SHKRIMI
e hënë, 26 qershor 2017

SHERADIN BERISHA: VIZIONI I BEHAJDIN ALLAQIT - PROGRAM POLITIKO-USHTARAK I LPRK'së, TETOR 1991 (DËSHMI ARKIVORE + VIDEO)

Pashtriku.org, 6 prill 2017: Në 54 vjetorin e lindjes së Behajdin Allaqit, 7 prill 1963 - 7 prill 2017-("Popullit duhet t'i shpjegohet se lufta nuk është një betejë, por një varg betejash lokale, prej të cilave, ç'është e vërteta asnjëra nuk është vendimtare. Nëse nuk jemi të kujdesshëm mund të ndodhë në çdo çast që populli, (pasi që pushtuesi të bëjë edhe lëshimin më të vogël), të pyes: "Përse vazhdohet lufta?" Lëshimet e armikut nuk guxojmë t'i vlerësojmë si suksese, ato nuk duhet të na verbojnë. Në saje të shembujve historikë, popullit duhet t'i sqarohet se maskarada e lëshimit ka dhënë si rezultat robërimin më të fshehur dhe më të plotë. Lufta jonë për çlirim e pavarësi duhet të vazhdojë pa u dehuar nga disa suksese joesenciale në raport me gjendjen koloniale. - Behajdin Allaqi - Prizren, shtator 1997")

***


Më 4 tetor 1991 në shtëpinë e Sadri Shalës, në fshatin Ujmir të Klinës u mbajt Mbledhja e Tretë e Përgjithshme e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës - LPRK. (Mbledhja e Parë e Përgjithshme e LPRK-së u mbajt në korrik 1987, në St. Gallen, Cyrih dhe Delemont të Zvicrës, ndërsa Mbledhja e Dytë mbahet në tetor 1989 në qytetet Baden dhe Ollten të Zvicrës).

Përgatitjet për organizimin e Mbledhje së Tretë të Përgjithshme (që po mbahet për herë të parë në Kosovë) kanë nisur pas mbajtjes së Konferencës së Dytë të LPRK-së, në shkurt të vitit 1991 në fshatin Prapashticë (afër Prishtinës). Behjadin Allaqi, si njëri nga drejtuesit e organizatës ka dhënë kontribut të veçant, si në organizim ashtu edhe me diskutime konstruktive në mbarëvajtjen e kësaj mbledhjeje të rëndësishme.



Ujmir, 4 tetor 199: Behajdin Allaqi duke diskutuar në Kuvendin e Tretë të LPRK-së, dhe shtëpia Sadri Shalës, ku u mbajt kjo mbledhje.

BEHAJDIN ALLAQI: LPRK ËSHTË ORGANIZATË POLITIKO - USHTARAKE DHE NË QOFTËSE NA IMPONOHET LUFTA NE DO TË JEMI NË VIJË TË PARË

Behajdin Allaqi, në diskutimin e tij ka prezentuar denjësisht vizionin politiko - ushtarak të LPRK-së.

Ai me këtë rast ka thënë:

"Edhe më herët kam insistu, që të kuptohet drejt taktika e luftës, edhe si Lëvizje edhe si Komb, por po e përsëris, veçanërisht u pajtova me shumë orientime të drejta që i shtrun edhe shokët tjerë poo, veçanërisht me shokun, njërin prej veteranëve, se duhet të kuptohet e drejta e kujt, pa bashkimin e të gjitha forcave, pa e heq atë shpirtngushtësinë, që vetëm ne mundemi, ne mujtëm etj., ne nuk mund të shkojmë përpara.

Një problem që nuk u shtru fare deri më tash dhe që mungon në raport, që është dobësi e madhe, është problemi i organizimit të mirëfilltë, jo vetëm politik, se ne jemi në gjendje lufte dhe jo që një muaj, a dy a tre, por qe 10 vite.

Është problemi që duhet të definohet qartë, se ne jemi organizatë politike, për nga përmbajtja dhe veprimet dhe puna që kemi ba ushtarake, organizatë politiko - ushtarake.

Në qoftëse nuk kemi kësi pretendimi, që të jemi organizatë politiko-ushtarake bëjmë vetëm teori, bëjmë vetëm teori.

Sepse dihet mirëfilli, se si realizohen programet politike, qëllimet politike.

Në dy mënyrë:

1. me mjete politike dhe

2. ushtarake.

Ne jemi në gjendje të luftës dhe të gjitha ecuritë në përmasa kombëtare dhe jashtëkombëtare, pra në Jugosllavi edhe më gjerë, tregon se, është imperativ i kohës, që ma tepër t'i kushtojmë randësi,.. sepse ne nuk e kemi problemin me programin, a e kemi programin e qartë apo jo, çka po kërkojmë, nuk e kemi problemin a jemi të gatshëm me luftu, ne nuk e kemi problemin a kemi me çka dhe si, po e kemi problemin se a jemi në atë masë të organizum, pra në kuptimin ushtarak, politiko - ushtarak, po e përsëris - nuk po i ndajë, nuk bën të ndahen këtu prap…

Dhe këtu duhet vu theksi, sa kemi ba ne si lëvizje dhe partitë tjera bashkë, pra si popull përfundimisht, në çfarë niveli jemi - të organizimit ushtarak… (kërkojmë luftë…)

Vazhdimisht në dokumentet tona, në traktet dhe në të gjitha që i kemi lëshu, e kemi definu qartë, edhe për arsyena diplomatike etj., që nuk jemi për luftë, por në qoftëse na imponohet, ne do të jemi në vijë të parë… (…)


***


Në vazhdim shikoni me kujdes diskutimin e Behajdin Allaqit në këtë video:

Behajdin Allaqi:LPRK eshte organizate politiko - ushtarake...


Idetë dhe vizioni i Behajdin Allaqit, për të ardhmen e LPRK-së si organizatë politiko - ushtarake u bën pjesë e Programit dhe Statutit të LPRK-së.

Në vijim lexoni Programin e LPRK-së, të aprovuar në Mbledhjen e Tretë të Përgjithshme, tetor 1991:

***


P R O G R A M I

I LËVIZJES POPULLORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS


I

Përkundër luftës së parreshtur të popullit shqiptar për çlirim kombëtar, më se gjysma e trojeve etnike shqiptare të ripushtuara nga Serbia dhe Mali i Zi, u ndanë padrejtësisht nga trungu dhe mbetën jashtë shtetit shqiptar.

Pas LDB (Luftës së Dytë Botërore) trojet shqiptare nën Jugosllavi u copëtuan në tri Republika (Serbi, Maqedoni, Mal të Zi) dhe Krahinën e Kosovës, gjysëmautonome, edhe kjo në kuadër të Serbisë.

Rezultat i luftës së gjatë të popullit të robëruar shqiptar në Jugosllavi është shpallja e Republikës së Kosovës më 1990, realizimi praktik i së cilës pengohet egërsisht nga pushtuesit serbë.

Populli shqiptar, më se 3 milionësh në Jugosllavi, megjithëse për nga numri vjen në rend të tretë, menjëherë pas serbëve dhe kroatëve, dhe jeton në trojet e veta kompakte, ku është autokton dhe përbën shumicën absolute të popullsisë, i mohohet e drejta legjitime të vetëvendosë lirisht për fatin e vetë.

Populli shqiptar nuk u pajtuar dhe nuk do të pajtohet kurrë me këtë gjendje.

Ruga e vetme që shpie drejtë zgjedhjes së drejtë të çështjes sonë kombëtare është lufta e bashkuar e gjithë popullit tonë kundër pushtuesve sllavomëdhenj.

II

Lëvizja Popullore e Republikës së Kosovës (më poshtë LPRK) është organizatë demokratike nacional-çlirimtare që ka për qëllim:

• Zgjedhjen e çështjes kombëtare të popullit shqiptar të robëruar nën Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi në bazë të parimit të së drejtës së vetëvendosjes, duke përfshirë edhe të drejtën për shkëputje;

• Ndërtimin e shoqërisë së re, të lirë dhe demokratike shqiptare në përputhje me vullnetin e popullit.

III

Arritjen e këtyre qëllimeve LPRK-ja e sheh nëpërmjet bashkimit të gjithë popullit të robëruar shqiptar dhe forcave të tij të organizuara në një front të përbashkët pa dallim përkatësie klasore, ideologjike, fetare e krahinore.

LPRK në luftën e saj përdor të gjitha format dhe mjete demokratike, paqësore e politike të luftës. Në rrethanat kur janë të pashmangshme përdor edhe format e mjete jopaqësore si vetëmbrojtje popullore e domosdoshme.

LPRK kombinon format ilegale dhe legale të veprimit në përputhje me rrethanat dhe situatat që krijohen.

LPRK është kundër formave fashiste, raciste, anarkiste e terroriste të veprimit.

IV

LPRK faktor kryesor të luftës çlirimtare konsideron forcën e brendshme. Ndihmat nga jshtë realizohen nëpërmjet të këtij faktori.

LPRK përkrah të gjitha proceset progresive dhe demokratike në Evropë dhe botë.

V

Këtë Program mund ta ndryshojë Mbledhja e Përgjithshme apo organi të cilin e ngarkon ajo.

Aprovuar në Mbledhjen e Tretë të Përgjithshme të LPRK-së.


Tetor 1991, Kosovë


Lexoni faksimilin e Programit të LPRK-së:


Për më tepër lexoni Programin dhe Statutin e LPRK-së, në formatin PDF:

PROGRAMI DHE STATUTI I LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS - Tetor 1991

http://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/Programi&statuti%20i%20LPRK%201991.pdf


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks