SHKRIMI
e shtunë, 23 shtator 2017

THANAS MEKSI: AQIF PASHË ELBASANI NJË PATRIOT I SHKËLQYER

Tiranë, 27 maj 2017: "Emëri juaj i shkëlqyer si patriot…” - Me këto fjalë Ismail Qemali, në vitin 1912, i drejtohej Aqif Pashë Elbasanit, pasi mësoi se ai bashkë me patriotë të tjerë elbasanas ngriti flamurin e Shpalljes së Pavarësisë në Elbasan. Flamuri u ngrit në Elbasan më 25 nëntor 1912. Ai u pasua me ngritjen e flamujve të tjerë në Korçë, Durrës, Tiranë… dhe 28 më Nëntor në Vlorë.

Ismail Qemali vazhdon: “Në këtë kohë transformimi, historia do të dijë të dallojë patriotin nga tradhtari dhe do t’i caktojë secilit vendin e tij… Se ç’vend do të kem unë në histori, këtë nuk e di… sa për ju, emri juaj i shkëlqyer si patriot do të mbetet i shkruar në faqet e ndritura të historisë sonë…”

A thua këto fjalë të Ismail Qemalit nxitën vetëdijen patriotike të familjeve elbasanase të përjetësojnë figurën e Aqif Pashë Elbasanit, në një shtatore në qendër të Elbasanit, në vitet e demokracisë dhe nipin e Pashës, Serxhio Vili Mazreku, avokat, të shkojë më tej. I preokupuar, bashkë me shkrimtarin Bahri Myftari, duke vlerësuar kontributin e Aqif Pashë Elbasanit në shpalljen e pavarësisë kombëtare, hartuan një plan konkret veprimtarie, të cilin ia paraqitën kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, z. Qazim Sejdini. Reagimi i tij ishte pozitiv… Sejdini në zyrën e tij mban dhe ruan flamurin e ngritur në Elbasan më 25 nëntor 1912, e qëndisur nga gruaja e lagjes Kala, Marije Buda. Avokati Serxhio Mazreku, në emër të familjes së tij premtoi dhe për një sponsorizim financiar të konsiderueshëm.

Një iniciativë e shkëlqyer që duhet ndjekur edhe nga familje të tjera të mëdha shqiptare.

Kush ishte Aqif Pashë Elbasani

Aqif Pashë Elbasani lindi në Elbasan më 20 mars të vitit 1860 në familjen e Biçakçinjve. Biçakçinjtë takohen për herë të parë në dokumentet arkivore në fillimet e shek XV. Ishte një nga familjet më të mëdha çifligare në trevën e Elbasanit dhe të tërë Shqipërisë. Shumë pinjollë të derës së Biçakçinjve gjatë zotërimit të Perandorisë Osmane kanë mbajtur tituj dhe ofiqe të larta si: Sinan Pashë Biçaku, gjeneral i perandorisë, Sinan bej Biçaku, kryekomandant, Seit Pasha, mësues i oborrit, Selim Beu, guvernator në Egjipt, Ibrahim Biçaku, vezir, Dervish bej Biçaku, sundimtar i Elbasanit, Mahmut Pasha, prefekt i Elbasanit, babai i Aqif Pashës, e shumë të tjerë…

Dera e Biçakçinjve mbahej për fëmijë të ditur dhe të shkolluar. Aqif Pasha, pasi mbaroi arsimin fillor dhe të mesëm në vendlindje, studimet e larta i kreu në Stamboll. Atje ai u lidh që në fillim me qarqet patriotike shqiptare.



Pas fitores së Revolucionit Xhonturk u bë kryetar i klubit atdhetar të shqiptarëve “Bashkimi”. Merr pjesë në Kongresin e Dibrës, në korrik 1909 dhe më vonë në Kongresin Arsimor të Elbasanit, shtator 1909. Së bashku me bashkëpatriotë të tjerë elbasanas kontribuuan në hapjen e Shkollës Normale, në dhjetor të vitit 1909. Aqif Pashë Elbasani u bë kontribuuesi kryesor në organizimin e kryengritjes së përgjithshme për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, duke u vënë pa asnjë hezitim në krah të Ismail Qemalit. Ai miratoi që në fillim, pa asnjë mëdyshje, në unitet të plotë, planin për organizmin e Shpalljes së Pavarësisë dhe atë të organizimit të shtetit të ri shqiptar.

Më 25 nëntor, Aqif Pashë Elbasani, bashkë me patriotët Lef Nosi, Qemal Karaosmani, E. Jorgaqi, F. Papajani e të tjerë, ngriti flamurin në qytetin e Elbasanit, duke shpallur pavarësinë dhe duke i treguar pushtuesve serbë “se kishin shkelur në viset e Shqipërisë së pavarur”.

Aqif Pashë Elbasani është bërë i njohur si besnik i qeverisë së Vlorës dhe i Ismail Qemalit veçanërisht. Ai kreu shumë detyra në këtë qeveri, duke dëshmuar përkushtim atdhetar, por më së shumti kontribuoi në ngritjen e institucioneve të Drejtësisë në Shqipëri, të cilat nuk mbështeteshin në kurrfarë baze shkencore. Ai e përjetoi me dhimbje ndarjen e trojeve shqiptare dhe nuk u kursye për t’iu kundërvënë armiqve të kohës. Veçanërisht në Elbasan, në vitin 1913, udhëhoqi protestat kundër copëtimit të trojeve etnike. Mbështeti Princ Vidin dhe së bashku me Luigj Gurakuqin, Pecin, Hil Mosin… krijuan Komitetin Kombëtar për t’i shërbyer çështjes kombëtare, me platformë të qartë dhe të mirorganizuar.

Nuk pranoi të merrte pjesë në Kongresin e Durrësit.

Aqif Pashë Elbasani mori pjesë dhe ishte organizator i Kongresit të Lushnjës më 1920 dhe për merita të padiskutueshme, u zgjodh njëzëri kryetar i tij.

Është autor i telegramit të famshëm dërguar Fan Nolit, në 1920, ku e ftonte atë dhe të gjithë patriotët e tjerë shqiptarë në Amerikë, të mendonin, bashkëpunonin dhe të vepronin për një Shqipëri të bashkuar.

Në vitin 1922, Aqif Pasha largohet nga Shqipëria për në Austri për shkaqe aspak personale, por si emigrant politik, duke krijuar partinë kombëtare me program kryekëput liberalo-demokrat. Në vitin 1923, grupi i Fan Nolit e propozoi deputet në Asamblenë Kombëtare për Korçën, ku edhe fitoi. Ai kthehet në atdhe në vitin 1924, merr pjesë në disa mbledhje të Asamblesë Kombëtare, punon për bashkimin e elementëve liberalë-demokratë dhe më vonë, për arsye shëndetësore, tërhiqet nga jeta politike.

Aqif Pashë Elbasani vdes në Elbasanin e tij që e deshi aq shumë, më 20 shkurt të vitit 1926 dhe përcillet në banesën e fundit me shumë nderime. Ai kujtohet si një atdhetar i madh, politikan i ndershëm dhe me vizion krejtësisht evropian. Burrë shteti, i cili u vlerësua sa qe gjallë, por edhe më pas.

Relike të atij 25 nëntori 1912

Është karakteristikë e qytetarëve elbasanas ruajtja e shumë objekteve, sendeve e orendive të vjetra, relikeve historike, këngëve të vjetra patriotike, si dhe kostumeve popullore shqiptarçe, armëve prej sermi etj.

Një prej gjurmuesve dhe mbledhësve të këtyre relikeve është edhe eruditi Vangjel Kapedani. Në shtëpinë e tij, por veçanërisht në dyqanin e tij, gjen relike me vlerë historike. Ai është gjurmuesi dhe zbuluesi i flamurit kuq e zi, me fije ari, i qëndisur nga gruaja e lagjes “Kala”, nga fisi Buda, Marije Buda. Ky flamur, që ruhet në zyrën e kryetarit të Bashkisë, është ngritur më 25 nëntor 1912 nga Aqif Pashë Elbasani në sheshin midis Bashkisë dhe Prefekturës së Elbasanit. Gjithashtu Vangjel Kapedani ruan borinë që ka shoqëruar ngritjen e flamurit në Elbasan, tingujt e së cilës kanë thirrur në shesh qindra e mijëra qytetarë elbasanas. Boria është e vitit 1884 dhe është prodhuar në Mantova të Italisë. Këtyre relikeve u shtohet edhe një pentagram muzikor i vitit 1916, titulluar “Marsh muzikor për Aqif Pashën” i shkruar nga dirigjenti i Bandës Muzikore Perandorake të Austrisë, Anton Cimfl. Këtë marsh, dirigjenti austriak e ka luajtur edhe në shtëpinë e Aqif Pashës, duke treguar, veç vlerave muzikore, edhe respektin për këtë njeri të shquar të kombit shqiptar.

Me këtë marsh muzikor, banda muzikore e Elbasanit “Afërdita”, do të hapë festimet e 100-vjetorit të pavarësisë, drejtuar nga dirigjenti pasionant Emin Palluqi.

Me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, familja Mazreku propozon një dhomë muzeale për Aqif Pashën, në shtëpinë e tij të lindjes, një dokumentar artistik me metrazh të shkurtër, një ekspozitë fotografike, biseda dhe një sesion shkencor në Universitetin e Elbasanit etj. Një vend të veçantë do të zërë edhe konkursi letrar i shoqatës “K. Kristoforidhi”. Mjafton vetëm pak vullnet i mirë për t’i realizuar të gjitha. Elbasani e ndien si obligim të nderojë një nga njerëzit e tij më të çmuar, atdhetarin Aqif Pashë Elbasani.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks