SHKRIMI
e diel, 13 qershor 2021

DR.LILJANA PEZA - DR.LUFTULLA PEZA: YLLI ME 6 CEPA NJË SIMBOL I ZEUSIT PELLAZG

Pashtriku, 1 mars 2021: Kohët e fundit gjatë restaurimit të xhamisë Ethem Beu në Tiranë, nga restauratorët është zbuluar edhe një yll i madh me 6 cepa. Ësht një bukuri e rrallë ta shohësh simbolin e lashtë të Zeusit në xhaminë në qendër të Tiranës, pasi Ylli me 6 cepa është një simbol i lashtë i Zeusit Pellazg. Por sipas informacioneve ylli me 6 cepa ndeshet edhe në vende dhe qytete të tjera të vendit tonë. Për shëmbull Ylli 6 cepash është ndeshur edhe në Kalanë e Elbasanit, Beratit etj. Këto gjetje kanë rëndësi të madhe historike. Ndërtuesit e kanë ditur vlerën pellazgjike të Yllit me 6 cepa.

Por interpretimi, që ky yll është Ylli i Davidit dhe është symbol hebre është i gabuar.

Ylli me 6 cepa është një symbol mjaft i lashtë i shoqërisë pellazge dhe i Zeusit Pellazg dhe historikisht na përket ne shqiptarëve si trashëgimtarë të tyre historik.

Në Qytetërimin Pellazg të Ilirikut Qendror, në kulturën e Vinkës, në veri të Kosovës dhe në jugë të Serbisë, janë ndeshur mjaft simbole të lashta, që datojnë mijëvjeçarin e 6 p.e.s.


 



Këto janë forma, simbole dhe paraqitje të ndryshme të kryqit, të diellit dhe yllit me 6 cepa, të gjithë janë simbole të kryeperëndisë, Zeusit Pellazg. Zeuastika apo kryqi i thyer, kryqe me forma të ndryshme, Simboli i Diellit, simboli i Yllit me 6 cepa etj., janë të gjitha simbole të Zeusit Pellazg, që ndeshen dhe kanë qenë të zhvilluara në Qytetërimin Pellazg, që ka qenë zhvilluar në Ilirikun Qendror.

Duke studjuar simbolin mjaft të lashtë të kryqit të thyer gjatë viteve të fundit kemi arritur në përfundimin se simboli i Swastikës, siç njihet në literaturë, përbën një simbol të lashtë të Zeusit Pellazg. Për herë të parë është ndeshur në kulturën Tripylli në Ukrainë, e cila përbën një zgjatim të kulturës pellazge Vinka-Turdas. Në kulturën Tripylli Zeuastika e gjetur është datuar 10.000 vjet e vjetër. Përmbajtja e simbolit spjegohet mjaft mirë me gjuhën shqipe, që është në këtë mënyrë nga gjuha sanskrite:

• Su (सु) – good, well, auspicious = mirë

• Asti (अस्ति) – "it is” or "there is" = asht, është.

Po duke e parë me kujdes këtë problem arrijmënë përfundime më të thella. Pjesëza “Su” nga gjuha sanskrite vjen nga emri “Zeu”, emër që ka hyrë në gjuhën sanskrite si “SU”. I plotë shpjegimi është si më poshtë:

Swastika = Su + ast = Zeu (Zeus) + asti = Zeuasti, që donë të thotë: Zeusi Asht. Kjo tegon, që kemi të bëjmë me simbolin e Zeusit Pellazg.



(ZEUS) + (ZEUS) = + = ose (ZEUASTIKA) = ZOTI


Zeuastika është simboli më i vjetër i gjetur deri tani mbi Zeusin Pellazg. Ajo ka histori të gjatë. Svastika më e hershme e njohur është nga paleoliti në Mezine të Ukrainë, datuar 10,000 p.e.s., e gërvishur në figurën e një shpendi, e gdhendur nga fildishi i dhëmbit të mamutit. Një ekzemplarë i dyfishtë e zeuastikës është gjetur në shpellën Devetaska në Bullgari, e cila daton 6000 vjet p.e.s. Në subkontinentin Indian është gjetur në mjaft vend datuar 3000 vjet p.e.s. Është gjetur në shumë vende në Europë, Afrikë, Kinë, Siberi etj. (Wikip.enc.). Edhe ndër ilirët zeuastika ka qenë përdorur dhe tregonte kultin e diellit/Zeusit (Stipcevic 1977).

Zeuastika është gjetur në të gjitha kontinentet, përveç Austalisë. Përhapja e saj është dëshmi e përhapjes së fiseve pellazge në botë, ku çuan gjuhën dhe kulturën e tyre.

Edhe simboli i diellit është tregues i Zeusit Pellazg. Prandaj edhe ai ka qenë shumë i përhapur në kohrat e lashta. Për te çdo vit më 25 dhjetor nga shoqëria pagane organizoheshin festime dhe festivale të ndryshme për nder të Zeusit Pellazg. Kur u ngrit feja kristiane festën e diellit e morën kristianët, ashtu si dhe shumë gjera të tjera dhe e përdorin si krishtlindje, por që nuk ka asnjë lidhje me lindjen e krishtit, sepse krishti ka lindur në prill (Peza & Peza 2019).



Simbol tjetër mjaft i rëndësishëm në botën pellazge ka qenë kryqi i zakonshëm. Kryqi ka qen i përhaur edhe tek ilirët dhe popujt e tjerë me origjin pellazgjike. Ky është kryqi që e përdorin sot kristianët në të gjithë botë.

Edhe ylli me 6 cepa është simbol i shoqërisë pellazge të Vinkës. Ylli me 6-8 cepa është gjetur tek popujt e lashtë në Ilirik, Anadoll e deri në Mesopotami. Ylli me 6 cepa gjatë shekullit 19 nga Lëvizja Zioniste në vitin 1897 u pranua si simboli i çifutëve, që vazhdoi edhe më vonë. Pas Luftës së Dytë Botërore ylli është vendosur si simbol i Izraelit në flamurin çifut. Por ky yll nuk ka sgjë të përbashkët me kulturën izraelite.

Të gjithë këta simbole u trashëguan nga popujt me origjinë pellazgjike: ilirët, dardanët, epirotët, maqedonët, thrakët, dakët etj., prandaj ruhen deri në ditët tona.

Simboli i yllit me 4, 6 dhe 8 cepa ndeshet me shumicë në qytetërimin Shumer, rreth 3000 vjet p.e.s. dhe i përket gjithashtu Qytetërimit Pellazg (komunikim gojor me studiuesin Anastas Shuke).



Një pamje mjaft e veçantë ylli me 6 cepa ka kaluar gjatë historisë sonë. Sot na ruhet mjaft bukur ky problem në historinë e heroit tonë kombëtar Skenderbeut. Skenderbeu në vulën e stemën e familjes kishte shqiponjën me dy krena dhe mbi kokat e saj ishte vendosur ylli me 6 cepa. Një yll tjetër me 8 cepa, gjithashtu simbol i vjetër me origjinë pellazgjike është vendosur në rrethin, ku është emri SCENDARBIGO – GEORGIVS CASTRIOTES. Kjo tregon lidhjen e historisë sonë të kohës së lashtë me atë të mesjetës. Edhe presidenti i Kosovës, duke e njohur mirë historinë e yllit me 6 cepa e vuri atë në flamurin e Dardanisë.

Yllin me 6 cepa ndodhet edhe në flamurin Izraelit të kohës sonë, por nuk është simbol i kulturës së Izraelit, siç e paraqesin disa shkrues të pa informuar. Izraelitët e ngritën shtetin e tyre të parë në vitin 1947 me vendim të OKB dhe më pas bënë edhe flumurin e tyre, ku vun yllin me 6 cepa, sikur gjoja Ylli i Davidit, por në fakt ylli nuk ka asnjë lidhje me Davidin.

Do të ishte mjaft me vend, që flamuri ynë kombëtar të kishte në zemër të tij shqiponjën e Skenderbet me yllin e lashtë 6 cepash pellazgë.

Golem, 15 janar 2021


_________________________


LILJANA DHE LUFTULLA PEZA: ZEUASTIKA - NJË SIMBOL I LASHTË PELLAZG

http://www.pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=2516


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks