SHKRIMI
e diel, 13 qershor 2021

DR.Sc.PAJAZIT HAJZERI: ZHVILLIMI I BUJQËSISË NË KOSOVË GJATË MESJETËS (II)

Mitrovicë, 13 mars 2021: 4. Bujqësia – degët e saj


Veprimtaria më e vjetër, me të cilën ka filluar të merret njeriu është bujqësia. Bujqësia merret me rritjen dhe shfrytëzimin e bimëve dhe të shtazëve me qëllim të sigurimit të ushqimit për njerëz dhe kafshë .


Zhvillimi i bujqësisë është ngushtë i lidhur me zhvillimin shoqëror - ekonomik. Përhapja dhe zgjerimi i kulturave bujqësore dhe kafshëve shtëpiake ishte përcjellur me adoptimin ndaj kushteve natyrore të ambientit të ri dhe shpesh me diktatin shoqëror të raporteve dhe kërkesave . Një prej faktorëve të rëndësishëm ekonomik – shoqëror është forma e pronësisë mbi tokën. Në formacionin skllavopronar dhe në atë feudalist, pronarët e tokës kanë qenë skllavopronarët, respektivisht feudalët . Në Kosovë prona të mëdha kishin edhe kishat dhe manastiret.

Fshati si njësi ekonomike karakterizohej me kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore. Sipas burimeve të kohës, e posaçërisht nga aktdhuratat e manastireve, mësojmë se në territorin e Kosovës nga drithrat kultivoheshin; gruri, elbi, thekra, tershëra dhe meli . Tërshëra ishte kulturë, që përdorej për ushqimin e kuajve, mu për atë edhe mbillej me shumicë, sepse kuajt ishin mjet kryesor i transportit. Në periudhën mesjetare fshatarët kultivonin edhe kultura bujqësore, të cilat nuk përdoreshin vetëm për ushqimin e njeriut dhe të kafshëve, por kultivoheshin edhe bimë industriale. E tillë ishte meli, që përdorej për prodhimin e birrës .

4. a. Tokat bujqësore

Tokat bujqësore nuk ishin e nuk mund të ishin të njëjta. Ato ndryshonin nidis tyre nga cilësia dhe produktiviteti i tokës. Disa gjendeshin në vendet fushore që mbanin shumë lagështi, të tjerat ishin të thata, disa i ekspozoheshin gjatë gjithë ditës diellit, të tjerat ndodheshin nën hije, kishte toka që ndodheshin në zonat kodrinore e në këmbët e maleve dhe vuanin për ujë, ndërsa të tjerat shtriheshin nën burimet e ujit etj . Megjithatë, të gjitha këto toka shfrytëzoheshin nga bujku, falë përvojës intuitive shumëshekullore të tij. Ajo e kishte mësuar atë që çdo cep tokë që kishte në pronësi, t’i përshtatte kulturave prej të cilave mund të merrte maksimumin e mundshëm të prodhimeve . Toka është vendburimi kryesor i ushqimit të bimëve, njerëzve dhe kafshëve. Veçoria thelbësore e tokës është pjelloria e saj. Puna e njeriut është ajo që i ndryshon vetitë tokës, e bënë atë më pjellore .

4. b. Lavërtaria

Është degë e bujqësisë, e cila merret me kultivimin e drithrave dhe perimeve . Lavërtaria është veprimtari që kryen njeriu mbi tokën, për ta shkrifur atë duke përdorur mënyra dhe mjete të ndryshme. Lavrimi përfaqëson atë praktikë bujqësore, e cila, duke rregulluar strukturën e tokës, e krijon një mjedis të përshtatshëm jo vetëm për bimën e kultivuar, por edhe për bimët pasardhëse .

Pengesa serioze u ndeshën për shekuj me radhë prej pamundësisë për të siguruar vegla pune të përshtatshme e për të aplikuar teknika e metoda të punimit të tokës e të kultivimit, që siguronin një prodhimtari më të madhe .

Për lavrim përdorej permenda. Për tërheqjen e përmendës u kalua në përdorimin e kafshëve që e mundësoi punimin e sipërfaqeve më të mëdha dhe prodhimin më të madh të drithrave .

Në vendin tonë përmenda, si mjet për punimin e tokës është përdorur nga antikiteti i vonë e gjerë në gjysmën e dytë të shek. XX. me përmendë punohen mirë tokat në zona me pjerrtësi të madhe dhe me taban të cekët, bëhej përzierja e mirë e tokës, mund të mbillen disa bimë pranverore në tokë mbi ujë dhe në stinë të thata, hapen vija kulluese, brazdat ujitëse në tokat e pjerrëta .


4. c. Vreshtaria

Hardhia e rrushit ishte e përhapur shumë, sepse klima e Kosovës ofronte kushte të përshtatshme për kultivimin e saj. Mihja e vreshtave ishte një nga detyrat e fshatarëve të varur .

Në ekonominë fshatare në Kosovë, gjatë kësaj periudhe, kanë njohur zhvillim pemëtaria, vreshtaria (posaçërisht në rrethinat e Prizrenit dhe të Pejës), rritja e

Fig. 3. Hardhi rrushi krimbit të mëndafshit, bletaria dhe blegtoria . Vreshtaria në Kosovë në shek. XII – XIV, përmendej shpesh për cilësinë e saj në mes peshkopëve dhe baronëve në Francë .

Regjistri i parë osman i njohur me emërin Drfteri i Vukut (Obllast Brankoviča) i vitit 1455 në të vërtetë pasqyron gjendjen shoqërore dhe ekonomike të këtij regjioni, do të thotë pasqyrn kohën para pushtimit osman dhe tregon se faktori bazë i pasurisë fshatare ishin vreshtat, e jo drithërat . Kulminacionin vreshtaria e arriti gjatë shek. XIV – XV, mirëpo lidhur me intensitetin e kësaj dege ekonomike është vështirë të përcillet në mënyrë kronologjike, mu për shkak të mungesës së burimeve historike, por ajo si duket më e zhvilluar ishte në rrethin e Rahovecit .

Mbi vreshtarinë të dhëna të rëndësishme sjell edhe K. Filozofi, i cili shprehet se “janë mbjellur mjaft vreshta, por me punë dhe mund të madh” . Vreshta kishte edhe në fshatra të përziera bujqësore – vreshtare. Fshatra të tilla kishte në nahijen e Llapit 48, në nahijen e Moravës 36, në nahijen e Vuçiternës 49, në nahijen e Dollcit 15, në nahijen e Kllopotnikut dhe të Tërgovishtës nga 1 gjithsejt 177 ose 30 %. Vreshtaria ishte e përhapur edhe në qytete të tjera të Kosovës dhe në vise të tjera përreth tyre si në Janjevë, Hoçë, në Mitrovicë, në Koporiç, Pejë e në Prizren .

4. d. Pemëtaria

Pemëtaria ishte e zhvilluar si degë e ekonomisë në vise të ndryshme të Kosovës, e posaçërisht në fshatrat e rrethit të Prizrenit në fillim të shek. XIII. Këtë degë ekonomike e hasim edhe përrreth Pejës dhe në Hvosnjë. Të dhëna të rëndësishme hasim në aktdhuratat e manastireve të Deçanit, të Banjskës, të Graqanicës dhe të Prizrenit .

Pemët të cilat janë kultivuar duhet veçuar; dardhën, mollën, arrën, gështenjën, qershinë, kumbullat etj, të cilat në dokumente nuk i hasim veç e veç, por cilësohen si pemë për ushqim, madje siç cilësohen si mollë e ëmbël, të kuqe dhe të imëta, kurse për dardhën hasim të dhëna ku cilësohen si dardha të hershme, kurse për qershitë si të “idhëta” . Po japim disa karakteristika për disa pemë që janë kultivuara në Kosovë gjatë mesjetës.

Dardha – njihej nga njeriu që në kohët parahistorike. Nga dorshkrimet e hershme dardha përmendet si bimë nën kulturë që 3000 vjet më parë, ku njihej nga ilirët dhe popujt tjer të Ballkanit. Në trevat e Ilirisë Qëndrore në Dardani e lasht, ka burime që flasin për dardhën si një pemë frutore mjaft të njohur prej së cilës ka marr emrin edhe vetë krahina .

Në Kosovë dardhën e egër e gjejmë në të gjitha zonat pyjore me emrin dardhulkë, dardhë e egër etj . Në Kosovë mund të hasim edhe shumë mikrotoponime vendesh ku lidhen me pemët e veçënarisht me dardhën si; fshati Pemisht afër Burimit (Istogut), Lugu i Dardhave, Dardha e Rrushit, livadhi te dardhat këto të fundit gjenden në fshatin Vllahi – Shalë e Bajgorës etj.

Molla – Është një nga drurët frutorë më të vlefshëm dhe më të përhapur jo vetëm tek ne por edhe në Europë dhe Azi. Popujt e Azisë dhe të Europës e kanë kultivuar këtë pemë që prej më se 7000 vjetësh .

Në Iliri molla njihej që nga lashtësia. Përhapjen më të madhe e mori në zonat me klimë të freskët. Molla cilësohej si e ëmbël, të kuqe dhe të imëta .

Kumbulla – ishte një prej llojeve frutore më të përhapura në Kosovë. Kumbulla ështe kultivuar nga njeriu që në kohët parahistorike. Ndër vendet më të vjetra që e kultivojnë kumbullen është edhe Gadishulli Ballkanik . Frutet piqen në vjeshtë, gjatë muajve shtator – tetor. Kumbulla është e qëndrueshme ndaj ngricave dhe thatësirës.

Në rrethin e Pejës dhe Deçanit kanë përhapje të gjerë gështenjat dhe arrat. Bjeshkë të tëra rreth manastirit të Deçanit janë të mbuluara vetëm me gështenja.


4. e. Blegtoria

Me blegtori nënkuptojmë rritjen dhe shfrytëzimin e kafshëve. Krahas zhvillimit të lavërtarisë ka shkuar edhe blegtoria, si veprimtari përcjellëse . Blegtoria është një ndër degët më të vjetra të ekonomisë me të cilën është marrë njeriu . Në mesjetë, rritja dhe mbajtja e kafshëve ka pasur rëndësi për ushqimin e njerëzve, veshmbathje, plehërimin e tokës, punimin e tokës dhe mjet transportues .

Për rëndësinë e blegtorisë tregon fakti se njeriu së pari i ka zbutur kafshët (së pari derrin, pastaj delen e dhinë, më vonë gjedhet, kalin dhe shpezët), e pastaj ka filluar me punimin e tokës dhe kultivimin e kulturave . Blegtoria sipas vëllimit dhe zhvillimit të saj zinte një nga vendet e rëndësishme në ekonominë fshatare të atëhershme,(mesjetare), me kullosa të pasura verore e dimërore, ku kullosnin kopet e shumëta dhenësh dhe bagëti të trasha .




Fig. 4.Foto nga P. Hajzeri



Fig. 5. Kope gjedhe


Manastiret posedonin kope të mëdha dhenësh, kuaj dhe bagëti tjera, që fitonin ndonjëherë si dhurata nga sundimtari. Fshatrat e manastireve si të atij të Deçanit, të Banjskës, të Graqanicës dhe të Arkangjellit në Prizëren posedonin edhe gjedhe për punë.

Rritja e derrave ishte mjaft e përhapur. Lidhur me blegtorinë, në Kosovë kontribut të rëndësishëm ka dhënë B. Hrabaku, i cili duke analizuar të dhënat e defterit të Brankoviçëve konstaton se në këtë regjion ekzistonin 86 loparë, 7 derrarë, 5 delarë, dhe një pular .

Mbajtja e bagtisë sillte përfitime të mëdha, si në ushqimin e njerëzve, ashtu edhe në veshmbathje. P. sh. përpunimi i leshit ishte i përhapur gati në çdo familje të gjërë, me tjerrjen dhe përgatitjen e tijë për thurjen e shtrojës dhe mbulojës dhe veshmbathjesë.




Fig.6. Grua duke tjerrur leshin  


4. f. Bletaria

Bletaria përfshin rritjen e bletëve për përfitimin e mjaltës, dyllit dhe qumshtit të amazës. Kushtet më të volitshme për bletari gjenden në vise ku bota bimore është e shumëllojshme e veçanërisht atje ku rriten më së shumti blinjët .

Në Kosovë duke marr parasysh klimën e përshtatshme dhe shumëllojshmërinë e bimësisë, ekzistonin kushte të volitshme për zhvillimin e bletarisë . Të dhëna të rëndësishme lidhur me bletarinë hasim në defterët osman si atë të vivit 1455, si dhe atë të (Vuçiternës dhe të Prizrenit) . Gjithashtu një vend të rendësishëm bletaria zë edhe në Kanunin e Lekë Dukagjinit . Edhe manastiret kishin numër të madh zgjoje bletësh.



Fig. 8. Koshere bletësh të një manastiri.

Të ardhurat për zgjua i takonin spahiut, prandaj është regjistruar në defterë të tapive. Shtëpitë ose bashkësitë familjare kishin dhjetë apo më shumë zgjoje bletësh.

Sipas një analize të dëfterit të vitit 1455 në nahijën e Llapit janë mbledhur nga 59 fshatra 2626 akçe që në emër të tatimit për zgjoje nga 1986 shtëpi. Nga 2077 shtëpi të nahijës së Vuçitërnës janë mbledhur 2467 akçe, nga nahija e Topollnicës nga dhjetë katunde në emër të taksave janë mbledhur 320 akçe .

Nga karta e Manastirit të Prizrenit mësojmë se ndërmarrja më e madhe zejtare në Prizren ishte >>Shtëpia e dyllit<< të cilën e kishin ngritur kotorrasit . Në qytetet e Kosovës ekzistonin të ashtuquajturat bashkësit e dyllit (shemhane), të cilat, sillnin mjaft të ardhura, të tilla bashkësi ekzistonin në paralagjet e Prizrenit, Vuçiternës, Novobërdës, Prishtinës, Trepçës etj. Novobërda i sillte pasuri sunduesit në shumë prej 3000 akçe në vit, kurse në Vuçiternë 1930 akçe, në Prizren 150, kurse në Prishtinë 1000 akçe. Vlenë të theksohet se në Prizren ekzistonte peshorja kryesore e mjaltit për shitje me të ardhura prej 3333 akçe në vit, kurse në territorin e kësaj nahije haset edhe taksa lidhur me mjaltin .



Fig. 9. kroshe për bletë, foto. P. H.


Prodhimet e mjaltit në trevën e Kosovës në kohën e vendosjesë së pushtetit osman ishte nën mbikqyrjen e pushtetit. Ajo ndalohej të eksportohej jashtë vendit, sikurse ari dhe argjendi .


5. Veglat për punimin e tokës


Veglat për punimin e tokës i ndajmë në dy grupe si: veglat e dorës dhe veglat me tërheqje. Veglat e dorës klasifikohen në: vegla për punimin e tokës (bela, kazma, lopata etj.), dhe për shërbime, si: dhiqelët, shati, krëhëri , drapri, kosa etj. Beli – është mjet pune që përdoret për punimin e tokës në sipërfaqe të vogla.




Fig. 10. Bela në forma të ndryshme


Ai e pret tokën dhe e kthen mirë, duke e vendosur shtresën e sipërme poshtë. Në kushte të përshtatshme punimi me bel arrin një thellësi prej 25 – 30 cm . Në popull ndryshe njihet si; ilraqa, hashovi, lopata për kopsht etj. Kazma - shërben për punimin e tokave të pjerrta shumë të rënda e me gurë, për hapjen e tokave të reja etj. Thellësia e punimit me kazmë shkon deri 20 cm. Lopata – përdoret për punimin e tokave të lehta, për ndërtimin e brazdave në tokat e pjerrta, për pastrimin e dherave të kanaleve e vijave kulluese, dhe në përgjithësi për zhvendosjen e dheut, si dhe për garkim . Dhiqelët – Janë mjete pune që përdoren për punimin e tokës në zonat kodrinore e malore, si dhe në tokat e rënda e të thata. Ndërtimi i tyre me sipërfaqe prerëse me dhëmbë bënë që të mos kryhet përmbysja e plotë e plisit .



Fig. 11. Dhiqelët. Shati – është mjet pune i cili kishte përdorim shumë të gjerë. Më shat bëhet shkriftrimi dhe përzierja e tokës për mbjellje. Me shat arrihet thellësia 12 – 15 cm .

Krehëri – përdorej për shkriftërimin e shtresave të sipërme të tokës, për mbledhjen e barit, për pastrim dhe përzierjen e plehut. Krehërat gjerësinë kapëse e kanë jo më të madhe se 40 cm, gjatësin e dhëmbëve 10 – 12 cm . Në popull njihet edhe si grabujë.



Fig. 13. Saja për tërheqje, gjatë stinës së dimrit.


Drapri – përdorej për korrjen e drithrave dhe për prerjen e barërave të ndryshme në kopshtet shtëpiake. Drapri ka përdorim të lehtë, përbëhej prej një gjysmëharku të metaltë dhe dorezës së drurit.

Kosa – Për sigurimin e ushqimit të bagëtive duhej kositur barin në livadhet, nga të cilët sigurohej ushqimi për dimër i bagëtisë e mjeti më i mirë për këtë punë ishte kosa.


5. a. Vegla pune me tërheqje


Qerrja – ishet mjet transporti që tërhiqej nga kafshët. Ajo shërbente edhe si mjet ngarkese. Ajo tërhiqej nga kuajt, qet, gomarët, buajt etj. Ajo shërbente edhe për bartjen e veglave të tjera të punës deri në vendin ku punohej, por edhe për bartjen e drithrave, ushqimit për kafshët, sanën, kashtën, druve, materialit ndërtimor, gurë, llaq etj. Përdorimi i saj e lehtësoi shumë punën e njeriut, i cili këto punë i kryente me krah. Përveq qerres gjatë dimrit përdorej edhe Saja e drurit e cila edhe ajo tërhiqej nga kafshët e sipërpërmendura.


Parmenda - Lavrimi i tokës bëhej me parmendë druri. Parmenda ishte vegla kryesore për punimin e tokës. Të gjitha pjesët e parmendës ishin prej drurit, përveç umit (plorit), i cili punohej nga briri dhe së voni edhe nga metali . Plori ishte një pjesë druri ose hekuri në trajtë

trekëndëshe me maje të mprehtë dhe vihej në maje të përdhesit të parmendës dhe shërben për të çarë dheun. Thellësia e lavrës nuk arrinte 15 – 20 cm. Parmenda ishte vegël autoktone dhe element ngulitës në këto troje . Edhe parmenda ishte



Fig. 14. parmenda dhe zgjedha vegël pune me tërheqje. Për tërheqjen e parmendës rol të rëndësishëm ka luajtur edhe zgjedha.


5. b. Vendet për ruajtjen e drithrave


Pas një pune të gjatë, gjat një viti në ara për kultivimin e drithrave, shumë me rëndësi ka qenë edhe vendi për ruajtjen e tyre. Vendet për ruajtjen e drithrave ishin hambaret, ku ruheshin drithrat si; gruri, elbi, meli, thekra, tërshëra etj.Hambaret ndërtohen i tëri nga druri, ndërsa mbulohej nga trar të fort dhe mbi ta rrasa guri, dërrasa, dhe me barishte të

Fig. 15. Hambar drithi. Foto. P. H. ndryshme si me kashtë, firi etj. Në ambientet e brendshme, hambari ndahej në sendek (që në popull njihen si presek) drithi, në disa sosh, ku në të njëjtën kohë mund të ruheshin të gjitha llojet e drithrave.

Hambare kishte edhe të thurur me drunjë të hollë (thupra), që ishin diçka më të rralla se hambaret me dërrasa për shkak që të depërtoi era dhe e terte drithin më mirë, mirëpo, për sezonet e dimrit nuk ishte shumë i përshtatshëm sepse depërtonte lagështia, bora, shiu, vinte dhe deri te prishja e drithit. Përveç hambarëve, drithi ruhej edhe nëpër kaca (tinar) të ndryshëm që gjithsesi ishin të ndërtuar nga një trung druri i gdhendur në brendi ose nga një sasi dërrasa të puthitura mirë në mes veti. Dobësia e tyre ishte se në sasi zënin shumë më pak se hambaret.


5. c. Vendet për bluarjen e drithit


Vendet për bluarjen e drithrave ishin mullinjtë. Bluarja e drithit është teknologji e vjetër. Edhe populli shqiptar i Kosovës e njihte këtë mjeshtri shekuj më parë dhe në saje të saj krijoi një traditë të gjatë të përdorimit të mullirit .

Mokra ose mulliri i dorës ishte mekanizmi i parë i bluarjes primitive të drithit edhe ndër ne. Mirëpo, edhe pse primitiv, ka nderin të jetë i pari, si mekanizëm më i përparuar, në historinë e blojës. Mokna ose mulliri i lashtë, që u përdor zakonisht, pothuaj në çdo shtëpi, ishte i vogël dhe i lehtë. Përdorej nga një njeri .

Mokna përbëhej nga dy gurë të sheshtë dhe të rrumbullakët bloje, në trajtë rrote. Guri i epërm me një vrimë në mes, rrotullohej mbi një gur tjetër të tillë, që është më i madh e i palëvizshëm. Mokna vendosej në një kthinë dhe përforcohej me një shtyllë vertikale të përforcuar për trari. Për sjelljen e sëcilës përdorej forcë e madhe krahu. Mokna në Kosovë është përdorur deri në vitet e 50-ta të shek. XX . Përveç moknës përdorej edhe mulliri me fuqinë e ujit. Shfrytëzimi i energjisë së ujit për bluarje ishte hap i rëndësishëm në jetën e njeriut, sepse e çliroi atë nga një ngarkesë e madhe nga bluarja e drithit me dorë, në bluarjen e drithit me energjinë e ujit. Mulliri me ujë është një objekt i thjeshtë i ndërtuar në parimin e mekanizmit të moknës, por tash nuk përdoret më fuqia e krahut, por fuqia e energjisë së ujit, e cila e vë në lëvizje mekanizmin e blojes, në bazë të sistemit hidromekanik .

Përfundimi

“Zhvillimi i bujqësisë në Kosovë gjatë mesjetës”, pasqyron gjendjen e popullsisë së Kosovës dhe veprimtarinë e saj në bujqësi. Nga puna në bujqësi e pjesës më të madhe të popullsisë sigurohej kafshata e gojës. Është e qartë se mungesa e veglave të punës, mungesa e fuqisë punëtore (krahu i punës), ishte gjithnjë e pa mjaftueshëme. Duke marrë parasysh se trevat e Kosovës në mesjetë ishn në një periudhë në arena lufte e me ndërrimin e sundimtarëve nga Romakë në Bizantinë, nga Bizantinë në Sllav, Bullgar, në Turq e anasjelltas, gjithmonë krahu i punës ose popullsia më vitale për punë merrej në ushtri, atëherë nuk mund të pritej edhe një bujqësi shumë e zhvilluar. Megjithatë, Kosova posedonte një territor me një klimë shumë të mirë dhe kishte një përparsi të madhe në këtë drejtim, ku ishin prezente të gjitha degët e bujqësisë, duke filluar nga lavërtaria dhe kultivimi i drithërave, pemëve, blegtoria, bletaria, duke mos harruar edhe xehtarinë, zejtarinë, tregëtinë etj. Me një fjalë mbi të gjitha këto vështirësish e luftrash, ndrrimesh të sundimtarëve, popullsia e Kosovës arriti të mbijetojë edhe pse me një territor tash të coptuar, por me një popullësi kompakte të vyeshëm e punëtor, arriti të shënonte progres të konsiderueshëm në avancimin e të gjitha degëve ekonomike.

_______________________

Burimet dhe literature


Burimet e botuara:


Burime tregimtare bizantine për Historinë e Shqipërisë shek. X – XV, [1975]. Akademia e shkencave e RPSH, Instituti i Historisë, Tiranë;

Dokumente të periudhës bizantine për Historinë e Shqipërisë, (shek. XII XV), [1978]. Tiranë;

Literatura:


Boka Ismet, Buzi Theofan, Çela Shkëlqim, [1988]. Bimët Livadho–kullosore dhe

bashkshoqërimet e tyre, Tiranë;


Buda Aleks, [2002]. Shkrime Historike III, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë;


Buletini i Fakultetit Filozofik, XXII – 1992, [2004]. Prishtinë;

Buletini i Fakultetit Filozofik, XXIII – 1993, [2005]. Prishtinë;


Ceka Hasan, Shqipëria në Perandorinë Bizantine shek. V – X. Marr nga interneti, www.shqiperia,com


Drançolli Jahja, [1986]. Raguzanët në Kosovë, (prej fundit të shekullit XIII deri në vitin 1455), Prishtinë;


Drançolli Fejaz, [2004]. Rrënimi i Kullës shqiptare, Prishtinë;

Gjeqovi At Shtjefën, Kanuni i Lekë Dukagjinit, (mungon viti dhe vendi i botimit);


Haskuka Esat, Gjeografia ekonomike, (dorshkrim i pa botuar);


Historia e Shqipërisë I, [1959].grup autorësh, Tiranë;

Historia e popullit shqiptar I, [1979]. botimi i tretë, grup autorësh, Prishtinë;


Historia e popullit shqiptar I, [2002]. vëllimi i parë, grup autorësh, Tiranë;


Jиpeчek Kohctahtиh, [1952].Иctopиa Cpбa I, Beoгpaд;


Kosova, [1973]. Monografi, grup autorësh, Beograd;


Kosova, [1982]. Monografi, grup autorësh, Prishtinë;


Krasniqi Mark, [1985].Gjeografia ekonomike, botimi i katërt, Prishtinë; Laçi Sabit, [1998]. Gjeografia rurale, Tiranë;


Mitrovica dhe rrethina, [1979]. Monografi, grup autorësh, Mitrovicë;

Mилobић Jebto, [1974]. ЊЕGОШ у слици и ријечи, Тuтоroад;


Murzak Thoma, Mullai Abaz, Shala Gëzim, [2003]. Historia e Mesjetës (shek. V – XIII), Tiranë;


Natyra e Kosovës, [1984]. Monografi për Malet e Sharrit, grup autorësh, Prishtinë;


Osmani Jusuf, [2003]. Vendbanimet e Kosovës 8, Mitrovica, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, Prishtinë;

Ostrogoski Georg, [2002]. Historia e Perandorisë Bizantine, Tiranë;


Pushka Asllan, Gjeografia ekonomike, (dorshkrim i pa botuar).


Pushka Asllan, [2000]. Gjeografia agrare, Prishtinë;


Rizaj Skënder, [1982]. Kosova gjatë shekujve XV – XVI – XVII, Prishtinë;


Sotiri Petraq, [1985]. Vlersimi pomologjik i pemëve frutore, ullirit dhe agrumeve, Tiranë;

Stublla Shefki, [2007]. Mbijetesa (aspekti muzeor), Prishtinë;


Shkodra Zia, [1973]. Esnafet shqiptare, (shek. XV – XX), Tiranë;

Shkurti Spiro, [2002]. Bujqësia në Arbëri e shek. XIII – XVII, Tiranë;


Ternava Muhamet, [1995]. Popullsia e Kosovës gjatë shek. XIV – XVI, Prishtinë;


Trashëgimia etnokulturore dhe historike e Llapit, [1995]. Monografi, Prishtinë;


Thëngjilli Petrika, Daci Selim, [2002]. Historia e Perandorisë Bizantine (395 – 1453), Prishtinë; Thëngjilli Petrika, [2000]. Historia e popullit shqiptar 395 – 1875, Tiranë;


Veshi Lefter, Veshi Hektor, Prizreni Xhemal, Gjongecaj Besnik, [1988]. Bujçësia e përgjithshme I, Agronomi, Pemëtari, Perimtari, botimi i dytë, Tiranë;

***

Shtypi ditor


Zëri – e Hëne, 15 maj 2006, Prishtinë;


Materiale të marra nga interneti.


___________________


DR.Sc.PAJAZIT HAJZERI: ZHVILLIMI I BUJQËSISË NË KOSOVË GJATË MESJETËS (I)

http://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=10999


***

DR.Sc.PAJAZIT HAJZERI: ZHVILLIMI I BUJQËSISË NË KOSOVË GJATË MESJETËS (II)

http://pashtriku.org/?kat=45&shkrimi=11002


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks