SHKRIMI
e mërkurë, 21 nëntor 2018

STEPHEN LARRABEE: FILOZOFIA E UKSHIN HOTIT SOT JETON NË KOSOVËN E LIRË DHE TË PAVARUR!

Pashtriku.org, 16 maj 2018: Stephen Larrabee, ish’anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit Xhimi Karter dhe ish’anëtar i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë (Council on Foreign Relations) si përgjegjës për çështjen e Jugosllavisë, në 10 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, shkruan këtë letër: „Edhe pse nuk mund të jem në Kosovë në ceremoninë zyrtare (Akademia politike kushtuar Ukshin Hotit që u mbajt më 16 maj 2009 - Sh.B), dëshiroj të shpreh respektin dhe nderimet më të larta në përkujtim të Ukshin Hotit, një mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës dhe një njeri me virtyte të larta dhe guxim intelektual. Kisha nderin ta njoh Ukshin Hotin në vitet 1977 - '78 gjatë studimeve pasdiplomike në Universitetin e Harvardit, në kohën kur ai punonte në një kërkim shkencor në Harvard për mundësitë dhe implikimet politike të një Kosove të pavarur. U takuam shumë rastësisht, por shumë shpejt kuptuam se kishim shumë interesa të përbashkëta, në veçanti një interes për fatin e Jugosllavisë, që në atë kohë tregonte shenja të shpërbërjes dhe të dobësimit. Kemi kaluar me orë të tëra dhe momente të paharrueshme duke diskutuar se si do të mund të arrihej pavarësimi i Kosovës dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte në sigurinë e Ballkanit dhe të Evropës. Gjatë asaj kohe, (1977-78) shumë pak njerëz në Perëndim mendonin për Kosovën por edhe më pak kishin ndonjë ndjesi për rolin e rëndësishëm që Kosova mund të kishte një dekadë më vonë në formësimin e së ardhmes politike të Jugosllavisë.

Por, derisa dëgjoja Ukshinin të fliste me plot pasion rreth historisë së Kosovës, atëherë kuptova se sa e kam nënvlerësuar vendosmërinë dhe pasionin që digjej aq thellë në shpirtin e tij si dhe të shumë shqiptarëve të Kosovës në përpjekjet për pavarësi. Pasioni i tij për kauzën e pavarësisë së Kosovës më ka prekur thellë dhe që nga ai moment kam filluar t’i kushtojë më shumë vëmendje zhvillimeve në Kosovë. Në fund të pranverës së vitit 1978 u largova nga Harvardi për t’iu bashkuar personelit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit Karter, ku ndër të tjera isha përgjegjës edhe për çështjen e Jugosllavisë dhe pas kësaj nuk pata rastin ta shihja Ukshinin prapë. Mirëpo, derisa forcat centrifugale erdhën në shprehje më shumë, sidomos pas vdekjes së Presidentit Tito, shpesh me janë kujtuar diskutimet tona për Kosovën si dhe bindja e plotë e Ukshinit se Kosova një ditë do të fitojë sovranitetin dhe pavarësinë. Ai ishte një njeri i modest por me plot virtyte dhe kurajo intelektuale, andaj jam shumë i nderuar që e kam njohur Ukshinin. Derisa ai nuk mund të marrë pjesë fizikisht në këto nderime për jetën e tij, filozofia e tij sot jeton në Kosovën e lirë dhe të pavarur - një kauzë të cilës ai i besonte shumë.“ (S.Larrabee, USA - Letër, 16. 05. 2009)

(Përgatiti kryeredaktori i pashtrikut, Sh. Berisha)



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks