SHKRIMI
e hënë, 30 mars 2020

MEHMETALI REXHEPI: KUPTIMI I NJË JETE ATDHETARIE (IN MEMORIAM: SABIT REXHEPI, 1947-2020

Gjilan, 20 janar 20200: Më 19 kallnor 2020 nga familja e shokut e mikut tonë të çmuar u dha kumti mortor: se pas një sëmundje të rëndë vdiq Sabit Rexhepi! Sabiti ishte veprimtar i pandalshëm kombëtar... I përndjekur e i burgosur politik për të drejta kombëtare të shqiptarëve, të mohuara me të gjitha mjetet e dhunës politike, policore, ushtarake e gjithfarë mënyrash nga Serbia, Federata Jugosllave dhe serbët lokalë. Sabit Rexhepi që në rininë e tij, kishte shfaqur trajta të ndryshme pakënaqësie ndaj politikës kriminale serbe-ortodokse mbi shqiptarët... Për bindjet dhe mos nënshtrimin ndaj pushtimit të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën Jugosllavi, ishte ndjekur e burgosur disa herë, ishte gjykuar me disa vite burg nga policia gjakatare serbe - jugosllave... Burgosjet dhe torturat e shtetit të Jugosllavisë nuk e kishin thyer veprimtarin Sabit Rexhepi.



Sabit Rexhepi 1947-2020


Brezi i tij i veprimtarëve "Për Republikën e Kosovës", ishin regjur, forcuar e pjekur sipas urtisë: - E sheh rrushi-rrushin dhe piqet. Sabit Rexhepi në bashkëveprim me një varg veprimtarësh të ilegales, si: Nazmi Hoxha, Hydajet Hyseni, Bejtullah Tahiri dhe të tjerë, figura të denja, por këtu nuk mund të zgjatemi për të tjerët, zgjodhi rrugët e mundshme të veprimit, të demaskimit, të mosbindjes deri në kryengritje kundër krijesës shtetërore koloniale Serbe-Jugosllave... Shkaku i përndjekjes edhe pas gjykimit e mbajtjes së burgut politik, Sabitin e detyroi të arratisej fillimisht në Gjermani dhe të zhvendosej nga Gjilani, pastaj të vendosej përkohësisht në Shqipërinë Perëndimore - administrative. Rrethana e tillë për Sabit Rexhepin, Nazmi Hoxhën e të tjerë, ishte e detyrueshme, pos tjerash, që të mbaheshin materialisht dhe të ndihmonin familjen; njëkohësisht pa i pushuar përpjekjet atdhetare - politike për Lëvizjen Ilegale në Kosovë, përderisa të piqeshin kushtet për hapjen e të gjitha formave e mënyrave të veprimit legal kundruall okupatorit. Sabit Rexhepi në asnjë rrethanë nuk do ta ndalte përkushtimin, as kur “Erërat Demokratike” filluan t`i përmbysnin si “kartonë prej letre” regjimet diktatoriale moniste prosllave... Ishte njeri me etikë e besim të fortë në idealet atdhetare - çlirimtare.

Vuajtjet dhe mizorinë e inspektorëve të UDB-së ndaj të burgosurve paqësorë shqiptarë, Sabit Rexhepi i pasqyroi, edhe pse nuk ishte vokacion i tij shkrimi, në librin me kujtime e të dhëna të drejtpërdrejta, titulluar "Për Republikë", publikuar në Gjilan, më 2012. Këtë vepër, me shkëputje përjetimesh personale, për trajtimet e policisë me frymë mizore jugosllave mbi rininë atdhetare të Kosovës, ky personazh dhe autor e quante roman, ndonëse është kronikë e dhimbjes dhe krenarisë sonë...

Miku e shoku jonë i çmuar Sabit Rexhepi, para se t`i vinte sëmundja, e cila kësaj radhe e mundi dhe e gatiti për botën e amshuar, la një familje të shëndosh, një kapital atdhetar e njerëzor të begatshëm, një karakter të njeriut, të prindit, të shqiptarit të sinqertë, urtarë e modest.

Sabit Rexhepi ishte veprues edhe si kryetar i Degës në Gjilan i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës. Gjithnjë i pa përtesë për ta ngushëlluar të pikëlluarin, për t`i dhënë kurajë zemër-thyerit...

Sabiti ishte dhe mbeti shok i shokëve të idealeve! Me ftesën e të Madhërishmit Ai shkoi në amshim, por jo zemërplasur, sikurse shumë pararendës idealistë e atdhetarë!... Zemërimet e qortimet e Tija për ndonjë keq-vajtje të shtet-ndërtimit, kishte besim se do t`i përmirësonin urtarët e frymës së qindra mijëra atdhetarëve e të dëshmorëve, gjithsesi edhe sipas modeleve të dy krye - prijësve, të dy Ademave!

Në emër të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, të Degës në Gjilan, kryetar i së cilës pikërisht në këtë mandat, ishte i ndjeri Sabit Rexhepi; familjes Tij të dashur, ish të burgosurve politikë, miqve, shokëve e të gjithë dashamirëve: ju shprehim mirënjohje e ngushëllimet më të thella me dhimbjen, krenarinë e sinqeritetin tonë për të ndjerin, prindin, gjyshin, vëllamin, shokun e mikun Sabit Rexhepi; për buzëqeshjet e Tija të çiltra që do të na mungojnë!

Lamtumirë Sabit, shoku, miku e bashkëveprimtari ynë i devotshëm!

Qoftë i pashuar ideali dhe emri Yt atdhetar!

I ëmbël qoftë dheu i këtij trualli që e deshe aq fort!

Lavdi!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks