SHKRIMI
e shtunë, 06 qershor 2020

NË 57 VJETORIN E LINDJES, TË NDRIÇOHET VRASJA ENIGMATIKE E BEHAJDIN ALLAQIT

Pashtriku, 2 Prill 2020: Në 57 vjetorin e lindjes, duam një varr për ish drejtuesin e Lëvizjes, Behajdin Allaqin!

Nga Ramadan Pllana

Tani, kur me të drejtë flitet, shkruhet e kërkohet ndriçimi i vrasjes enigmatike të Behajdin Allaqit, mendoj se ka ardhur çasti kur e vërteta duhet të dalë në shesh. Natyrisht që edhe unë jam interesuar dhe kam diskutuar me shokë e miq për fatin tragjik të këtij bashkëveprimtari të denjë të çështjes sonë kombëtare, ndër ta me Destan Hajdinin, ish arsimtar i heroit kombëtar Ismet Jashari - Kumanova, me Murat Jasharin, vëllaun e heroit, Ismet Jashari- Kumanova, me bashkveprimtarin Murat Bytyqi e me disa të tjerë… Me brengat e përbashkëta për ta ndriçuar vdekjen enigmatike të tij, në radhë të parë kam biseduar me Binak Berishën, si afërm i tij, dhe kemi shtruar këtë pyetje parimore: FAMILJARËT, MIQTË DHE SHOKËT E BEHAJDIN ALLAQIT DUAN TË DINË TË VËRTETËN SE, NË ҪFARË RRETHANASH U VRA AI, DHE KU E KA VARRIN?!


(...)

Me gjerësisht lexoni këtu:

http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=5174


***

BEHAJDIN ALLAQI - LUFTËTARI I LIRISË - TË CILIT I MUNGON VENDI I RËNIES DHE VARRI I TIJ!

Nga Binak Berisha


Në fillim të qershorit, sipas konsultimeve të shokëve kontributi i tij (Behajdin Allaqit) ishte i nevojshëm në vijat e frontit dhe për këtë gjë ai shkon për t’u takuar me shokët. Më 11 qershor 1998, nga Shtabi i Drenocit, Behajdin Allaqi niset me disa përfaqësues të SHP të UÇK-së (me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin - sh.b) për në selinë e SHP në Drenicë. Dhe, nga data 11 qershor 1998, familjes Allaqi dhe shokëve të Behajdinit do t´i mungoj jo vetëm informacioni por edhe vendi i rënjes së tij, do t´í mungoj jo vetëm vendi i rënjes por edhe varri i tij dhe në fund do t´i mungoj edhe dëshmori. Prej asaj dite (11 qershor) nuk dihet mirëfilli se a ka arritur Behajdini në SHP të UÇK-së, apo gjatë rrugës është përleshur me forcat pushtuese serbe!

(…)

Me gjerësisht lexoni këtu;

http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=5143

***


DUAM NJË VARR PËR BEHAJDIN ALLAQIN

Nga Sheradin Berisha


Në 57 vjetorin e lindjes së Behajdin Allaqit (*) (07.04.1963 - ?.?.1998), nga anëtarët e Shtabi Lokal të UҪK-së në Drenoc: Isuf Gashi, Bedri Zyberaj, Selim Krasniqi…, kërkojmë të dëshmojnë për rrethanat e ndalimit dhe keqtrajtimit të Behajdin Allaqit gjatë qëndrimit në Drenoc. Me këtë rast edhe nga anëtarët e SHP të UҪK-së: Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Rexhep Selimi, Fatmir Limaj, Bislim Zyrapi, Ramë Buja, Sokol Bashota, Hashim Thaçi, Kadri Veseli…, kërkojmë ndriçimin e rrethanave të ekzekutimit dhe zhdukjes pa gjurmë të Behajdinit, pastaj vendin ku u groposën eshtrat e tij, në mënyrë që të kemi një varr, ku mund të përkujtohet e nderohet nga familjarët dhe gjithë shqiptarët!

---------

(*) Behajdin Allaqi në fund të viteve '80-të, ishte njëri nga tre udhëheqësit kryesor të LPRK-së (OMLK-së) bashkë me Fadil Vatën dhe Afrim Zhitinë.



Behajdin Allaqi (07.04.1963 - ?.?.1998)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks