SHKRIMI
e martë, 12 dhjetor 2017

NJË PORTRET I GRUAS SË HEKURT - MUSINE KOKALARI

Pashtriku.org, 25. 05. 2016: Intelektuale dhe atdhetare e shquar shqiptare. Ka lindur në Adale të Turqisë. Në vitin 1921 familja e saj u kthye në Shqipëri. Fillimisht u vendosën në Gjirokastër dhe atje Musinja kreu shkollën fillore. Në vitin 1930 familja Kokalari do të vendosej në Tiranë dhe atje ajo e kreu shkollën e mesme (1937), ndërsa studimet universitare i mbaroj në Romë (1941).


 





Ka shkruar 3 libra:

1. Seç më thotë nëna plakë (1939);

2. Reth vatrës (1944);

3. Sa u tund jeta (1945).

Për shkak të bindjeve socialdemokrate - pushteti komunist - familjen Kokalari e trajtonte si 'armike të popullit'.

Më 12.11.1944 regjimi komunist i pushkaton pa gjyq dy vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari!

Katër ditë më vonë (më 16 nëntor) arrestohet edhe Musinja, e cila mbahet 17 ditë në burg.

Në fund të vitit 1945 ajo themelon grupin e parë opozitar: "Bashkimi Demokratik Shqiptar".

Më 23 janar 1946 arrestohet për herë të dytë dhe gjyqi 'në emër të popullit' e denon me 20 vjet burg.



Musine Kokalari (10. 02. 1917 - 13. 08. 1983)


Në gjyq Musinja zëshëm deklaron:

"Fakti që mendoj ndryshe nga ju s'do të thotë që e dua vendin tim më pak se ju"!

Ajo i ka mbajtur 16 vjet burg të rëndë dhe pastaj u internua në Rrëshen, ku për 22 vjet rresht punoi në bujqësi dhe ndërtimtari si punëtore llaçi!

Në vitin 1981, e dërmuar nga vuajtjet dhe punët e rënda u sëmurë nga kanceri, dhe më 13 gusht 1983 u shua nga jeta në dhomën e saj të internimit në Rrëshen!

Qoftë i paharruar kujtimi për Musine Kokalarin!


/ Editori i pashtriku.org, Sheradin Berisha /





kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks