SHKRIMI
e shtunë, 06 qershor 2020

AVDYL BAJRAMI: KADRI LUZHA, ATDHETAR MODEST

Viti, 2 mars 2020: Një ndër vendbanimet më të mëdha të komunës së Kaçanikut është fshati Begracë. Në kuadër të këtij fshati janë edhe familjarët e familjes Luzha të shpërndarë në tri lagje.

Me këtë shkrim do të fokusohem në një veprimtarë të veçantë të çështjes kombëtare, në veprimtarin Kadri Luzha. Fëmijërinë e hershme e kaloi me shumë vështirësi edhe pse kishin pasuri. Mbetën shumë të vegjël pa babain, mungesën e të cilit përpiqej ta zëvendsonte nëna e tij.

Ajo ishte një personalitet i jashtëzakonshëm, i cili i rriti pesë fëmijët e sajë dhe i shkolloi deri në titujt më të lartë akademik. Vdiq pas lufte me një ngushëllim të vetëm dhe një gëzim, që e priti lirinë për të cilën u angazhua shumë gjatë me fëmijët e saj.



- Veprimtari Kadri Luzha -


Kadri Luzha ishte djali i dytë prej djemëve, Xhavitit (tani edhe ky i ndjerë) e Ibushit (doktor i shkencave teknike) respektivisht fëmija i tretë, sepse vajza më e madhe ishte Makfirja, ndërsa e vogla Elifja.

Kadriu si nxënës shembullor qysh në klasën e katërt fillore merret me aktivitete kulturore që organizohen në kuadër të shkollës fillore, në grupin letrar e dramatik të udhëhequr nga arsimtari Skënder Dushku ku aktron në dramën "Karavani i bardhë".

Pas kryerjes me sukses shembullor të shkollës fillore dhe klasës së parë në Shkollën e mesme në Kaçanik, ai përzgjidhet për t'i vazhduar mësimet në shkollën elitare të kohës në Gjimnazin Matematikor Prishtinë - në vitin shkollor 1978/1979.

Edhe atje ishte nxënës shkëlqyeshëm, por punët e shumta bujqësore për ekzistencën familjare kërkonin edhe angazhimin e tij.

U kthye vazhdoi mësimin në Kaçanik. Mësimi për Kadriun, ishte puna më e vogël, ndërsa tani Kadriu iu përvesh punës së organizimit ilegal çlirimtar. Filloi me leximin e shpërndarjen e librave të ndaluara të asaj kohe: "Gjarpinjt e gjakut" të Adem Demaçit, "Qielli i përflakur" i Sylejman Krasniqit ,”Shota e Azem Galica“ të Ajet Haxhiut, gazetat “Liria” numrat 1, 3, 4 dhe5, e shume literaturë tjetër ilegale, të cilat ishin bazë për ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe bazë për rekrutimin e anëtarëve të rinjë të ilegales çlirimtare kombëtare.

Demonstratat e vitit 1981 e gjetën maturant të shkollës së mesme edhe pse i ri, shumë i pjekur politikisht ishte aktiv në organizimin e pjesëmarrjen në demonstrata.

Nuk shkoi shumë kohë burgoset, torturohet rëndë dhe dënohet në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës me pesë vite burg. Ishte më i riu në grup. U dënua së bashku me Mehmet Hajrizin, Jakup Krasniqin, Gani Sylën, Berat Luzhën, Ismajl Sylën e shokë të tjerë.

Gjatë vuajtjes së dënimit përveç burgjeve të Kosovës i përjetoi edhe ato të Sërbisë. Një kohë të gjatë ishte në burgun “Zabella“ të Pozheravacit së bashku me Afrim Zhitinë, Fadil Vatën, Sabit Veselin (tani i shpallur “Hero i Kosovës“) e shumë bashkëvuajtës të tjerë.

Pas burgut vazhdon studimet, por adresa e milicisë, inspektorëve e hetuesve jugosllav, republikan e krahinor ishte shtëpia e tij. Pasi iu pamundësua veprimtaria e edhe ju kufizua gati çdo gjë, një ditë vendosi të largohet dhe shkoi në Gjermani, ku atje jeton edhe sot me familjen e tij.

Me modestinë e tepruar jeton në Gjermani, nuk flet për sakrificat e tij për liri, por në brendi mban krenarinë për kontributin e madh që ka dhënë së bashku me familje për çështjen kombëtare.

Paç shëndet shok im i vjetër!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks