SHKRIMI
e martë, 12 dhjetor 2017

BESIM CENGU: ALEKSANDËR LALO, MJESHTRI I MADH PA ASNJË SHPËRBLIM MORAL!

Tiranë, 21 nëntor 2017: Vetëm pak muaj para se të lëshojë postin, presidenti Bujar Nishani, dekoroi me titullin më të lartë “Mjeshtër i Madh” Rozana Radin!

Atë ditë u dekoruan edhe artistët Viktor Zhusti, Sheri Mita, Vasillaq Vangjeli etj. Viktori, Sheri, Vasillaqi, e meritojnë se me veprën e tyre artistike me kohë e me vakt janë bërë publikë e kanë lujtur rol të rëndësishëm në edukimin estetik të shoqërisë në të cilën jetuan. Por Rozana …është ende e re, duhet që të thotë shumëçka në vitet që ka para, për t'u dëshmuar si artiste e kompletuar dhe për tu bërë person me ndikim publik.

Kam idenë se edhe vetë Rozana, (e cila realizon një emision investikativ në një kanal televiziv), është e ndërgjegjshme se ka marrë një titull që s’e meriton ende. Për t’u bërë “Mjeshtër i Madh” i duhet shumë punë e mund.

Nejse, logjik është veprimi i një presidenti në ikje që ka në dorë të miklojë dikë. Mua më preokupon lënia në harresë e shumë artistëve të mëdhenj, të cilët me veprën e vet tejkalojnë epokat duke ndikuar si shtysë pozitive në evolimin e psikologjisë artistike (e jo artistike) kolektive.



Aleksandër Lalo ishte kompozitor i shquar i cili ka kompozuar për filma të njohur të kinematografisë shqiptare. Ai lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë dhe vdiq më 19 nëntor 2017 gjatë kohës që transmetohej 'C'est la vie' në Tiranë.


I pata dhënë shumë të drejtë të birit të piktorit të shquar, Nexhmedin Zajmi, kur duke iu referuar këtij rasti, u revoltua (revoltë intelektuale) se pse i ati i tij nuk kishte asnjë vlerësim moral as sa ishte gjallë, as pas vdekjes.

Mjeshtri amerikan i fjalës artistike, Mark Tuen, në tregimin e tij brilant “Është gjallë, apo ka vdekur?”, përcjell mesazhin se që të vihesh re prej të tjerëve, artistëve më parë u duhet të vdesin.

Edhe Sandri e ka vënë re këtë fakt pak kohë para vdekjes së tij.

Mjeshtri i Madh iku kështu, pa asnjë shpërblim moral. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, në ditën e përcjelljes së tij për në banesën e fundit, e theksoi këtë të vërtetë të trishtë.

Aleksandër Lalo, kompozitor i dëshmuar në veprën e vet shumëdimensionale. Novator si rrallëkush, artist tjetër e revolucionar i muzikës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit të XX. Përfaqësues dinjitoz i brezit të talentuar të epokës së vet që i dha hapësirë e frymë ritmit të shoqërisë të shprehur në muzikë, në ritmin që simbolizon pulsin e jetës. Gërmues i pashoq i shpirtit artistik të popullit shqiptar nga cepi më cep. Prodhues vlerash muzikore unikale që prej këngës, motivet e së cilës i shkulte prej tabanit, deri te muzika e filmave që e ngrinte mbi motive që përfaqësonin sintezën e produktit shpirtëror më kreativ të popullit tonë.

Me veprën e vet artistike, ai ishte një patriot i madh.

Por ai iku pa një shpërblim moral meritor. Nuk iu dha kurrë titulli i lartë "Mjeshtër i Madh". Rozana Radit po.

Me humor të hidhur e ironi të hollë, por me doza dashamirësie e miqësore, ai në emisionin e fundit “Ç’est la vie” në cilësinë e kryetarit të jurisë, u drejtohet këngëtarëve që interpretuan një këngë, se ç’kuptim kanë fjalët “ç’ka po dojna po bojmë, e ç’ka s’dojna, s’bojmë?”

Pak çaste pas kësaj pyetje plot kuptim të mjeshtrit, u ndërpre emisioni, se i ishte ndëprerë jeta e tij.

Por vetëm jeta fizike, sepse jeta artistike e Mjeshtrit të Madh do të jetojë përgjithmonë.

Vepra e madhe ka edhe famë të madhe.


---------------------------------------------------------


LAMTUMIRË ALEKSANDËR LALO!

Ndahet nga jeta kompozitori Aleksander Lalo - Fax News Albania

Maestro – Marines: Po s’me ngacmove ti nuk di si te te ngacmoj une...

Aleksander Lalo ishte në transmetim direkt, kur shikuesit marrin lajmin për vdekjen e tij


Ndahet nga jeta Aleksandër Lalo gjatë kohës që transmetohej 'C'est la vie'


Ataku kardiak i mori jetën, homazhe për kompozitorin Aleksandër Lalo
 


Lamtumirë Aleksandër Lalo - Top Channel Albania - News - Lajme


(Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org, sh.b)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks