SHKRIMI
e diel, 19 gusht 2018

ISMET SYLEJMANI: BABA SYLË (1873 - 1924)

Prishtinë, 11 dhjetor 2017: Historia e popullit shqiptar është histori luftërash e betejash të mëdha e të lavdishme për liri e pavarësi, mirëqenie e përparim në djepin e kulturës evropiane, ku i takonte dhe dëshironte të ishte, e jo atje ku dëshironin ta degdisnin pushtuesit osmanë.

Lufta heroike e popullit shqiptar kundër Perandorisë Osmane është një nga faqet më të lavdishme të qëndresës titanike me armë në duar!

Gryka e Kaçanikut është beteja më e madhe dhe e fundit kundër hordhive pushtuese osmane. Me jehonën e saj kjo betejë legjendare ka lënë gjurmë të mëdha dhe të pashlyeshme dhe ka bërë ndikim të madh pozitiv, në luftërat dhe betejat e mëvonshme që i ka zhvilluar populli shqiptar kundër pushtuesve nazifashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kundër Serbisë pushtuese gjatë luftës së UÇK-së.

Një nga personazhet që me luftën e vet të armatosur çlirimtare përkrah bashkëluftëtarëve dhe të komandantit e strategut të grykës së lavdishme e të pamposhtur të Kaçanikut, Heroit të Kombit Idriz Seferi, ka qenë edhe stërgjyshi Ynë, i madhi dhe i pavdekshmi Baba Sylë.

Stërgjyshi, babëloku ynë Sylë Sylejmani, është lindur në Cernicë në vitin 1873 dhe ka vdekur në vitin 1924.

Në moshën 39-vjeçare, me armë në dorë, merr pjesë në luftën e armatosur çlirimtare.

Baba Sylë ka pasur tre djem, Hajdinin, Beqirin e Ramizin dhe dy vajza, Fatimen dhe Miradijen. Për shkak të pjesëmarrjes në luftë me armë në duar kundër hordhive pushtuese turke, Baba Sylë arrestohet dhe dënohet me një vit e gjysmë burg, të cilën e vuan në burgun pushtues të osmanlinjve në Prishtinë.

Pas daljes nga burgu, Islihati, një gjyq për paqe, krijesë kjo e veglave dhe pushtuesve turq, ia djegin shtëpinë në Cernicë, për ta dënuar edhe publikisht, për organizim dhe për pjesëmarrje në luftë kundër Perandorisë Otomane.

Bashkëfshatarët e Cernicës dhe shokët e bashkëluftëtarët ia ndërtojnë shtëpinë në shenjë nderi e respekti, duke mos lejuar t’i rrinte familja strehëve të shtëpive të ndryshme e t’i rriteshin fëmijët pa kulm mbi kokë.

Pasi nga burgu lirohet, i rrahur dhe i dërrmuar gjatë vuajtjes së dënimit, nga pasojat e atyre tmerreve që kishte përjetuar, në vitin 1924, në moshë të re, 51-vjeçare, Baba Sylë, luftëtari me armë në dorë për çlirimin e Atdheut, mbyll sytë përgjithmonë.

Është varrosur në varrezat e fshatit Cernicë, në lagjen Smakaj.

Varri i Babës Sylë është zhdukur nga pushtuesit turq dhe veglat e tyre shqipfolëse.

Nuk dihet se nën varrin e cilit pjesëtar të familjarëve të tij të vdekur e të varrosur më vonë, i janë mbuluar eshtrat ose edhe i janë zhvarrosur krejt, për t’iu shuar varri përgjithmonë.

Përpos fotove me bashkëluftëtarë, që thuhet se është në ato foto, të tjera foto ku është vetëm Ai vetëm ose me familje nuk ka, sepse me rastin e arrestimit dhe burgosjes, i është konfiskuar gjithçka.

Gjithashtu, çdo gjë e shtrenjtë personale e tij ka marrë fund dhe është zhdukur edhe me rastin e djegies së shtëpisë së tij.

Tash, pas vendosjes së shtatores së Heroit të Kombit Idriz Seferi në Gjilan, nderimi për Babën Sylë merr kuptim edhe më të madh.

Ndoshta në të ardhmen do të shohim të skalitur në një pllakë afër shtatores së strategut të grykës së Kaçanikut, emrat e bashkëluftëtarëve të çetës së Tij heroike antipushtuese turke.

Stërgjyshi Ynë Baba Sylë ishte dhe mbetet hallkë e fortë në zinxhirin e lavdishëm të luftës së armatosur çlirimtare kundër pushtuesve dhe tradhtarëve të popullit e të Atdheut tonë.

Ai me jetën e tij të vënë në shërbim të popullit dhe me luftën e armatosur në mbrojtje të Atdheut nga pushtuesit, ishte frymëzimi ynë i madh kundër padrejtësive mbi popullin tonë edhe në luftën titanike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër Serbisë pushtuese.

Ne, pasardhësit e Babës Sylë, me krenari e mburrje ishim të rreshtuar përkrah luftëtarëve e komandantëve në luftën legjendare të UÇK-së për çlirimin e tokave shqiptare të Kosovës dhe viseve të saj nga pushtuesit.

Babëlok, pasardhësit e gjakut tënd, ashtu sikur ti dikur, janë shikuar ballë për ballë e përmes grykës së pushkës me armiqtë e Vatanit, kanë dhënë kontribut të drejtpërdrejtë për çlirimin me armë në duar nga pushtuesit serbë të vendit tonë.

Babëlok, Atdheu ynë për të cilin ti ke luftuar dhe je burgosur e torturuar pamëshirshëm në burgjet osmane, pas një shekulli robëri, që atëherë kur pushoi së rrahuri zemra Jote e madhe, për pothuaj 100 vjet rënkoi nga zgjedha e pushtuesve serbo-jugosllavë, por pas luftës titanike të UÇK-së dhe ndihmës së madhe që na e ka dhënë Nëna Shqipëri dhe aleatët e mëdhenj si ShBA-ja, Gjermania, Anglia dhe NATO etj., tash Kosova është e lirë dhe e pavarur.

Nuk do të jemi të qetë kurrë as ne brezi ynë, por as gjeneratat që do të vijnë, derisa nuk e gjejmë shtatin e kockave tua dhe të përulemi me respekt e nderim, sepse ti jo vetëm je stërgjyshi ynë i lavdishëm e kryengritës, por je edhe luftëtar me armë në dorë i Atdheut nga pushtuesit turq dhe serbë!

Lavdi e përjetshme Babës Sylë!

Lavdi Heroit të Kombit Idriz Seferi!

Lavdi gjakut të derdhur për liri!



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks