SHKRIMI
e premte, 22 qershor 2018

GJEKË GJONAJ: DIMENSIONI ATDHETAR E NJERËZOR I KOLË PREKË GOJҪAJ

Ulqin, 12 qershor 2018: Në kërkim të njerëzve të shquar nga Malësia që kanë bërë emër dhe janë gdhendur në kujtesën e komunitetit si veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare më 12 qershor 2018 u njoha për herë të parë me mërgimtarin shumëvjeçar në Shtete të Bashkuara të Amerikës ( Detroit) Kolë Prekë Gojçaj , në shtëpinë e tij të lindjes në Helmicë të Hotit. Për këtë burrë të Malësisë dhe atdhetar të denjë më tregoi një mik yni i përbashkët po ashtu nga Amerika. Falë nismës së tij m’u dha rasti e mundësia të bashkëbisedoj shkurt me Kolën për rrugëtimin e tij të jetës dhe për aktivitetet e tij të shumta larg vendlindjes në shërbim të çështjes kombëtare, veçmas në përpjekjet serioze të tij dhe të mërgimtarëve të tjerë shqiptarë në diasporë për lirinë, shtetësinë e mëvetësinë e Kosovës.

Ai, u lind e u rrit në një familje me tradita të ngjizura patriotike, e me ndjenja të theksuara kombëtare. Pas gjysmë dekade jetë në mërgim (Itali e Amerikë), para pesë vitesh vullnetarisht është kthyer në shtëpinë e të parëve, e cila siç thotë ai, pesë herë është djegur e bërë shkrum e hi me topa gjatë sundimit turk bashkë me shtëpinë e heroit tonë kombëtar Dedë Gjo’Lulit. Kola, para 22 vitesh, kur ndodhej për vizitë prindërve të tij, ndër të tjera, u kishte thënë vëllezërve: “ Deri sa të des vetë jekto dy dyer nuk myllen. Por, edhe i tjetër dua me jua tha. Derisa te jetë vëllau ma i vogli Luca, haram u kjoftë rrita e babës dhe gjini i nanës ni kjoftë se dryhet jekjo derë. Sepse, ajo ka histori. Asht e lame disa herë me gjak.”



Dashuria që ka treguar Kolë Gojçaj për vendlindjen më përngjanë në dashurinë që ka pasur Odiseu ndaj Itakës të cilën asnjëherë nuk e harroi. Kola pasi i vdiqën prindërit dhe shtëpia mbeti pa banorë nuk e harroi fjalën e dhënë.” Unë kam vendosë me u kthye përgjithmonë në Malësi” – i tha familjes. Burri i Malësisë foli prerë si dikur. E mbajti fjalën. Tregoi karakterin e fortë. Nuk pranoi të gënjejë. Vullnetarisht u nda nga familja. U rikthye aty prej nga ishte larguar. Por tashmë në moshë të thyer. Erdhi me dëshirën e madhe për të vazhduar traditën e ngjizur të të parëve, ku javën e kaluar kremtoi 82 vjetorin e lindjes. As vetmia, as mosha nuk ia kanë zbehur kënaqësinë e tij. Përkundrazi ndjehet shumë i kënaqur e i përmbushur në vendlindje. për vendimin e pazakontë e të rrallë që ka ndërmarrë, ndonëse natyrshëm ndjen mungesën e familjarëve të shumtë në Amerike.

Ky malësor i ndershëm e fisnik i familjes së afërt të Kolë Marash Vatës, i cili u vra në Kryengritjen e Malësisë në vitin 1911 dhe i Tomë Nikës , i cili , siç e e vlerësuan britmëtarët (vajtorët) në ditën e vdekjes kishte qenë krahu i djathtë i Dedç Gjo’ Lulit, i kujton me nostalgji të gjithë njerëzit me të cilët është rritur. Të gjitha ngjarjet që i ka dëgjuar nga burrat e urtë të Hotit e të Malësisë. Të gjitha vështirësitë,. Të gjitha vuajtjet që i ka përjetuar populli i tij gjatë kohës së shkuar. I mbrujtur nga prindërit me ndjenja të thella atdhetare gjithmonë vuante dhe vuan shpirtërisht copëtimin e Shqipërisë. Fliste dhe flet vazhdimisht për padrejtësitë që i kishin bërë shtetit tonë amë fuqitë e mëdha në vitin 1913. Ka dënuar me gjithë forcën e tij regjimin komunist në ish- Jugosllavi dhe atë të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë. U bë pjesë e të gjitha aktiviteteve të diasporës shqiptare në Amerikë për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e saj. E ndihmoi haptas në mënyra të ndryshme, qofshin ato financiare apo luftarake, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila më vonë e nderoi atë me titullin veteran i saj. Për kontributin e tij të madh për Kosovën gëzon respektin, mirënjohjen dhe autoritetin e përfaqësuesve më të lartë të shtetit të dytë shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Po aq i madh sa veprimtaria patriotike është edhe dimensioni njerëzor i Kolë Gojçaj. Qysh në paraqitje të parë rrezatonte mençuri, mirësi e dashuri njerëzore. Madhështia e trupit shoqërohej me madhështinë e shpirtit. I thjeshtë. Komunikues. I papërtuar për çdo kërkesë të afërmeve, të shokëve, të miqve. I gjendur pranë nevojave dhe halleve të shqiptarëve. Kudo që e përplasën valët e jetës, nuk u ankua. Nuk u përkul. E as u ligështua. Edhe kur përjetoi vdekjen tragjike të vëllait dhe djalit. Edhe kur për veprimtari kombëtare për 16 vjet nuk iu lejua të vizitojë prindërit. Edhe kur e mbijetoi burgun në Mal të Zi. Thënë me pak fjalë. Ishte dhe mbeti një njeri në kuptimin e plotë të fjalës me virtyte të larta njerëzore, të cilat duhet të jenë shembull për brezat e ardhshëm shqiptarë.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

DOKUMENTAR

DR.MATHIEU AREF: 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks