SHKRIMI
e enjte, 25 maj 2017

SHERADIN BERISHA: UKSHIN HOTI DHE 'INTELEKTUALËT' E REGJIMIT - AZEM VLLASI, AGIM ZATRIQI DHE HAJREDIN HOXHA

Pashtriku.org, 20 mars 2017: Dihet mirëfilli se demonstratat e mars-prillit 1981 në Kosovë u vlerësuan si «kundërrevolucionare», dhe organet e larta federative me qëllim të gjoja ‘sanimit’ të gjendjes, më 17 nëntor 1981, miratun një »Platformë Politike për Kosovën» e cila u bë udhëzuesi praktik i politikës antishqiptare në planin afatgjatë.

Në platformë analizohet gjithashëm përmbajtja «reaksionare dhe kundërrevolucionare» e parullës ‘Kosova Republik’, dhe në fund definohen masat e rrepta për «qërimin e hesapeve» me forcat e «errëta të nacionalizmit shqiptaromadh…», përmes diferencimit, burgosjes dhe gjykimit të organizatorëve të demonstratave.

Sa i përketë diferencimit ideo-politikë, u vunë në shënjestër tri institucionet më të rëndësishme akademike: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), Instituti Albanologjik dhe Universiteti i Prishtinës. Prandaj, jo rastësisht organet e regjimit, këto institucione, e veçanërisht Universitetin e Prishtinës e patën cilësuar si, "Bastion të nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar".

Atëkohë Komiteti Krahinor i LKK’së, për luftimin e "nacionalizmit dhe seperatizmit" shqiptarë në Universitetin e Prishtinës (UP) kishte autorizuar 3 komunistët më të përkushtuar: Azem Vllasin, Agim Zatriqin dhe Hajredin Hoxhën. Në UP, kërkesat e studentëve u përkrahën, edhe nga profesorët, por me kalimin e kohës, për shkak të presioneve të mëdha, nga UDB’ashët dhe anëtarët e Komitetit, shumica prej tyre e kishin ndryshuar qëndrimin, ndërsa kishin mbetur të palëkundur në qëndrimet e tyre një grushtë profesorësh në Fakultetin Filozofik, në krye me Ukshin Hotin.



Ukshin Hoti dhe tre komitetlinjtë:Azem Vllasi, Agim Zatriqi dhe Hajredin Hoxha.


Nga shumë mbledhje maratonike që mbajtën organet e pushtetit në UP, vlen të veçohet mbledhja e OB të LK’së, e mbajtur më 19 nëntor 1981 në Fakultetin Filozofik, Dega Filozofi - Sociologji. Në këtë mbledhjeUkshin Hoti, si i vetmi politikan i specializuar në fushën e marrëdhënieve politike ndërkombëtare bëri elaborimin shkencor të statusit 'Kosova Republikë' të artikuluar zëshëm nga studentët, në demonstratat e atij viti. Ukshin Hoti kërkesën për republikë e shpjegoi edhe me kërkesën për zhvillim më të shpejtuar, sepse të gjitha parametrat ekonomik, social etj., tregonin se hendeku midis Kosovës dhe republikave më të zhvilluara jo vetëm nuk ishte zbutur, por përkundrazi ishte thelluar edhe më shumë. Për më tepër, Ukshin Hoti argumenton në mënyrë bindëse se, përpjekjet për barazi më të madhe nacionale shkojnë krahas me avancimin e proceseve demokratike nëpër vende të ndryshme në botë, duke nënvizuar se ato janë të ligjshme dhe të pandalshme.

Shemsi Reçica, ish’ligjerues në Katedrën e Filozofisë dhe të Sociologjisë pranë Fakultetit Filozofik të UP’së, ka marrë pjesë në mbledhjen e 19 nëntorit 1981, dhe në një intervistë dhënë të përditshmes “Epoka e Re” (Mars 2006) ka deklaruar se në këtë mbledhje "kanë qenë të pranishëm Azem Vllasi, Agim Zatriqi, Hajredin Hoxha, etj.” dhe se nga ata ish’funksionarë “ka pasur edhe kërcënime, sharje, edhe me nanë…" duke thënë se “këtu e kanë çerdhen demonstratat”. „Pasi i gjykuan demonstratat, - kujton Prof.Reçica, ata (Vllasi, Zatriqi, Hoxha - sh.b) kërkuan fjalën e profesorëve, por rreth 20 minuta askush nga profesorët nuk e merrte fjalën. Ishin para një dileme të madhe. Kishin frikë, sepse diheshin pasojat. Pas atyre diskutuesve që i dënuan demonstratat, fjalën e mori Ukshin Hoti, i cili tha: “Ne duhet të diskutojmë hapur për kërkesat e studentëve tanë” dhe vazhdoi "Sa e di unë, në Jugosllavi, jo vetëm që nuk është zgjidhur në praktikë çështja shqiptare, por as teorikisht nuk është zgjidhur kjo çështje si duhet”, dhe filloi që këtë konstatim ta argumentojë nga pikëpamja e tij, nga shkencat politike. “Të gjitha shkrimet që janë botuar për çështjen kombëtare, tha ai, edhe ato nga pikëpamja juridike, edhe kushtetuta nuk e kanë zgjidhur as teorikisht çështjen shqiptare në Jugosllavi” dhe vazhdoi: “Unë mendoj që kjo është kërkesë e arsyeshme, e drejtë...”, dhe me një tonë të lartë përfundoi: “Kosova duhet të jetë Republikë dhe ne duhet ta përkrahim Republikën”. (Reçica, fq. 9 - 10.)

Ukshin Hoti në këtë mbledhje (të OB të LK’së), ka pasur një ballafaqim të ashpër me “Akademik” Hajredin Hoxhën. Hoti, duke i shpjeguar zhvillimet e brendshme (veçanërisht ato në Kosovë) me disa zhvillime demokratike në rrafshin ndërkombëtar (mori shembullin e skocezëve në Angli dhe francezëve të Kuebekut) dhe ka theksuar, se: "kërkesa për Kosovën Republikë në esencë nuk është asgjë tjetër veçse kërkesë për zhvillim të shpejtuar dhe të gjithanshëm ekonomik të Kosovës." Me këtë rast ka reaguar Hajredin Hoxha, i cili ka thënë “se ne e kemi zgjidhur çështjen nacionale më së miri në botë.” Për ta argumentuar këtë pohim Hoxha betohet se është ashtu.

Ndërkaq Ukshin Hoti pasi ia ka tërhequr vërejtjen H.Hoxhës, se “betimi nuk është argument shkencor”, ka thelluar argumentin e tij, si vijon: "do ta plotësoja diskutimin tim edhe me ca shembuj të tjerë. Më duket se kushtetuta belge poashtu u aprovua në fillim të viteve '70, apo më sakt, më 1972. Kjo kushtetutë i vë në pozitë të barabartë valonët dhe flamanët në Belgjikë, bile flamanëve u jep të drejtën e raporteve specifike me Holandën. Mendoj se flamanët industrialisht janë më të zhvilluar se valonët, por megjithatë, siç tregojnë ngjarjet e fundit atje, një pjesë e mirë e tyre i akuzojnë valonët se e mbajnë "lidhjen franceze" në planin ekonomik dhe atë kadrovik, d.m.th. mendojnë se ndodhen në pozitë të pabarabartë dhe se ekonomikisht janë të eksploatuar nga valonët, pa marrë parasysh kushtetutën demokratike të Belgjikës.“ (Hoti, 1995)

Në mbledhjen e 19 nëntorit, Ukshin Hoti fuqishëm ka kundërshtuar edhe ndërprerjen e bashkëpunimit midis Universitetit të Prishtinës dhe atij të Tiranës. ”Unë jam kundër suspendimit të këtyre marrëdhënieve. Nuk e besoj se na kanë indoktrinuar. Kam qenë njëri nga bartësit kryesorë të këtyre marrëdhënieve.“ - ka thënë Ukshin Hoti. Diskutimin e Prof. Hotit e kundërshtuan edhe Azem Vllasi e Agim Zatriqi. Lidhur me këtë rast Shemsi Reçica thotë (po citoi): “Më kujtohet sidomos Agim Zatriqi, të cilit, në atë qetësi të hekurt që u krijua pas fjalës së Ukshin Hotit, i kërcitnin dhëmbët nga shtrëngimi i nofullave. Pas përfundimit të mbledhjes, neve na arrestuan.” - thotë Shemsi Reçica.

Burgosja dhe gjykimi i Ukshin Hotit - nëntor 1981

Dhe vërtet, më 21 nëntor 1981 ndodhi arrestimi dhe burgosja e Ukshin Hotit, Halil Alidemajt, Shemsi Reçicës, Ekrem Kryeziut etj., të cilët u denuan si “Grup i intelektualëve”, me akuzën për “veprimtari armiqësore kundër shtetit jugosllav.” Ja si e përshkruan Ukshin Hoti arrestimin e tij në Prishtinë: "Më 21 nëntor të njëjtit vit, u arrestova nga jo më pak se 40 policë të armatosur, gjysma e të cilëve u futën në banesën time me armë të gatitura automatike e gjysmëautomatike. Më vonë mora vesh se edhe shtëpia e prindërve të mi në fshat, që ndodhet afro 100 km larg Prishtinës, po atë natë ishte rrethuar dhe ishte kontrolluar nga ana e një numri jo më të vogël të personave të armatosur… Në momentin e arrestimit e kisha të veshur pixhamën dhe qetësisht po e lexoja një libër."

***

Pas tetë muajve sa zgjati procesi i hetuesisë, Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë ngriti aktakuzën PP. nr. 281/81, dt. 31 maj 1982, ndërsa Gjykata e Qarkut në Prishtinë, formoj një trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët: Isak Nishevci, Ismet Emra e të tjerë, dhe në procesin gjyqësor të mbajtur më 21 korrik 1982 „në emër të popullit“ u denuan këta intelektualë:

1. Halil Alidema (1936), Pozharan, mr.i historiesë - 11 vjet burg;

2. Ukshin Hoti (1943) Krushë e Madhe, mr. i shkencave politike - 9 vjet burg;

3. Ekrem Kryeziu (1943), Pejë, regjisor - 8 vjet burg;

4. Mentor Kaçi (1952), Gjakovë, montazher në TVP - 7 vjet burg;

5. Hilmi Ratkoceri(1955), Llugaxhi, absolvent - 3 vjet burg;

6. Ali Kryeziu (1950), Pejë, jurist - 5 vjet burg;

7. Nezir Haliti (1948), Firajë, profesor - 2 vjet burg;

8. Shemsi Reçica (1952), Gllavicë, profesor - 7 vjet burg;

9. Muharrem Fetiu (1945), Peçan (Suharekë), mr. i historisë - 6 muaj burg. (Dr.Keçmezi-Basha, f.179/180)



Prishtinë, korrik 1982: Gjykimi i grupit të intelektualëve - Mentor Kaçi, Ukshin Hoti, Ekrem Kryeziu dhe Halil Alidema.

Trupi gjykues, (duke u bazuar paraprakisht në gjykimin politikë që ia kishte bërë këtij grupi intelektualësh, soji i kjomitelinjëve Azem Vllasi, Agim Zatriqi, Hajredin Hoxha etj), në aktgjykim ka konstatuar se ata kanë kryer “... vepra penale të drejtuar në rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore dhe të punonjësve, thyerjen e “vëllazërim - bashkimit”, prishjen e barazisë së kombeve e të kombësive dhe ndryshimin antikushtetues të rregullimit federativ të RSFJ’së..." sllogane këto që përsëriteshin në të gjitha aktakuzat dhe aktgjykimet e grupeve, që dënoheshin në vitet 80’ta në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare. Ukshin Hoti u dënua me 9 vjet burg, por duke qenë se aktgjykimi i shkallës së parë s’kishte asnjë bazë juridike për një denim kaq të lartë, gjykata supreme më 11 qershor 1984, u detyrua t’ia zbriste dënimin në 3,5 vjet burg. (…)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks