SHKRIMI
e enjte, 29 qershor 2017

KADRI REXHAJ: XHAVIT HOXHA - NË 9 VJETORIN E VDEKJES

Zvicër, 20. 11. 2016: Xhavit Hoxha është një nga veprimtarët e orëve të para të Lëvizjes çlirimtare të Kosovës. Anëtar i organizatës LNÇKVSHJ, përkatësisht “Komitetit të Deçanit”, ish i burgosur politik, pishtar i arsimit në atdhe dhe në diasporë, pinjoll i derës Hoxha, e quajtur ndryshe Oda e Junikut, e njohur për atdhetarizëm, për drejtësi dhe për tradita luftarake, vëlla i dëshmorit të kombit, gjeneralmajorit Edmond Hoxha.

Xhavit Hoxha u lind në Junik më 18. 10. 1952. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme, Normalen “Hysni Zajmi”, në Gjakovë. Në vitin 1976, në afat rekord, i përfundon studimet për Gjeografi në Fakultetin e shkencave matematikore-natyrore të Universitetit të Kosovës. Nga viti 1976 e deri në vitin 1981, si profesor i gjeografisë, punon në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë. Më 10 maj 1981, si njëri ndër veprimtarët më aktiv të LNÇKVSHJ-së, burgoset dhe dënohet me 4 vjet burg të rëndë. Pas daljes nga burgu ballafaqohet me provokime të njëpasnjëshme dhe me përcjellje të vazhdueshme nga ana e UDB-esë. Për t’i ikur arrestimit të serishëm në vitin 1989 emigron në Zvicër.

Ashtu si në atdhe, edhe në Zvicër, Xhavit Hoxha nuk kërkon komoditet, por gjendet në krye të shumë veprimtarive të rëndësishme atdhetare. Në radhë të parë, për dhjetë vjet rresht, pa asnjë kompensim material, ushtron detyrën e pedagogut në arsimin plotësues me nxënësit shqiptarë të rrethit të qytetit Winterthur. Pastaj, për pesë vjet me radhë, vepron si kryetar i Bashkimit të Sindikatave në Zvicër, ku, si lidhje mes Sindikatave vendase dhe atyre në atdhe, grumbullon ndihma të mëdha për Kosovën.

Veprimtarinë politike një kohë të gjatë e zhvillon si anëtar i këshillit drejtues të LPK-së, dega jashtë vendit. Edhe pse pa pasaportë, Xhavit Hoxha gjen mënyra për kalimin e kufijve dhe merr pjesë në të gjitha demonstratat jashtë Zvicre, si në Austri, Gjermani, Belgjikë e deri në shtetet Skandinave.

Një ndihmë të jashtëzakonshme Xhaviti e dha edhe për nxjerrjen nga atdheu të veprimtarëve të rrezikuar si dhe të ushtarëve që e braktisnin frontin e luftës nga hapësirat jugosllave. Por kontributi më i rëndësishëm i Xhavit Hoxhës i dedikohet UÇK-së, qoftë si njëri ndër themeluesit e Fondit “Vendlindja thërret” e qoftë si njëri ndër veprimtarët më të suksesshëm të logjistikës së luftës së UÇK-së.



KEMI QENË NACIONALISTË E IRREDENTISTË DHE KEMI MBETUR TË NJËJTIT IDEALISTË

(Pjesë nga një bisedë me veprimtarin atdhetar Xhavit Hoxha - Winterthur, Maj 2006), intervistoi: Kadri Rexha

PYETJE: Gjykatat e Kosovës të burgosurit politikë i dënuan në emër të popullit. Prokurorët, gjykatësit dhe hetuesit kanë bërë krime të mëdha në emër të ligjit të armikut. Ka kërkesa për rehabilitimin e ish të burgosurve politikë si dhe për dënimin moral të të gjithë atyre që morën pjesë në tragjedinë e Kosovës. Mendimi juaj?

XHAVIT HOXHA:
Është e vërtetë se Serbia me ndihmën e argatëve të vetë shqipfolës ka bërë kërdi mbi popullin e Kosovës. Ky mal me krime është i pafalshëm. Të paktën, këto krime patjetër duhet të mbeten të shënuara në analet e historisë. Brezat e ardhshëm duhet të mësojnë për këtë gjëmë. Lidhur me rehabilitimin tonë, me siguri, në kohëra më të mira, Kuvendi i Kosovës do të thotë fjalën e meritueshme. Sot kjo është e pamundur të bëhet. Ende jetojmë nën sundimin e të huajve. Sa u përket dënimeve, e kemi ditur edhe atëherë: na ka dënuar armiku dhe ne nuk kemi kërkuar mëshirë. Në bazë të punës sonë, shpërblim tjetër nuk kemi pritur nga armiku: na kanë burgosë, na kanë rrahë, na kanë vrarë, por krenohemi se kemi luftuar për fitoren e lirisë sonë, kundër shtetit armik shekullor. Dhe, këtë e kemi bërë me zemër dhe me të gjitha forcat që i kemi pasur. Kur na kanë quajtur nacionalistë dhe irredentistë nuk kanë hyrë në hak me ne sepse të tillë edhe kemi qenë. Njëherë e përgjithmonë kemi dashtë të çlirohemi dhe të bashkohemi me shtetin amë, me Shqipërinë e ëndrrave dhe të realitetit tonë. Fatkeqësisht, nuk kishim armë më të madhe se mendimin, letrën dhe grushtet tonë të thatë. Them për fat të keq, sepse punët do t’i kishim përfunduar qysh në muajin prill të vitit 1981 dhe sot do të kishim një shtet të zhvilluar, stabil dhe faktor i fortë paqeje në rajon dhe më gjer. Sot shqiptarët do të këndonin një këngë tjetër dhe nuk do të tërhiqeshim kështu zvarrë me zorrë nëpër këmbë, si lypsarë të botës. Sikur ta kishim përfunduar revolucionin tonë në vitin 1981, nuk do të vinin në situatën e rëndë të poshtërimit gjatë viteve të 90 kur populli i manipuluar nga udbashët dhe nga bijtë e udbashëve na fyenin me lloj-lloj emrash: si kuqalosha, komunista, etj. Qëllimi i udbashëve ishte i qartë: ta thyenin tehun revolucionar dhe shpirtin luftarak të atdhetarëve të devotshëm, të njerëzve të sakrificës si dhe ta dobësonin përkrahjen e popullit ndaj nesh, me çka edhe patën sukses. Ky sukses i udbashëve u pa sidomos me rastin e organizimit të luftës çlirimtare të Kosovës, kur nga ta u sabotua çdo nismë e mbarë organizative. Personalisht mendoj se historia do t’i dënojë të gjithë individët që ishin në shërbim të Serbisë dhe që në mënyra të ndryshme morën pjesë në dënimin tonë dhe në tragjedinë e Kosovës gjatë viteve të tetëdhjeta. Ajo do t’i dënojë edhe individët dhe partitë të cilat jo vetëm nuk e përkrahën luftën e UÇK-së, por ishin kundër saj me të gjitha forcat. Nuk thotë kot populli: pushka atdhetare i mbyllë të gjitha shtigjet e ligësisë, pushka atdhetare pajton edhe gjaqe. Dhe, pushka për atdhe kërciti në vitet e fundit të shekullit të kaluar. Pushka për të cilën ishin flijuar shqiptarët një shekull të plotë. Dhe, për ironi, të gjithë ata që e shanë luftën e UÇK-së, në Kosovë dhe anë e mbanë botës, të gjithë ata që e sabotuan luftën deri në fund, u turrën pas mbarimit të saj, o burrani, dhe i zunë kolltuqet udhëheqëse, plaçkitën çka mund të plaçkitej dhe sërish filluan sulmin kundër frontit që e bëri luftën. Kur jem te rehabilitimi, t’i them edhe dy fjalë. Vetëm në këtë qytet të vogël të Evropës ku jetoj unë jemi më tepër se dhjetë ish të burgosur politikë dhe të gjithë me fakultete të kryera. Kemi ndihmuar luftën dhe djemtë e UÇK-së me të gjitha mundësitë. Me djersën tonë mbajmë familjet tona dhe ende ndihmojmë nevojtarët në Kosovë. Por, kur po i shoh udbashët dhe bijtë e tyre në pushtet, prokurorët dhe gjykatësit e dikurshëm në vende të njëjta të punës, pseudointelektualët e dikurshëm pushtetarë dhe bijtë e tyre në vende udhëheqëse po më dhëmbë shpirti. Dikur si shërbëtorë besnikë të armikut ata i kanë shfrytëzuar të gjitha të mirat e pushtetit komunist jugosllav. Sot i shfrytëzojnë të gjitha të mirat që ua dha demokracia ndërkombëtare: vila, hotele, tendera, rroga të majme, ryshfete, hajni, etj. etj. Më bëhet se kjo botë qenka e krijuar për të mirën e gjakësorëve dhe për vuajtjen e të mirëve. Turp. Megjithatë, turpi nuk po çelte varrë askënd. Ne që jemi dergj burgjeve dhe hetuesive, të rrahur dhe të fyer në mënyrën më çnjerëzore, ne që nuk na lanë ta vuajmë dënimin me burg as në Kosovë, ne që me dhunë u detyruam ta braktisim atdheun dhe u degdisëm meridianeve në internim të përjetshëm nuk i ramë në qafë Kosovës për asgjë personale. Ne, në parim, iu përmbajtëm urtisë së Xhon Kenedit: "Mos shiko ç'ka bërë Atdheu për ty, shiko ç'ke bërë ti për Atdhe". Dhe kemi mbetur të njëjtit idealistë me gatishmërinë që deri në vdekje të punojmë dhe të flijohemi për lirinë, për gjuhën, për flamurin, dhe për bashkimin e kombit në një shtet. Kosovën as e kemi gënjyer, as e kemi vjedhur ndonjëherë. Prandaj as kërkojmë shpërblime prej saj. Kemi vetëm një lutje: Zot dhe Popull, na pranoni ashtu sikur na keni lindur, ashtu sikur na keni mësuar, ashtu sikur na keni edukuar.

Xhavit Hoxha: Kur po i shoh udbashët dhe bijtë e tyre në pushtet, prokurorët dhe gjykatësit e dikurshëm në vende të njëjta të punës, pseudointelektualët e dikurshëm pushtetarë dhe bijtë e tyre në vende udhëheqëse po më dhëmbë shpirti. Dikur si shërbëtorë besnikë të armikut ata i kanë shfrytëzuar të gjitha të mirat e pushtetit komunist jugosllav. Sot i shfrytëzojnë të gjitha të mirat që ua dha demokracia ndërkombëtare: vila, hotele, tendera, rroga të majme, ryshfete, hajni, etj. etj. Më bëhet se kjo botë qenka e krijuar për të mirën e gjakësorëve dhe për vuajtjen e të mirëve. Turp.


(Nga libri, Kadri Rexha: "Thirrjet e kohës", RKL, Prishtinë, 2014)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks