SHKRIMI
e mërkurë, 23 gusht 2017

GJEKË GJONAJ: LANUSH NUZI PERAJ (1878 - 1964)

Ulqin, 14. 11. 2016: (Fjala e tij gur i madh në kalanë e drejtësisë së kuvendeve të burrave) - Prej vitesh, qëkur kam filluar interesimet e mia të para për Anën e Malit-Ulqin, më kishin lënë përshtypje të pashlyeshme rrëfimet e anamalasve për disa burra të shquar popullorë të kësaj treve shqiptare, që i dinin mirë rregullat dhe normat kanunore. Një mrekulli e vërtetë. Njerëz që, ndonëse pa shkollë e, të shumtën e herës, pa zbritur ndonjëherë në qytete e pa parë ndonjë qendër të madhe arsimore e kulturore, dinin ta tëhollojnë bisedën aq bukur sa të duket se ishin me shkollë të lartë gojtarie, që sot mund t'ua kenë lakmi shumë intelektualë, e të kuvednojnë për pajtim, për probleme shoqërore për të përballuar rreziqe të ndryshme në mjedise të përshtatshme, në një dhomë, siç ka qenë tradicionalisht "oda e burrave" apo "oda e miqve", një shesh apo log të përshtatshëm.

Ndër ata burra e pleqnar anamalas që flisnin me mend e me rend, në pajtim me thënien urtake:" Fjala pa rend, puna pa mend, si gjumi pa jorgan" ishte edhe Lanush Nuzi Peraj (1878-1964), nga Shasi legjendar, me origjinë nga fisi Nikaj e Mertur të rrethit të Tropojës. Fjala e këtij pleqnari popullor me qeleshe (plis) të bardhë, ashtu siç e kërkonte mençuria popullore, „ bluhej" para se nxirrej nga goja. Ajo nuk flitej pa u menduar mbase kishte peshë të madhe.



Ky burrë i mençur me forcën e fjalës së tij kishte për detyrë të gjykonte ngatërresa e grindje te ndryshme sipas Kanunit apo ligjeve kanunore tradicionale. Parimi kryesor i çdo pleqnari të ndërgjegjshëm, pra edhe i Lanushit, ishte ta zgjidhë çështjen drejt, pa anësime, pa u ndikuar nga asnjë trysni dhe të mëtojë që nga gjykimi të mos dëmtohet asnjëra palë pa të drejtë, sikurse edhe t'i zbusë konfliktet kur ishte e mundshme. Shprehje tipike e ketij synimi të mbarë është thenia: "Jo me i lanë armiq, por me i lanë vllazën".

Emri dhe figura e Lanush Perajt në kujtesën e popullit të Anës së Malit me rrethinë ruhen të freskëta edhe sot. Anamalasit mburren me mendjeprehtësinë e tij, me gatishmnërinë që në çdo moment të jepte përgjgjen më adekuate edhe në situata, për të tjerët, pa shtegdalje. Kur përmendet emri i Lanushit, kudo në Anë të Malit, dhe në fshatra përreth, menjëherë përkujtohet plaku i urtë dhe i mençur, i cili ka ditë, siç thuhet në këtë krahinë, me pre. Përherë gjakftohtë, i matur, i drejtë, i sinqertë, i përmbajtur në fjalë, i panxituar në shpërthimin e ndjenjave, qofshin të gëzimit apo edhe të hidhërimit. Nuk lejoi kurrë që fjala e tij „të vrasë shtrembër", sepse ishte i vetëdijshëm se fjala tek shqiptarët konsiderohet si plumbi, me anën e së cilës mund të fitosh, po edhe mund të humbasësh kokën.

Lanush Peraj me urtinë dhe mençurinë e tij la gjurmë të pashlyeshme në odat e burrave dhe në kuvende shqiptare, atëherë kur kullat (shtëpitë) tona ishin shkolla, fushëbeteja, ku matej burrëria e mençuria popullore, e që ishin gjykatore dhe drejtësia e tyre ishte më e fuqishme se ligjet e pushteteve antipopullore në këto treva. Fjala e tij ishte gur i madh në kalanë e drejtësisë së kuvendeve shqiptare të gjysmës së parë të shekullit njëzet.


Ulqin, 9 nëntor 2016


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks