SHKRIMI
e hënë, 28 maj 2018

XHEMAIL ALIU: ME RASTIN E NJË VJETORIT TË VDEKJES, PËR TË PAVDEKSHMIN REMZI LUSHI!

Prishtinë, 20 prill 2018: Remzi Lushi u lind me 15.02.1961 dhe vdiq nga një sëmundje e rënd me 20.04.2017 në kliniken Köschning të Beiernit në gjermani. Ishte fëmiu i dytë nga 6 fëmijët në familje. Katër vitet e para të shkollës i kreu në fshatin Babush, ndërsa 4 vitet tjera i kreu në shkollën fillore Z.Hajdini në Gadime. Shkollën e mesme e mbaroi në QAMO në Lypjan. Ishte student në Fakulltetin filozofik, dega e historisë në Prishtinë deri në muajin maj të vitit 1981…

Kush ishte me të vërtet Remzi Lushi?

Pse e urrente regjimin e sistemit titist?

Si e mendonte Remziu arritjen e Lirisë

Kur dhe çka i shkroi në letrën e tij Stane Dollancit?

Pse dhe nga kush u keqtrajtua mizorisht, Remzi Lushi?

…Në shtatorin e vitit 1980, u nisëm nga Ulqini për në Tivar me autobus, ndërsa nga Tivari me tren për në Podgoricë, me shokët Hamdi Racin, Emrush Limanin, Afrim Berisha dhe unë Remzi Lushi. Deri sa bënim rrugën, nëper mendje kalonin mijëra mendime për Shqipërinë nënë. Nga Podgorica deri në Tuz morrëm një Taxi, edhe në këtë pjesë të rrugës sikur shihnim Isa Boletinin me trimat e tij. Nga Tuzi filluam rrugën këmb, drejt kufirit mbi Hanin e Hotit e mbi liqenin e Shkodrës. Këtë pjesë të rrugës e bëmë natën, gjatë rrugës për pak i shpëtuam një kurthe të rojës së kufirit të ushtrisë jugosllave. Gjatë kalimit të kufirit, u afrova telave të cilët ndanin tokën e Shqipërisë Etnike. Me kujdes të veçantë kalova kufirin, me një gëzim të paparashikuar, se po shkelja tokën e një pjese të atdheut e cila ishte e ndaluar qysh nga koha e kongresit të Berlinit…Pas pak takova një bari i cili më drejtoi në Kazermat e Ushtrisë Shqipëtare…" Kështu rrëfente Remziu hapat e parë në shërbim të Çështjes Kombëtare…

Pas kthimit nga Shqipëria Remziu denohet me një muaj burg në Prishtinë. Pas daljes nga burgu Remziu filloi të mendoi në organizim kundër sistemit jugosllavë. Remziu së bashku me Sabriun (Lushi) kishin vendosur të formojnë grupin i cili duhet të vepronte në Lipjan me emrin "Isa Boletini".

Revolta e studentëve më 11 mars 1981, Remziun e gjeti të organizuar. Demostratat e 26 marsit, 1 dhe 2 prillit në Prishtinë, më 3 prill në Ferizaj, Remziu ishte në ballë të demonstratave, ndërsa më 2 prill e këshillon Sabriun të mirret me Lipjanin…Organizimi i demonstratave më 21 maj 1981 në Lipjan kishte një domethënje të veçantë për Remziun, ngase dëshironte të pengonte simbolikën e stafetës së Titos. Demonstrata ishte organizuar ashtu si ishte hartuar plani i veprimit për kohën, vendin… Pasi që Remziu ishte identifikuar si i rrezikshëm për shtetin, po atë ditë filloi burgosja e tij me shokë.

Nga gjykata e qarkut në Prishtine Remziu, denohet me 8 vite burgim. Burgu i Prishtinës, Gjilanit, Gospiqit dhe Goli Otokut ishin burgjet më mizore për Remzi Lushin. Torturat më çnjerzore që përdoreshin nga udbashët ndaj Remziut e të tjerëve, kalonin çdo kompetenc të humanizmit njerëzor të drejtave të burgosurve politik.

Për shkak të aktivitetit të tij politik, dhe ndjekjeve të vazhdueshme nga sigurimi i Serbisë, ai në vitin 1991 u detyrua të largohet nga Kosova dhe të vendoset si refugjat në Gjermani. I gjithë potenciali material dhe njerëzor i Remzi Lushit ishte shndërruar në shërbim të kauzës tonë kombëtare, për Lirinë e Kosovës… Problemet shëndetsore që kishte trashiguar nga burgjet jugosllave, Remziut ja zbehnin shpresën se do të jetoi gjatë…Dhe pas një tretmani të gjatë shëndetsor, në njërën nga Klinikat më të njohura Gjermane, me 20.04.2017 u nda nga jeta i pavdekshmi Remzi Lushi

Lavdi jetës dhe veprës së atdhetarit Remzi Lushi!







kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

DOKUMENTAR

DR.MATHIEU AREF: 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks