SHKRIMI
e diel, 13 qershor 2021

FATBARDHA DEMI: DY SHEKUJ GENOCID MBI SHQIPETARËT

Pashtriku, 5 janar 2021: Lord Bajroni për shqipetarët: "S’ka komb tjetër, të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm, nga shtetet fqinjë".)

- I -

Bombardimet e NATO-s mbi Kosovë dhe Serbi - Më 24 mars 1999 nisi sulmi ajëror, i Organizmit më të fuqishëm ushtarak botëror, NATO (Organisation du traité de l'Atlantique Nord-OTAN), mbi forcat dhe objektet ushtarake serbo-malazeze. Që të vihej në lëvizje një organizëm i tillë ndërkombëtar i 28 shteteve europiane, në rradhët e cilëve kishte mbështetës historikë të Serbisë, do të thotë që ishin shkelur rëndë të gjitha normat e të drejtave të njeriut. Në Kontinentin europian, po zhvillohej genocidi më kriminal që kishte njohur shekulli i XX. Kjo zhurmë, e avionëve të NATO-s, tek shqipetarët risolli ndjenjat që përfshinë qytetarët europian para 54 viteve, kur nisi sulmi ushtarak kundër Aleancës fashiste që kishte zhdukur kuptimin e emrit NJERI.



Ishte hera e parë, që pas shkëputjes nga Perandoria Osmane e Serbisë, për veprimet kriminale kundër popullit shqipetar ky shtet dënohej ushtarakisht nga Fuqitë e Mëdha. Përball kësaj mbështetje ndërkombëtare të luftës vet-mbrojtëse të Ushtrisë Ҫlirimtare të shqipetarëve, makineria ushtarake e Millosheviçit u detyrua të pranojë "de facto" humbjen e Kosovës.

Bombardimet e NATO's përfunduan më 9 qershor 1999, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës dhe miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit te OKB-së (10. 06. 1999) dhe nisjes së tërheqjes e forcave ushtarake jugosllave nga Kosova dhe ardhjen e 36 000 paqeruajtësve ndërkombëtarë.

Në historinë botërore, nuk ka ndodhur asnjëherë që një shtet i cili ka kryer të gjitha krimet e përfshira në Konventat Ndërkombëtare, të ndihet viktimë.

Edhe në ditët e sotme, në tekstet shkollore shpesh Serbia paraqitet si komb-viktimë e popujve që e rrethojnë, duke ushqyer rininë me urrejtje sidomos ndaj shqipetarëve. Sipas teksteve serbe të historisë: "Krizën në Kosovë e kanë sjellë aksionet e grupeve terroriste të shqiptarëve (UÇK), rebelimi dhe konflikti me forcat e rendit (policinë dhe ushtrinë e Serbisë … se pas hyrjes së forcave të NATO's janë shpërngulur 200.000 serbë dhe janë vrarë disa qindra të tjerë (Historia e kl. 8 fq. 192). (1)

Edhe politikanë e analistë serb si Milosh Knezeviç (Miloš Knezhević), në librin "Rrëmbimi i Kosovës" (Otmica Kosova) mohon genocidin duke e quajtur ndërhyrjen e NATO's si "të nxitur nga Amerika, (e cila) në vitin 1999 kryen një agresion ushtarak kundër Serbisë dhe Malit të Zi. Për rrjedhojë, "ne - vijon autori - (dmth Serbija) nuk do ta pranojmë rrëmbimin e Kosovës". (Kapitulli 7, f. 187-204) (2)

Mohimi i genocidit racist duke i shtrëmbëruar faktet historike, nga ana e shtetit serb, dhe cilësimi i ndërhyrjes së NATO-s si "një padrejtësi të madhe" bile "agresion" - sipas legjislacionit juridik të BE'së përbën një krim kundër njerëzimit. (Konventa e Strasburgut 28.01.2003 Artikulli 6- Mohimi, minimizimi, aprovimi apo justifikimi i genocidit dhe krimeve kundra njerezimit.) (3)


(***)


FATBARDHA DEMI: DY SHEKUJ GENOCID MBI SHQIPETARËT (I)

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=2685

***

FATBARDHA DEMI: DY SHEKUJ GENOCID MBI SHQIPETARËT (II)

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=2686


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks