovë. Duke kaluar në një situatë tepër të rënd të arsimit në Kosovë, Këshilli Koordinues për Arsim miratoi strategjinë për fillimin e mësimit, përkatësisht vitit shkollor 1991/1992 nëpër shtëpitë private. Prandaj më 6 janar 1992 rifilloi punën shkolla shqipe.

Protestat e 10 shtatorit 1991

Në mbrojtje të Universitetit të Prishtinës, profesor, student dhe nxënës dolën në protesta me 10 Shtator 1991, ku morën pjesë me dhjetëra mijëra qytetarë nga mbarë Kosova. Qëllimi ishte informimi i opinionit ndërkombëtar për gjendjen e krijuar në arsimin shqip në Kosovë. Gjatë protestës policia përdori dhunë. U arrestuan dhe u rrahën shumë profesorë, arsimtarë, nxënës, studentë dhe qytetarë tjerë. Protestat për lejimin e fillimit të procesit mësimor vazhduan edhe në datat 10 dhe 24 shtator, protestat u shuan me dhunë nga forcat policore serbe. Kërkesat e protestuesve shqiptarë, të parashtruara në protestat e Shtatorit nuk u përfillen nga shteti serb, gjendja mbeti e pandryshuar. Andaj, më 2, 3 dhe 4 tetor, përsëri u organizuan protesta gjithë-popullore në mbrojtje të shkollës shqipe dhe universitetit. Protestat u organizuan para ndërtesave të shkollës shqipe, në të gjitha vendbanimet e mëdha të Kosovës. Pjesëmarrja ishte masive, ndërsa ndërhyrja e forcave të sigurimit serb ishte brutale.

Kuvendi i Universitetit të Prishtinës mori vendim që mësimi të mbahet në objekte private

Në mbledhjen e Kuvendit të Universitetit të Prishtinës, të mbajtur, me 26 Nëntor 1991, u vendos që vazhdimi i mësimit në gjuhën shqipe të bëhej jashtë lokaleve të Universitetit, që ishin të uzurpuara nga administrata e dhunshme dhe policia serbe. Në këtë mbledhje u zgjodh struktura e re drejtuese e Universitetit të Prishtinës. Rektor u zgjodh Prof. Dr. Ejup Statovci, ndërsa prorektor u zgjodh Prof. Dr. Eshref Ademaj.

Duke kaluar në një situatë tepër të rëndë arsimi në Kosovë, Këshilli Koordinues për Arsim miratoi strategjinë për fillimin e mësimit, përkatësisht vitit shkollor 1991/1992 nëpër shtëpitë private.Më 6 Janar 1992 rifilloi punën shkolla shqipe. Ndërsa në muajin mars 1992 filloi mësimi në të gjitha komunat e Kosovës, si dhe viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës. Kjo ishte faza e mbijetesës së Universitetit të Prishtinës në kushte të jashtëzakonshme, e cila vazhdoi deri më 21 Mars 1999, kur u ndërpre përkohësisht për shkak të luftës.

VIJON ...

________________

XHEMAJL PLLANA: VEPRIMTARIA IME KOMBËTARE NË KUADËR TË LNÇKBVSHJ-së DHE LPRK & LPK-së (9)

http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=10217


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks