SHKRIMI
e premte, 24 mars 2017

SHERADIN BERISHA: ROLI I AFRIM ZHITISË DHE FAHRI FAZLIUT NË ORGANIZIMIN E DEMONSTRATAVE TË VJESHTËS 1989 (DËSHMI ARKIVORE)

Pashtriku.org, 3. 11. 2016: Afrim Zhitia në fillim të tetorit 1989 me të drejt kishte deklaruar se: "Situata politike në Kosovë është shumë eksplozive. Mendoj se në asnjë orë, në tre katër muajt e fundit situata nuk ka qenë më eksplozive dhe më e volitshme se sa tash, për të organizuar protesta masive të popullit tonë". (ZiK, Viti VIII i botimit - botimi i posaçëm, nëntor 1989, f.1)

Më 27 tetor, minatorët e Trepçës në Stari Tërg u hodhën në grevë urie duke u barrikaduar në galeritë e minierës. Greva vazhdoi deri më 30 tetor ku minatorët u nxorën me dhunë. (Po aty, f.1) Më 27 tetor LPRK (në krye me Afrim Zhitinë), ka lëshuar një Trakt në 11 mijë kopje ku i bëhet thirrje popullit për demonstratë.

Nga 30 tetori deri më 6 nëntor 1989, pothuajse në të gjitha qytetet e fshatrat e Kosovës u zhvilluan demonstrata gjithëpopullore. Më 1 nëntor 1989 në disa lagje të Prishtinës populli u hodh në demonstratë. Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu ishin në mesin e demonstruesve. Në orën 22 të mbrëmjes së 1 nëntorit "gjatë përleshjes me njësitë speciale të policisë vritet i riu Bedri Sokoli". (po aty , f.11) Ndërkaq në qendër të Prishtinës, Afrim Zhitia mbajti një fjalim të zjarrtë para masës së madhe të demonstruesve, e cila e dëgjoi me vëmendje dhe në fund e brohoriti fuqishëm". (Po aty, f.8)

Afrim Zhitia, Fahri Fazliu dhe bashkveprimtarët tjerë tashmë ishin hetuar nga UDB'a dhe ndiqeshin këmba - këmbës.



***

Ramadan Avdiu, njëri nga bashkëveprimtarët e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LPK'së, Dega J.V., mbajtur më 10 maj 1998, lidhur me shpërndarjen e trakteve në shtator - tetor 1989, arrestimet e disa shokëve dhe shoqeve të organizatës, si dhe për rrethanat e vrasjes së Afrimit dhe Fahriut, më 2 nëntor 1989, deklaron:

"Në shtator të vitit 1989, në aksionin gjatë shpërndarjes së trakteve në Gllogoc, u kapën dy shokë Bekim Krasniqi dhe Agron Shala, kurse në Prishtinë u arrestuan Afërdita Veliu dhe Fexhrije Bilalli. Si pasojë erdhi arrestimi i Shaban Mujës. Si rrjedhojë e gjendjes së krijuar u desh të kalojë në ilegalitet Afrimi (Zhitia) dhe Fadil Vata. Fillimisht ata erdhën tek unë, se kam qenë në një celulë me Afrimin dhe Fadilin dhe më shpjeguan gjendjen e krijuar. Ata më sugjeruan se duhet të kooptohesha patjetër në komitetin drejtues të OMLK'së, për shkak se edhe Bardhyli (Mahmuti) ishte i rrezikuar dhe ishte e domosdoshme të tërhiqeshim duke kaluar në ilegalitet, përndryshe do të mbetet një strukturë e paqëndrueshme dhe që rrezikonte edhe ekzistencën e organizatës. Për një javë rresht ata qëndruan në shtëpinë time dhe hartuam planin e veprimit të mëtejshëm. U morën masa parandaluese për të gjithë organizatën për ndërprerjen e arrestimeve, u siguruan bazat për qëndrim të mëtejshëm të Afrimit, u morën masat që Fadili të nxirrej jashtë vendit për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore dhe u thirrë mbledhja e komitetit drejtues. Kjo mbledhje u mbajt më 22 tetor (1989) në Prishtinë, në banesën e Binak Berishës. Në këtë mbledhje u bë kooptimi im në komitetin drejtues dhe planifikuam që më 30 tetor të organizonim demonstrata. Më 27 tetor shpërndamë traktet. Demonstratat që organizuam në shumë qytete të Kosovës ishin të fuqishme. Më 2 nëntor u vranë Afrimi dhe Fahriu".

Cilat ishin shkaqet që çuan deri te rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut?

Ramadan Avdiu kujton: "Në mbrëmjen e 1 nëntorit 1989, pasi janë ndarë prej demonstratës, Fahriu (Fazliu) dhe një shok tjetër, Behlul Labënishti, kur kanë shkuar të vizitojnë dikë në spitalin që është afër hekurudhës, janë sulmuar prej policisë. Fahriu bëri rezistencë. Behluli u kap dhe u arrestua. Fahriu, meqë iu shmang arrestimit, atë natë shkoi në bazën ku ka ndenjur Afrimi. Ai e ka ditur atë bazë. Afrimi kishte shkuar aty tri ditë më herët. Tha se do të shkonte të rrinte me dy shokë ilegalë: Hasan Ramadanin dhe Bedri Blakqorin.

Të nesërmen, në orën gjashtë pasdite, unë kisha caktuar një takim me Afrimin për t'i dërguar disa materiale për nxjerrjen e buletineve "Zëri i Kosovës" dhe "Rruga e lirisë". Diku nga ora dy e pasdites ka ardhur tek unë, Ilazi (Zhitija - vëllau i Arimit) dhe më tha se e kishte parë Afrimin me një djalë tjetër, që shkonte rrugës kah Velania. Afrimi nuk duhej të dilte prej bazës ku ka qenë, mendova. Më vonë, pasi përcolla Ilazin, erdhi tek unë një shokë tjetër, i cili më tregoj se janë rrethuar në Kodër të Diellit, në banesën e "Shpëtimit" (Fahri Fazlisë). Fillimisht kam dalë dhe kam shkuar në bazën ku kanë qenë. Atje kam takuar Hasan Ramadanin dhe Bedri Blakqorin që ishin të strehuar në atë bazë dhe i pyeta përse kishte dalë Ismaili (emri konspirativ i Afrimit). "Mbrëmë, - më thanë ata, - pasi ka ardhur ai djali (Fahriu - sepse nuk e njihnin për shkak të konspiracionit), ata kanë biseduar bukur gjatë. Në mesditë ai ka dashur të dalë, por Afrimi i tha se do ta shoqëronte dhe shkuan bashkë. Vetëm një gjysëm ore pasi janë vendosur në banesën e Fahriut në Kodër të Diellit, ata u ndodhën të rrethuar.

Asnjëherë nuk e kam pasur të qartë arsyen përse ata kanë dalë dhe kanë shkuar në shtëpinë e Fahriut." (Nga arkivi i LPK'së, 10.05.1998. Deshifruar nga kaseta 6/a. B.Islami - "Lëvizja..." faqe 182 - 184, dhe Enigma e një vrasje të trefishtë, f.69 - 71)

Në vazhdim lexoni shkrimin:

HEROIZMI BIBLIK I AFRIM ZHITISË DHE FAHRI FAZLIUT

http://www.pashtriku.org/index.php?kat=46&shkrimi=932



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks