SHKRIMI
e mërkurë, 24 prill 2019

TOMORR ÇAMA: SI I NJOHA KAPITËT E DURRËSIT

Durrës, 18 mars 2019: Kam lexuar e studiuar libra me përmbajtje patriotike e kombëtare por jo të autorëve të periudhës së komunizmit që e kanë falsifikuar dhe që kanë manipuluar historinë, kam lexuar “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë” e patriotit dhe filozofit Sami Frashëri, si një projekt i parë apo strategji e shkruar për tu bërë Shqipëria që bënte thirrje që shqiptarët të bashkohen të gjithë bashkë e të tregohen si komb po që besonte më shumë që kombi ynë të bëhet me dituri e jo me luftë. Po, historia ka treguar se asnjë komb nuk e ka fituar mëvetësinë e vet pa luftë. Europa bindet dhe dëgjon vetëm kur kris pushka pasi me lutje e paqësisht ajo kurrë nuk të dëgjon. Këtë e vertetoi edhe Lufta e vitit 1999 që bëri Kosova e që fitoi lirinë dhe pavarësinë.

Libri i dytë që kam lexuar është ai i profesor Abas Ermenji me titull “Vëndi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë”, i cili në atë libër tregon e shkruan për luftërat e shqiptarëve në shekuj, për vitalitetin dhe forcën e shqiptarëve po të ndarë e me krahinizma e pa ndonjë qëllim e strategji kombëtare deri te “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” si një Lëvizje që për herë të parë në historinë tonë kombëtare lëvizëm si një komb dhe luftuam për mëvetësinë, dhe e cila e ndërkombëtarizoi çështjen kombëtare shqiptare në dyert e Europës dhe së cilës i detyrohet fitorja dhe egzistenca jonë si komb dhe që zgjoi ndërgjegjen kombëtare dhe i frymëzoi ngjarjet e tjera të mëdha që çuan në Pavarësinë e Shqipërisë, ngjarje e luftra që u zhvilluan pothuajse tërësisht në djepin e shqiptarizmës, në Kosovën të cilën autori S. Kapiti e quan Piemonti shqiptar, në Kosovën kreshnike të ideologut, politikanit, diplomatit, vizionarit , patriotit e strategut të madh Hasan Prishtina që për mua ai meriton me të vërtetë të jetë e të quhet “Babai i Kombit” si dhe e ka përcaktuar me të drejtë dhe me fakte filozofi dhe historiani Skënder Kapiti , po që dhe unë Tomorr Cama nga Skrapari pasi po studioj historinë e vërtetë kombëtare dhe jo atë të shkruar nga komunistët që dhe Skënderbeun sa nuk e patën bërë komunist dhe Haxhi Qamilin patriot e kombëtar, dhe pasi studiova veprën e profesor Bedri Tahirit kushtuar Hasan Prishtinës po këtë bindje kam për H. Prishtinën si figura qëndrore kombëtare e Pavarësimit të Shqipërisë.

Profesori në librin e tij mbi “Vëndi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë” thekson se edhe më pastaj, edhe në historinë e Shtetit shqiptar nga zhgënjimi i politikanëve tanë dhe i politikës së tyre citon se: “na ka mbetur si zakon që nga Rilindja e këtej që jetojmë me një farë kompleksi heroik të së kaluarës kur jemi në qejf, po që shumë shpejt kthehemi në të kundërt e themi “s’bëhet me shqiptarët”. Ne Shqiptarët edhe mburremi kot për disa “burra” të mëdhenj ilirësh e shqiptarësh që u kanë shërbyer Romës, Bizantit, Stambollit , Greqisë, Egjiptit etj.,e që kombit të vet i kanë sjellë fatkeqësi , vuajtje dhe hemoragji të tmerrshme. Kështu ka bërë edhe ai farë burri komunist E. Hoxha, po dhe ai farë burri Berisha i pas tij, e kështu po vazhdojnë vuajtjet, mjerimi, tragjedia dhe hemoragjia e eksodi edhe me këtë farë burri shteti të sotëm të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Tani së fundmi më ka rënë në dorë libri i Skënder Sadri Kapitit “Triumfi i Kombit”që sipas mendimit tim është një thesar e një kryevepër me rëndësi kombëtare, është ashtu siç e ka përcaktuar dhe dikush tjetër si një nevojë që ta ketë çdo familje shqiptare këtë libër në shtëpi. Do të ishte e mjaftueshme sikur vetëm ta lexosh hyrjen e atij libri për të kuptuar vizionin e autorit për prosperitetin, për integrimin ndër shqiptar dhe për atë europian dhe të bashkimit kombëtar, ku në fund të hyrjes së atij libri ai shkruan se:”E ardhmja është triumfi ynë kombëtar (bashkimi) sepse askush nuk mund të na ndalë dot në rrugën e progresit, konsolidimit, dhe integrimit kombëtar, ndërkombëtar dhe demokratik, dhe në këtë kahje ku synon kombi ynë do të hyjë pashmangshmërisht dhe domosdoshmërisht dhe politika e cila edhe ajo do t’i përshtatet të drejtës, ligjit, lirisë, patriotizmit, demokracisë dhe integrimit dhe që populli ynë është shumë e shumë herë më përpara se sa politika shqiptare”.



Skënder, Naim dhe Gani Kapiti me skuadrën e motorizuar të UÇK- së (tek hotel “Kosova” i Naim Kapitit, prill 1999)


Thjesht po ta gjykosh këtë argument kuptohet se autori S. Kapiti i bën kështu një skaner politikës së keqe shqiptare , e cila është autorja kryesore që pengon dhe ka bllokuar konsolidimin kombëtar dhe atë demokratik të kombit tonë. Në këtë libër autori Kapiti ka nxjerrë dhe vë në pah 22 krizat apo sfidat me të cilat po përballet shoqëria shqiptare sot e që vijnë si pasojë tërësisht e politikës së keqe të partive dhe të politikanëve tanë që nuk kanë as patriotizëm, as moral dhe nuk njohin as demokracinë. Shumë interesante janë dhe 10 pyetjet apo Pse-të që autori i bën në këtë libër dhe ajo se çfarë duhet theksuar e që e bën shumë me vlerë atë është fakti se z. Kapiti jep dhe vizionin e tij për zgjidhje të problemit tonë politik , kombëtar e demokratik. Këtu nuk mund ta paraqes projektin kombëtar të autorit të librit pasi është e pamundur për ta bërë në një shkrim të shkurtër po ashtu siç citova diçka nga hyrja e këtij libri-projekt kombëtar po citoj dhe një pjesës nga epilogu i atij libri: “ Besimi, vizioni dhe ambicja që duhet të ketë një komb në rrugëtimin e tij të përjetësisë: ne duhet të besojmë te Krijuesi i Plotfuqishëm, te Liria dhe te Paqja. Të kemi si vizion përpjekjen për zhdukjen e varfërisë dhe rritjen e mirëqënies; të edukimit e arsimimit të pandërprerë; të krijimit të një sistemi ose shteti ligjor; të kemi për ambicje dashurinë, punën dhe komunikimin; të jemi një komb revoltë dhe rezistentë ndaj të keqes dhe të mohojmë tradhëtinë, korrupsionin dhe pushtetin e lig...”. Nuk po vazhdoj më tutje pasi edhe nuk di se çfarë të citoj apo analizoj nga ai projekt-kombëtar ku çdo fjali e atij libri është dhe shërben si udhërrëfyes për në shërbim të ardhmërisë kombëtare. Por do të vazhdoj të them se nuk është rastësi që autori i këtij libri është Skënder Sadri Kapiti, pasi ai është i biri i patriotit të madh Sadri Kapiti, nacionalistit dhe bashkëluftëtarit të Shaban Polluzhës, vëlla me vëllezërit patriotë Sylejman, Fatmir, Naim e Gani Kapiti që kanë kundërshtuar regjimin komunist në Shqipëri dhe që ai regjim i përndoqi ashpër politikisht po që kurrë nuk mundi t’i gjunjëzojë ashtu sikurse as nuk e mposhti dot fisin Kapiti të Baftjarit, Sadikut dhe të Sadri Kapitit as regjimi i Pashiqit dhe as ai i Rankoviqit të Serbisë. Ata , pra familja Kapiti kanë bërë aq shumë, sa shumë rrallë kush tjetër për çështjen kombëtare për çlirimin e Kosovës në pritjen e sistemimin e të dëbuarve nga Kosova në vitet 1999, dhe sidomos në pritjen dhe mobilizimin e mijra vullnetarëve të lirisë që vinin nga perëndimi e diaspora për çlirimin e Kosovës.

Do të mjaftonte vetëm fakti se këtu në Prill 1999 në Lokalin “Drenica” të Gani Kapitit mbërriti nga SHBA Batalioni i famshëm “Atllantiku” që kreu me sukses operacionin “Shigjeta” e që bëri të mundur pastrimin e kufirit shqiptaro-shqiptar nga ushtria serbe. Pas 10 vitesh të çlirimit të Kosovës ish'luftëtarët e këtij Batalioni me rastin e këtij përvjetori rierdhën dhe bënë homazh të Drenica e Durrësit dhe komandanti i tij z.Hysni Syla shprehet se: “Me të ardhur nga Aeroporti i Rinasit 10 vjet më parë, këtu në Lokal DRENICA kemi pirë gotën e parë të ujit, kohë nuk kishte dhe me të kryer betimin Batalioni ATLLANTIKU u nis për çlirimin e Kosovës”.

Në dispozicion të luftës së Kosovës u vunë dhe ish'hoteli ”Kosova” i Naim Kapitit te Ura e Dajlanit (i cili u bë rrafsh ashtu si dhe “Drenica ” nga shteti shqiptar sapo u çlirua Kosova) si dhe lokal “KAPITI” i Fatmir Kapitit dhe shtëpitë e Sylejmanit si dhe të motrave të tyre.

Dhe tani pas 16 vitesh të çlirimit të Kosovës si dhe të pas 7 vitesh të Pavarësisë së saj si ndjehen ish'kryeministri F. Nano dhe S. Berisha si dhe dy kryetarët e Bashkisë Durrës Lefter Koka dhe Vangjush Dako me bekimin dhe urdhërat e të cilëve u rrënua dhe u godit tre herë memoriali i “Luftëtarit të Lirisë” dhe Muzeu “Drenica”, në vitin 2004, 2009 dhe tani në vitin 2014. Ky i fundit pra kryetari Dako nuk mjaftoi me provokimin e rëndë që u bëri Drenicës dhe muzeut në vitin 2009 pikërisht me rastin e 1 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës; me rastin e 10 vjetorit të çlirimit të saj dhe në ditët kur mbërritën ish luftëtarët e Batalionit “ATLLANTIKU” për të bërë homazh te “Drenica”, dhe ky kryetar si antikosovar në gen e përsëriti një veprim të tillë ndaj Drencës edhe me 31 Tetor të vitit 2014, vetëm ca ditë para vizitës së kryeministrit të Shqipërisë E. Rama në Beograd. Ndoshta Dako ka “harruar”, po kujtesa kombëtare dhe media e ka shënuar tashmë veprimin e tij dhe të ish'prefektit të Qarkut Durrës, Klodian Pajuni me miratimin e ish'pushtetit të Berishës për të cilat ka shkruar shtypi po dhe i kanë paraqitur televizionet, ku njëra prej mediave ka shkruar se “Serbia, Rusia dhe Dako e Pajuni nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës” sepse në ditët që Kosova shpalli Pavarësinë, kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dako dhe Prefekti Pajuni u shquan si tejet të zellshëm në Shqipëri që nuk vendosën të paktën flamuj kombëtarë në qytetin bregdetar duke injoruar kështu dhe faktin se rreth 500 mijë kosovarë e vizitojnë plazhin e Durrësit dhe Durrësin për çdo sezon turistik.

Njoh shumë shokë nga Kosova, dhe një ditë në bisedë me ta dëgjova të shprehnin po ato gjëra që dihen dhe që ankohen qytetaret durrsakë dhe banorët e vetë Plazhit se: si ka mundësi që kemi 16 vite e më shumë që vijmë me mijra e mijra qytetarë nga Kosova për në Plazhin e Durrësit dhe asnjëherë askush prej nesh nuk ja ka parë fytyrën këtij Kryetarit të Durrësit që e keni zgjedhur tre herë rrjesht dhe plazhi gjithnjë keq e më keq është bërë: i pistë, me plehra, i ndotur me ujra të zeza në det po dhe rrugët që të mbyt era e keqe edhe prej kazanave të plehrave, plazh pa asnjë banjo publike, pa ujë nëpër banesa e hotele, pa parkime për autobuzë e vetura, pa shetitore e pa trotuare po dhe ato rrugica që janë zihet prej shitësve ambulantë dhe mos më keq s’ka ku të shkojë më. Dhe a mund të thuash se ky krye-Dako i Bashkisë së Durrësit ka ndopak ndjesi kombëtare e patriotike pasi shiko se në çfarë derexheje e ka çuar jo vetëm plazhin, po ai vetë si kryemafia e betonit e ka betonizuar dhe qytetin, dhe trashëgiminë historike e kulturore të Durrësit, qytetin me të cilin vetëm sa krenohemi me fjalë se e kemi si Portën e Perëndimit dhe të korridorit të tetë.

Këto fakte nuk po i them sot, po i kam thënë edhe atëhere dhe në kohë, por kujtesën me nxiti për t’i përmëndur këto fakte dhe për t’i vertetuar dhe ato të dëshmuara nga gazetarë, nga qytetarë e intelektualë durrsakë çdo ditë në media po dhe në librin “Atdhetarizmi jeton në përjetësi” të Bedri Tahirit nga Kosova. Si ndjehen ata sot kur bënë turpe të tilla kaq të rënda kundër Drenicës durrsake që tashmë njihet dhe quhet nga artistë, poetë, shkrimtarë, historianë, patriotë dhe nga populli shqiptar kudo në trojet e veta dhe në diasporë dhe që është përjetësuar si “Kullë e Fortesë” e djemve të UҪK- së ; si “Shtëpi lirie e tempull atdhetarie”; si “Kosova e Vogël’’ buzë Adriatikut; si “Mekë”atdhedashurie etj. Si nuk patën turp këta pushtetarë ; si ndjehen sot po dhe nesër këta veprimtarë dhe idhujtarë të antipatriotizmit dhe të antikombëtarizmit që kryen vepër të tillë po që koha do t’i ndëshkojë sepse ata tentuan të fshijnë Drenicën e shënjtë durrsake të shqiptarizmës ku çdo ditë të vitit ajo vizitohet nga ata mijra ishvullnetarë të UҪK-së, familiarë të heronjve e dëshmorëve të Luftës së UҪK-së dhe prej vullnetarve të saj me kombësi joshqiptare, nga vizitorë e turistë që vijnë e kalojnë në Durrës.

Drenica e Kapitëve të Durrësit është përjetësuar në ndërgjegjen tonë kombëtare, në poezi, në shkrime, në TV, në filma, me libra dhe me monumentin e “Luftëtarit të Lirisë” në oborrin e saj. Ajo është përjetësuar nga veprimtari, shkrimtari dhe profesori patriot Bedri Tahiri në dy librat e tij “Nga Shqipëria në Shqipëri” dhe “Atdhetarizmi jeton në përjetësi”, kushtuar Sadri Kapitit e familjes së tij. Ky shkrimtar i madh gjithshqiptar dhe patriot e ka përjetësuar në mbi 20 vepra Epopenë heroike të UҪK-së të komandantit të saj legjendar Adem Jashari; të luftëtarëve, dëshmorëve dhe të heronjve të saj, të këtij formacioni më të lavdishëm ushtarak në historinë tonë kombëtare; të kësaj ushtrie si këmbësoria e NATO-s ashtu si e ka përcaktuar me të drejtë dhe autori i librit “Triumfi i Kombit” S. Kapiti. Ja vlen falenderimi ndaj këtij profesori dhe shkrimtari dhe t’i jemi të gjithë ne mirënjohës atij për nderimin, lartësimin e përjetësimin që i ka bërë luftës për çlirimin e Kosovës, po që kjo vepër e tij e lartëson dhe e nderon dhe vetë autorin Tahiri.

Po e mbyll këtë shkrim timin duke cituar përsëri nga platforma kombëtare e Skënder Kapitit “Triumfi i Kombit”se: “Nacionalizmi modern është i lidhur me demokracinë dhe demokracia është në funksion të nacionalizmit pasi, poqese demokracia funksionon keq atëhere shumica e njerëzve bëhen të korruptuar dhe në një gjëndje të tillë shoqërore zor se triumfon e drejta, e vërteta, ligji, e mira dhe patriotizmi, sepse paturpësia dhe amoraliteti që vijnë nga keqfunksionimi politik, degradimi i demokracisë dhe nga korrupsioni shfrytëzojnë jetën, sakrificën, mundin dhe fatin e të tjerëve për interesa personale”, dhe po vazhdoj të citoj përsëri nga projekti i madh “Triumfi i Kombit” i Skënder S. Kapitit se “Armiku më i madh si antikombëtarizëm është pushteti, që e trajton atdheun e popullit të tij si një pronë private dhe popullin si subjekt të vullnetit të vet dhe si mjet për realizimin e ambicies, interesit e pushtetit të vet duke uzurpuar të drejtën shtetërore e publike, lirinë e drejtësinë, që shpërdoron pasuritë dhe dinjitetin kombëtar, dhe një pushtet i tillë është i dëmshëm si një pushtues i huaj e ndoshta dhe më keq” (“Triumfi i Kombit ”faqe 112-113).

Dhe po pyes se: a nuk është pra i tillë pushteti dhe politika e sotme shqiptare si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni? A nuk po e trajtojnë ato atdheun si pronë të tyren, popullin si vegël dhe si mjet; a nuk po e përdorin ata shtetin, ligjin, drejtësinë, pasuritë dhe dinjitetin kombëtar për vetëm interesat e veta personale pa mos kursyer as mashtrimet, korrupsionin dhe tradhëtinë. Po nëse është politika e tillë, nuk është populli i këtillë, por ka shumë dhe patriotë e kombëtarë kombi shqiptar siç është vepra dhe kontributi patriotik i familjes së Sadri Kapitit, po dhe e tillë me rëndësi kombëtare të pashoqe është dhe kryevepra e autorit Skënder S. Kapiti “Triumfi i Kombit”.



Gani Kapiti, në këmbë djathtas (me uniformë), Durrës - prill 1999


Familja Kapiti është nderi dhe krenaria e Kombit , po në radhe të parë i takon Shtetit të Kosovës që ta respektojë dhe nderojë atë për atë kontribut të jashtëzakonshëm që ajo ka luajtur dhe që ka mbajtur mbi supe një peshë të madhe të sakrificës për çështjen kombëtare në përgjithësi dhe për Kosovën në veçanti si askush tjetër në Shqipëri, dhe nuk e di se a e ka këtë fakt të ketij kontributi të Kapitëve në konsideratë politika, shteti i Kosovës dhe institucionet e tij se edhe kam parë po edhe dëgjuar se shumë individë nga Shqipëria edhe janë dekoruar më së shumti vetëm se janë politikanë dhe aspak patriotë, janë respektuar e dekoruar madje dhe nga ata që nga goja e shumë politikanëve të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe nga një masë e konsideruëeshme e mediave dhe e opinionit publik shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë i akuzojnë si fabrikues akuzash, shpifës e njollosës të luftës së UÇK-së, edhe nga ata që kanë furnizuar Millosheviçin me naftë si dhe të tjerë, dhe ka shumë individë nga Shqipëria që janë bërë deputetë në parlamentin e Kosovës, shumë të tjerë nëpër administratën e saj, e këshilltarë nëpër ministritë dhe pranë kryemistrave e presidentit të Kosovës, po për Kapitët nuk kam dëgjuar dhe as nuk dimë që t’i ketë vlerësuar Shqipëria jo, përveçse që ka bërë të kundërtën ndaj tyre, po as Kosova me sa di nuk ka bërë ndonjë gjë për ta përveç mosmirënjohjes apo neglizhencës dhe “harresës”. Por koha është ajo që nuk i harron ngjarjet, kontributet dhe të vërtetat dhe ajo i ka arshivuar dhe ato se çfarë kanë bërë Kapitët, dhe manipulatorëve dhe mosmirënjohjes po koha ua heq maskën dhe nxjerr të vërtetat, interesat personale dhe qëllimet e tyre.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks