SHKRIMI
e premte, 18 shtator 2020

PROF.DR.AGIM ZOGAJ: GONXHE BOJAXHIU - NËNA TEREZË, DRITË E ZOTIT (IV)

Prishtinë, 9 shtator 2020:Në rrugën e Zotit


Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë ishte pranuar në Shoqërinë e “Motrave të Loretos”, të cilat e kishin misionin e tyre edhe në Indi. Ëndrra e madhe e Gonxhes shqiptare po bëhej realitet, po hapej rruga drejt thirrjes së Zotit që Nënën Terezë do ta shpijë deri në mit. Ishte datë 25 shtator e vitit 1928 kur në shtëpinë e prindërve të Gonxhe Bojaxhiut, në rrugën e “ Vllehëve”, aty afër kishës së “Zemrës së Krishtit” ishin tubuar farefisi, miq , shokë, shoqe shkolle dhe të lagjes për ti thënë lamtumirë Gonxhes e cila nisej për në misione, në Indi. Takimi kishte qenë tejet i përzemërt, emocionant dhe prekës. Nuk kishin munguar as dhuratat simbolike të miqve, shokëve shoqeve, të afërmeve për Gonxhe Bojaxhiun. Askush prej të pranishmëve në takimin lamtumirës të 25 shtatorit 1928 nuk kishin mundur të paramendonin se në cilën rrugë ishte nisur Ganxhe Bojaxhiu. Megjithëse e emocionuar, Nëna Drane foli sikur të ishte nënë e përmotshme, e dalë nga legjendat shqiptare:” Aj do të bëhet çfarë të thotë dhe do të zgjedhë Hyji. Ajo është imja, por mbi të gjitha ajo është e Zotit, si të gjithë ne, si të gjitha familjet tona”.

Të nesemren me 26 shtator 1928, Gonxhe Bojaxhiu e përcjellur nga e ëma Dranja, dhe motra Agëja ishin nisur me tren për në Zagreb. Ndarja, në stacionin e trenit në Shkup ishte tepër prekëse, kishte edhe lot. Lot kishte derdhur edhe Gonxhe Bojaxhiu, ajo vajzë e re shqiptare e cila sa herë kishte thënë se nuk do të qajë. Ndarjet në jetë, zakonisht përcillen me lot...Kusheriri i saj, Lorenc Antoni, i cili në ndarje Gonxhes i kishte dhënë për dhuratë një stilograf të artë, kështu shkruante në ditarin e tij:” Treni u nis, ndërsa ne ende e përshëndesim me facoleta. Ajo gjithnjë e më tepër zhduket prej syve tanë, por ende na përshëndet me dorë. Dielli i ka lëshuar mbi të rrezet e veta dhe ajo duket si hëna, e cila zhduket ngadalë në shkëlqimin e diellit. Tani tërë Gonxha duket si një pikë e vogël. Ajo më është lodhur, por prapë na përshëndet dhe kështu gjithnjë e më tepër zhduket...”. Ajo e dinte se ishte nisur në rrugën plot sakrifica, në rrugën plot mundime dhe devotshmëri shpirtërore. Dhe shumë shpejt në thellësinë e shpirtit do ta përjetonte se dashuria është të harrosh edhe veten për t’u vënë kështu në shërbim të tjetrit, të atij që në këtë botë e në këtë jetë është i lënë në mjerim, fatkeqësi shoqërore e natyrore, skamje, i pa dashur e i harruar nga njerëzit. Gonxhe Bojaxhiu iu përgjigj thirrjes së Zotit që me plotëninë e jetës dhe shpirtit të saj kristian të jetë në shërbim të njerëzimit. Gonxhe Bojaxhiu kishte folur:” Nëse Zoti më thërret, atëherë është punë për të të përkujdeset për shëndetin tim dhe për çdo gjë tjetër dhe jo unë. Unë dëgjoj dhe bëj çfarë të më thotë Zoti”. Zoti vërtetë e kishte thirrur, dhe në thirrjen e tij, shqiptarja e re Gonxhe Bojaxhiu ndjehej hyjnisht e lumtur, e zgjedhura e Zotit :”Dil prej vendit tënd dhe prej vëllazërisë tënde, e prej shtëpisë së babës tënd në drejtim të një vendi që do ta tregoj”. (Zan.12. 1). Ajo, që nga nisja e saj për motër – misione e kishte filluar një jetë të re për Zotin. As ajo vetë nuk do ta paramendonte se një ditë do të gëzoj aq shumë epitetet si “Nëna e të mjerëve”, Nëna nga Kalkuta”, E adhuruara e Perendisë”, Sinonim i mëshirës”, Femra më e pushtetshme në botë, që ushtron ndikim te shumë presidentë e kryeministra”...



Në Zagreb kishte qëndruar deri më 13 tetor të vitit 1928 kur, së bashku me kroaten Betike Kanjç kishte vazhduar rrugën për në Irlandë. Me tren kishin kaluar nëpë Austri, Zvicër, Francë, pastaj me anije kishin kaluar nëpër Kanalin Lamanch, nëpër Londër dhe më pastaj kanë arritur në Dublin. Pastaj, të shoqëruara nga dy motra ishin vendosur në vendin e quajtur Rathfanhaum, afër Dublinit ku për një kohë kishin mësuar gjuhën angleze. Gjatë këtij qëndrimi ato i kishin veshur rrobat e reja, të kandidateve dhe me atë rast i kishin ndërruar edhe emrat. Gonxhe Bojaxhiu e mori emrin e ri: Marija Tereza e Krishtit të Vogël, ndërsa e shoqja e saj kroate, mori emrin Marija Magdalena. Më 1 dhjetor 1928 Nëna Terezë dhe Marija Magdalena u nisën për në Indi. Udhëtimi ishte i gjatë, i rëndë dhe u bë me anije. Kur kishin arritur në limanin Port Said,u kunguan dhe u përforcuan me Krishtin. Është sinifikative e dhëna se gjatë këtij udhëtimi për në Indi, ishte festa e Kërshëndellave, të lindjes së Jezu Krishtit.

Në Darjejelin, ku ishte noviciati ato kishin arritur më 6. I. 1929 ku menjëherë filluan mënyrën e jetesës për tu përgatitur për noviciat. Ndërkohë që më 23 maj 1929 Nëna Terezë hyri në noviciat. Më vonë, më 25 maj 1931 i kishte plotësuar kushtet e para rregulltare për misionare. Pas kësaj, ajo u dërgua në Bengali, për të punuar si misionare. Sido që të jetë edhe Gonxhe Bojaxhiu, që në atë moshë të re, e kuptonte fare qartë se “ pikëllimi nuk njeh kufij, por as dashuria”.

Në misionin e ri, të ëndërruar që nga mosha e rinisë, Nëna Terezë nisi të ballafaqohej me realitetin, me vështirësi dhe kundërthënie të ndryshme. Ajo, për herë të parë takohet drejtperdrejt me mjerimin, skamjen, vuajtjet nga më të ndryshmet të njerëzve.

Nuk kaloi shumë kohë dhe eprorët e kishin zhvendosur Nënën Terezë prej qendrës medicionale duke e caktuar në një kolegj të Kalkutës, që quhej St. Mary’s, në lagjën e Entally-s. Në këtë kolegj vijoi mësimet, studimet dhe u përgatit për profesoreshë, profesion të cilin që kur ishte e re e kishte preferuar dhe dashur. Në një letër dërguar në vitin 1935 të afërmeve të saj, Nëna Terezë njoftonte se pas mbarimit të Kolegjit St. Mary’s ajo ishte punësuar si profesoreshë në shkollën e Shën Terezës.

Më 24 maj 1937 Nëna Terezë i kishte dhënë kushtet e përjetshme, në praninë e eprores gjenerale, dhe të ipeshkvit të Kalkutës. Më pas ajo u bë drejtoreshë e shkollës St. Mary’s. Në një letër dërguar nënës së vet, Dranes, dërguar në vitin 1937 ose 1938 veç tjerash shkruante:”...Unë jam profesoreshë e kjo punë më pëlqen shumë. Jam edhe përgjegjëse për tërë shkollën, e këtu me duan të gjithë...”. Ditët kalonin kurse Nëna Terezë, gjithnjë e më tepër mishërohej me porosinë e nënës saj, Dranes :” Thirrja e jote është shërbim i të varfërve”.

Pas shumë viteve të shërbimit në shkollën e njohur S. Mary’s, Nëna Terezë u bë udhëheqëse edhe e “Bijave të Shëna Prendës”, një Kongregatë dioqezave e motrave indiane, të cilat ishin të veshura me sari ( veshje popullore indiane ) të kaltër dhe ishin mësuese vetëm nëpër shkolla fillore.

Data 10 shtator e vitit 1946, për Nënën Terezë dhe misionin e saj, gjithnjë në frymën e thirrjes së Zotit, ishte i rëndësisë vendimtare, të jashtëzakonshme. Në atë datë dhe në atë ditë, ajo kishte udhëtuar për në Darjeeling për të bërë ushtrimet shpirtërore. Ishte ky hapi vendimtar me të cilin ajo mori vendim për të dalur nga kuvendi dhe për të qenë “ Engjulli i mëshirës”, për të varfëritë e Indisë dhe të botës mbarë. Shumë vite më vonë, në një bashkëbisedim me biografinë e saj shqiptar, Dr. don Lush Gjergjin, Nëna Terezë kishte rrëfyer se si i kishte ndodhur që të përjetonte thirrjen e dytë të Zotit. “ Kam qenë e bindur se është zëri i Zotit. Po, me siguri Ai më ka thirrur. Porosia e Tij ka qenë tejet e qartë: duhesh të dalësh prej kuvendit për t’iu ndihmuar të varfërve, duke jetuar së bashku me ta”. Në atë kohë, Nëna Terezë këtë thirrje të dytë të Zotit drejtuar asaj, e kishte kuptuar si urdhër e kishte kuptuar se çfarë kërkohej prej saj, por nuk e dinte si do të zbatonte këtë urdhër të Zotit. Megjithatë, Nëna Terezë, ai shpirt lucid shqiptar e kuptonte një gjë se : Zoti secilin e thirr ne një mënyrë të veçantë! E bindur në këtë të vërtetë reale dhe hyjnore të thirrjes së Zotit për te, Nëna Terezë po ashtu besonte se vepra e saj do ti sjell njerëzimit shumë të mira.

Pas kësaj ishte dashur që, në adresë të Vatikanit të dërgohej një letër nga ana e Monsinjor Piereres, letër në formë lutje për ta “ çliruar Nënën Terezë nga kuvendi” dhe natyrisht për ti krijuar mundësi që ajo ti përkushtohej punës me të varfëritë. Vlerësohet se situata kishtare dhe ajo politike e kohës nuk ishte në favor të kërkesës dhe të ëndrrës së madhe të Nënës Terezë.

Megjithatë më 16 gusht 1948, tre vjet pasi kishte përfunduar Lufta e Dytë Botërore, Nëna Terezë doli nga kuvendi, nga shoqëria e “Motrave të Loretos” për t’iu përkushtuar plotësisht të varfërve dhe të gjithë njerëzve tjerë që kishin nevojë për ndihmën, përkujdesjen dhe bekimin e saj. Do të kalonin vite të tëra, kur ajo e kujton atë datë, atë vendim: “ Kur e lëshova “Loreton”, për mua ka qenë dita dhe zgjidhja më e vështirë në jetë. Shumë më vështir se kur u ndava prej familjes sime, prej vendit tim, për të hyrë në jetën rregulltare. Bashkësia e Loretos për mua ishte gjithçka. Aty e kam fituar formacionin shpirtëror, jam bërë motër dhe ia kam dhuruar veten Krishtit. Më pëlqente jeta dhe puna që e kisha, veçmas mësimdhënia”.

Përgatitja për misionin e ri, për jetë dhe thirrje të re, kërkonte sakrificë shtesë, prandaj NënaTerezë kishte vendosur që, përkohësisht ta lëshonte Kalkuten. Si vend lutjeje dhe përgatitje shpirtërore kishte zgjedhur vendin Patna. Aty kishte mbaruar edhe një kurse për infermiere. Pasi i bërë përgatitjet shpirtërore për misionin e ri, dhe pasi mbaroi edhe kursin për infermiere ajo sërish u kthye në Kalkutë. Por, kësaj radhe në veshjen e saj dallohej një ndryshim i madh. Ajo u kthye në Kalkutë e veshur me sari, sikur të gjitha gratë e varfëra indiane dhe në krahun e krahun e majtë kishte vendosur një kryq të vogël. Ishte shumë e lumtur, që krejtësisht ishte në shërbim të thirrjes së Zotit dhe të varfërve. Filozofia e saj bazë, që nga ato vite të shërbimit të saj në misione ishte, se kryesorja dhe mbi të gjitha është pasuria e shpirtit, ajo e brendshme, e vullnetit, dhe për të tjerat, gjithnjë sipas saj do të kujdeset Zoti! Por, ajo asnjëherë nuk harronte të kërkonte ndihmën e Zotit, prandaj edhe në gushtin e vitit 1948, kur e lëshoi kuvendin e shikoi qiellin indian dhe u lut:” O Zot, më jep guxim, fuqi, tash, shi në këto momente”. Sfidat nëpër të cilat po kalonte Nëna Terezë, ishin të shumta dhe të vështira . Kjo lë të kuptohet edhe nga një paragraf i ditarit të saj mbajtur në vitin 1949:” Ndihesha si një oqean në mes shtrëngatës, ku anija e jetës sime po fundosej...Zoti dëshironte që të isha murgeshë e lirë që të kaplohesha nga varfëria dhe kryqi. Sot mora një mësim të mirë: varfëria e këtyre njerëzve të mjerë është shumë e rëndë...”. Ajo, me gjithë shpirt ishte e vendosur në misionin e saj:” Misioni ynë është t’i sjellim dashuri secilit, do të thotë të sjellim Zotin”.

E përgatitur shpirtërisht me filozofinë kristiane, e frymëzuar dhe e mbështetur në vullnetin dhe thirrjen e Zotit, Nëna Terezë filloi misionin e ri, duke vizituar kështu lagjet dhe skutat më të varfra të Kalkutës. Nuk kalua shumë ditë dhe pasi e gjeti një shpellë – kasollë, me pesë rupet e vetme që i kishte në xhep, Nëna Terezë i mblodhi disa fëmijë më ët varfër të lagjeve Tilje dhe Motilj dhe i vendosi aty. Ky hap , ky veprim i Nënës Terezë shënon fillimin e punës së shkollës së parë. Në kujtimet e veta për ato ditë të para të fillimit të misionit të ri të saj, ajo tregonte :” Fëmijët që nuk ishin të pastër, së pari i kam pastruar mirë dhe i kam mësuar pastërti dhe sjellje të mirë. Kjo ishte ora e parë. Pastaj kemi pasur mësim feje. Lexim. Toka na shërbente, ishte dërrasa e zezë. Të gjithë fëmijët ishin të lumtur...”. Natyrisht, edhe Nëna Terezë ishte shumë e lumtur, sepse po i përgjigjej me humanizëm thirrjes së Zotit. Në fillim, kishte vetëm pesë vijues në shkollën e saj, por shumë shpejt numri nisi të rritej. Pas disa viteve shkolla e Nënës Terezë numëronte 5000 fëmijë. Ajo gjithmonë kishte thënë se për këtë merita i takonte Zotit, sepse sipas saj “ Kjo është vepër e Zotit”. Por, edhe për Nënën Terezë ishte kjo një shkollë e re, një mësim i ri, një hap i ri i humanizmit njerëzor, i mirësisë universale, gjithnjë në frymën e thirrjes së Zotit dhe porosive të tij që ta duam njëri tjetrin, që ta nderojmë e ta përkrahim llojin tonë, që ti dalim në ndihmë atij që vuan, atij që është i varfër, i pastrehë i pa mbrojtur. Dhe sërish në rrethanat e tilla të reja, Nëna Terezë kishte nevojë për ndihmën e Zotit, për përkrahjen e tij, që të jetë edhe më shumë në shërbim të njerëzimit. Prandaj i drejtohej Zotit me lutjen:”...Ti më ke larguar prej kuvendit, ku isha së paku pak e dobishme, tani, pra më udhëhiq si të duash Ti”. Por, në gatishmërinë e saj shpirtërore dhe fizike për flijim të plotë me të varfrit, me të përvuajturit, me skamnorët, Nëna Terezë shkonte edhe më larg, deri në përkushtimin e saj për vetëflijim:” O zot, nëse nuk mund t’iu ndihmojë këtyre njerëzve në këtë varfëri, në këtë mjerim, në këto varre...bën që së paku të vdes së bashku me ta, afër tyre, për t’iu dëshmuar dashurinë tënde...”.

Ishte e kuptueshme si fillimisht në këtë mision të ri, Nëna Terezë nuk kishte edhe aq shumë përkrahje dhe bashkëpunëtor. Kuptohet vetvetiu, sepse puna dhe misioni ishte tepër i vështir, për shumë kë edhe i pa imagjinueshëm, që, një bijë shqiptare, murgeshë - motër të kujdesej për aq shumë njerëz të pafat, të varfër, të pastrehë ndërkohë që ata i ishin lënë mëshirës së fatit, të fatkeqësisë natyrore dhe shoqërore. Por Nëna Terezë, e frymëzuar me thirrjen e Zotit për sakrificë dhe përkushtim ishte e gatshme që pa hamendje ta vazhdonte rrugën e nisur. Nëna Terezë propagonte frymën teologjike, kristiane e cila ka mbështetje në misionin universal të Krishtit, të dërguar nga Ati dhe i zënë nga Shpirti Shenjt për të shpëtuar njerëzimin mbarë. Ajo, jepte shembull se si duhet të jemi sfidues të guximshëm të dashurisë së Zotit. Nisur nga këto mësime dhe maksima universale, Nëna Terezë aspironte që edhe Kongregata e saj të jetë e hapur ndaj Zotit, të jetë burim i jetës – i dashurisë edhe ndaj njeriut. Kjo, sepse Kisha, si sakrament universal i shpëtimit shpall Mbretërinë e Zotit në mesin e njerëzve, duke u qëndruar besnik: Zotit dhe njeriut, kohës. Misioni edhe i Nënës Terezë së bashku me bashkësinë e saj “Misionarët e Dashurisë” ishte që të lumturonte njerëzimin mbarë, që të krijohet një botë e drejtë dhe e dashur për të gjithë. Nuk kaluan shumë kohë dhe asaj i erdhën në ndihmë edhe bashkëmendimtarë dhe bashkëpunëtor të tjerë, siç ishte fillimisht, ish nxënësja e saj, nga kolegji St. Mary’s, Shubashini Das. Ajo e gjeti Nënen Terezë dhe i tha:” Nëna Terezë, kam, ardhur për të jetuar me ty”! Numri i bashkëpunëtoreve rritej, kurse në maj të vitit 1949 Nëna Terezë shkruante: ashti i kam tri shoqe, punëtore dhe zelltare të mëdha...Sa vuajtje, sa nevojë të madhe kanë njerëzit këtu për Zotin, e ne jemi kaq pak që t’iu sjellim këtyre njerëzve Zotin...Lute Zonjën e Bekuar që t ‘na dërgojë më tepër motra. Po t’ishim edhe 20 motra do të kishim punë vetëm në Kalkutë”. Por në nëntor të vitit 1949 u bën pesë motra që shërbenin së bashku me Nënën Terezë. Kurse sipas një letre që më10 qershor 1962 Nëna Terezë i kishte dërguar famullitarit të Shkupit, Mons Branko Dorçiç, ajo bën të ditur se rreth saj dhe pranë saj kishte 149 motra nderi.

Ndërkohë që, numrin i të sëmurëve, të varfërve, nevojtarëve, të pastrehëve, të pa fatve, të vetmuarve, të cilët i takonte dhe i pranonte Nëna Terezë rritej nga dita në ditë. Nisur nga doli nevoja që të gjendej një objekt më i madh për strehimin e tyre. Në shkurt të vitit 1953 ishte formuar një qendër e madhe që quhej Shtëpia Amë e Misionarëve të Dashurisë, në Lower Circular Road, nr.54 A. Kurse më 1965 me “Decretum laudis” të Kongregatës për rregulltarë dhe rregulltare , ajo u ngrit në Kongregatë papnore. Kjo njohje i mundësoi bashkësisë “Misionaret e Dashurisë” që të përhapte aktivitetin saj edhe në shumë vende tjera të botës. Aso kohe kishte mbi 300 shoqata “Misionare të Dashurisë”. Shoqata zhvillonte aktivitet me kategori të ndryshme të njerëzve, por në radhë të parë ata ishin :” të varfrit dhe të sëmurët, të braktisurit para vdekjes, fëmijët dhe bonjakët e braktisur, të gërbulët etj. Nga ana tjetër, shumë njerëz, personalitete, që udhëhiqnin institucione filluan të vetëdijesoheshin dhe të ndërgjegjësoheshin për misionin jashtëzakonisht human të Nënës Terezë. Dhe nga dita në ditë, shumë prej tyre, duke parë ose duke dëgjuar për kushtet jashtëzakonisht të mjera në të cilat punonte jetonte dhe vepronte Nëna Terezë filluan që të organizojnë dhe japin ndihma e para. Ndihmat po vinin, në një kohë kur jo vetëm India po përjetonte një varfëri të skajshme ekstreme, pra prej ipeshkëv, prej meshtarëve, motrave dhe prej popullit, pa dallim feje, klase, ngjyre, ideologjie, prejardhje, vendi. Shumë kush ka mundur të pyetej prej nga e gjithë ajo forcë moral dhe ai humanizëm e bamirësi hyjnore e Nënës Terezë dhe motrave pranë saj. Ajo dhe motrat që punonin me te, mbronin mendimin se ndihma dhe forca ju vinte nga Zoti, se fuqia e tyre vjen nga dashuria për njeriun, për të jetësuar në këtë botë të padrejtë, thirrjen e Zotit dhe mësimet e Krishtit. Nëna Terezë përherë e kishte të qartë se “ Jeta jote është të japësh dhe të jesh dëshmitare e dashurisë së Zotit ndaj tjerëve”.

VIJON ...

__________________

PROF.DR.AGIM ZOGAJ: GONXHE BOJAXHIU - NËNA TEREZË, DRITË E ZOTIT (III)

http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=10467


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks