SHKRIMI
e mërkurë, 08 korrik 2020

NË 57 VJETORIN E LINDJES, KËRKOJMË ESHTRAT DHE DUAM NJË VARR PËR ISH DREJTUESIN E LËVIZJES, BEHAJDIN ALLAQIN!

Pashtriku, 7 Prill 2020:

HASHIM THAҪI, LE TË NA SQAROJË PËR RRETHANAT E VDEKJES SË DËSHMORIT BEHAJDIN ALLAQI!

Nga Liburn Aliu


"Ajo më e ndjeshmja në tërë luftën tonë është çështja e dëshmorit Behajdin Allaqi. Të gjithë e dini se për çka po flas dhe Hashim Thaçi më së miri. Behajdin Allaqi ka qenë njëri nga tre udhëheqësit e Lëvizjes në fund të viteve ’80 bashkë me Fadil Vatën dhe Afrim Zhitinë, dhe kemi pasë rastin të shohim një dokumentar ku Hashim Thaçi flet për këtë dëshmor. Le të na sqarojë ky njeri për vdekjen e Behajdin Allaqit dhe tani shumë prej jush e dini mirë se çka konkretisht po pyes." - kështu ka thënë deputeti Liburn Aliu në seancën parlamentare, datë 27.06.2013 )

(***)

Më gjerësisht lexoni këtu: http://www.pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=174

***

Liburn Aliu per Behajdin Allaqin (pjesa 1)

https://youtu.be/iwsl66_xXxs

***

Liburn Aliu per Behajdin Allaqin (pjesa 2)

https://youtu.be/OasTGvRCMus

=============

BEHAJDIN ALLAQI, ME VEPRIMTARINË E TIJ I NGJANTE JUSUF GËRVALLËS!

Nga Fazli Veliu (*)


"Unë mund të them lirisht se Behajdini me veprimtarinë e tij mund t´i ngjante vetë Jusuf Gërvallës për fillimin e tij që kishte Jusuf Gërvalla në fillim, sepse edhe ai nuk u kuptua drejt pse veproi ashtu aq hapur në perëndim, dhe nuk u kuptua aq drejt vetë Behajdini pse veproi aq hapur në perëndim, në Prizren dhe më gjerë në Kosovë…

Fjalët të cilat Behajdin Allaqi i radhiti në Mbledhjen e Tretë të Përgjithshme (në Ujëmir më 04 tetor 1991) janë dëshmi e kësaj që unë po them tash dhe ju që e dëgjoni dhe mendoj që ju e mbështesni, dhe është ai guxim i parë që na jep neve guximin e sotëm këtu, që këtë dëshmor të heshtur, ta shpallim dëshmor të vërtet, dëshmor të kombit shqiptar." - kështu ka thënë, Fazli Veliu, në Akademinë Përkujtimore, kushtuar dëshmorit të Kombit Behajdin Allaqi, organizuar më 07.04.2003 - në Prishtinë.

(*) Fazli Veliu përmbi 10 vjet ishte Kryetar i LPK'së, dega jashtë vendit dhe më pastaj një nga ideologët e luftës çlirimtare (UҪK'së) në Maqedoni.

(...)

Lexoni më gjerësisht:

http://pashtriku.org/index.php?kat=64&shkrimi=5154

=========

BEHAJDIN ALLAQI, U ELIMINUA NË MËNYRË MONSTRUOZE NGA FORCA TË ERRËTA!

Nga Sylë Ukshini


Në kohën kur lufta çlirmtare po kërkonte dijen dhe eksperiencën politike të Behajdinit, forca të errëta shfrytëzuan rastin dhe në mënyrë monstruoze eliminuan Behajdinin, duke goditur kështu jo vetëm atë dhe familjen e tij, por edhe një kuadër të vyeshëm të UҪK-së. Pra, u goditë pas shpine UҪK-ja me qëllim që t’i ndërrohej rrjedha luftës dhe proceseve politike që po zhvillohen asokohe…./

"Do të doja, që sot të ishim mbledhur për ndonjë simpozium shkencor, të organizuar nga babai im, do të doja që të ishte ndonjë takim, ku babi do të diskutonte rreth temës: "Patologjia e familjes dhe e shoqërisë kosovare", e cila ishte tema e magjistraturës së tij", - thotë Qëndresa Allaqi, vajza e dëshmorit të kombit, Behajdin Allaqi.

***

Më gjerësisht: http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=5181

===============

BEHAJDIN ALLAQI, "DËSHMORI" PA VARR!

Nga Fatmir Brajshori


(...)

Isha në redaksinë e "Zërit të Kosovës", në Aarau të Zvicrës, disa vite më vonë (në vitin 1998) kur, fillimisht mora lajmin se, Behajdin Allaqi ishte "arrestuar"!

Një gjë e tillë më kishte befasuar!

S’mund ta besoja!

Pastaj ndodhi befasia tjetër.

U tha: "Jo nuk ishte arrestuar por, është vrarë në betejë me armikun"!

Nuk dija - cilin lajm të besoja?!

Për mua, si nga lajmi i parë si nga i dyti, Behajdinin e nxirrja si dëshmor kombi, ngase si të tillë e njihja!

Fillova të mendoj, se mosmarrëveshjet e Mbledhjes së Kollares (prill 1993) nuk ishin sçaruar deri në fund, dhe këtu kemi sërish të bëjmë me një viktimë!

Rënja e Behajdinit në luftë me armikun ishte e pritur! Nuk mund të ndodhte ndryshe!

Ndërkaq rënja e tij në luftë me armikun e brendshëm nuk duhej të ndodhte!

(***)

Botuar: http://www.pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=5133

=============

VRASJA ENIGMATIKE E BEHAJDIN ALLAQIT DUHET TË NDRIÇOHET!

Nga Ramadan Pllana


Tani, kur me të drejtë flitet, shkruhet e kërkohet ndriçimi i vrasjes enigmatike të Behajdin Allaqit, mendoj se ka ardhur çasti kur e vërteta duhet të dalë në shesh. Natyrisht që edhe unë jam interesuar dhe kam diskutuar me shokë e miq për fatin tragjik të këtij bashkëveprimtari të denjë të çështjes sonë kombëtare, ndër ta me Destan Hajdinin, ish arsimtar i heroit kombëtar Ismet Jashari - Kumanova, me Murat Jasharin, vëllaun e heroit, Ismet Jashari- Kumanova, me bashkveprimtarin Murat Bytyqi e me disa të tjerë… Me brengat e përbashkëta për ta ndriçuar vdekjen enigmatike të tij, në radhë të parë kam biseduar me Binak Berishën, si afërm i tij, dhe kemi shtruar këtë pyetje parimore: FAMILJARËT, MIQTË DHE SHOKËT E BEHAJDIN ALLAQIT DUAN TË DINË TË VËRTETËN SE, NË ҪFARË RRETHANASH U VRA AI, DHE KU E KA VARRIN?!

(...)

Me gjerësisht lexoni këtu;

http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=5174

==============

BEHAJDIN ALLAQI - LUFTËTARI I LIRISË - TË CILIT I MUNGON VENDI I RËNIES DHE VARRI I TIJ!

Nga Binak Berisha


Në fillim të qershorit, sipas konsultimeve të shokëve kontributi i tij (Behajdin Allaqit) ishte i nevojshëm në vijat e frontit dhe për këtë gjë ai shkon për t’u takuar me shokët. Më 11 qershor 1998, nga Shtabi i Drenocit, Behajdin Allaqi niset me disa përfaqësues të SHP të UÇK-së (me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin - sh.b) për në selinë e SHP në Drenicë. Dhe, nga data 11 qershor 1998, familjes Allaqi dhe shokëve të Behajdinit do t´i mungoj jo vetëm informacioni por edhe vendi i rënjes së tij, do t´í mungoj jo vetëm vendi i rënjes por edhe varri i tij dhe në fund do t´i mungoj edhe dëshmori. Prej asaj dite (11 qershor) nuk dihet mirëfilli se a ka arritur Behajdini në SHP të UÇK-së, apo gjatë rrugës është përleshur me forcat pushtuese serbe!

***

Më gjerësisht: http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=5143

=================

KËRKOJMË LLOGARI LIGJORE PËR VRASJEN TINZARE TË BEHAJDIN ALLAQIT!


Nga Ilaz Kadolli

Gjaku nuk humbet kurrë! Për vrasjen tinzare të Behajdin Allaqit, para popullit dhe para ligjit duhet të japë llogari gjithë shtabi i UҪK-së që ishte në qërshor të vitit 1998, ata që urdhëruan vrasjen, ata që kryen ekzekutimin dhe ata që kanë dijeni për krimin dhe nuk tregojnë. Eshtrat e Behajdinit duhet t'i kthehen popullit dhe familjes Allaqi.

Botuar:

http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=6314

============

KËRKOJMË ESHTRAT DHE DUAM NJË VARR PËR ISH DREJTUESIN E LËVIZJES, BEHAJDIN ALLAQI

Nga Sheradin Berisha


Në 57 vjetorin e lindjes së Behajdin Allaqit (*) (07.04.1963 - ?.?.1998), nga anëtarët e Shtabi Lokal të UҪK-së në Drenoc: Isuf Gashi, Bedri Zyberaj, Selim Krasniqi…, kërkojmë të dëshmojnë për rrethanat e ndalimit dhe keqtrajtimit të Behajdin Allaqit gjatë qëndrimit në Drenoc. Me këtë rast edhe nga anëtarët e SHP të UҪK-së: Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Rexhep Selimi, Fatmir Limaj, Bislim Zyrapi, Ramë Buja, Sokol Bashota, Hashim Thaçi, Kadri Veseli…, kërkojmë ndriçimin e rrethanave të ekzekutimit dhe zhdukjes pa gjurmë të Behajdinit, pastaj vendin ku u groposën eshtrat e tij, në mënyrë që të kemi një varr, ku mund të përkujtohet e nderohet nga familjarët dhe gjithë shqiptarët!

---------

(*) Behajdin Allaqi në fund të viteve '80-të, ishte njëri nga tre udhëheqësit kryesor të LPRK-së (OMLK-së) bashkë me Fadil Vatën dhe Afrim Zhitinë.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks