SHKRIMI
e enjte, 09 korrik 2020

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E BASRI MUSMURATIT (47)

Pashtriku, 16 Prill 2020:  7.24 Basri Musmurati

I lindur më 15.9.1947 në Poliçkë të Dardanës. Ka mbaruar Fakultetin Filozofik, profesor. I martuar dhe prind i katër fëmijëve. Aktualisht anëtar i Kryesisë së PDK-së.


Fillet e formimit të tij patriotik nisin në familje nga gjyshi Murati dhe më shumë nga babai Faiku, i cili ka qenë zëvendëskomandant i njësive vullnetare për mbrojtjen e kufirit në Kikë e Velegllavë, pjesëmarrës i dy luftërave (asaj të Velegllavës e të Kikës më 1944), bashkëpunëtor dhe bashkëveprimtar me Mulla Idrizin, Haki efendi Sërmaxhajn, Muharrem Fejzën, Lot Vakun, Sylë Zarbicën e Sadri Misinin – Shipashnicën.

Në Gjilan, ku ishte shpërngulur familja e tij, si nxënës i gjimnazit fillon interesimi më i madh për njohje të historisë, përkundër profesorëve që jepnin mësim që ishin serbë. Me shumë shokë të gjeneratës dëgjonin Radio Tiranën e bisedonin për çështjen kombëtare, sidomos me Qerim Qerimin nga Përlepnica dhe Skënder Muharrem Kastratin nga Hogoshti. Biseda të ngjashme kishin edhe me Rexhep Malajn edhe pse ai ishte më i ri. Më 1968 bënin veprimtari gjysmë të organizuar me Rexhep Malajn, Ilmi Ramadanin, Kadri Abdullahun, Jetullah Arifin, Nazmi Hoxhën, Shefqet Hoxhën, Sami Dërmakun, Hasan Dërmakun, Xhavit Dërmakun, Bafti Baftiun, Zymer Beshticën, Haki Bunjakun, Shefki Hasanin, Latif Latifin e Bislim Pirevën.



Në GRK është anëtarësuar nëpërmjet Rexhep Malajt dhe pos tij ka bashkëvepruar në celula, deri kur është arrestuar në qershor 1981, edhe me Ilmi Ramadanin, Xhevat Ajvazin, Reshat Avdiun, Hasan Malajn, Hydajet Hysenin, Kadri Zekën, Nexhmedin Ahmetajn, Bajram Krasniqin, Haqif Krasniqin, Ymer Halimin, Naim Salihun, Shemsedin Hoxhën. Veprimtaria e këtyre celulave ishte sigurimi, leximi dhe shpërndarja e literaturës atdhetare, hartimi dhe shpërndarja e afisheve të ndryshme, prishja e parullave të pushtetit serb dhe zëvendësimi i tyre me parulla të Grupit, propagandimi i idesë së bashkimit kombëtar ndër nxënës, studentë e qytetarë të rëndomtë, lidhja me njerëzit e organizuar në Prishtinë e gjetiu dhe furnizimi reciprok me literaturë, ndërmarrja e aksioneve të ndryshme, si grabitja e mjeteve të ndryshme teknike të cilat i hynin në përdorim Grupit, blerja dhe sigurimi i armëve të ndryshme (revole, bomba, e pushkë), organizimi i kremtimit të festave kombëtare etj. Kjo punë bëhej, si kudo në radhët e Organizatës në kushte të vështira; mjete financiare siguroheshin nga njerëz të organizuar dhe nga një pjesë e veprimtarëve që punonin në shtetet e ndryshme perëndimore. Mjetet teknike si makina shkrimi, shaptilografë dore, shaptilografë me rrymë, silleshin fshehurazi nga jashtë, punoheshin me dorë, ose rrëmbeheshin nëpër organizata të ndryshme e institucione të shtetit jugosllav. Baza për strehim të shokëve nëse ishte nevoja apo të materialeve të ndryshme kishte në Hogosht te Halil Idriz Malaj e te Haki Adil Biçku, në Topanicë te Enver Isa Zubaku e te Lutfi Beqir Ajvazi, në Gjilan te Bajram Krasniqi, te Hajrush Salih Ahmetaj, te Fehmi Saraqi, te Sabit Llashtica dhe te Ymer Halimi.

Arrestohet për herë të parë më 5 prill 1981 dhe mbahet në izolim për disa ditë. Më 21 qershor 1981 arrestohet sërish dhe më 16 dhjetor 1981 dënohet me 4 vjet burg. Më 1982 dënohet sërish në grup me 11 vjet burgim. Pas lirimit nga burgu më 28 mars 1989 e arrestojnë dhe e mbajtën deri më 28 maj 1989 në burgjet e Vrajës dhe të Zajeqarit.

Gjatë mbajtjes së dënimit e ka ruajtur frymën organizative veçmas me Meriman Brahën, Shemsedin Hoxhën, Skënder Ahmetin, Shaip Ismailin, Hamdi Zymberin, Nuhi Bunjakun, Ahmet Tahirin dhe Naim Salihun.

Pas lirimit nga burgu është inkuadruar në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ka qenë kryetar i degës në Gjilan në dy mandate, anëtar i Këshillit Drejtues dhe në mandatin e dytë anëtar i Kryesisë Qendrore. Në mars 1998 ishte njëri nga themeluesit e Lëvizjes Demokratike Shqiptare, të quajtur më vonë Lëvizja e Bashkuar Demokratike, ku u zgjodh anëtar i kryesisë së saj.

Më të filluar lufta e UÇK-së është angazhuar në sigurimin e logjistikës ( armëve, parave dhe mjeteve të tjera teknike e ushqimore) si për Shtabin e Përgjithshëm ashtu edhe për Zonën Operative të Karadakut. Në logjistikë më së shumti ka vepruar me Ilmi Ramadanin, Isa Kastratin, Fatmir Xhelilin, Ismail Kastratin, dhe Skënder Kastratin. Bashkë me Ahmet Isufin, Ilmi Ramadanin, Shemsi Sylën dhe Emin Krasniqin ishte themelues dhe anëtar i Shtabit të Zonës Operative të Karadakut.

VIJON...

___________

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E BJETULLAH TAHIRI (46)

http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=9890


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks