SHKRIMI
e hënë, 30 mars 2020

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E MEHMET HAJRIZIT (38)

Pashtriku, 15 shkurt 2020:


7.15 Mehmet Hajrizi

I lindur më 7 shkurt 1948 në Strofc të komunës së Vushtrrisë. Ka mbaruar Shkollën Normale në Prishtinë dhe Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, dega Gjuhë e Letërsi Shqipe. Ka punuar në arsim 15 vjet.

Rrjedh nga një familje e ndershme dhe patriotike, që në luftën kundër pushtuesit serb dha dëshmorë nga koha e çetave të Azem Galicës, në Kryengritjen e vitit 1981 e deri në Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe një varg veprimtarësh të Lëvizjes Kombëtare. Xhaxhai i tij, patrioti Zymer Hajrizi, kushërinjtë Hajrizi e Osmani u vranë nga forcat serbe më 1921. I vëllai, Zeqiri, kushëriri, Zeneli dhe daja, Banush Ademi kishin qenë anëtarë të Organizatës Revolucionare Antirevizioniste për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, të udhëhequr nga Kadri Halimi e Ali Aliu, veprimtaria e së cilës u zbulua më 1961, me ç’rast u dënuan me burg shumëvjeçar.


Mbi dhjetë vjet ka qenë i organizuar në Lëvizjen Kombëtare ilegale të Kosovës. Nga gjysma e vitit 1974 deri në fund të vitit 1981, kur arrestohet, ishte kryetar i njërës nga organizatat e Lëvizjes Kombëtare, fillimisht të quajtur Grupi Revolucionar i Kosovës, dhe më vonë Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës, si dhe Kryeredaktor i organeve të saj klandestine, “Zëri i Kosovës”, “Pararoja” dhe “Liria”.

Më 1979 arrestohet me dyshimin për organizim ilegal, mbahet në burg hetues për dy muaj, por në mungesë të fakteve, dënohet vetëm për propagandë kundër regjimit pushtues. Më 1981, arrestohet sërish dhe dënohet me 12 vjet burg për veprimtari politike, të cilësuar kundërrevolucionare.



Pas lirimit nga burgu angazhohet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke ushtruar postin e anëtarit të Këshillit Drejtues për tetë vjet, të anëtarit të Kryesisë dhe të përgjegjësit të Sektorit për Informim për katër vjet, të kryetarit të Këshillit të Solidaritetit tre vite etj. Ndërkohë mban lidhje dhe e ndihmon Lëvizjen patriotike ilegale.

Më 1992, në një nga zonat elektorale të Prishtinës zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës. Në këtë legjislaturë ishte kryetar i Komisionit Parlamentar të Informimit.

Është njëri nga themeluesit e Këshillit të Financimit të Kosovës më 1992 dhe kryetar i parë i tij për tre vite rresht.

Në mars 1998 qe njëri nga themeluesit e Lëvizjes Demokratike Shqiptare dhe më vonë të Lëvizjes së Bashkuar Demokratike. Zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj, funksion të cilin e ushtron dy vite.

Në qershor 1998 propozohet kryeministër i Qeverisë së unitetit, e cila u iniciua dhe u mbështet nga përfaqësuesit amerikanë dhe evropianë, por nuk arrin të konstituohet për shkak të konflikteve të brendshme të subjektit politik, kombëtar e ushtarak të Kosovës. Gjatë viteve 1998-99 merr pjesë në përgatitjen e projekt-dokumenteve dhe kushteve për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën. Në shkurt-mars 1999 në Konferencën e Rambujesë, ishte anëtar i Delegacionit të Kosovës dhe i Grupit Politik të tij.

Më 2 prill 1999 emërohet nënkryetar i Qeverisë së Kosovës, e cila veproi deri më 31 janar 2000.

Ishte anëtar i Këshillit Transitor të Kosovës, që nga themelimi i tij, më 1999.

Nga 1 shkurt i vitit 2000 ushtroi dy vjet detyrën e bashkëkryesuesit të Departamentit të Rindërtimit në Administratën e përbashkët me UNMIK-un.

Nga gushti i vitit 2002 ishte për tre vite sekretar i përhershëm i Kryeministrisë së Kosovës dhe dy vite drejtor i Zyrës për Integrime Evropiane.

Ishte shef i kabinetit dhe këshilltar i lartë politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës (2008-2014).

Është publicist dhe analist politik.

Ka botuar “Sprova të çlirimit” më 2004, si bashkautor “Këshilli Qendror për Financim i Kosovës” (monografi), më 2007, “Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981”, më 2008 dhe në bashkautorësi me Gani Sylajn “Nga Grupi Revolucionar te Fronti i Republikës” më 2014. Ka në dorëshkrim edhe tre libra të tjerë, një me intervista, një me shkrime publicistike dhe të tretin me shkrime në shtypin klandestin, të cilët në formë elektronike janë në vebfaqen: mehmethajrizi.com.

Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Jeton në Prishtinë.

Në udhëheqjen e Organizatës, Komitetin Drejtues, ka bashkëvepruar me Kadri Osmanin, Xhafer Shatrin, Binak Ulajn, Feriz Seferajn, Gani Sylajn, Hydajet Hysenin, Kadri Zekën, Jakup Krasniqin, Berat Luzhën, Bejtullah Tahirin, Nezir Myrtajn, Basri Musmuratin dhe Sherafedin Berishën. Në Komitetin Ekzekutiv ka punuar me Jakup Krasniqin, Saime Isufin, Bejtullah Tahirin, dhe Ismail Sylën, ndërsa në celula me Mustafa Ademin, Gani Sylajn, Jashar Alinë, Naser Hajrizin (i cili ishte me një grup të rinjsh të organizuar, në mesin e të cilëve edhe Asllan Pireva, Ilmi Cakolli, Isuf Hajrizi etj.), Jahir Hajrizin, Hamide Ademin, Ismail Sylën, Faik Krasniqin, arsimtar e Rexhep Krasniqin, punëtor, nga Grashtica e Prishtinës, Shefki Gashin, nëpunës nga Mramori i Prishtinës, Haxhere Hajrizin dhe Sabri Mehmetin, profesor nga Prishtina. Sabriu kishte kërkuar të anëtarësohej, por vetëm disa ditë më vonë ndodhën arrestimet e radhëve të Organizatës, të cilat pamundësuan këtë akt formal.

Mehmeti mbante lidhje konsulence me ish të dënuarit politikë, si Zeqir Hajrizi, Kadri Halimi, Ali Aliu, Ramadan Hoxha, Enver Tali, Zenel Hajrizi (i cili kishte qindra luftëtarë të armatosur në trevën e Artakollit), Banush Ademi, Selman Hasani etj.

VIJON ...

 ________________

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E AVDILGAFURR LUMËS (37)

http://pashtriku.org/?kat=46&shkrimi=9636


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks