SHKRIMI
e martë, 28 mars 2017

SHERADIN BERISHA: KONTRIBUTI I AFRIM ZHITISË NË SHTYPIN ILEGAL (DOKUMENTE ARKIVORE)

Pashtriku.org, 02. 11. 2106: Afrim Zhitia (1965 - 1989) si student i filozofisë dhe sociologjisë në UP, ka studiuar shumë libra të kësaj fushe, në mesin e tyre edhe kompletin e librave të filozofit gjerman Hegel (Georg Wilhelm Friedrich Hegel 1770 - 1831) në gjuhën kroate, të cilat i ndihmuan miërfilli në formimin e mendimit të tij filozofik për situatën politike, në rrafshin kombëtar, për zhvillimet dramatike nëpër të cilat po kalonte Jugosllavia e AVNOJ'it, si dhe për proceset dhe sfidat 45 vjeçare të luftës së ftohtë (1945 - 1990) midis dy superfuqive të botës (SHBA - BRSS).

Rrjedhimisht në vitet 1988 - 1989, Afrim Zhitia kishte shkruar shumë analiza e studime (ka edhe në dorëshkrim), të cilat botoheshin në shtypin ilegal, dhe si të tilla lexoheshin dorë më dorë nga nxënësit, studentët dhe profesorët.



Afrim Zhitia (1965 - 1989)


Në vitin 1989, pedagogu, ekonomisti dhe politikani kroat, Branko Horvat (1928 - 2003) ka botuar librin "Kosovsko pitanje, Globus, Zagreb - 1989" (Ҫështja e Kosovës). Afrim Zhitia pasi e kishte studiuar në detaje këtë libër, përmes një analize të shkruar i kundërvihet pikëpamjeve të B.Horvatit, për shpëtimin e Jugosllavisë nga shpërbërja, (përmes disa reformave sipërfaqësore), si dhe konceptit të tij politik për zgjidhjen joadekuate të çështjes së Kosovës. Në këtë kuadër Afrim Zhitia, (edhe si udhëheqës i Komitetit Drejtues të organizatës ilegale) i përcillte me kujdes manifestimet shoveniste serbomëdha të Millosheviçit në Kosovë dhe kësaj fryme antishqiptare i kundërvihej edhe përmes shkrimeve të botuar në shtypin ilegal (Rruga e Lirisë, Zëri i Kosovës etj), të cilat i përgatiste dhe i nxirrte me bashkëveprimtarët e organizatës.

Në nr.3 të buletinit "Rruga e lirisë" (qershor 1989) që nxirrte "Zëri i Kosovës" (organ i LPRK'së), Afrim Zhitia boton analizën me titull: "Manifestimet serbomëdha me rastin e 600 vjetorit të betejës së Kosovës - janë turpi i Jugosllavisë", ndërsa në buletinin "Rruga e lirisë" nr. 4, korrik - gusht 1989, boton artikullin e radhës me titull: SHFUQIZIMI I LIGJIT PËR KOLONISTËT - FUQIZIM I RIKOLONIZIMIT"…

Në 27 vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, portali pashtriku.org, e boton të plotë këtë analizë.

***

SHFUQIZIMI I LIGJIT PËR KOLONISTËT - FUQIZIM I RIKOLONIZIMIT


Në vazhdim të shkeljes së të drejtave të cilat populli ynë i fitoi me luftë e përpjekje të mëdha është edhe shfuqizimi i Ligjit për ndalimin e kthimit të kolonistëve në Maqedoni dhe Kosovë që qe aprovuar më 1945.

Ҫ'është e vërteta ky shfuqizim tani për tani është "vetëm propozim", të cilin Kuvendi i Serbisë i bëri Kuvendit të RSFJ, por shtrohet pyetja se cili qe ai "propozim" i klikës serbe kundër shqiptarëve që nuk u bë vendim i organeve më të larta federative?

ishin pikërisht "vetëm propozime" të Serbisë heqja e Flamurit, autonomisë, burgosja e vrasja, ndjekja dhe persekutimi i qindra e mijëra njerëzve të popullit tonë të cilat u bënë pa përjashtim vendimet e shtetit jugosllav. Jugosllavia ndaj Serbisë u soll si prostituta ndaj myshteriut të vet: "dëshira jote është urdhër për mua".

Ҫka fshihet prapa këtij propozimi të serbomëdhenjve?

Me këtë akt synojnë që t'i kenë duart e lira për t'i dëbuar shqiptarët nga vatrat e tyre, për të sjellë në këtë tokë elementë çetnikë dhe kështu të arrihet ëndërra e kahmotshme e shovinistëve serbomëdhenjë - si të robërojnë përfundimisht Kosovën dhe viset e saj.

Pushtuesi llogaritë që me terror e gjenocid do t'ia arrijë këtij synimi, por llogaritë e tyre janë hesap pa hanxhinë.

Populli ynë do t'i pres kolonistët çetnikë ashtu si çdo armik tjetër. Kurrëfarë demagogjie nuk do ta ndalë luftën e popullit tonë për mbrojtje të qenies kombëtare. Masat që po ndërmerr regjimi i Beogradit janë masa thellësisht antishqiptare.

Populli shqiptar e ka kuptuar mirë këtë gjë, prandaj shfuqizimi i Ligjit të lartpërmendur është shfuqizim i ri i demagogjisë bajate të pushtuesit.

Duke parë qëllimet asimiluese të kolonizimit të cilat do të legalizohen me shfuqizimin e këtij ligji, populli ynë do të kundërshtojë vendosmërisht ardhjen e kolonistëve të rinj në Kosovë dhe në viset e saj.

(Kjo analizë është botuar edhe në ZiK, Viti VIII i botimit - botimi i posaçëm, nëntor 1989, f.8-9)


- Lexoni faksimilin -

=======================================


- Dorëshkrimet e Afrim Zhitisë -


Teknika për botimin e shtypit ilegal, që ka përdorur Afrim Zhitia me anëtarët e organizatës.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks