SHKRIMI
e diel, 19 nëntor 2017

BESIM CENGU: JEHONA E QËNDRESËS SË RAMIZ CËRNICËS

Tiranë, 7 nëntor 2017: Gjatë gjithë periudhës së luftës së dytë botërore, por edhe shumë para saj dhe pas, problemi më i prekshëm për Serbinë qe aneksimi i Kosovës dhe futja e saj nën administrimin serb. Prandaj edhe intensiteti i thurjes së intrigave nga serbët ka qenë i njëjtë. Marrëveshja Tito-Shubashiç e 16 qershorit 1944, kontaktet e fshehta Tito-Bakariç-Kardel, po në qershor të vitit 1944 etj., e një seri përpjekjesh gjatë dhe pas luftës, dëshmuan më së miri planet serbe për okupimin e territoreve shqiptare.

Inteligjencia shqiptare e pasluftës mjerisht ishte e ndarë në dy grupe kryesore; në atë që kishin vendosur politikën e ditës në plan të parë, duke e demostruar aktivitetin e vet me heshtje përballë interesave kombëtare, ose me pajtim të koncesioneve të Jugosllavisë dhe, në grupimin e atdhetarëve dhe patriotëve që kishin vendosur të kërkonin shkëputjen prej Serbisë dhe Jugosllavisë dhe bashkimin e natyrshëm të Kosovës me Shqipërinë.



Ramiz Cërnica (1903-1979)


Një nga këto personalitete që kërkoi me guxim e vendosmëri shkëputjen e teritoreve shqiptare nga Serbia e Jugosllavia, ishte Ramiz Cërnica.

Mbledhja e Këshillit Popullor të Kosovës, që u mbajt në Prizren më 8-10 korrik të vitit 1945, pati jehonë të madhe tek të gjithë shqiptarët pa patur parasysh ndarjen administrative të dhunshme. Luma dhe gjithë populli shqiptar qe shumë e ndjeshme kundrejt vendimeve të imponuese të këtij kuvendi, sepse historikisht fati i saj ka qenë i lidhur dhe është edhe sot me pjesën Kosovën. Kjo jehonë kishte shkakun e saj të madh historik, sepse në këtë takim po përcaktohej fati i keq i shqiptarëve, dhe ndjehej shkoqur ndërprerja e çdo komunikimi mes shqiptarëve në të gjithë planet.

Në referatin politik të Xhavit Nimanit, u vu qartë në theks domosdoshmëria e bashkim-vëllazërimit dhe kësisoj drejtpërdrejt shprehej qëndrimi i Partisë Komuniste Jugosllave. Xhavit Nimani dhe të tjerë, vepruan kështu në mbrojtje të interesave personale, vetëm për të siguruar një karierë politike në kurriz të popullit të vet.

Ky kuvend në Prizren, qe kundër Konferencës së Bujanit që u mbajt në kullën e Sali Manit, sepse mjerisht delegatët pjesëmarrës në Prizren, jo vetëm që nuk përfillën Rezolutën që doli nga Konferenca e Bujanit, por aq më keq, ata u bënë interpretë të ideologjisë serbomadhe.

Në këtë konferencë, nga 137 delegatë vetëm 32 ishin shqiptarë. Vetëm 7 % e popullsisë serbe përfaqesëhej nga 105 delegatë. Nga kjo përbërje thellësisht diskriminuese, u pa hapur plani serb që Kosova t’i aneksohej Serbisë.

Në mbrojtje të Vendimeve të Konferencës së Bujanit, doli dhe Ramiz Cërnica, Halim Spahia etj., të cilët përkundër veprimeve renegate të disa prej delegatëve shqiptarë të asaj kohe, ngritën zërin e tyre të guximshëm dhe kërkuan bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Fjalimi i Ramiz Cërnicës në kuvend, u shndërrua në aktpadi kundër planeve antishqiptare, prandaj akti heroik e atdhetar i këtij burri u prit me shumë indinjatë prej delegatëve serbë dhe prej garniturës politike të Beogradit. Këtë gjë e tregon më së miri marrja e masave represive pas këtij kuvendi famëkeq, kundër gjithkujt që mbartte ide të tilla, që prishnin klimën e ndërtuar prej strategëve serbo-shqiptarë të bashkim-vëllazërimit.

Jehona e qëndresës së Ramiz Cërnicës, u përhap në të gjithë botën shqiptare, duke bërë kështu që populli shqiptar t’i thërrasë arsyes dhe të kontribuojë edhe me më shumë dinamizëm kundër politikës asimiluese serbe. Është pikërisht ky Kuvend i Prizrenit dhe vendimet e dala prej tij, që bënë që përfundimisht të mbyllen kufijtë mu në mesin e territoreve shqiptare dhe të shkaktohen ato pasoja të mëdha tragjike që tashmë njihen nga të gjithë.

Ne shqiptarët një gjë duhet të dijmë mirë:

Këtij planeti që quhet Tokë dhe që (njerëzit) kanë fatin të frymojmë në të, nuk i shtohen territoret. I shtohen vetëm gjallesat ku bëjmë pjesë edhe ne. Brezat ripërtërihen, ndërsa toka është po ajo. Mu për këtë teritori është i shtrenjtë. Zoti na ka dhuruar këtë hapësirë jetike. Në një betejë, Napolon Bonopartit iu vranë shumë ushtarë. Kur komandantët e tij i shprehën dhimbje për të rënët ai tha: - Ata mbeten të përjetshëm, por e rëndësishme është se ne kemi fituar betejën (dmth, teritor). Ushtarë na lindin sa të duash nënat franceze. Mjafton një natë në Paris, që nesër të lindin me mijëra djem, - u shpreh perandori.

Sot luftërat kudo në botë bëhen për teritore. (Garashanini, Ivo Andriçi, Çubriloviçi, Qosiçi, Millosheviçi, Koshtunica, dje dhe sot, në elaboratet e tyre e theksojnë hapur këtë), prandaj është e natyrshme pyetja e brezave që u drejtohen baballarëve të vet:

- Sa tokë më ke lanë, o babë?

Ku jemi ne shqiptarët përpara këtij problemi jetik?

Si do tu japim llogari brezave të ardhshëm kundrejt rrudhjes së herëpasherëshme të territoreve tona?

Duke toleruar agresorët?

Duke u lënë hapësira veprimi gllabëruesve sllavë, apo grekë?

Duke u lëshuar territore për komuna fantazma në Kosovë, që nesër të jenë maternitete nacionalizmash e krimi, apo duke pranuar në heshtje greqizimin e bijëve tanë dhe shitur sipërfaqe të tëra ne det?

Duke zbatuar rekomandimet e disa të huajve për bashkëjetesë që ngjan si ai bashkim-vëllazërimi titist, apo duke dëgjuar pallavrat e Artemijes e Janollatosit?

Vetëm kur është fjala për territore, gjermanët, rusët, britanikët, italianët e kushdo tjetër, kanë tolerancë zero përpara kujtdo. Po ne ku shkojmë?

Jo, jo, kështu nuk bën. Është koha t’i vemë gishtin kokës e t’i thirrim vetëdijes tonë kolektive.



Gjon Frroku - Këngë për Ramiz Cërnicën


Hashim Shala & Sevdi Malsia - Ramiz Cernica


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks