SHKRIMI
e diel, 19 nëntor 2017

DR. SABRI KIҪMARI: GJURMË TË PASHLYESHME TË BASRIE SAKIRI-MURATIT NË LUFTËN PËR LIRI DHE REPUBLIKË!

Pashtriku.org, 31 tetor 2017: "Shënimet e Basrie Sakiri-Muratit «Gjurmë të pashlyeshme...» (1) i lexova me shumë vëmendje dhe kureshtje. Leximi i tyre më bëri që për disa ditë të bashkëjetoj me ngjarjet që kemi përjetuar së bashku. Ato përshkohen nga një sinqeritet dhe çiltërsi e jashtëzakonshme. Në to përcillet fryma e kohës, bashkë me mendimet, përpjekjet dhe idetë që kemi pasur. Është një kontribut shumë i rëndësishëm për të përcjellë këtë frymë të kohës te gjeneratat e reja." - kështu ka shkruar (në prill 2016) recensenti Dr. Sabri Kiçmari, në parathënien e librit "Gjurmë të pashlyeshme…" të autores Basrie Sakiri-Murati. Sabri Kiçmari së bashku me autoren e librit ishin veprimtarë të lëvizjes ilegale dhe bënin pjesë në grupin e armatosur, i cili nga populli e mori emrin «Çeta e Llapit».

Në vazhdim lexoni Parathënien:

P A R A TH Ë N I E

Ka mendime të ndryshme për rolin dhe rëndësinë e revolucionit teknologjik të 25 viteve të fundit, por askush nuk e mohon se ai është revolucion. Përmes mediave elektronike dhe hapësirës që ka krijuar interneti, ne sot marrim kontakt të drejtpërdrejtë me njerëz, me të cilët nuk jemi parë prej deceniesh. Një gjë e tillë më ndodhi në fillim të shkurtit të këtij viti (2016). U lajmërua përmes facebookut Basrie Sakiri-Murati. Një emër i njohur dhe i respektuar për mua. Nuk jemi parë as dëgjuar me të prej 25 vitesh - një çerek shekulli. Jeta na ka rrëmbyer të dyve me stuhitë e saj të furishme. E dija se jeton në Zvicër, se e ka mësuar gjuhën gjermane dhe është gjendur shumë mirë atje.



Besianë, 9 shtator 2016: Basrie Sakiri-Murati, gjatë promovimit të librit me shkrimtarin Xhemajl Kolgeci.


Më tha se ka vendosur të botojë kujtimet e saja për një kohë që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërdijen e saj: të përshkruajë disa ngjarje nga jeta dhe veprimtaria e saj në Kosovë. Është kohë që ka lënë gjurmë të pashlyeshme edhe në ndërdijen time, ka përshkuar dhe e përshkon edhe sot botën time. Kujtimet për këtë kohë kanë mbetur sa të freskëta, po aq edhe të dashura dhe të rëndësishme. Janë përjetime të pashlyeshme.

Prandaj, shënimet e Basrie Sakiri-Muratit «Gjurmë të pashlyeshme...» i lexova me shumë vëmendje dhe kureshtje. Leximi i tyre më bëri që për disa ditë të bashkëjetoj me ngjarjet që kemi përjetuar së bashku. Ato përshkohen nga një sinqeritet dhe çiltërsi e jashtëzakonshme. Në to përcillet fryma e kohës, bashkë me mendimet, përpjekjet dhe idetë që kemi pasur. Është një kontribut shumë i rëndësishëm për të përcjellë këtë frymë të kohës te gjeneratat e reja.

Grupi ynë, që populli i Llapit dhe gjithë Kosovës i dha emrin dhe e ka regjistruar në ndërdijen e tij si «Çeta e Llapit», ishte një grup veprimtarësh për liri. Basrie Murati ka qenë pjesë e saj. Të ndjekur për t’u arrestuar, për shkak të veprimtarisë për Liri dhe Republikë, qytetarët i patën hapur dyert dhe zemrat për ne. Na mbështesnin, ushqenin dhe strehonin. Ishte një ndjenjë solidariteti me ne, me rrugën tonë për liri.

Lexuesi i nderuar do ta njohë Basrie Sakiri-Murati përmes një ditari karakteristik. Ditari është shkruar në mes të 10 majit 1990 dhe 19 prillit 1992. Është ditar i dyfishtë. Njëri ditar është ai i përshkrimit të përjetimeve të ditës, me përsiatje medituese, reflektuese. Në këtë pjesë vërehen tone të ndjeshme pesimizmi për gjendjen e saj emocionale në vend të huaj, në Zvicër. Ditari tjetër është brenda ditarit të parë, ku përshkruhen ngjarjet e saj të përjetuara në mes të periudhës shtator 1988 deri më 22 qershor 1989. Janë nëntë muaj të një jete tepër dinamike, historike për vendin tonë, në të cilën Basria nuk është vëzhguese, por vepruese, nuk është spektatore, por aktore e luftës për Liri dhe Republikë.

Lexuesi i nderuar do të njohë nga afër vuajtjet për arrestimin e vëllait, emocionet e kontaktit të parë me lëvizjen për liri, preokupimet për kundërshtimin e pushtimit të vendit, solidarizimin e nxënësve llapjanë me minatorët dhe pjesëmarrjen në aksionet dhe demonstratat kundër çizmes pushtuese. Emocionet e vajzës 18-vjeçare, që është shndërruar në luftëtare për Liri dhe Republikë, në pjesëtare të asaj që populli i dha emrin «Çeta e Llapit», shpërthejnë të rrjedhin si gurrë në formë respekti dhe dashurie për familjet, që na strehonin dhe ushqenin, për shokët dhe shoqet bashkëveprimtarë, për rënien heroike të bashkëveprimtarit, heroit të kombit, Ali Ajeti, për ndarjen përfundimtare me nënën dhe largimin nga atdheu.

Basrie Sakiri-Murati ka bërë punë të vyera për lirinë e vendit tonë. Ajo është bërë pjesë e sistemeve tona të organizuara, ka shkruar parulla, shpërndarë lekturë ilegale, ka organizuar demostrata dhe ka udhëhequr grupe të rejash e të rinjsh në rrugën e mundimshme për Liri dhe Republikë. Në kuadrin e shumë punëve të vyera që ka bërë për vendin tonë, hyjnë edhe këto shënime. Janë ndjenja të sinqerta të një veprimtareje për liri. Janë një kujtim për shokët e rënë. Janë një ndjenjë respekti për familjet që na kanë mbajtur dhe strehuar. Janë një dëshmi për historinë tonë të re, të lavdishme dhe krenare.


Dr. Sabri Kiçmari

Kanberra, 9 prill 2016


* * *

(1) Libri i Basrie Sakiri - Muratit, 'Gjurmë të pashlyeshme…' u botua në verën e vitit 2016, në shtypshkronjën 'Blendi' në Prizren, nga Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës. 

__________________

GJURMË TË PASHLYESHME HISTORIKE (1988/89) TË VEPRIMTARES BASRIE SAKIRI - MURATI

http://www.pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=6976 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks