SHKRIMI
e martë, 07 korrik 2020

XHAFER DURMISHI - SKENDERI: HYRJA IME NË ORBITËN - LËVIZJEN E JUSUF GËRVALLËS

Suedi, 9 Prill 2020: Xhafer Durmishi: "Shkollën fillore e kam mbaruar në fshatin Prilluzhë. Në dy vitet e para mësim më ka dhënë Qerkin Peci. Në këto dy vite, përveç Qerkinit praktikën si mësues e ka bërë Sheremet Saraçi, i cili e ka zëvendësua Qerkinin për dy muaj. Në klasën e tretë dhe të katërt mësuese e kemi pas Hanëmshahe Pasomën. Pas mbarimit të shkollës fillore në fshatin Prilluzhë, me sukses shembullor, d.m.th. pa asnjë katërshe gjatë tetë viteve, regjistrohem pa provim pranues në Qendrën Shkollore Teknike "Nikolla Teslla" në Obiliq. Kjo shkollë nuk ka qenë shkollë komunale por pronë e Kombinatit të Obiliqit, dhe ka pas për detyrë të shkolloj punëtorët e kuadrot e profileve të ndryshme për Kombinatin.

Në shkollën e mesme në Obiliq, shok të ngushtë e kam pas Hakif Krasniqin nga fshati Zhilivodë. Me Hakifin nuk më ka lidhë shumë interesi i lëndëve shkencore në shkollë si kimia, fizika e matematika (për diskutimin e këtyre lëndëve kam pas një rreth krejt tjetër) por interesi ynë i përbashkët ka qenë për gjuhën e letërsinë shqipe dhe leximi i veprave të letërsisë shqipe deri tek ato të realizmit socialist, të botuara në Shqipëri e të cilat na kanë ra në dorë, apo i kemi huazuar në biblioteka.

Hakifi me vëllaun e vetë më të vogël Hasanin dhe nanën kanë jetuar në Zhilivodë. Sa motra më të rritura i ka pas nuk më kujtohet. Por e di se një motër e tij më e madhe, Bedrija ka qenë e martuar me Ismet Saraçin, nga fshati Bivolak. Ismeti ka qenë shok i ngushtë me Sheremetin dhe këta të dy së bashku shokë me Shefqet Jasharin nga Strofci. Përmes shokut tim të shkollës së mesme Hakifit jam njohur me Ismetin dhe rinjohur me Sheremetin (pasi Sheremeti më kishte dhënë dy muaj mësim në dy vitet e para të shkollës fillore). Në fillim të vitit 1978, Ismet Saraçi, pasi më kishte takuar shumë e shumë herë më ka folë për Lëvizjen Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi, më ka propozuar të anëtarësohem dhe unë jam pajtuar. Ismeti më ka anëtarësuar në Lëvizje në shtëpinë e tij në Bivolak. Viti 1978 është viti i 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe në këtë vit puna ime si anëtar i Lëvizjes është një pikë ujë në deti në krahasim me punën pothuajse krejtësisht zyrtare për të kujtuar 100 vjetorin e Lidhjes." Përmes Hakifit jam njohur edhe me Behxhet Krasniqin, i cili përmes meje është anëtarësua në LNÇKVSHJ."



Çerkin Peci: “I respektuari dëshmor i Kosovës, Jusuf Gërvalla, ndihem krenar që Të kisha prijës në LNÇKVSHJ ! Përkujtim atdhetar deri në përjetësi!”

(17 janar 2016 www.facebook.com/jgervalla)


PECI QERKIN; Aktgjykim: "QERKIN PECI, i biri i Hajdarit dhe i Halimes, e gjinisë Haziri, i lindur më 20.04.1944 në fshatin Zhazhë komuna e Mitrovicës së Titos, vendbanimin e ka në Mitrovicën e Titos në lagjën "Tamnik" rruga 8 nr. 30, shqiptar, shtetas i RSFJ, profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, ka të kryer Fakultetin filozofik - grupi i albanologjis, i martuar, babë i 3 fëmijve të mitur, shërbimin ushtarak e ka rregulluar në Nish më 1971, gjindet në EU pranë KK Mitrovicë e Titos, i pa dekoruar, me gjendje të mesme ekonomike, më parë jo i dënuar, kundër tij nuk zbatohet procedura për ndonjë vepër tjetër penale, gjindet në paraburgim prej 05.08.1982,...

Gjykon – Të akuzuarin Qerkin Pecin ME DËNIM BURGIMI në kohë zgjatje prej 3 (tri) vjetësh në të cilën i llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim prej datës 05.08.1982 e tutje deri në plotëfuqishmërin e aktgjykimit....

GJYKATA E QARKUT NË MITROVICË E TITOS

P-nr. 9/83, - më 27.05.1983"


 




Elhame e Sheremet Saraçi dhe fëmijët Kujtimi dhe Arbëria


Ty

Ty që vajzën Arbërie e linde për ARBËRINË!

Ty që për këtë Yll-Atdhe - fale dashurinë!

Ty që Kujtimit i belbëzoje për LIRINË!

Ty borxh ndër mote ta kemi PAVDEKËSINË.

Ty që Gëzimin e porosite ,,Kjo Tokë është e jote” !

Të paçim përherë Kurorë Lavdiplote!

Ty të pata besnike me dëshira të zjarrta

Ty në belbëzime të kujtojnë Albani- Norë arta.

Ty që Shkumbinin e rrite duke i kënduar Bacë Bajramit

Ty s’ta harrojmë Porosinë për Dashurinë ndaj Vatanit

Ty që fëmiun e fundit e pagëzove Durim

Ty bashkëluftëtare, të kujtoj me mallëngjim...

Ty që Skënderit* e Aliut*- strehë të ngrohtë iu fale

Ty në mermer të skalita për të larta IDEALE...


Sheremet SARAÇI, 1990

*Skënderi - Xhafer Durmishi dhe * Aliu - Asllan Muharremi (anëtarë të Familjes së Sheremet Saraçit)



Marly (Zvicër) më 20 tetor 2016

Përshëndetje Xhafer,


Sa për informim: Më datë 15 tetor 2016, së bashku me Asllanin jemi takuar me Ismet Saraçin, të cilit në prezencë të Asllanit ia kam dhënë letrën me zarf të mbyllur, pra ashtu si ma ke dërguar përmes postës. I kam bërë disa foto kur ia kam dhënë letrën dhe do t’i dërgoj përmes postës elektronike. Letrën që po ta dërgoi e kam marrë nga Ismeti më datë 17 tetor 2016, të hapur, në të njejtin vend, në një mini-Restorant të një Qendre Tregëtare afër Spitalit në Prishtinë.

Shumë të fala nga unë Shaban Muharremi.



 


Shaban Muharremi (majtas), Ismet Saraçi (në mes) dhe Asllan Muharremi, në Prishtinë më 15 tetor 2016


Unë ndihem i privilegjuar dhe shumë krenar


I nderuari dhe shumë i respektuari shoku Xhafer,

Më lejoni së pari të të falenderoj përzemërsisht për shënimet dhe fjalët që i pranova nga Ti përmes Shaban Muharremit. I lexova me plotë mall dhe emocione. Më dolën përpara të gjitha ato momente dhe peripeti e sakrifica që i përjetuam së bashku. Siç dihet, takimi im i parë me ty ishte në vjeshtë të vitit 1973, si nxënës i Shkollës së Mesme Teknike ”Nikolla Teslla” në Obiliq. Aty kisha edhe vëllaun e gruas Hakif Krasniqin. Ishit në vitin e parë. Më foli Hakifi për mbështetjen qoftë materiale qoftë shoqërore që jeni duke ia bërë. Isha kurreshtar që të njoh për së afërmi. Me fjalët e para që i ndërrova me Ty, aty kuptova se keni një shpirt të madh, human dhe keni një vizion të përkushtuar për zgjidhjen e çështjes kombëtare deri në fund. U bëre pjesë e shpirtit tim. Dhe takimet tona filluan të shpeshtohen. Po edhe ato takime ishin shumë të frytshme veç sa u forconin idealet tona. Në vitin 1978 isha i kyçur në Lëvizje, dhe sipas statutit duhej ta zgjeroja anëtarësinë sipas kritereve. Xhaferi nuk i plotësonte kushtet për shkak të moshës së re. Mirëpo unë këmbëngula dhe mora përgjegjësinë, e thirra një ditë në shtëpinë time e njoftova me statutin e Lëvizjes. Kjo ishte në vitin 1978. E pranoi me plotë vullnet dhe pa kurrfarë hezitimi e dha betimin. Kur filluam me disa aktivitete Xhaferi gjithmonë ishte në ballë dhe i kryente me sukses.

Gjatë vitit 1980 Sheremet Saraçit iu dha për detyrë të shkoj në Stamboll për një takim me Sabri Novosellën, në banesën e Tefik Strajës. Për takimet vijuese Sheremeti me Sabriun u morën vesh që të dërgohej Xhafer Durmishi sepse e dëshmoj vehten se ka një pjekuri politike e morale dhe i guximshëm. Në janar të vitit 1981, unë dhe Sheremeti ia ndihmojmë udhëtimin për Stamboll. Mori me vete numrin e telefonit të Tefik Strajës. Takimi ishte i suksesshëm.

Unë ndihem i privilegjuar dhe shumë krenar që e kam pasë fatin ta kem anëtarë të Lëvizjes.

Ismet Saraçi (17 tetor 2016 Prishtinë)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks