SHKRIMI
e diel, 20 shtator 2020

XHEMAJL PLLANA VEPRIMTARIA IME KOMBËTARE NË KUADËR TË LNÇKBVSHJ-së DHE LPRK & LPK-së (14)

Pashtriku, 12 gusht 2020: NË VEND TË PËRFUNDIMIT

Jugosllavia “Socialiste” po vazhdonte jetësimin e planeve serbe për kolonizimin e tokave shqiptare Planet e reja dhe veprimet për rikolonizimin e Kosovës me popullatë serbo - malazeze

UKSHIN HOTI “BËJE OSE VDIQ, PËR TË VRARË VDEKJEN”!


Edhe pas luftës së dytë botërore, Kosova dhe viset shqiptare nën ish Jugosllavi po përjetonin dhunë dhe teror të vazhdueshëm. Popullit shqiptar po i përgatitej shpërngulja, zbrazja dhe shfarosja e çenjes së tij fizike. Për çdo natë po i vriteshin intelektualët, bijtë dhe bijat më të mirë. Regjimi i Jugosllavisë socialiste dhe Serbia fashiste po shpikte lloj lloj skenaresh për t’ua vështërsuar jetën shqiptarëve. Ajo kishte shpikur dhe aksionin e mbledhjes së “tepricave”duke ua konfiskuar dhe mjellin e fundit të maxhes. Ajo kishte shpikur dhe aksionin e armëve, për të ushtruar dhunë dhe terror të paparë me qëllim të shpërnguljes së tyre nga trojet e veta. Po për këte qëllim ishte nënshkruar dhe Marrëveshja xhentëlmene Jugosllavo-Turke e nënshkruar nga Tito - Çupërli për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi etj etj.

Forcat përparimtare shqiptare në ballë të proceseve për Republikën e Kosovës

Gjatë periudhës së Jugosllavisë “socialiste” format e veprimit për Kosovën Republikë dhe demokratike ishin konspirative dhe janë udhëhequr nga truri i kombit. Në vitin 1968, rinia studentore e Kosovës, organizoi demonstrata masovike me kërkesën kryesore për Republikën e Kosovës. Popullata shqiptare e Kosovës nga viti 1968 e deri më 1981 përjetoi një transformim në aspektin arsimor, kulturor, shkencor, ekonomik etj. Kjo ishte njëfarë pauze në valën e shpërnguljeve dhe mbase u bë për të evituar ndonjë situatë shpërthyese dhe për të vendosur njëfarë ekuilibri politiko-etnik në federatë. Në vitin 1974 Kosova fitoi Kushtetutën e vet, si njësi federale jugosllave me përfaqësim në të gjitha organet dhe me të drejtën e vetos si dhe gjashtë republikat tjera dhe Krahina e Vojvodinës, por pa të drejtë të shpalljes së Republikës. Realizimi i autonomisë së Kosovës, si njësi e barabartë e federatës jugosllave u dha mundësi shqiptarëve që në Kosovë të zhvillohen në pikëpamje ekonomike, politike, shëndetësore, sociale dhe kulturore. Po ashtu pati përparime edhe në fushën e arsimit, shkencës dhe teknologjisë.



“Libri i Kaltërt” dhe propaganda shoveniste serbe

Periudha 1974-1981, në historinë e Kosovës njihet si ndër periudhat më të suksesshme si në aspektin politik ashtu dhe në ate ekonomik. Megjithë avancimet për shqiptarët, pakica serbe dhe malazeze ishte më e priviligjuar, edhe pse propaganda serbe,theksonte se të drejtat e serbëve dhe malazezëve janë “nëpërkëmbur”. Prandaj më 1977, disa “intelektualë” serbë kishin hartuar “Librin e Kaltërt”, në të cilin thekësohej se të drejtat dhe kompetencat e krahinave autonome (Kosovës) duhet të kufizohen. Forcat hegjemoniste serbe pas vitit 1981 vepruan hapur e fshehur, me propagandë e veprime konkrete, në ndërrimin sa më të madh të strukturës etnike të Kosovës dhe të kolonizimit të saj. Pas demostratave të rinisë e studentëve shqiptarë të vitit 1981, veprimtaria dhe qëndrimet antishqiptare të qeverisë së Beogradit u intensifikuan. Qeveria e Beogradit u angazhua për aprovimin e masave kundër shqiptarëve dhe për përgatitjen e rrethanve politike për sllavizimin e Kosovës. Duke marrë shkas nga kërkesat e drejta të demonstruesve dhe në emër të luftës kundër nacionalizmit, irredentizmit dhe separatizmit shqiptar, nëpër mbledhjet e ish-LKJ-së, pastaj të organeve ekzekutive, nga ish-federata, u hap një luftë frontale kundër rinisë shqiptare, kundër atyre që kishin kërkuar statusin e Republikës për Kosovën në kuadër të ish-Federatës.

Plani i ri serbo-jugosllav për rikolonizimin e Kosovës

Pastaj pushteti serbojugosllav, i hyri planit të ri me qëllim të rikolonizimit të Kosovës me popullatë sllave, organizoi aksionin e kinse të kthimit të serbëve dhe malazezëve të shpërgulur nga Kosova. Shërbimet e fshehta serbe, nxitnin serbët e malazezët e Kosovës që të ngriteshin në demonstrata e protesta kundër pozitës “inferiore” përballë shqiptarëve. Çerdhja e organizimit të demonstrave e mitingjeve antishqiptare ishte në Fushë-Kosovë. Si arsye po përdornin kthimin e serbëve dhe malazezëve të shpërngulur me dhunë nga Kosova. Kjo fushatë antishqiptare u përshpejtua dhe u motivua sidomos me ardhjen në pushtet të Sllobodan Millosheviqit, duke u frymëzuar nga Memorandumi i ASHS,për anulimin e autonomisë së Kosovës. Të nxitura dhe të frymëzuara nga memorandumi i ASHA të Serbisë (1986), madje, individ e parti të ndryshme çështjen e rikolonizimit të Kosovës, e ngrenë edhe në Parlamentin serb me arsyetim se gjatë Luftës së Dytë Botërore u bë kolonizimi i Kosovës me shqiptarë nga Shqipëria. Në fillim flitej për qindra mijëra kolonë shqiptarë, më vonë për dhjetëra mijëra e më në fund u konstatua nga ana e Sekretariatit Fedrativ të Punëve të Brendshme, se në Jugosllavi prej vitit 1949-1956 nga personat e ardhur kishin mbetur vetëm 754 emigrantë shqiptarë, kurse nga ai numër vetëm 243 banonin në Kosovë. Megjithatë, kjo e vertetë nuk e pengonte qeverinë e Serbisë që të veprojë haptas për ndërrimin e strukturës kombëtare në Kosovë dhe për kolonizimin e saj me elementin sllav.

Mitingje dhe demonstrata shoveniste serbe në funksion të shfuqizimit të autonomisë së Kosovës

Qeveria e Beogradit arriti të mobilizojë gjithë popullin nën parullën “Serbi unike”. Me vite u organizuan qindra mitingje e demonstrata antishqiptare. Për tu bërë kthesa nacionaliste u organizuan marshime dhe demostrata shoveniste në Kosovë, në Serbi dhe para organeve serbo-jugosllave në Beograd. Parullat e tyre ishin: “Kosova është Serbi”, “Kosova është zemra e Serbisë”, “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, “Ne do të luftojmë për këtë vend të tokës së vjetër serbe”, “Serbi mos e lësho Kosovën nga dora” etj. Pushtetarët serbë bënin propogandë dhe nxitnin serbët dhe të malazezët kinse për shpërngulje, me qëllim të punësimit të tyre pa kurrfarë kriteriumi. Shqiptarët duke e parë se qëllimi ishte për ndërrimin e kushtetutës së vitit 1974, orgnizuan disa protesta, marshime protestuese,e ndër më e njohura ishte greva e minatorëve të “Trepçës” më 20-28 shkurt 1989. Në Kosovë u vendos gjendja e jashtëzakonshme dhe ora policore nën presionin e 30 mijë policëve të sjellur nga Serbia. Më 23 mars 1989 nën gjendjen e jashtëzakonshme dhe nën kërcnimin e armëve, si dhe me anë të votave joparlamentare, Kuvendi i Kosovës aprovoi amandamentet për ndërrimin e kushetutës së vitit 1974, që dhe de jure u anulua autonomia e Kosovës. Më 28 mars 1989, në Beograd Kuvendi Fedrativ i Jugosllavisë ratifikoi vendimin e Kuvendit të Kosovës. Ndërsa në korrik të vitit 1990 pushteti serb e okupoi Kosovën.

Shqiptarët e Kosovës akuzoheshin për kundërrevolucion

Shqiptarët akuzoheshin para së gjithash për tri mëkate kryesore të shpifura: për kundërrevolucion, për presion ndaj serbëve dhe malazezve, për mosbarazi dhe për Kosovën e pastër etnike. Kundërrevolucioni në Kosovë nuk kishte ndodhur sepse më 1981 dhe pastaj shqiptarët kanë demonstruar dhe kanë kërkuar vetëm barazinë e tyre nacionale, ekonomike dhe politike në kuadër të federatës jugosllave. Prandaj një numër jo i vogël i shkenctarëve jugosllav të cilët me argumente të pamohueshme kanë dëshmuar se ajo akuzë është pa kurrfarë baze, por me tendencë të qartë antishqitpare.

Struktura nacionale dhe diskrimimi i shqiptarëve

Struktura nacionale e popullsisë në vitin 1981 ishte: shqiptarë 77,4%, serbë 13,2%, malazez 1,7% dhe turq 0,8%. Më 30.IX 1988 ishin të punësuar: 162.499 shqiptarë, 51.092 serbë, 6.957 malazez dhe 3.014 turqë. Kjo tregon se në vitin e theksuar ishin të punësuar çdo i treti malazez, çdo i pesti serb, por çdo i trembëdhjeti shqiptar. Një fakt tjetër i cili flet për pozitën e prvilegjuar të serbëve dhe të malazezëve në Kosovë e tregon shkalla e urbanizimit të tyre e cila ishte pakrahasimisht më e madhe se sa te shqiptarët, sepse sipas regjistrimit të vitit 1981, mbi 38% të serbëve dhe 70% të malazezëve jetonin në qytete, ndërsa vetëm 28,9% të shqiptarëve. Përveç kësaj, vetëm në Prishtinë në banesat shoqërore jetonin 84,7% malazezë dhe 70,3% serbë, por vetëm 26,9% shqiptarë.Pas shfuqizimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989, Serbia ka ndërmarrë disa masa që e kanë bërë të varur ekonominë e Kosovës, duke e arsyetuar me integrime në kuadër të Republikës. Kështu është rasti me Elektroekonominë e Kosovës, Kombinatin Ndërtimor “Ramiz Sadiku”, me Trepçën etj.Dhe në vend se të merreshin masa për përmirësimin e gjendjes së rrezikuar të familjeve shqiptare, veprohej në të kundërten: gadi të gjitha objektet industriale ndërtoheshin në mjediset dhe vendbanimet serbe, në të cilat ekskluzivisht punonin serbët dhe malazezët. Ato ishin ndërmarrje të pastra etnike.Në disa vendbanime pushteti rrënonte shtëpitë e shqiptarëve të pakët në ato fshatra (si p.sh. rasti në Bresje te Prishtina), ndërsa në disa shkolla të përzira dëbohen nxënësitë e nacionalitetit shqiptarë (Prilluzha, Vushrrri) në mënyrë që shkollat të mbetën plotësisht serbe. Pas 23 marsit 1989, kur Kosovës iu mor subjektiviteti në ish-RSFJ dhe iu shfuqizua Kushtetuta e vitit 1974, sidomos pas 5 korrikut 1990, kur Serbia në mënyrë klasike e okupoi Kosovën, mbretëronte një politikë tejet nacional-shoveniste dhe ekspansioniste e Serbisë ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe aprovimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Më 2 korrik 1990 Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e Kosovës dhe aprovoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Më 7 shtator 1991 qytetarët e Kosovës u deklaruan me referendum për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës i bëri kërkesë komisionit të Badinterit në kuadër të Konferencës ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë që në procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë të njohë shtetin e pavarur të Kosovës. Më 1992 në Kosovë u mbajtën zgjedhjet presidenciale e parlamentare.



Verë 1985-të, në Stockholm, Asllan Mihaliqi me Xhafer Durmishin, shokun e përpjekjeve për lirinë e Kosovës.


Serbia po vazhdonte spastrimin etnik dhe serbizimin e Kosovës

Serbia në vazhdimësi ka nxjerr ligje dhe akte normative me përmbajtje diskriminuese të veçanta për Kosovën. Pushteti serb kishte aprovuar rreth 1360 akte politike, juridike, të përgjithshme e të veçanta në funksion të rikolonizimit të Kosovës me serbë e malazezë. Federata Jugosllave dhe republikat e saj ndanin mjete të mëdha për stimulimin e ardhjes sa më masive të serbëve në Kosovë. Privilegjet e serbëve ishin shumë të mëdha: sigurimi i punësimit, i banesave, i trojeve falas, i kredive afatgjate pa kamatë, për të njëjtin vend pune të ardhurat shumë më të mëdha dhe benificione të tjera. Filloi ngritja e reparteve industriale në enklavat serbe dhe ndërtimi i objekteve raciste të banimit dhe të tjera. Vala e re e kolonizimit filloi me sjelljen e policëve,instruktorëve të lartë ushtarakë,gjykatësve dhe administratorëve për t’i ndjekur e torturuar sa më tepër shqiptarët.

Miratimi i akteve legjislative antishqiptare me qëllim të rrënimit të jetës shoqërore në Kosovë

Diskriminimi legjislativ goditi pa mëshirë të gjitha sferat e jetës në Kosovë. Nëpërmjet ligjeve dhe akteve normative diskriminuese, shqiptarët u përjashtuan nga jeta ekonomike, politike e shoqërore. Kështu u paralizua tërë jeta ekonomike e shoqërore në Kosovë dhe më gjerë, duke thelluar dhe më tepër krizën ekonomike me pasoja katastrofale, sidomos për rreth 130.000 punëtorë shqiptarë, që mbetën pa punë dhe pa mjete për ekzistencën e tyre dhe të familjeve të tyre, shumica e të cilëve u detyruan që ta marrin rrugën e mërgimit.Politika e diskriminimit u manifestua në një formë të veçantë edhe në sferën e arsimit.

Për këtë qëllim ishte hartuar edhe “Platforma politike për Kosovën” e LKJ që parashihej kolonizimi i Kosovës përmes aksionit të kinse kthimit të serbëve dhe malazezëve. Pastaj, ishte hartuar Projekti për kthimin e rreth 200.000 serbëve e malazezëve për të jetuar në Kosovë. Ky projekt ishte një dokument, ku bëhej ngarkimi kolonizues i Kosovës me serbë dhe me malazezë, përkundër faktit se Kosova kishte dendësinë më të madhe të popullsisë, 200 ban/1 km2 (2.5 herë më shumë se mesatarja në ish-Jugosllavi).

Serbia me teritore të pabanuara po e kolonizonte e Kosovës

Në Serbi kishte krahina të tëra rurale agrare që kishin mbetur të zbrazëta, pa popullsi. Por pushteti nuk po vendoste refugjatë serbë atje, ku kishte tokë të mjaftueshme dhe kushte elementare, për shkak se ai kishte për qëllim kolonizimin e Kosovës dhe ndërrimin e strukturës nacionale. Programi serbojugosllav synonte marrjen e masave konkrete në të gjitha fushat: politike, ekonomike, kulturore, arsimore, shëndetsore, gjyqësore, informative, të punësimit, të urbanizmit, zhvillimit demografik etj.

Serbo-malazezët Jugosllav silleshin në Kosovë, ndërsa shqiptarët “punësoheshin” nëpër Jugosllavi

Gjithashtu, parashihej shqyrtimi i mundësisë së punësimit të shqiptarëve në vendet tjera të Jugosllavisë në pajtim me “Programin për Kosovën”, parashihte ndërtimin e 30 reparteve të ndërmarrjeve serbe në vendet ku kryesisht jetonin serbët, malazezët, myslimanët, goranët etj.

Ndërtimi i banesave dhe ndarja e trojeve e tokave falas për serbo-malazezët

Në një plan operativ parashihej ndërtimi i 30 lagjeve, ndërtimi i banesave në Gjakovë, Prishtinë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Novobërdë, Shterpcë, Lypian, Zubin-Potok dhe në Kamenicë. Në vitin 1991 me qëllim të kolonizimit të ri të Kosovës, në lokalet e pushimores të fëmijëve dhe të rinisë në Deçan u vendosën 100 familje me prejardhje serbe e malazeze të ikur nga Shqipëria. Në kuadër të aksionit për kolonizimin e Kosovës, Jugosllavia Socialiste më 16 shkurt 1990 kishte aprovuar Ligjin për sigurimin e banesave për nevoja të kuadrit dhe kthyerjen e personave të shpërngulur nga Kosova në periudhën 1989 deri 1993, si dhe Ligjin për realizimin e atij programi.Sipas atij programi, përkatësisht ligji, parashihej ndërtimi i 2.000 banesave në sipërfaqe 115.273 metra katrorë dhe ndarja e 711 trojeve dhe kredive për ndërtimin individual, me vlerë të mjeteve për realizimin e atij programi në shumë prej 20.075.712 dinarë. Sipas atij ligjit të aprovuar nga Kuvendi i RFJ (Serbi-Mali i Zi) në mars 1994, parashihej që në periudhën prej vitit 1994 deri 1998 për këto nevoja, të ndërtohen ose të blehen 1.564 banesa.

Qeveria serbe nxirte akte juridike për ndryshimin e emërtimeve të vendbanimeve ekzistuese

Një ndër aktet juridike sistemore më ekstreme është “Ligji për Organizimin Territorial të Serbisë”. Sipas nenit 7 të këtij ligji “Qeveria e Serbisë mund t’ua ndryshojë emërtimin (toponimin) vendbanimeve ekzistuese sipas përcaktimeve me atë ligj, pas mendimit paraprak të marrë nga kuvendi i komunës”. Me dispozitat e nenit 73 të Ligjit në fjalë, kuvendet komunale detyrohen t’i “rishqyrtojnë emërtimet ekzistuese të vendbanimeve dhe të caktojnë emërtime të reja në afat prej një viti nga dita e hyrjes së tij në fuqi”. Me ligjin e Serbisë mbi transformimin e pasurisë shoqërore në ate private parashihej që nga shitja e pasurisë shoqërore 60% të mjeteve të ndaheshin për fondin për zhvillimin e Serbisë, me të cilin financohej kolonizimi i Kosovës.

Kërkohej që në Kosovën e stërpopulluar të silleshin 400.000 serb nga Rumania

Përveç organeve të pushtetit, edhe organizatat e ndryshme, personat, shoqatat e tjerë jepnin propozime të ndyshme për kolonizimin e Kosovës. Ishte dhënë propozimi për sjelljen e 400.000 serbëve nga Rumania, pastaj propozimi që kolonizimi i Kosovës të bëhet menjëherë, duke e bërë Prishtinën kryeqytet të Serbisë e të Jugosllavisë, ku do të barten të gjitha institucionet shtetërore, shkollat ushtarake e policore, shumë oficerë, nëpunës, policë etj. me familje. Kjo valë e kolonizimit do të kapte një numër prej 100.000 serbësh e deri te kërkesa e disa funksionarëve kosovarë serbë që në Kosovë menjëherë të vijnë së paku 300.000 serbë e malazezë.

“Integrimi”i ndërmarrjeve shqiptare në ato Serbe dhe racizmi antishqiptar serb

Në aspektin ekonomik pushteti i instaluar serb donte që përveç anës politike, dëbimit të shqiptarëve, ekspolatimit të tyre, kolonizimit të Kosovës me elementin serb etj. filloi edhe rrënimin e asaj ekonomie të paktë që ishte ndërtuar në Kosovë në krahasim me viset tjera të ish Jugosllavisë. Si masë përfide përdori “integrimin” e ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës në ato të Serbisë dhe të Vojvodinës. Shoqata e serbëve dhe e malazezëve “Bozhuri” e Fushë-Kosovës përcaktoi një program për kolonizimin e Kosovës. Si kërkesë e parë e tij ishte obligimi për ndërtimin e lagjeve dhe të paralegjeve me së paku nga njëqind ekonomi shtëpiake anekënd Kosovës,që duhej ta jetësonte Serbia, përkatësisht drejtoria për zhvillimin e “Kosmetit”.

Dekretet e qeverisë serbe lidhur me benefitet e serbëve dhe malazezëve të “këthyer”në Kosovë

E ashtuqujtura qeveri jugosllave më 1995 e kishte aprovuar dekretin, sipas të cilit nga buxheti fedrativ për këtë vit,për ndërtimin e kolonive në Kosovë duhet të ndahen 4,1 mil. dinarë. Me këtë dekret antishqiptar përkrahej kolonizimi i Kosovës me popullatë serbe e malazeze; “Të gjithë qytetarët e shpërngulur nga Kosova e Metohija, të cilët janë të ineresuar që të kthehen dhe kuadrat të cilët dëshirojnë të vijnë në këtë krahinë, për ndërtimin e shtëpive ose blerjen e banesave do të marrin kredi me afat kthimi prej 40 vjetve, ndërsa troje - pa pagesë”. Me aprovimin e këtij dekreti zyrtarët beogradas parashihnin mundësinë e realizimit të programit për vendosjen e 100.000 serbëve dhe malazezëve në Kosovë. Edhe në lëmin e pronësisë, në kontest të kolonizimit u bë kalimi i kompetencave nga organet e Kosovës në ato të Serbisë. U nxorr Ligji, i cili e përkufizonte shitblerjen e patundshmerisë. Sipas tij, Sekretariati republikan i Serbisë për financa mund të lejojë shitblerjen e patundshmërisë vetëm nëse vlerëson se me atë nuk do të ndikojë në ndërrimin e strukturës etnike të popullsisë, ose shpërnguljen e popullit të caktuar. Ky ligj aplikohej vetëm për Kosovë, ndërsa “populli i caktuar” ishin serbët dhe malazezët. Sipas këtij ligji dhe të tjerëve me qindra kontrata të shitblerjes u anuluan. Shumë hektarë tokë dhe me qindra shtëpi e banesa iu morën shqiptarëve.

Ndryshimi i planeve urbanistike në kundështim me ligjin e rregullimit hapësinor

Një aksion konkret të kolonizimit të Kosovës, Serbia ndërmori edhe përmes ndryshimit të planeve urbanistike të Kosovës dhe të komunave të saj. Kuvendi i Serbisë në këtë drejtim, ka aprovuar edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për planin detaj urbanistik të lagjes “Ulpiana” në Prishtinë, me të cilin ishte paraparë që në vend të objekteve sportive të shkollës fillore, duke ndërtuar 110 banesa për serbë e malazezë nga trevat tjera të Jugosllavisë të cilët dëshirojnë të kthehen ose të vendosën në Kosovë që aty të jetojnë e punojnë. Për këtë qëllim Kuvendi i Serbisë, ka marrë vendimin për ndërrimin dhe plotësimin e planit urbanistik të lagjes “Dardania” në Prishtinë, në të cilin ishte e paraparë që në vend të lokalitetit për gjelbërim të ndërtohen objekte për banim të 98 banesave për serbë e malazezë.

Ndërtimi i kishave në qendrat urbane

Serbizimin e Kosovës pushteti serb e ka zbatuar edhe me ndërtimin e kishave në qendrat urbane, ndërrimin e emrave të shkollave, rrugëve, shesheve, organizatave të ndryshme dhe emërtimi me emra mitologjikë serb. Shkrimi i çirilicës dominonte kudo. Pra shqiptarët në Kosovë ishin të diskriminuar në shkollim, kulturë, punësim, mbrojtje shëndetësore e sigurim social, në mbrojtjen juridike të integritetit fizik dhe moral, në informim, në ekonomi, politikë dhe në të gjitha sferat e jetës dhe të punës së tyre. RFJ, për kolonizimin e 100.000 serbëve dhe malazezëve në Kosovë me Dekretin mbi mënyrën dhe kushtet e kolonizimit të Kosovës të datës 12 janar 1995, përcakton dhënien falas për kolonët serbë troje, tokë, banesa, shtëpi dhe mjete financiare shumë të mëdha. Sipas gazetës serbe “Jedinstvo”, organet e qeverisë serbe të Obiliqit kanë planifikuar ta ndërtojnë një vendbanim ndërmjet Milloshevës dhe Obiliqit, me 247 shtëpi (familje) për kolonët serbë të Kroacisë. Po ashtu, parashihet që kolonëve serbë, që duan të merren me bujqësi, t’u jepet edhe tokë bujqësore prej tre hektarësh”.

Kolonizimi i Kosovës me serb e malazez nga Krahina serbe e Kroacisë

Pas rënies së të ashtuquajturës Krainë Serbe në Kroaci (gusht 1995) u intensifikua kolonizimi i Kosovës me serbë të ikur nga Kroacia. Brenda një kohe të shkurtër në Kosovë, u vendosën 13.895 kolonë serbë. Përveç Kroacisë në Kosovë u vendosën edhe shumë serbë nga Bosnja, por edhe nga Serbia. Sipas planeve të mëhershme serbe, të inicuara nga kryetari serb Millosheviq, planifikohej që në Kosovë të vendoseshin disa dhjetëra mijëra refugjatë, rebelë (kryengritës) dhe kriminelë serbë që do të largoheshin nga Kroacia e nga Bosnja e Hercegovina. Refugjatët serbë u vendosën në 23 objekte shkollore, 8 konvikte të nxënësve dhe të studentëve, 7 çerdhe fëmijësh, 21 hotele dhe pushimore, në 2 shtëpi shëndeti, në 9 objekte kulturore-sportive dhe në 35 objekte të tjera të Kosovës, në shumë objekte të tjera të organizatave punuese, enteve, institucioneve, fabrikave e të tjera, nga një apo dy familje, ku dhe punësoheshin,madje u vendosën edhe në objekte të arkivit, ku ruhet lënda arkivore si monument i kulturës, siç është rasti me Arkivin e Kosovës, Arkivin e Qytetit të Prishtinës etj. Ata përveç, rrogave të majme, ishin të liruar nga të gjitha pagesat, si p.sh. të rrymës elektrike, telefonit, taksave e tatimeve komunale, madje edhe të udhëtimit etj. Kolonëve të vendosur në Kosovë dhe atyre që do të vendosën u janë dhënë dhe u janë premtuar 30 mijë ha tokë bujqësore, pasuri e popullit të Kosovës, kryesisht e shqiptarëve. Sidomos u ishte ndarë toka e kooperativave bujqësore, të marrë më parë nga popullata shqiptare, të bazuar në “Ligjin mbi kushtet, mënyrën dhe procedurën e ndarjes së tokës bujqësore qytetarëve, të cilët dëshirojnë të jetojnë e të punojnë në territorin e KA të Kosovës e Metohisë”.

Krimi me pronat shoqërore dhe stërshitja e matrapazëve për ndërtim të egër

Ndërsa, shumë familjeve serbe e malazeze, pushteti nëpërmjet kinse të kthimit të tokave të konfiskuara, apo të ekspropriuara edhe pse ishin paguar ua “kthente” ato prona,iu jepte ndërrim ose u paguante shuma të mëdha të hollash. Rast më karakteristik janë pronat e kooperativave në fshatin Qagllavicë dhe Llapllasellë të Prishtinës. Ato prona pas vitit 1999 serbët në masë të madhe ua kanë shitur shqiptarëve të cilët pa kurrfarë plani kanë ndërtuar objekte,kryesisht shërbyese. Nga ana tjetër, në Kosovë, tani në masë madhe po zinet toka pjellore dhe po shndërrohet në objekte të ndryshme jo vetëm banimi por edhe të tjera. Këto lloj veprimesh nuk bëhen askund në botë. Ndërtimet bëhen në tokat jopjellore, kryesisht të klasit të IV dhe V, ndërsa ruhet toka e bukës. Kjo më vonë do të na hakmerret dhe do të na gjykojnë brezat këtyre nuk iu intereson e ardhmja e shtetit, familjeve të tyre. Ndërtojnë pa kurrfarë plani, pa leje, madje edhe në prona shoqërore duke i uzurpuar ato.

Adem Demaqi njofton delegacionin Holandez lidhur me kolonizimin e Kosovës

Gjatë një vizite të një delegacioni zyrtar holandez, në qershor të vitit 1995, Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të Kosovës, kryetari i këtij Këshilli, zoti Adem Demaçi, në mes tjerash e kishte njoftuar atë delegacion edhe për kolonizimin serb të Kosovës, duke thënë: Se gati një e katërta e popullatës shqiptare, madje ajo më vitalja ka emigruar jashtë vendit. Serbia po i ndërmerr të gjitha masat për krijimin e kushteve për vendosjen e 100.000 kolonëve serbë dhe malazezë në territorin e Kosovës dhe ajo në mënyrë intensive po vepron dhe që nga viti i kaluar pushteti serb ka filluar ndërtimin e qendrave të banimit për kolonë serbë dhe malazezë në territorin e Kosovës.

Riaktivizimi i ri i aksionit të dorëzimit të armëve nga shqiptarët e Kosovës

Duke e parë se për ndërrimin e shpejtë të strukturës kombëtare të popullsisë së Kosovës, kolonizimi përmes programit të përmendur të ish-Jugosllavisë, programit të Serbisë të vitit 1990 dhe sjelljes së refugjatëve serbë, nuk dha rezultate inkuarjuese, pushteti serbë vazhdoi, por tani edhe me intensitet më të shtuar një terror sistematik mbi shqiptarët, veçanërisht mbi të rinjt me qëllim që Kosova të braktiset dhe të boshatiset. Ndërsa,si pretekst përdorej mbledhja e armëve, të cilat shqiptarët nuk i kishin, si dhe ndjekja e rekrutëve shqiptarë, numri i të cilëve çdo vit është prej 18.000 deri 20.000 si dhe provokime të shumta të bëra të rinjve shqiptarë.

VIJON ...

__________________

XHEMAJL PLLANA VEPRIMTARIA IME KOMBËTARE NË KUADËR TË LNÇKBVSHJ-së DHE LPRK & LPK-së (13)

http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=10357


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks