SHKRIMI
e mërkurë, 23 gusht 2017

GJEKË GJONAJ: NOC ZEFI SHKRELA (1909 - 1981) BURRË FISNIK E SHEMBULL I BAMIRËSISË

Ulqin, 3. 7. 2016: Unë nuk e kam njohur Noc Zefin Shkrela nga Shtoji i Ulqinit, por për të nga shumë njerëz kam dëgjuar vetëm fjalë të mira. Të gjithë ata që e kanë njohur, që janë shoqëruar dhe të tjerët të cilët e kanë parë edhe një herë të vetme, apo kanë dëgjuar për këtë malësor me origjinë nga krahina e Shkrelit janë të një mendimi se ai mbi të gjitha ka qenë një burrë zotëri dhe fisnik me plot gojën. Ka lindur para 107 vitesh në fshatin turistik Razmë të Vrithit, Komuna e Shkrelit. Ishte gëzimi i parë familjar i Zef Prëçit dhe bashkëshortes së tij Pashkës, të cilët kishin edhe dy fëmijë të tjerë: djalin Gjonin dhe vajzën Paulinën.

U rrit jetim në skamje rrëzë malit të Veleçikut

Jeta e tij e fëmijërisë ka qenë mjaft e hidhur dhe e vështirë. Në moshën gjashtë vjeçare i vdes babai (60 vjeç). Për Nocin, vëllain e tij Gjonin tri vjeç dhe motrën Paulinën një vjeçe kujdeset nëna e tyre. Ajo në kushte të tre fëmijët jetimë (pa baba) i rriti me shumë mundim e sakrificë, por me dashuri te madhe prindërore. Ekonomia e vetme shtëpiake e kësaj familjeje të ndershme malësore të Shkrelit për të mbijetuar ishte blegtoria. Fëmijëra e tyre pasqyron realitetin e kohës. Në kushtet e një jete të vështirë nomade, Noci si shumë moshatarë të tjerë të asaj kohe në Malësinë e Madhe, u privua nga arsimimi. Formimi i tij fillon natyrshëm në frymën e traditës së kësaj krahinë. Kodi moral ishte shkolla e tij e vetme, e cila e bëri të dallohej në mesin e bashkëkohësve të vet, si një burrë i urtë, punëtor, i ndershëm, i drejtë, bujar e bamirës.



Shpërngulja në Shtoj të Ulqinit

Kjo familje në kërkim të një jete më të mirë shpërngulet në Shtoj të Ulqinit. Aty fillimisht blejnë pak tokë dhe ndërtojn një kasollë të vogël me kashtë me një dritare të vetme. Pas pak kohe ndërtojnë një shtëpi të vogël prej guri me dy dritare, ndër shtëpitë e para të këtij lloji në Shtoj. Më vonë rreth viteve 1925 blejnë sipërfaqe të mëdha toke nga Millosh Radov Jançiq në shumë prej 25 mijë dinarësh, vlerën e 25 penëve qe të asaj kohe.

Burrë i dy grave

Noc Zefi u martua dy herë. Jo me dëshirën e tij, por për arsye të vdekjes së hershme të gruas së parë. E zgjedhura e parë e tij, kur ai ishte adoleshent , 16 vjeç, ishte Pashka. Me të ka pasur vetëm një vajzë - Agen. Ajo tani është 86 vjeçe dhe jeton në Amerikë. Pashka ishte jetëshkurtër. Pas tri vjet martese me Noc Zefin vdes shumë e re. Vajzën e saj të vetme Agen e rriti axha i saj Gjoni me bashkëshorten e tij Mrikën. Noci pas tri vitesh martohet për herë të dytë me Marinë (16 vjeçare) nga Selca e Kelmendit. Me këtë grua ka pasur 8 fëmijë: Lenën, Zefin, Prelën, Pjetrin, Gjysten, Dranen, Markun dhe Marinë. Të gjithë janë gjallë, të martuar dhe familjar.

Djalin e madh ia falë vëllait

Noc Zefi deri vonë ka jetuar bashkë në një kulm të shtëpisë me të vëllanë e tij Gjonin. Ai, duke u ndijer keq për shkak se vëllai i tij Gjoni dhe bashkëshortja e tij Mrika nuk kishin fëmijë , vendosi t’ua falë atyre dalin e tij të madh Zefin, të sapo martuar. Ky i fundit të dielën e kaluar në mëngjes në plazhin më të bukur e më atraktiv të Ulqinit “Kopakabana”, më konfirmoi këtë vendim të babait të tij, i njohur në traditën e maleve të Malësisë së Mbishkodrës.“ Po. Vetëm pak kohë pasi u martova babai im Noci më tha biro tash e tutje do të jeshë jo vetëm djali im, por edhe djali i vëllait tim, Gjonit. Këtë vendim e solla për ta gëzuar vëllan tim dhe kunatën time pa fëmijë , në mënyrë që edhe ata sadopak të shijojë kënaqësinë dhe lumturinë e të qenurit prindër. Prej atëherë gjithmonë kamë jetuar me ta së bashku derisa ishin gjallë. Aq janë përkujdesur për mua saqë asnjëherë nuk e kam ndier mungesën e prindërve, të vëllezërve e motrave me të cilët vazhdimisht kemi pasur raporte shumë të afërta, pavarësisht se jetuam ndarazi njëri nga tjetri.”, rrëfen me krenari Zefi. Ai edhe sot jeton i lumtur në shtëpinë e axhës. Kjo ndarje apo shkëputje fizike e Zefit nga babai, nëna, vëllezërit dhe motrat, siç shprehet ai, nuk i ka shkaktuar atij asnjë problem në jetën e tij familjare. Sepse axha dhe nusja e axhës së tij e kanë konsideruar atë sikur ai të ishte djali i tyre biologjik. Nga ana tjetër edhe Zefi me bashkëshorten dhe fëmijët e tij gjithmnonë e kanë nderuar, respektuar dhe janë përkujdesur për axhën me të shoqen e tij, jo më pak se sa për prindërti e tij të vërtet.

Barkat e Noc Zefit

Me pun të ndershme, djersë dhe marrëveshje familjare shtohet ekonomia shtëpiake. Kështu edhe Noc Zefi, me ndihmën e vëllait të tij Gjonit, ia dolën të ngrisin standardin familjar, të shtojë grigjën e dhënve, të punojnë tokën, madje të blejnë edhe dy barka , pronar i të cilave ishte Noci, meqë i takonin si zot shtëpie (kryefamiljar) që ishte. Sipas fjalëve të bashkebiseduesit tonë Zefit barkën e pareë“ Sllani” e ka blerë në kriporen e Ulqinit. Me këtë barkë, të cilën e ka drejtuar kapetani ulqinak në pension Hasan Karamanaga, ka trasnportuar deri në 200.000 kilogramë shalqi (bostan) nga fshatrat përreth lumit Buna për në Korçullë të Kroacisë. Kjo barkë fatkeqësisht përmbyset dhe mbytet në kthim nga Kroacia në grykë të lumit Buna e ngarkuar me tjergullat e Lush Mirëditës nga fshati Kllezën. Për fat të mirë ekipazhi i barkës Noc Zefi dhe kapidani Hasan Karamanaga shpëtuan.

Dr.Gani Karamanaga, djali i kapidanit të anijes “Sllani” evokon këto kujtime për Noc Zefin: “Noc Zefi Shkrela me babin tonë ka pasur një miqësi dhe bashkëpunim të mirë. Atë e kemi pasur edhe si mik në shtëpinë tonë në Kala. Më kujtohet kur erdhi një herë dhe i tha babait: “Kapidan, shtëpinë e ke të bukur, por nuk më pëlqen se në shtëpi hyni drejt prej rruge, për arsye se nuk keni oborr përpara..”Ai më kujtohet si një burr në moshë, me flokë gjysëm të thinjura, punëtor i madh, bisedues i mirë.Në barkën “Sllani” babai ishte kapidan, kurse Noci motorist dhe detar. Babai thonte se Noci shpejt e ka përvetësuar zanatin e detarit.Noc Zefi, sipas kallëzimit të djalit të tij të madh Zefit, pas pesë vjetësh blenë barkën e dytë me targa UL-6 me të cilën për shumë vjet ka trasnportuar mall në sasi deri në 150.000 kilogramë dhe ka lundruar deri në Dubrovnik .

Strehoi Cafo Beg Ulqinin

Noc Zefi ka pasur miqësi të ngushtë me figurën e njohur kombëtare Cafo Beg Ulqinin. Ai, në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur Partia Komuniste në Mal të Zi e kërkonte Cafin e strehoi dhe e ndihmoi largimin e tij për në Shqipëri, në vitin 1953. Cafi, sipas rrëfimit të Zef Nocit, ka qëndruar gjatë në shtëpinë e tyre, në një kthinë pothuaj të padukshme të shtëpisë së tyre ku ishte vendosur paja e nusërisë së nënës së tij. “Për këtë fshehtësi , ne fëmijët, nuk dinim asgjë. Vërenim vetëm se Mrika, bashkëshortja e Gjon Zef Prençit- Shkrelit përmes dritares së kamufluar të kthinës dërgonte dikujt ushqimin. Nuk guxonim as të afrohemi aty pari edhe pse ishim kureshtarë të dinim se cili njeri qëndron aty. Sekretin e kësaj historie e mësuam pas viteve 196o, në kohën kur Cafo Beg Ulqini kishte dalë nga burgu. Cafi deri sa ndodhej në burg na dërgonte kartolina për Vitin e Ri me pseudonimin Dodë Binaku”, tregon Zefi.



Shembull i bamirësisë

Jeta dhe vepra e Noc Zefit është një veprimtari e tërë ku mishërohen virtytet bujare të malësorit. Ajo është shembull i dashurisë, respektit dhe bamirësisë shqiptare. I rritur dhe i edukuar në një familje me tradita kur e mori veten materialisht nuk ka lënë pa ndihmuar asnjë njeri në nevojë. Noci thonë nuk njihte lodhje. Ishte punëtor i madh, i pashëm, pedant, i dashur e komunikues dhe i thjeshtë. Për të gjitha këto që thamë dhe shumëtë tjera të pathëna ky burrë fisnik i maleve meriton të kujtohet dhe të nderohet.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks