SHKRIMI
e diel, 19 nëntor 2017

PROF.ISLAM GEGAJ: GJURMËT AUTENTIKE QË I DHANË DREJTIM ҪËSHTJES KOMBËTARE

Pashtriku.org, 7 nëntor 2017:


"Basria, pinjollë e denjë e familjes atdhetare, Murati të Llapashticës e formuar dhe e brymosur me ideale atdhedashëse, qysh e re ka dhënë kontribut të vyer në Lëvizjen mbarë popullore çlirimtare duke u renditur ndër radhët e para në përpjekje çlirimtare. Si shqiponjë mali, sypatrembur, e zjarrtë si vullkan që zjenë përbrenda e me shpirt luftarak po hynte e vetë mohuar në vorbullën e ngjarjeve me syrin pishë e qartësi veprimi. Edhe pseudonimin e kishte «Shqype», si emër ilegal." - kështu shkruan prof.Islam Gegaj(*), në pasthënien e librit "Gjurmë të pashlyeshme…" të autores Basrie Sakiri - Murati.



Në vazhdim lexoni Pasthënien e librit:

* * *

P A S TH Ë N I E

Kjo zonjë me rezon sot, me arritje e karrierë të suksesshme profesionale e me dije shkencore solide, vjen e na shpërfaqet me librin e saj, «Gjurmë të pashlyeshme…» në formë ditari të jetës së saj si veprimtare e shquar me angazhimin vetëmohues për Liri dhe Republikë, si pionere e atyre ngjarjeve të bujshme të fundviteve `80-ta.

Ditari, «Gjurmë të pashlyeshme…» përmban në vete përshkrime ngjarjesh autentike dhe evokime në sensin e autorësisë vetë përfshirëse të atyre ndodhive që i dhanë kahje e drejtim çështjes atdhetare për Liri e dinjitet njerëzor dhe kombëtar.

Basria, pinjollë e denjë e familjes atdhetare, Murati të Llapashticës e formuar dhe e brymosur me ideale atdhedashëse, qysh e re ka dhënë kontribut të vyer në Lëvizjen mbarë popullore çlirimtare duke u renditur ndër radhët e para në përpjekje çlirimtare. Si shqiponjë mali, sypatrembur, e zjarrtë si vullkan që zjenë përbrenda e me shpirt luftarak po hynte e vetë mohuar në vorbullën e ngjarjeve me syrin pishë e qartësi veprimi. Edhe pseudonimin e kishte «Shqype», si emër ilegal. Ndonëse, në moshë fare e re, Basria po ecte turravrap shtigjeve të pashkelura plot rreziqe e vështirësish me ecejake të vendosur, të pashoqe, përmes privacionesh të panumërta e me gjithfarë ide-verpimesh për të arritur Bregun e Lirisë të këtij vendi. Kjo, bashkë me veprimtarë tjerë të idealit, synonin ndryshimin me revolucion.

Basria qe bërë një personazh i njohur me famë brenda shumë e shumë personazheve tjerë të kohës, personalitet brenda shumë e shumë personaliteteve, e raste aksionesh, shpesh protagoniste në veprim. Kjo, për kohën që veproi, qe një Shotë Galicë, por pa Azem Bejtë, një Norë e Tringë Smaili e veçantë. Asokohe, kjo thurte ëndërrat për Liri e prosperitet njerëzor e kombëtar duke mos i dhënë vetës të drejtë të ëndërronte djaloshin kalorës zemërbardhë. Krenare edhe sot për rrugën e zgjedhur për misionin që kreu në shërbim të çështjes vjen si heroinë me këto dromca veprimtarie kushtuar atdheut dhe vetëm atdheut.

Autorja e këtij Ditari jetësor e merr në krah lexuesin për t’i rrëfyer «gjurmët e pashlyeshme» të asaj kohe të pakohë, si rrëfimtarja autentike për vitet 1988-89, sa ishte gjimnaziste.

Unë, një prej mësimdhënësve të saj, e shoh me krenari sot këtë zonjë, dje veprimtare lapidare, i bindur se kisha ndihmuar në formimin atdhetar që sot, mbase dhe një shkaktar i privacioneve të saj aso kohe.

Por, ja e shkuara lavdiplotë e ka sjellur të jetë sot zonjë, e tillë çfarë do të dëshironte secila shoqe e saj, ndonëse edhe atëherë ia kishin lakmi. Tani jeton dhe punon në Zvicërr me dinjitet dhe me krenarinë e ligjshme se ka kthyer një borxh ndaj atdheut për të cilin sakrifikoi, ndonëse ndjehet jo aq mirë larg vendlindjes e njerëzve të afërm, si mërgimtare, por e realizuar dhe e konsoliduar në vetvete.

***

E nderuara autore e këtij Ditari si jetëshkrim juaji e pasqyrim ngjarjesh para një çerek shkulli, vjen para lexuesit edhe me një dimension tjetër për lakmi, si krijuese letrare-artistike me një gjuhë të pastër e të rrjedhshme të shqipes sonë në standardin e njësuar letrar. Përveç pasqyrimit autentik të atyre ngjarjeve në frymën e kohës që i keni marrë si bashkëveprimtare e denjë e Ali Ajetit me shokë, ju po i dhuroni lexuesit edhe një formë artistike-letrare, mbarështruar me aq dell poetik frymëzimi.

Gjuha juaj e fytyrëzuar, shkrimore, më bëri kureshtar të pasionuar në lexim të jetëshkrimit tuaj dhe aq më tepër përjetues i atyre ngjarjeve, që me sensin artistik përshkruhen. Ja disa rreshta shkruar artistikisht: «Atë ditë m’u duk se u errësua më herët se kurdoherë më parë. As dielli nuk donte të më shihte se si po e braktisja atdheun», shprehin botën tuaj të pastër shpirtërore dhe imagjinatën krijuese me rastin kur i kthehet shpina pa dashje atdheut e familjes. Ose, edhe kështu: «Gëdhiu edhe mëngjesi i fundit i këtij muaji, në folenë e Nënës shqipe, vetvetiu të burojnë fjalët, sikur edhe ato shkëlqejnë nga medimet e radhitura, mu si lulja kur thith rrezet e diellit plot energji».

Ndërkaq, prirja e hollë poetike, shprehet edhe në këto vargje të poezisë: «Shtrëngatë dimri»

Përpara shokë, gjakun mos kurseni

Të gjithë së bashku, në valle të hidhemi.

Valle krushqish, fryt demonstrate

S‘do të marrin nuse, t’i bëjmë ballë kësaj shtrëngate.


O hej! Valle të madhe, me shumë dasmorë

Për liri o vëllezër, të thurim kurorë.

Përpara shokë, me gjakun valë të nxehtë

Për Nënë Kosovën tonë, të mos kursejmë as jetë.


E bukur dhe domethënëse është shkruar poezia që titullohet: «Pa titull», por në vargjet e pesë strofave zbulon autorësinë nëpërmjet anagramit: Basrie Murati ujit lulet e malit, që në secilin varg jipet shkronja formësuese emërtuese dhe në konupcion prosmatik, angazhues e autorial të vetë protagonistes së këtij Ditari dokumentues, shkruar nga e motra Mihane Murati.

Këto vargje poetike si dhe vetë Ditari i shkruar, katërcipërisht shprehin në mënyrë ideo-artistike e ideo-emocionale botën shpirtërore dhe imagjinative emituese të vet autorës, Basrie Murati.

Shëndet e suksese në punën e saj krijuese!

Prof. Islam Gegaj

Prishtinë, 11 korrik, 2016

(*) Autori i pasthënies është lektor i librit "Gjurmë të pashlyeshme…". Libri u botua në verën e vitit 2016, në Shtypshkronjën 'Blendi' në Prizren, nga Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës.



___________________

Shkrime tjera për këtë temë:

GJURMË TË PASHLYESHME HISTORIKE (1988/89) TË VEPRIMTARES BASRIE SAKIRI - MURATI

http://www.pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=6976

* * *

DR. SABRI KIҪMARI: GJURMË TË PASHLYESHME TË BASRIE SAKIRI-MURATIT NË LUFTËN PËR LIRI DHE REPUBLIKË!

http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=6991

***

VLERËSIME PËR LIBRIN "GJURMË TË PASHLYESHME..." TË VEPRIMTARES BASRIE SAKIRI-MURATI

http://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=7006


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks