SHKRIMI
e diel, 13 qershor 2021

SHERADIN BERISHA: TË NDALOHET PLAÇKITJA E QYTETARËVE NË MËNYRË LIGJORE!

Pashtriku, 16 prill 2021: Kur jemi në shtëpi shpesh e ajrosim dhomën duke i hapur dritaret! E bëjmë ajrosjen e dhomës (si ambient i mbyllur) sepse gjatë frymëmarrjes sonë paksohet oksigjeni (O2), ndërsa shtohet dioksidi i karbonit (CO2)!

Në këtë kohë të pandemisë (dikush e quan epidemi) në shtëpi rrimë e lëvizim pa maskë, ndërsa në momentin që dalim në natyrë (në ajër të pastër) detyrohemi të mbulojmë hundën e gojën me maskë, pavarësisht nëse lëvizim vetëm apo me ndonjë anëtar të familjes, me të cilin kishim qëndruar bashkë gjatë tërë kohës në shtëpi!



Sipas Ligjit Nr.07/L-006 Anti'COVID, që u miratua në gusht 2020 në Kuvendin e Kosovës, personat që nuk mbajnë maskë dhe distancë fizike në natyrë dhe jo vetëm, dënohen me gjobë!

Saktësisht në Nenin 24 (në pikat 5 dhe 6) të kapitullit V (Masat ndëshkimore) lidhur me këto masa ndëshkimore thuhet:

"5. Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës,

dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro.

6. Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e distancës

fizike, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro." (Burimi: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 3 / 25 GUSHT 2020, PRISHTINË).

Me 35 € gjobë denohet edhe person që nuk mbanë maskë në makinë, ndërsa gjobat për mosrespektimin e ndalimit të aktiviteteve të ndryshme, masave të izolimit dhe atë të hyrjes në Kosovë nga një vend tjetër, janë nga 100 deri në 2000 € !!!

PLAÇKITJA NË MËNYRË LIGJORE!

Të enjten më 8 prill 2021 policia e Kosovës ka shqiptuar 821 gjoba për qytetarët që nuk kanë respektuar masat anti-COVID. (Burimi: Rritet numri i gjobave anti-COVID, 821 të shqiptuara gjatë 24 orëve, 'Zëri, 9.04.2021).

Nëse llogarisim shqiptimin e 821 denimeve vetëm për mosmbajtjen e maskës (prej 35 €), rezulton se, gjatë 24 orëve të ditës së enjte në buxhetin e Kosovës janë inkasuar 28.735 € !!!

(821 denime × 35 € = 28.735 € gjobë)

***

Kur i llogarisim me këtë trend të denimeve

(prej 28.735 € gjobë në ditë) për 30 ditë, rezulton se në buxhetin e Kosovës inkasohen: 862.050 € !

(28.735 € × 30 ditë = 862.050€)

***

Ndërsa (kjo shifër) nëse llogaritet në 365 ditë, atëherë në buxhetin e Kosovës inkasohen:10.488.275€!

(28.735 € × 365 ditë = 10.488.275 €)

Për mua kjo gjobitje është një plaçkitje e qytetarëve në mënyrë ligjore!

Prandaj me këtë rast, si qytetar i lirë, kërkoj nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe deputetët e Kuvendit, të shfuqizohet ky ligj anti njerëzor, që cënon edhe të drejtën e qytetarëve në frymëmarrjen e lirë!

Kjo masë ligjore përveçse e dëmton qytetarin financiarisht (në këtë kohë krize) për më tepër e dëmton në shëndet!

Infektologu Dr.Ilir Tolaj më 8 prill në TV21 deklaroj se mbajtja e maskës në natyrë është e panevojshme!

DËMTIMET QË SHKAKTON MASKA!

"Unë nuk mbaj maskë, më duhet që truri im të mendoj" - dr.Margarite Griesz Brisson

Maska zvoglon Oksigjenin (O2) në gjak, ndërsa e rrit nivelin e Dioksidit të Karbonit (CO2).

Duhet të jemi të vetëdijshëm se, me maskë në hundë e gojë, rimerret ajri i shfryrë dhe në këtë mënyrë në organizëm krijojmë mungesë të oksigjenit (O2) dhe një përmbytje të dioksidit të karbonit (CO2).

Rrjedhimisht, për shkak të maskës për pasojë kemi zvoglimin e O2-shit, dhe rritjen e nivelit të CO2-shit në gjak!

Maska nuk na mbron, më shumë na dëmton! Sepse CO2'shin në organizëm na zgjeron, O2'shin na pakson, sëmundjen na shton dhe përfundimisht në spital na dërgon!

Kush dëmtohet nga mungesa e O2?

"Truri i njeriut është i ndjeshëm ndaj mungesës së oksigjenit. Ka qeliza nervore, për shembull, në hipokampus, të cilat nuk mund të mbijetojnë më shumë se 3 minuta pa oksigjen. Mungesa e O2'shit pengon zhvillimin e trurit dhe dëmtimi që shkaktohet nuk mund të shërohet" - thotë neurologjia gjermane, Margarite Griesz Brisson.

Prandaj mbajtja e maskës me detyrim ligjor në natyrë dhe çdokund tjetër ku kemi nevojë për ajër të pastër, është dënimi më i rëndë që mund t'i ipet qytetarit tonë!

(Shkrimi u publikua fillimisht në rrjetin tim facebook, më 11 prill 2021)

_______________

I BËJË THIRRJE ALBIN KURTIT: SHFUQIZOI - ORËN POLICORE DHE MASAT TJERA ANTINJERËZORE!

/ Nga Sheradin Berisha

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=11114


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks