SHKRIMI
e diel, 19 gusht 2018

ADEM DEMAҪI: RAMADAN SHALA, LUFTËTAR I PANDALSHËM DHE KËMBËNGULËS (Kujtime)

Pashtriku.org, 10 mars 2018: Ramadan Shala ishte një prej atyre nga grupi i Pejës, i cili duke ndërmjetësuar Hysen Daci, që ishte anëtarë i Komitetit të Mitrovicës, duke hulumtuar për të gjetur një grup të përshtatshëm në Pejë ka hasur në Ramadan Shalën. Ramadan Shala kishte qenë anëtar i një Grupi ilegal, që kishte ekzistuar qysh përpara në krye me Remzi Balokun. Ramadan Shala ka luajtur rolin ndërmjetës të lidhjes me grupin qendror të Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve (LRBSH) dhe ka qenë pastaj, me kalimin e kohës, edhe një nga pjesëtarët e udhëheqjes së lartë. Ka marrë pjesë edhe në takimin e Mitrovicës, më 28 nëntor (1964), në banesën e Hysen Dacit në Mitrovicë, ku ka qenë edhe Mustafa Venhari dhe aty është caktuar si njëri prej nënkryetarëve të Lëvizjes, bashkë me Mustafa Venharin.

Ka qenë shumë aktiv, është përpjekur me të gjitha forcat edhe ka bërë mjaft për zgjerimin e kësaj Lëvizjeje në anën e Pejës. Ka marrë pjesë, gjithashtu, edhe në shkrimin e programit, ku e kam shtruar programin dhe ai e ka pas kopjuar, i ka pas llogaritur ato përqindjet e pjesëmarrjes së shqiptarëve në të gjitha fushat, në parti, në ekonomi, andej-këndej, ku ishte disproporcion i madh midis numrit të shqiptarëve dhe pjesëmarrjes së tyre nëpër të gjitha instancat e pushtetit të atëhershëm të Serbisë.

Si njohës i mirë i këtyre gjërave, që ishte, ai këto punë, jo vetëm i dinte, por ishte shumë i angazhuar t’i përcillte në jetën e përditshme. Ramadan Shala ka qenë shumë i angazhuar, gjithashtu, edhe në shpërndarjen e programit dhe statutit të Lëvizjes dhe të materialeve të tjera. Ka marrë pjesë edhe në mbledhjet e shumta, që i kemi pasur në Prishtinë, në Pejë, etj. Ka rënë në burg dhe është dënuar me 14 vjet burgim. Burgun e ka vuajtur në disa burgje, ndamas prej neve. Mirëpo, dikur ka ardhur koha edhe u bë njëfarë rishikimi i lartësisë së dënimeve tona dhe kështu pas shtatë vjetësh doli nga burgu. Por, Ramadani edhe pas daljes nga burgu ka rënë prapë në burgje, prapë lidhur me çështjen e Kosovës, duke u munduar që të zhvillojë aktivitet në favor të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Më ka pas rënë rasti të takohem me të kur kam qenë në burgun e tretë në Stara Gradishka, kur ai e kishte një burg tjetër, që e kishte fituar dikah tjetër dhe, më duket, pati ardhur nga Lepogllava, a nga një burg tjetër. Por, jemi parë, por kemi pasur mundësi të këmbejmë vetëm ndonjë tungjatjeta, kurse ndeja të gjata dhe biseda të gjata nuk kemi pasur.

Ka qenë një luftëtar i pandalshëm, këmbëngulës, ka qenë me orientim kombëtar gjithmonë, është përpjekur për pavarësinë e Kosovës, kudo që ka qenë. Di për përpjekjet e tij, që ka bërë në Suedi sa ka qenë, edhe atje është munduar edhe nëpër revista dhe nëpër gazeta, nëpër tubime, e tjera, e tjera, që ta promovonte dhe ta shtynte çështjen e përpjekjeve për pavarësinë e Kosovës.

Pra, është një shembull i një njeriu të palodhshëm, i cili edhe kur nuk ka qenë në gjendje që të ecte shumë e të bënte veprime të tjera, është angazhuar gjithmonë edhe me gojë, në ndeja e mënyra të tjera, në favor të pavarësisë së Kosovës. Ngushëlloj ata që kanë punuar me të për një humbje të njërit nga përpjekësit e mëdhenj të çështjes së çlirimit të Kosovës, në kohëra të vështira, fort të vështira. Kjo është, po them, nder për ata që kanë punuar me të dhe kënaqësi për ata që kanë pasur mundësinë të rrinë me të dhe të bashkëpunojnë me të.



Ramadan Shala dhe Adem Demaçi


__________________

Ramadan Shala, më 26 nëntor 1990 në Malmo të Suedisë - shkruan këtë autobiografi:

SHËNIME AUTOBIOGRAFIKE

Unë, Ramadan Shala, i lindur më 15 janar 1934 në lagjen Karagaç të qytetit të Pejës, qytet në pjesën e robëruar të mëmëdheut tim, Shqipërisë. Në qytetin buzë Bistricës, në grykën e Rugovës pitoreske dhe rrënëz Bjeshkëve të Nemuna. U linda nga babai Avdurrahman dhe nëna Habibe, e gjinisë Gashi, po ashtu, nga Peja. Babai është i biri i Muharrem Shalës, e kishin pas quajtur edhe Muharrem Çeli.

Me prejardhje të mëhershme, familja ishte nga Shkodra, kurse së pari u vendos në Brohiq e Prapaqan afër Baranit të Pejës. Kushërinj të afërm i kishim Rasim e Vehbi Tarakun e Pejës, po ashtu, edhe Ibrahim Sadikajt (Cehajt) e Pejës. E ca të afërm të fisit Shala, të familjes Millaj, pas shpërndarjes nga Malësia, është vendosur diku në rrethinë të Ujmirit të komunës së tashme kosovare, Klinës, dhe ca të tjerë jetojnë diku në rrethinë të Kaçanikut.

Babëgjyshi im, Muharremi, kishte 3 (tre) djem, Eminin, Nuredinin dhe babanë tim, Avdurrahmanin dhe dy vajza, Nailen dhe Zaden. Familja e Muharremit ishte qysh herët në anën e rezistencës kundër të huajve, që robëruan trevën shqiptare.

Nuredini ishte bashkëpunëtor besnik i Ismail Qemalit. Ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejt në ngritjen e flamurit në Vlorë. Ai vdiq më 1971 në principatë të Sanxhakut,

Emini u vra në lagjen e Karagaçit në Pejë, duke i bërë rezistencë ushtrisë Malaziase më 1913. Edhe pas vrasjes u torturua keq, i lidhur pas kuajve u tërhoq zhagas. La pas vetës 5 djem e një vajzë; Mahmutin, Kadriun, Muharremin, Ibraimin dhe Ademin dhe të bijën Zymryten, e cila u martua me Muharremin e Hasreti Latifit nga rrugica e Kurteshëve të Pejës, tash përballë Shkollës Ekonomike-Komerciale në Pejë. Pasi mbetën pa baba, nga përndjekjet e torturat serbe qenë të detyruar të lënë Pejën dhe të shpërngulën në Tiranë, ku edhe sot jetojnë Muharremi e Ademi me familjet e tyre dhe nipat e mbesat. Lufta e dytë botërore, djemtë e Eminit i gjeti herë në Tiranë e herë në Pejë, aty ku e lypte nevoja e rezistencës kundër të huajve.

Nuredini kishte katër djem e dy vajza, Shyqriun, Bajramin, Imerin dhe Januzin, vajzat Gjylizaren dhe Kimeten. (Kimetja bashkë me të ëmën u mbyten nga bombardimi gjatë Luftës së Dytë Botërore në Pejë).

Babai im, Avdurrahmani, kishte 11 fëmijë, prej tyre dy djem dhe dy vajza kanë vdekur dhe 7 jemi të gjallë, 6 djem: Nazmiu, Azizi, unë Ramadani, Musa, Aliu, Skënderi dhe një vajzë Ajshja.

Edhe Nuredini dhe babai im Avdurrahmani gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin në anën e rezistencës kundër të huajve.

Halla Nailja kishte dy djem, Sejfullahu dhe Nexhijmi. Zadja kishte tre djem Shabushin, Qemajlin dhe Rifatin.

Nuredini, mixha im, babai Avdurrahmani dhe Sejfullahu fill pas kapitullimit të Jugosllavisë, në prill të vitit 1941, u gjendën në anën e rezistencës kundër të huajit. Këta të tre me disa dhjeta burra nga Peja menjëherë u arratisen në malësi dhe zunë vend në majën e malit Gubarle në afërsi të Pejës. Ky grup pati bërë atëkohë bujë të madhe.

Edhe unë, si fëmijë, fillova, ndonëse pa vetëdije, të ndihmoja rezistencën kundër të huajve. Bashkë me vëllanë e madh, në atë kohë ishte mbi 16 vjeç, banim ushqim dhe u çonim të arratisurve në mal. Mua më merrte me vete vëllai si kamuflim.

Në Malmo të Suedisë erdha nga Zagrebi, më 26 nëntor 1990.


Ramadan Shala - Malmo, Suedi, më 26 nëntor 1990


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks