SHKRIMI
e hënë, 21 gusht 2017

SHERADIN BERISHA: BEHAJDIN ALLAQI THOSHTE 'LUFTA JONË PËR ҪLIRIM E PAVARËSI DUHET TË VAZHDOJË...'

 Pashtriku.org, 31 mars 2017: (Në 54 vjetorin e lindjes së Behajdin Allaqit 07. 04. 1963 - ?.?.1998) - Behajdin Allaqi si njëri nga drejtuesit kryesor të LPRK'së (LPK'së) ishte intelektual i formuar me dije të gjerë politike, sociologjike e filozofike. Dhe, duke qenë i tillë, ai ka shkruar shumë analiza e studime, të cilat i ka lënë në dorëshkrim. Në 54 vjetorin e lindjes, për lexuesit e portalit pashtriku.org, i shkëpusim disa thënie karakteristike nga dorëshkrimi i tij.

***

Revolucioni ynë demokratik çohet përpara në qoftë se në fund arrijmë të kuptojmë cila është detyra jonë e ngutshme politike, cili është qëllimi ynë kryesor.

Armiku ynë i përbashkët çdo ditë po na vret, po na i bastisë shtëpitë, po na i mbyllë shkollat, fabrikat, po e grabit pasurinë tonë mbi e nëntokësore, po na detyron të shpërngulemi nga toka e të parëve tanë.

Apo nuk është kështu? - ma thuani!

Prandaj, pa përzënien e forcave ushtarako - policore serbe nga trojet tona, nuk mund të bisedojmë se:

- Ҫfarë flamuri na duhet;

- Ҫfarë rregullimi shoqëror na duhet - sepse nuk kemi të drejtë për këtë!

- Kush ka merita më shumë e kush më pak etj.

Ne jemi të okupuar, dhe na duhet para së gjithash të çlirohemi, (pastaj shohim e bëjmë).

Prizren, Janar 1991



Behajdin Allaqi (07. 04. 1963 - ?.?.1998)


***

Njerëzit bëjnë historinë, por jo siç iu teket atyre, jo si mund t'iu thotë ndonjë fantazi. Ҫdo brez i ri bie ndesh në kushte të caktuara, dhe njerëz të mëdhenj janë ata që din t'i kuptojnë drejt këto kushte, nëse dinë si t'i ndryshojnë ato. Prandaj individi është i madh dhe lë gjurmë në histori, po që se njeh thellë kërkesat e ligjeve objektive të zhvillimit të shoqërisë, dhe veprimtarinë e tij e lidh me veprimtarinë dhe interesat themelore të masave.

Prizren, 1993

***

Në emër të popullit janë bërë shkelje e krime të rënda gjatë historisë. Dhe se "veglat" e okupatorit, të ndryshkura, janë edhe më kriminale se vetë krimineli dhe përdoruesi i "veglës". Prandaj ju pyes - deri kur do të ketë të tillë në shoqërinë tonë?

Burgu i Dubravës, 1994

***

Për t'i realizuar qëllimet e veta, kolonializmi nuk zgjedh mjete. I pafuqishëm për ta shkatërruar lëvizjen tonë çlirimtare, armiku ynë si dhe çdo sundues tjetër… do ta provojë metodën e diversionit, respektivisht duke e ndezuar përmes provokatorëve një luftë interkombëtare. Ai orvatet të bëjë atë që mund të quhet Kundërsubversion. Prandaj, si çdo lëvizje ashtu edhe lëvizja jonë për çlirim kombëtar duhet t'i kushtojë kujdes të madh kësaj të keqeje - luftës vdekjeprurëse.

Kundërshtari që i analizon çdo ditë e çdo orë forcat kryengritëse, që e studion gjithnjë popullin e kolonizuar, heton të meta të shumta, heton mungesën e qëndrueshmërisë shpirtërore te disa shtresa të popullsisë.

Kundërshtari zbulon se, krahas pararojës së disiplinuar dhe të organizuar mirë, ekziston edhe një masë njerëzish, angazhimi i të cilëve vazhdimisht mund të vihet në dyshim për shkak të përshtatjes së tyre të theksuar ndaj mjerimit fiziologjik, përbuzjeve dhe papërgjegjësisë.

Kundërshtari do ta përdor këtë masë, pavarësisht nga çmimi që do të detyrohet të paguajë.

Lufta vazhdon dhe duhet të vazhdojë - asgjë s'ka përfunduar.

Kryengritja qëndron para një kthese vendimtare.

Prizren, 1995

***

Lufta për çlirim kombëtar nuk mund të bëhet me kapërcimin e një hapësire me një hov të vetëm.

Prizren, 1996

***

Popullit duhet t'i shpjegohet se lufta nuk është një betejë, por një varg betejash lokale, prej të cilave, ç'është e vërteta asnjëra nuk është vendimtare. Nëse nuk jemi të kujdesshëm mund të ndodhë në çdo çast që populli, (pasi që pushtuesi të bëjë edhe lëshimin më të vogël), të pyes: "Përse vazhdohet lufta?"

Lëshimet e armikut nuk guxojmë t'i vlerësojmë si suksese, ato nuk duhet të na verbojnë. Në saje të shembujve historikë, popullit duhet t'i sqarohet se maskarada e lëshimit ka dhënë si rezultat robërimin më të fshehur dhe më të plotë.

Lufta jonë për çlirim e pavarësi duhet të vazhdojë pa u dehuar nga disa suksese joesenciale në raport me gjendjen koloniale.

Prizren, shtator 1997


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks