SHKRIMI
e diel, 13 qershor 2021

SHERADIN BERISHA: PUBLICISTIKA E JUSUF GËRVALLËS NË GJERMANI, 1980 - JANAR 1982

Pashtriku, 17 shkurt 2021: Dihet mirëfilli se shkuarja e Jusuf Gërvallës në Gjermani (dhjetor 1979) bëri jehon të madhe si në Kosovë ashtu dhe në shtetet perëndimore ku vepronin grupe të organizuara shqiptare. Jusufi, qysh në ditët e para të vendosjes në Gjermani nis aktivitetin e tij politik.

Siç kemi theksuar edhe në publikimet e kaluara, në janar 1980 Jusuf Gërvalla me ndihmën e Bardhit (vëllait të tij) kishte kontaktuar me organizatën “Amnesty International” ku e njofton për arrestimet e fundvitit 1979 në Kosovë, dhe ndërkohë shkruan edhe një artikull prej 13 faqesh, për revistën e njohur ”Der Spiegel”, lidhur me këtë çështje.



Ndërkaq sa i përket kontakteve me grupimet e organizuara shqiptare, Jusufi (në fillim të vitit 1980) për herë të parë takohet me veprimtarin e Frontit të Kuq (Popullor) z. Ibrahim Kelmendi, dhe me këtë rast me kërkesën e Kelmendit, ai do të angazhohet me përkushtim në përgatitjen e gazetës ”Bashkimi”.

Ndonëse numrin e parë të ”Bashkimi’t”, e kishte botuar Ibrahimi në verën e vitit 1979, tre numrat tjerë u botuan nën përkujdesjen e Jusufit.

Në shkurt 1980, doli numri i 2’të i “Bashkimit”, në maj 1980 numri i 3’të, ndërsa në janar 1981 u botua numri i 4’të, dhe i fundit.

Në vazhdën e punës së tij, Jusufi në verën e vitit 1980 përgatit nxjerrjen e gazetës “Lajmëtari i Lirisë”.

Numri i parë i “Lajmëtarit...” doli në gusht 1980, në tetor numri i 2’të, ndërsa në janar të vitit 1981 u botua numri i 3’të dhe i fundit.

Në tetor të vitit 1980, (dy muaj pas daljes së numrit të parë të “Lajmëtarit të lirisë”), në Zvicër Kadri Zeka së bashku me Hydajet Hysenin (Hyseni atë vit kishte dalur jashtë dhe në Kosovë do të hyjë pas demonstratave të 26 marsit 1981) përgatisin dhe e botojnë numrin e parë të gazetës “Liria”, organ i OMLK’së.

Ndërkaq numri i 2’të i gazetës ”Liria” del në dhjetor 1980, numri i 3’të në maj 1981, numri 4 - 5 në korrik’ gusht 1981, dhe numri 6’të (i fundit) botohet në dhjetor 1981.

Jusuf Gërvalla e ka mirëpritur daljen e gazetës ”Liria”, dhe pasi ishte njohur me Kadri Zekën, (kah mesi i shkurtit 1981), ka filluar ta ndihmonte ”Lirinë” me shkrime por dhe në aspektin teknik - radhitjen dhe punën grafike për botimin e saj.

Madje Jusufi, ka angazhuar edhe veprimtarin Haxhi Berisha nga Prapaqani, që t’i dërgonte mijëra ekzemplarë të nr. 4 - 5 të ”Lirisë” në Kosovë.

***

Sa i përket publikimeve, Jusufi në numrin e 3’të të gazetës ”Liria” (maj 1981), ka botuar artikullin ”Regjistrimi i popullsisë në Kosovë u bë nën hijen e tankeve”, ndërsa në numrin 4 - 5 (korrik’gusht 1981), ka botuar poezinë ”Shqipja bën edhe pa gjëmë, i mjafton lavdia”.

Në shtator 1981, derisa gjatë verës së atij viti ishin shtruar për diskutim Tezat e Frontit për Republikën e Kosovës, me të cilat ishte pajtuar plotësisht Jusuf Gërvalla, (për çka dhe u mbajtën bisedimet e para, në fundjavën e dytë të tetorit 1981 në Stamboll, për Bashkimin e dy organizatave LNÇKVSHJ-OMLK), në nëntor 1981 Jusuf Gërvalla boton numrin e parë të gazetës ”Zëri i Kosovës”, kurse numrin e dytë e nxjerrë në janar 1982, pak para atentatit ndaj tij, Bardhit dhe Kadri Zekës, më 17 janar 1982, në Untergrupenbach të Gjermanisë.



Si përkufizim mund të themi se, Jusuf Gërvalla me përkushtim të madh ka punuar në nxjerrjen e 11 numrave të gazetave;

1. “Bashkimi”: nr.2 - shkurt 1980, nr.3 - maj 1980, nr.4 - janar 1981,

2. “Lajmëtari i lirisë”: nr.1 - gusht 1980, nr.2 - tetor 1980, nr.3 - janar 1981,

3. “Liria”: nr. 3 - maj 1981, nr. 4-5 korrik’gusht 1981, dhe

4. “Zëri i Kosovës”: nr.1 - nëntor 1981 dhe nr.2 - janar 1982.

* * *

Në rrjedhën e botimit të shkrimeve të Jusuf Gërvallës (me rastin e 30 vjetorit të daljes së tij në skenë), faqja www.pashtriku.org në vijim ka botuar artikullin: ”Bashkjetesa” e Xhelatit me viktimën”, botuar në nr.4 të gazetës Bashkimi (janar 1981). Në këtë artikull Jusuf Gërvalla, duke ju kundërvënë revistës ”NIN” të Beogradit, e cila shtron çështjen e bashkjetesës së popujve të Jugosllavisë në federatën jugosllave, ka theksuar se, për popullin shqiptar ”Kjo "bashkjetesë" është e dhunshme dhe e paligjshme, sepse viset shqiptare në Kosovë, Dukagjin, Maqedoni, Mal të Zi e në Serbi janë vise shqiptare, që trungut të përbashkët shqiptar iu shkëputën në mënyrë të paligjshme, në kushte të errëta historike dhe kundër vullnetit të popullsisë vendëse shqiptare.”

Këto viset të etnikumit shqiptar edhe sot, pas 30 vjetësh janë kështu të ndarë e të copëzuar brenda vetes, madje nuk dallon shumë as gjuha politike e përdorur para 30 vjetësh nga gjuha e sotme politike që përdorin politikanët tanë.

P.Sh. Sot politikanët e Kosovës thonë se: “Kosova është vend i të gjithëve, vend i paqes, stabilitetit, i tolerancës, i bashkjetesës, vend multietnik dhe i perspektivës për integrim në NATO dhe në Bashkim Evropian„… ndërsa para 30 vjetësh soji i Fadil Hoxhës, Sinan Hasanit, Ali Shukriut, Mahmut Bakallit, Azem Vllasit etj., si papagaj përsëritnin slloganin se „Jugosllavia është vend i të gjitha kombeve dhe kombësive, vend i paqes dhe i stabilitetit në rajon e më gjerë, vend i bashkëjetesës, i vëllazërim - bashkimit, vend model dhe i perspektivës në shtetet e painkuadruara“ etj etj.



Faqja e parë e gazetës ”Bashkimi”, Janar 1981#Në këtë kontekst mund të nxirret edhe një analogji tjetër shumë domethënëse, në rrafshin politik. Derisa para 30 vjetësh, institucionet e Kosovës me besnikëri zbatonin „Platformën politike të KQ të LKJ’së për zhvillimin e vetëqeverisjes socialiste të vëllazërim-bashkimit dhe të bashkjetesës në Kosovë“ e cila më 17 nëntor 1981 ishte miratuar në Mbledhjen e XXII’të të KQ të LKJ’së në Beograd, sot - pas 30 vjetësh institucionet e Kosovës me besnikëri të patundur zbatojnë platformën politike-juridike të quajtrur „Pako e Ahtisaarit“, e shndërruar tashmë në Kushtetutë, ku Kosovën e definon si vend multietnik (me 95 % shqiptar!!!) dhe të copëzuar përmes kishave dhe manastireve “serbe” si zona të veçanta eksterritoriale dhe decentralizimit në baza etnike!

* * *

Jusuf Gërvalla, duke u nisur nga disa premisa të jetës së rëndë ekonomike, politike e shoqëror të popullit shqiptar në Kosovë në raport me popujt tjerë (në shkrim merrë shembullin e mirëqenjes në raport me Slloveninë) konkludon se kjo "bashkjetesë", s'është gjë tjetër pos bashkjetesë e xhelatit me viktimën.

(Moderatori i pashtriku.org, 26. 07. 20010 )



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks